Shqiptarët mundësuan operacionin e tij/ Shërohet 30-vjeçari që pësoi epilepsi në punë, i vëllai: Mjekët thanë ka ndodhur një mrekulli

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Shqiptarët mundësuan operacionin e tij/ Shërohet 30-vjeçari që pësoi epilepsi në punë, i vëllai: Mjekët thanë ka ndodhur një mrekulli​

-640-0-602d2154c0bea.png
Më 15 qershor të vitit 2020, nëna e Mirush Bahollit, Bukurie, tregoi për emisionin “Shqipëria Live” se të birit më 15 nëntor të 2018-s, teksa punonte, i ka rënë epilepsia.

Ajo tregoi në atë kohë se si i biri kishte kaluar në gjendje kome për 21 ditë dhe se i duheshin 30 mijë euro që Mirushi të operohej. Po më 15 qershor të vitit 2020, ishte Elvis Naçi që bëri të ditur lajmin e gëzuar se shuma e lekëve ishin mbledhur për të.

Shqiptarët u bashkuan dhe mundësuan operacionin e vështirë të 30-vjeçarit. E sot familjarët kanë dhënë një lajm të bukur, Mirushi është operuar dhe është shumë mirë.

Ai ishte së bashku me të vëllain, Anxhelo Baholli, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku treguan se tani është mirë dhe se po vijon me trajtimet e nevojshme.

“Ai ka lindur për herë të dytë. Kur shkuam në Spanjë ka qenë kohë Covid, çdo gjë ishte e bllokuar. Doktori na dha një shpresë, por jo që do të bëhej kaq mirë. Na dha mundësinë që vetëm do ti shpëtonte jetën fillimisht. Vetë doktori ka thënë se ka ndodhur një mrekulli pasi ai doli mirë nga operacioni”, tregon i vëllai.


Anxhelo tregon se i vëllai ka shkuar që në fillim të korrikut në Spanjë dhe operacionin e ka bërë me 15 korrik.-640-0-602d215550042.png
“ Ishte periudhë shumë, shumë e keqe nga koronavirusi. Ai bëri të gjitha provat që i duheshin për operacionin. Edhe analizat e gjakut i dilnin shumë keq dhe nuk donin që ta fusnin në operacion. Nuk e di se si e kemi marrë këtë rrezik që e futëm në operacion. Unë e mami kemi firmosur një fletë ku konfirmonin se nuk e dinim nëse do të dilte i gjallë apo jo”, rrëfen i vëllai i Mirushit.

Ai shtoi se operacioni ka zgjatur 3 orë dhe kur kanë marrë vesh se gjithçka ka shkuar mirë, për ta ka qenë një gëzim i madh.-640-0-602d215529000.png

“Doktori na tha se operacioni ka dalë mirë dhe se për disa orë duhej të ishte nën vëzhgim. Koka e Mirushit në momentin kur i kanë hapur kokën, ka shpërthyer uji si shatërvan. Ka qenë operacion shumë i vështirë. Kishte një vit e gjysmë që askush nuk ishte marrë me të dhe gjendja e tij ishte rënduar më shumë”, shton Anxhelo.

Ky i fundit tregon edhe momentet e para kur Mirushi është zgjuar pas operacionit të vështirë.

“Mirushi sforcohej që të çohej nga shtrati. Ishte i habitur se ku ishte. Nuk fliste dot, dhe akoma nuk flet dot mirë pasi ka probleme në anën e majtë. Që kur doli nga operacioni i nisëm trajtimin te një qendër që merren pikërisht me të. Ka qenë një gëzim i madh kur dëgjuam Mirushin të fliste. “Mami” ka qenë fjala e parë që ka thënë kur po merrte trajtimin. Më pas përsëriste dhe emrin e vëllait të vogël”, vijoi vëllai i 30-vjeçarit.

Ai shtoi se Mirushi nuk ka nevojë për operacion tjetër, dhe se i kanë vendosur në kokë një aparaturë që do e mbajë për gjithë jetën.

“Ka një tub nga koka që i kalon te barku, dhe atë ujë që nuk e nxjerr dot vetë, e bën ai tub. Ekspertët na kanë thënë se ka lajme të mira, edhe pse nuk mund të flasin 100 për qind të sigurt”, përfundoi ai.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top