Rama: Mbërritja e Shqipërisë në BE, jo e lehtë. E hëna ditë e madhe

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kryeministri Edi Rama thotë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk do të jetë i lehtë. Megjithatë ai shpreh mirënjohjen për Presidentin e Këshillit Europian dhe pjesëmarrësve në samitin që po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të diele në Bruksel, për përpjekjet e tyre për t’i dhënë shtysë procesit të integrimit.

“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës, Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu, që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë jemi shumë të interesuar të shohim dhe të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare”, tha Rama në një prononcim përpara nisjes së këtij samiti.

Ndërkohë të hënën, kur pritet të zhvillohet Konferenca e Donatorëve, Kryeministri e cilësoi ditë të madhe.

“Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi Konferencën e Donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të përpara me rindërtimin”.

Krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderë të Bashkimit Europian janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Bruksel, për të përgatitur samitin e Zagrebit, që mbahet nga 5 deri në 7 Maj dhe që do t’i kushtohet perspektivës së zgjerimit të unionit.

Samiti jozyrtar i Brukselit, i thirrur nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të fokusohet te diskutimi i metodologjisë së re të zgjerimit të prezantuar nga Komisioni Europian në 5 Shkurt.

Ndërkohë afro 100 shtete do të jenë pjesë e Konferencës së Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, që do të mbahet pasditen e 17 Shkurtit në Bruksel, organizuar nga Presidentja e Komisionit Europian./tvklan.al
 
Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës, Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu, që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë jemi shumë të interesuar të shohim dhe të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare”
po qeveria shqiptare cberi gjer me sot per kete proces??
 
Tani gjithe qeveria rama ne rruge duke festuar dhe kenduar....

Lart me lart o shoke flamujt e kongresit
Beteja fitore perpara na presin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top