Gline / Zline
Kërkesë për heqjen e bllokimit ose përjashtimit nga Netedy.
Shpesh herë ndodh që dikush përjashtohet nga chati dhe lusit ndonjë shok apo shoqe me hyrë të kërkojë ndihmë në vend të tyre — edhe pse në shumicën e rasteve në mesazhin e përjashtimit ju shënohet: Kontaktoni... Ata që na drejtohen neve nuk e dinë rendin se si jepen, pse jepen dhe kur jepen këto bane ose përjashtime, dhe mendojnë që po na tregojnë nickun e dikujt që ka ban mundet automatikisht të hiqet bani.
Ndonjëherë ndodh që dikush është përjashtuar me gabim, keqkuptim, ose ndonjë arsye tjetër që e bën personin të pafajshëm. Ne do mundohemi që të ju ndihmojmë sa më shpejt që mundemi, por nëse personi i përjashtuar ka pasur disa vërejtje për të njëjtin gabim, atëherë atë BAN e lejmë pak më gjatë deri sa personi në fjalë të përmirësohet ose nuk ka nevojë të hyjë në chatin tonë kurrë.
Ju që vini të ndihmoni shokët ose shoqet tuaja, mendoni të bëni mirë, por në të njëjtën kohë nuk dini as arsyen e asnjë informate që neve na nevojitet për t'i ndihmuar dikujt. Prandaj do ju lusim të paraqiteni vetëm kur keni problem personal rreth chatit.
Edhe një herë do e çekim: të gjithë ata që kanë problem me chatin, vizitoni këtë faqe dhe plotësoni formularin me të dhëna të sakta që të mund t'ju ndihmojmë.
Formulari i Kërkesës
Plotësoni të gjitha fushat me të dhëna të sakta.