Rama gati t’ia japë arabëve/ Gjenerali i NATO-s në Portin e Durrësit: Ka rëndësi strategjike për aleancën!

Gjeneral Majori Joseph Jarrard dhe Zëvendës Komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, ishte një ditë më parë në presidencë, ku për ta pritur u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Të pranishëm në takim ishin jo vetëm presidenti Meta dhe kryeministri Rama, por edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, bashkë me ambasadoren amerikane dhe disa ministra.

Gjenerali është në Tiranë për përgatitjet e stërvitjes më të madhe të NATO-s e zhvilluar ndonjëherë në Ballkan, që quhet Defender Europe 21, ku pritet që në Shqipëri të kalojnë 6 mijë trupa të aleancës.

Por sot, në një vizitë të papritur, gjenerali Jarrard është shfaqur në Portin e Durrësit. Në postimin që ka bërë në Facebook, ambasada amerikane shkruan: Porti do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 21. Anijet ushtarake të logjistikës do të dorëzojnë pajisje luftarake për stërvitjen në Shqipëri përmes Portit të Durrësit këtë verë. Kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO-s.

Por deklarata e ambasadës amerikane krijon kontrast me planet që ka qeveria shqiptare për Portin e Durrësit, që synon ta kthejë atë në një port turistik, për ndërtimin e marinave detare të përshtatura për jahte, një terminali modern pasagjerësh dhe ndërtesave të reja përgjatë tij, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie.

6_10158027361015838_5448421882856804037_o-1022x681.jpg

Ndërtimet thuhet se do të bëhen nga kompania Emar, me bazë në Emiratet e Bashkuara, bisedimet me të cilën tashmë kanë nisur. Sipas asaj që kanë deklaruar ministrat e qeverisë Rama, Kompania e Emirateve të Bashkuara, Emar, synon investimin e një shume me vlerë 2 miliardë Euro për ngritjen e infrastruktrës së re të portit për qëllime turistike dhe ndërtimin e rezidencave moderne dhe hotelerisë.

today.al
 
Attachments

  • 6_10158027361015838_5448421882856804037_o-1022x681.jpg
    6_10158027361015838_5448421882856804037_o-1022x681.jpg
    90.8 KB · Shikime: 0
Nese do te realizohej do te ishte nje nga krimet me te medhaja qe mund ti besh qytetit te Durresit dhe Shqiperise ne teresi.
 
Disa pyetje rreth projektit per kthimin e Portit te Durresit ne port turistik.

1) Cili shtet me turizem bregdetar te zhvilluar ka nje port kaq te madhe per turizem?

2) Cila eshte pritshmeria e zhvillimit te turizmit nepermjet detit ne Shqiperi?

3) A ka mundesi Shqiperia te sfidoj fqinjet e saj detar ne turizem?

4) A eshte turizmi drejtimi i zhvillimit strategjik ne Shqiperi?

5) A ploteson kushtet Porto Romano per tu kthyer ne nje port industrial?

6) Cili do te jete porti shqiptar me kapacitete per protagonizem ne tregetine rajonale?

7) A eshte ky projekt ne perputhje me Strategjine e Sigurise Kombetare te Shqiperise?

8) A eshte ky projekt ne perputhje me planet sektoriale te zhvilluara deri tani ne Shqiperi?

9) A ka studim fizibiliteti per kete projekt?

10) Cili eshte risku qe porti i Durresit te kthehet ne nje "gost" port duke shkaktuar dhe humbjen e kapaciteteve perpunuese aktuale kombetare?

Artur Meçollari
 
E marrin arabët apo amerikanët, ç'ndryshim ka ?
A komandojnë të tjerët gjithsesi, e jo ne.!
 
Per mendimin tim port per turizem do ishte porti i Sarandes jo durresit, kjo per shkak dhe te pozicionit gjeografik te kerkuar prej itenerarit te krocerave. Porti i Durresit ka karakter tregtar sepse ate lloj infrastrukture ka te krijuar.

Zhvillimi ekonomik ne shqiperi mund te arrihet nepermjet 2 burimeve sektoriale sic jane: 1. turizmi (malor bregdetar kulturor) si dhe bujqesia.
Studime fizibiliteti plane strategjike zhvillimi bejne gjithmone me asistencen e nderkombetareve por problemi eshte tek vullneti per ti zbatuar ato.
 
Me se fundi ndajme te njejtin mendim.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top