Punoi bustin e Adem Jasharit, skulptori:E bëra për pasion, unë jam berber

buxhovi-770x433.png

Autori i shtatores së Adem Jasharit në Prizren ka treguar se skulptura nuk është profesioni i tij.
Alban Buxhovi në një intervistë për emisionin ‘Frontal’ të kanalit kosovar T7 ka deklaruar se në profesion është berber dhe sklupturën e ka hobi.
Ai ka treguar se shtatoren e Adem Jasharit e ka punuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe se nuk zotëron një punishte për krijimtaritë që bën. Ndërkaq, ai shprehet se i është dashur 3 muaj kohë për të përfunduar statujën. Nuk harron të përmend se për krijimtarinë e tij nuk kanë munguar dhe komentet pozitive.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi në T7.

Kujtojmë që statuja e Adem Jasharit është një nga dy statujat që u vendosën në qendër të Prizrenit më 28 Nëntor, e që për pamjen e saj, ka marr shumë komente e diskutime./Opinion.al
 
Te besh dicka per pasion e ta mbash ne shtepine tende dhe te besh dicka se e ke profesion dhe e vendos ne vende publike ka diference te madhe. Problemi ketu nuk qendron me njerezit por me institucionet e monumenteve te kultures qe lejojne cdo gje qe del ne qarkullim.
 
A ska Kosova ndonje grup pune te zanatit qe ti vlersoje kto permendoret para se te vendosen ne vende publike?

Ky punimi Ademit duket skandaloz, ndersa i Gjergjit shume i dobet, nje kraharor si gjoks pule qe nuk perfaqeson aspak nje luftetar te asaj kohe, aq me pak Gjergj Kastriotin ku sipas pershkrimeve te Marin Barletit qe eshte historiani me i afert qe e ka perjetu kohen e Skenderbeut flet per nje burre te pashem, te fuqishem dhe te guximshem, i pershkruar edhe nga vete turqit si luftetarin me te madh te kohes, nje strateg si askush tjeter dhe i pathyeshem ne betejat e luftes.
 
Top