Situata me pandeminë/ A do të rikthehet karantina totale? Flet zv.ministrja e Shëndetësisë

Shqipëria po përballet me situatën më të vështirë nga pandemia që prej fillimit të saj. Koronavirusi dhe mutacionet e tij ende të pakonfirmuar kanë kaluar në trasmetim komunitar.

Mbi 1 mijë persona konfirmohen të infektuar në ditë, me dhjetra të prekur të tjera që nuk hyjnë në sistemin publik, po rriten vdekjet ndërsa kapacitetet e 6 spitaleve Covid po shkojnë drejt ezaurimit.

“Kemi një transmetim komunitar. Një transmetim me incidencë të lartë të rasteve të konfirmuara reflektuar jo vetëm më pozitivitetin por dhe rastet që kanë kërkuar shtrim spitalor”, shprehet Eugena Tomini.

Karantina e plotë do të jetë guri i fundit i qeverisë e cila si duket nuk ka në plan të zbatojë para zgjedhjeve. Ndaj Tomini uljen e rasteve e kërkon përmes ndërgjegjësimit të popullatës.

“Karantina do jetë guri i fundit përkundrejt shtrëngimit të masave. Duhet të jemi të përgjegjshëm për zbatimin e masave”, shton Tomini.

Eugena Tomini, eksperte e komitetit teknik dhe zv.ministre e Shëndetësisë tregon se 16 raste në vend janë konfirmuar të riinfektuar nga koronavirusi.

Në 25 shkurt përfundon afati i masave të vendosura nga komiteti i ekspertëve. Ditën e mërkurë pritet mbledhja dhe vendimet e radhës. Burime nga komiteti bëjnë të ditur se nuk priten masa shtesë dhe as ashpërsimi i mëtejshëm i kufizimeve.




/A2 News
 
Ka shume mundesi qe e ben keshtu-
Ata qe jane te shendetshem(anetaret e ps kane 8 vjet ne pushtet, rrjedhimisht jane mashalla) shkojne te votojne te paret.
Te tjeret ne varesi te perhapjes se virusit?.


Uroj me te vertete qe kete here te respektohet vota e popullit, dhe fituesi/humbesi ti shtrengoje doren humbes/fituesit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top