Ri-infektimi me coronavirus nuk ka gjasa të ndodh deri pas gjashtë muajve, zbulon studimi britanik

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Ri-infektimi me coronavirus nuk ka gjasa të ndodh deri pas gjashtë muajve, zbulon studimi britanik​

1605883880671.png
Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësore në vijën e parë të frontit.

Gjetjet duhet të ofrojnë një siguri për më shumë se 51 milionë njerëz në të gjithë botën që kanë qenë të infektuar me sëmundjen e COVID-19, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

“Ky është vërtet një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt që njerëzit e infektuar me coronavirus, nuk do të preken përsëri në një periudhë afatshkurtër”, tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, Nuffield, i cili bashkë-drejtoi studimin.

Ndryshe, rastet e ri-infektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, kishin ngritur shqetësimet se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët mund të sëmuren shpejt pas një kohe të shkurtër.

Mirëpo, rezultatet e studimit në fjalë, të kryer nga një grup i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar – të cilët janë ndër më të rrezikuarit nga sëmundja – sugjerojnë se rastet e ri-infektimit kanë gjasa të jenë jashtëzakonisht të rralla.

“Të qenit i infektuar me COVID-19 ofron mbrojtje ndaj ri-infeksionit për shumicën e njerëzve për të paktën gjashtë muaj”, tha Eyre.

“Ne nuk gjetëm infeksione të reja simptomatike në asnjë nga pjesëmarrësit që kishin rezultuar pozitivë me antitrupa”, shtoi ai. /Telegrafi/
 
??do thot gjasht muaj te rrin rehat dhe pa frik ..e pas gjash muajsh mund edhe te ikin per pambuk?‍♀️??

Ps..kjo mvaret nga antitrupat.
 
kjo puna virusit me ca që hapen "shpatllash" nëpër TV të ndryshme , jo s'më zë jo po kom imunitet etj

më kujto atë barsaletin me lepurin që vinte nëpër pyll edhe hapte llafe : Veç po nuk e pashë atë Luanin do e thy në mes???
Kur i del Luani para : O lepur ça jon ato llafe poshtë e nolt?!

Edhe lepuri : Ene ti o burr me muhabet leprash merresh ?
 
A cme kujtove babin me kte .. e tregonte Bisede mes miqsh... nje inxhinier nga Gjirokastra .
I thosh .. kshtu e kshtu i thash gruas gjith nerva .
Im ate : ja the .. a deshe tja thuash ?
 
A cme kujtove babin me kte .. e tregonte Bisede mes miqsh... nje inxhinier nga Gjirokastra .
I thosh .. kshtu e kshtu i thash gruas gjith nerva .
Im ate : ja the .. a deshe tja thuash ?
E fortë kjo ???
 
Kam bere grafi te mushkerive me than jan pasojat e post covid
Mora antibiotike po vecse shpova bycen se asigjo sme bene??
Dhe une bera grafi dhe sme doli gje. Kolla vazhdon. Bera skaner dje me nxorri pneumoni. Mjekim venoz. Te keqen e byces dmth lol
 
Kam bere grafi te mushkerive me than jan pasojat e post covid
Mora antibiotike po vecse shpova bycen se asigjo sme bene??
Asgjo sbejne gjilperat, dhe une i bona ca kot me duket se gjasme me kish lene nje si ftohje. Kolle nuk kam e nuk kisha. Tashi sjam ru pi mo ilace, nami te behet.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top