Ndihmo Netedy

Rregullat e Komunitetit Netedy

Për një eksperiencë të mirë në Netedy — lexojini me kujdes. Hyrja në chat mbetet te faqja kryesore.

Ndihmë zyrtare rreth Netedy mund ta merrni vetëm nga stafi në dhomën #Ndihme.

1. Respekti Reciprok

  • Nuk lejohen fyerjet, gjuha e urrejtjes apo bullizimi ndaj anëtarëve të tjerë të chat-it.

  • Respektoni mendimet dhe privatësinë e çdo përdoruesi në dhomat tona të bisedës.

2. Siguria dhe Privatësia

  • Mos ndani të dhëna personale (numra telefoni, adresa, fjalëkalime) në publik.

  • Netedy është një Chat Shqiptar i sigurt, por kujdesi juaj është hapi i parë për mbrojtjen e privatësisë.

3. Ndalohet Spam-i dhe Reklamat

  • Nuk lejohet dërgimi i linkeve të faqeve të tjera pa lejen e moderatorëve.

  • Përsëritja e të njëjtit mesazh (flood) është e ndaluar për të mbajtur bisedën të rrjedhshme.

4. Gjuha e Përdorur

  • Netedy është një platformë për Chat Shqip, andaj inkurajojmë përdorimin e gjuhës shqipe në dhomat kryesore.

5. Moderimi

  • Moderatorët e Netedy kanë të drejtë të largojnë (kick) ose të bllokojnë (ban) çdo përdorues që thyen këto rregulla në mënyrë të përsëritur.

Rregullat e detajuara

1

Në publik përdorni vetëm gjuhën SHQIPE — në privat çfarë të doni!

2

Mos shënoni tekste tepër të gjata — më shumë se 250 shkronja bllokohen automatikisht!

3

Bisedat private mos i nxjerrni në publike!

4

Ndalohet përdorimi i nickave të pakuptimta, ofendues, provokues, seksual, racist apo fetar!

5

Mos përdorni proxy ose firewall!

6

Jo flood — Shënim i shpejtë ose i pakuptimtë!

7

Jo klone — Lidhje me më shumë pseudonime (nickname)!

8

Jo reklama të çfarëdo forme! (vetëm LINK i YouTube tolerohet — por mos e përsëritni të njëjtin link 2 herë)

9

Reklamimi i faqeve, profileve në Facebook, Skype, Twitter, Instagram, email, numra telefoni apo informata personale ndalohen rreptësisht!

10

Mos shënoni me shkronja të MEDHA në publik!

11

Mos i përsëritni të njëjtat fjalë/fjali radhazi!

12

Kërkesat për cyber sex ndalohen — nëse dikush ankohet, ju largoheni automatikisht!

13

Ndihma sociale apo kërkesë për para/lek ndalohet!

14

Keqpërdorimi i nickave dhe prezantimi i rrejshëm ndalohet — persona të tillë përjashtohen pa paralajmërim.

15

Kërcënime, diskriminim, racizëm, sharje dhe ofendime ndaj stafit, chatit apo chatuesve tjerë ndalohen rreptësisht!

16

Mos shënoni nga një fjalë në fjali, p.sh.: tung, si, je?

17

Mos i ndani fjalët me pika, por lini vend të zbrazët — p.sh.: mirëdita.si.jeni?

18

Mos i keqpërdorni komandat publike !shiko !seen ose të tjerat, duke përdorur nicka të kotë ose që nuk ekzistojnë.

19

Nëse thyeni cilindo rregull, mund të përjashtoheni edhe pa ju tërhequr paralajmërim!

Shembuj nickash të ndaluara:

Të pakuptimta:gdfgf, aaaaaa1, asasas …
Ofendues:magjup, kafsha, bythmadh*, i/e-shtrembër, budall …
Provokues:te-madh, k-18cm, te-trashe, a-ma-jep …
Racist:zezak, arap, magjup …
Fetar:Hoxha, prifti, papa, muftija …

Sqarim rreth Spamfilter-it

Mundohuni të mos shënoni tekste tepër të gjata, sepse ndodh që disa herë ato tekste të bllokohen nga chati automatikisht. Bllokimi ndodh për shkak të reklamave të shumta dhe ndodh që fjalitë që ju shënoni të përmbajnë të njëjtat shkronja si ato të faqeve që reklamohen — si në shembullin e mëposhtëm:

(Guest4174) qenke femër tepër sexxxxyyy

Kjo fjali do të bllokohet sepse kemi bllokuar përsëritjen e shkronjes X, për shkak të faqeve XXX.

Komanda për Vizitorë

/list

Ju jep listën e dhomave në AlbaChat.

/join #emri-dhomës

Ju mundëson të hyni në dhomë! Shembull: /join #kuiz

/ignore

Mundëson të injoroni personin që ju pengon në PV.

/unignore

E heq injorën që keni dhënë më herët. Shembull: /unignore Agimi

/me

Dërgoni mesazh si veprim. Shembull: /me I përshëndes të gjithë!

/nick nicku-juaj

Ndërroni nickun tuaj. Shembull: /nick Agimi

/mode nicku +R

Bllokon PV vetëm për nickat e paregjistruara.

/mode nicku -R

Liron PV për të gjithë.

/mode nicku +D

Bllokon PV për të gjithë (përveç administratorëve).

/mode nicku -D

Liron PV për të gjithë.

/mode nicku +P

Bllokon PV për të gjithë, përveç atyre në listën tuaj.

/pmlist

Jep listën e përdoruesve që mund t'ju shkruajnë në PV.

/openpm NICKUN

Shton nickun në listën e bardhë. Shembull: /openpm Agimi

/openpm NICKUN -persist

Shton nickun dhe e mban pas shkëputjes.

/closepm NICKUN

Ndalon nickun nga shkrimi në PV. Shembull: /closepm guest*

/whois

Shikoni informata rreth personit. Shembull: /whois Agimi

!shiko Nickname

Shikoni kur ka qenë dikush online. Shembull: !shiko Agimi

!msg NICKUN mesazhin

Lini mesazh offline. Shembull: !msg Agimi vetëm deshta të përshëndes

Kujdes: Mesazh mund të lini për persona që përdorin nick të njëjtë sa herë që hyjnë në chat. Nëse ju nuk përdorni nick të njëjtë, atëherë në fund të mesazhit shënoni edhe kush jeni.