Zonja BioNTech, “nëna e vaksinës”: Në verë i rikthehemi jetës normale

Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg

Një grua e lindur në një qytet të vogël hungarez, e cila u rrit e lumtur në një shtëpi pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike, është sot një nga shkencëtaret më me ndikim në botë. Gjetjet e saj kanë qenë të dobishme për të bërë të mundur prodhimin e dy vaksinave kryesore, që mund të na nxjerrin nga kjo pandemi. “Isha një fëmijë i lumtur. Babai im ishte kasap dhe më pëlqente ta shikoja duke punuar, të vëzhgoja kafshët, zemrat e kafshëve, mbase aty lindi thirrja ime shkencore”, thotë Katalin Karikó, nga shtëpia e saj në periferi të Filadelfias.
Pas studimeve për biologji në Hungari, Karikó shkoi në SHBA për të marrë doktoratën në vitin 1985, dhe nuk është kthyer më. Në vitet 1990, askush nuk e mbështeti idenë e Karikós: të zhvillonte terapi dhe vaksina të bazuara në molekulën e ARN-së. “Kam marrë një letër refuzimi pas tjetrës nga institucionet dhe kompanitë farmaceutike, kur u kërkova parà për të zhvilluar këtë ide”, shpjegon biokimistja, e lindur në Kisújszállás, rreth 100 kilometra nga Budapesti, 65 vjet më parë. Tani Moderna dhe BioNTech kanë marrë qindra-miliona euro për të zhvilluar vaksinat e tyre, që përdorin ARN mesazhere.
Ideja ishte e mirë, por nuk ishte në modë. Ata donin të përdornin një molekulë të brishtë dhe efemere për të kuruar sëmundjen, ose për të parandaluar infeksionet përgjithmonë. ARN është një molekulë që ka për detyrë të hyjë në bërthamën e qelizave tona, të lexojë ADN-në dhe të marrë “recetën”, për të prodhuar proteinat që na duhen. Karikó dëshironte të përdorte qelizat e pacientit për të bërë proteina, që do t’i kuronte duke injektuar një ARN të vogël mesazhere. “Tani të gjithë e kuptojnë, por atëherë jo”, thotë shkencëtarja. Në ato vite, triumfoi terapia e gjeneve, bazuar në modifikimin e përhershëm të ADN-së, për të korrigjuar sëmundjet. Kjo pikëpamje filloi të relativizohej kur u tregua se modifikimi i ADN-së mund të gjenerojë mutacione vdekjeprurëse dhe disa pacientë vdiqën në testet klinike.
Vaksinat e bazuara në ARN paraqisnin dy probleme. Nga njëra anë, nuk mund të bënin mjaftueshëm proteina. Nga ana tjetër, ARN mesazhere mund të gjenerojë një inflamacion të fortë, të shkaktuar nga sistemi imunitar. Në fillimin e viteve 2000, si studiuese në Universitetin e Pensilvanisë, Karikó vazhdoi të koleksionojë refuzime. Një ditë u takua me Drew Weissman, një shkencëtar i sapoardhur nga ekipi i Anthony Faucit. Weissman dëshironte të gjente vaksinën e AIDS-it dhe e mirëpriti Karikón, në laboratorin e tij për ta provuar me ARN mesazhere. Në vitin 2005, ata zbuluan se modifikimi i një shkronje të vetme në sekuencën gjenetike të ARN-së, e parandalonte shkaktimn e inflamacionit. Të dy shkencëtarët patentuan teknikat e tyre për krijimin e ARN-së së modifikuar, por Universiteti i Pensilvanisë vendosi t’i shiste ato te kompania Cellscript, për 300,000 dollarë.
Në vitin 2010, Moderna e sapokrijuar fitoi të drejtat e patentës së Karikó dhe Weissman. Brenda disa viteve, ajo mori qindra-miliona dollarë kapital privat, përfshirë 420 milion nga Astrazeneca. Kompania premtoi se do të jetë në gjendje të trajtojë sëmundjet infektive me ARN mesazhere. Një kompani tjetër e vogël gjermane, BioN-Tech, bleu disa patenta nga Karikó dhe Weissman për ARN e modifikuar, për të zhvilluar vaksinat e kancerit. Në vitin 2013, Karikó u punësua nga BioNTech, sot ajo është zëvendës presidente. Disa ditë më parë, Karikó dhe Weissman u takuan përsëri për të marrë dozën e parë të vaksinës BioNTech. “Nuk më tremb”, thotë shkencëtarja. “Vaksina mbron vetëm 10 ditë pas dozës së parë, kur mbrojtja është 88.9%. Me dozën e dytë rritet në 95%. Ne morëm mostrën e gjakut nga të vaksinuarit në testet klinike dhe krijuam kopje të të gjitha varianteve ekzistuese të koronavirusit. Gjaku i këtyre pacientëve, i cili përmban antitrupa, ishte në gjendje të neutralizonte 20 variante të virusit”.
“Këto vaksina do të na nxjerrin nga pandemia. Në verë ndoshta do të jemi në gjendje të kthehemi në plazh, në jetën normale. Dhe me më shumë se 3,000 vdekje në ditë SHBA, nuk kam dyshim se njerëzit do të vaksinohen. Sidomos të moshuarit”, thotë ajo. Karikó e kupton që ka njerëz që kanë dyshime për këto vaksina, “sepse një vaksinë e bazuar në ARN nuk u miratua kurrë. Por prototipat e përdorur për më shumë se 10 vjet janë provuar se janë të sigurt. Ajo që ne përdorim ka të njëjtën përbërje si ajo që ju bëni, në qelizat tuaja ”, thekson ajo.
Disa javë më parë Derrick Rossi, një nga themeluesit e Moderna, tha se Kariko dhe Weissman duhet të merrnin Çmimin Nobel në Kimi. Karikó refuzon. “Në 40 vitet e kaluara nuk kam pasur asnjë shpërblim të vetëm për punën time. Nuk kam nevojë. Unë e di se çfarë bëj. Dhe unë jam shumë e moshuar për të ndryshuar”, thotë ajo. Kur ishte një shkencëtare e re dhe ende jetonte në Hungari, nëna i tha se një ditë ajo do të fitonte çmimin Nobel. “Dhe unë iu përgjigja: “Por nëse nuk mund të marr as një bursë studimesh, nuk mund të kem as një punë të përhershme në universitet!'”. / La Repubblica – Bota.al
 
Attachments

  • Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg
    Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg
    498.4 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg
    Screenshot-2020-12-29-at-9.42.14-AM.jpg
    498.4 KB · Shikime: 0
një nga themeluesit e Moderna, tha se Kariko dhe Weissman duhet të merrnin Çmimin Nobel në Kimi. Karikó refuzon. “Në 40 vitet e kaluara nuk kam pasur asnjë shpërblim të vetëm për punën time. Nuk kam nevojë. Unë e di se çfarë bëj. Dhe unë jam shumë e moshuar për të ndryshuar”, thotë ajo. Kur ishte një shkencëtare e re dhe ende jetonte në Hungari, nëna i tha se një ditë ajo do të fitonte çmimin Nobel. “Dhe unë iu përgjigja: “Por nëse nuk mund të marr as një bursë studimesh, nuk mund të kem as një punë të përhershme në universitet!'”

E kush me shume se kjo e meritoka?!
Shyqyr qe njerzimi ka njerez te tille.
 
Me një fjalë edhe një vit me maska në surrat do rrimë ??
@Marla, ndoshta tha ?
 
Me një fjalë edhe një vit me maska në surrat do rrimë ??
Pse 1 vit? filloi vaksinimi besoj deri nga marsi do vazhdoje. Max ne maj cdo gje do kthehet normalitet levizja etj pervec maskave qe do duhet ti mbajme gjate. Po te pakten sdo kete me kufizime.
 
Pse 1 vit? filloi vaksinimi besoj deri nga marsi do vazhdoje. Max ne maj cdo gje do kthehet normalitet levizja etj pervec maskave qe do duhet ti mbajme gjate. Po te pakten sdo kete me kufizime.
Amen ??
 
Po gjith shkenctaret para se te dal vaksina thonin duhen dy vjet e pakta te dali vaksina duhe teste duhet koh e tjer dhe pastaj e nxoren pa kalu i vit akoma .
 
Po gjith shkenctaret para se te dal vaksina thonin duhen dy vjet e pakta te dali vaksina duhe teste duhet koh e tjer dhe pastaj e nxoren pa kalu i vit akoma .
Ne fakt duhen 10 vite por situata eshte emergjente dhe me shume deme dhe humbje jete sjell covid 19 dhe pabdemia si ne aspektin shendetsor ashtu dhe ekonomik sesa perdorimi i vaksines.

Pra midis 2 te keqijave bota po zgjedh te keqen me te vogel per mendimin tim.
 
Nejse kjo esht idea jote une kam mendimin qe kto gjona i kan pregatit qe me pare tani bejn kot skema sikur ca po bejne.
 
Me qe virusi eshte i krijuar, ta merr mendja qe keta e kane patur dhe antivirusin te gatshem per ta hedhur ne momentin e caktuar.
 
Izet hère jam nis me e lexu kte temen e mkan dal pune . A mundet kush tma sqaroje per ca behet fjale me dy rreshta ?
Flm paraprakisht .
 
Izet hère jam nis me e lexu kte temen e mkan dal pune . A mundet kush tma sqaroje per ca behet fjale me dy rreshta ?
Flm paraprakisht .
Kjo zonja qe ka shpik vaksinen sdo as leket as famen , thjesht me shpetu miletin ?
 
Kjo zonja qe ka shpik vaksinen sdo as leket as famen , thjesht me shpetu miletin ?
Super hallall qumshti qe ka pi. ( e them pa ironi ). Edhe un kur bej Dicka te mir sdu shperblim . E bej per shpirtin tim .
merci pour l’explication.:)
 
Kurse une du. Fundja pse kot lodhem lol
Marla un jo . E di sa vite kam punu bénévole ne Franc ? Qe e vogel pa ber 18 vjece .
e di saher kam dhen ndihma?
Pa numer . Cdo gje e bej per humanizem. E ku ka me mire ?
se ke iden ca ndjesie te fal kur jep me te miren tende te mundshme pa asnje lloj interesi . :)
 
Super hallall qumshti qe ka pi. ( e them pa ironi ). Edhe un kur bej Dicka te mir sdu shperblim . E bej per shpirtin tim .
merci pour l’explication.:)

De rien ma belle ?
Humane ?
Ne moshen e saj ne fakt ci do zerot ne banke , tani e tutje sdo i mungoj me asgje !
 
Marla un jo . E di sa vite kam punu bénévole ne Franc ? Qe e vogel pa ber 18 vjece .
e di saher kam dhen ndihma?
Pa numer . Cdo gje e bej per humanizem. E ku ka me mire ?
se ke iden ca ndjesie te fal kur jep me te miren tende te mundshme pa asnje lloj interesi . :)
Kam punu dhe une me deshire , dy here nga 3 muaj , pa perfitu asgje , ( njihja cupat qe vinin ne azil nga Alb edhe beja si perkthys ) ? madje as ndihma per vete nuk merrja se me vinte turp , e kisha me mire ti blija ne dyqan , edhe me tha nje plak nga ata te croix rouge qe punojne aty : po ti pse na ofendon qe nuk i merr ushqimet , skam ku gatuj i thash se flej ne hotel ???
 
??? mdrrrr tu m’as tué lool

On passe tous pas la chéri .:p dhe ne ne fillim kshu ishim Eshte llogjike kur vjen ne France ti e di si funksionon Po un flas per pastaj . Kur kishim mbaru pune me letrat e skishim me asnje lloj perfitimi nga ata . Un aty isha akoma me présente dhe te betohem pa asnje lloj interesi.
dhe tani rri e rri e jap ndihma sa te mundem kudo e kurdo qe kam lexu qe kan nevoj per ndihma . 1 euro , nje rrobe , nje perqafim nuk te rrezon nga kapitali apo jo ??
 
Marla un jo . E di sa vite kam punu bénévole ne Franc ? Qe e vogel pa ber 18 vjece .
e di saher kam dhen ndihma?
Pa numer . Cdo gje e bej per humanizem. E ku ka me mire ?
se ke iden ca ndjesie te fal kur jep me te miren tende te mundshme pa asnje lloj interesi . :)
Te shperblehesh per punen qe ben eshte respekt per veten.

Pastaj te punosh vullnetare apo te besh bamiresi eshte dicka tjeter qe dhe une e kam praktikuar dhe praktikoj dhe ndjehem shume mire por qe jane 2 gjera te ndryshme.
 
Te shperblehesh per punen qe ben eshte respekt per veten.

Pastaj te punosh vullnetare apo te besh bamiresi eshte dicka tjeter qe dhe une e kam praktikuar dhe praktikoj dhe ndjehem shume mire.
Po kur i ben te dyja ? Se spo du me perserit ato me lart .:)
Nuk ka vleresim dhe respekt me te madh qe mund te marresh si ne rastin e kesaj zonjes te tema.
te shpetosh jeté per mua Eshte cmimi me i madh qe mund te marr .
 
??? mdrrrr tu m’as tué lool

On passe tous pas la chéri .:p dhe ne ne fillim kshu ishim Eshte llogjike kur vjen ne France ti e di si funksionon Po un flas per pastaj . Kur kishim mbaru pune me letrat e skishim me asnje lloj perfitimi nga ata . Un aty isha akoma me présente dhe te betohem pa asnje lloj interesi.
dhe tani rri e rri e jap ndihma sa te mundem kudo e kurdo qe kam lexu qe kan nevoj per ndihma . 1 euro , nje rrobe , nje perqafim nuk te rrezon nga kapitali apo jo ??
Pikerisht se ske ca perfiton nga aty ?
Pse ti hudhesh rrobat kur i con te , jaune pubelle edhe ata i mbledhin ua japin atyre qe kane nevoje , ose dikush gatuan cdo dite per 10 familje nje vakt , njerzit ne france jane humane , etrangers me shume se vendasit ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top