Për të mposhtur ISIS-in, Trump i gatshëm të kryejë krime lufte

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Për të mposhtur ISIS-in, Trump i gatshëm të kryejë krime lufte.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Donald Trump mendon se, ka vetëm një mënyrë për t’i mposhtur terroristët e ISIS-it, e ajo është: t’iu goditen familjet.

Pretendenti për nominimin republikan në Presidencialet e 2016-s është i bindur se, një plan i tillë, sado i pamëshirshëm të tingëllojë, mund të funksionojë vërtet.


“Si kujtoni ju? Nuk iu dhimbsen atyre njerëzit e afërt?”, pyeti Trump në një emision televiziv.

Miliarderi u duk se i kishte idetë e qarta për mënyrën sesi duhet luftuar ISIS-i. “Ky grup terrorist duhet mbytur me bomba, - tha ai. - Të ishte për mua, do t’i sulmoja aq fort sa nuk janë sulmuar ndonjëherë më parë. Përpos kësaj, është shumë e rëndësishme të godasim burimin e tyre më të rëndësishëm të të ardhurave, naftën”.

Republikani sqaroi më tej se, pavarësisht faktit që do të përpiqej t’i asgjësonte militantët e familjarët e tyre, sërish do të bënte të pamundur për të shmangur viktimat mes civilëve të thjeshtë, në zonat e njohura si fortesa të ISIS-it në Siri e Irak.

“Por një nga problemet më të mëdha që kemi për momentin, dhe arsyeja përse jemi kaq joefikasë në sulmet tona, është se civilët në ato vende po përdoren si mburoja njerëzore. ثshtë e tmerrshme, - vazhdoi Trump. - Megjithatë duhet të them se politikisht, lufta jonë është shumë korrekte”.

Njeriu që kryeson garën e nominimit në kampin republikan u tregua mjaft kritik ndaj strategjisë së Presidentit Barack Obama kundër Shtetit Islamik, për të cilin argumenton se ka dërguar shumë pak trupa, ndërsa nga ana tjetër i ka zbuluar më tepër se ç’duhet lëvizjet e tij.

“Nëse kë ndonjë gjë për të bërë, bëje! - tha Trump. - S’ke pse flet aq shumë, sidomos në një situatë si kjo, kur nuk ka nevojë për fjalë, por për veprime”.

/ Top Channel
 
Titulli: Për të mposhtur ISIS-in, Trump i gatshëm të kryejë krime lufte

E ka thene vertet kte qe tu goditen familjaret apo eshte perkthimi cop cop?
 
Titulli: Për të mposhtur ISIS-in, Trump i gatshëm të kryejë krime lufte

Per te mposhtur isis, mjafton te heqin dore nga hipokrizia vendet e perendimit qe e mbrojne ate. Te luftojne kunder vendeve totalitare si turqia arabia qatari &co, dhe ti bashkohen rusise.
cdo dite e me shume po krijoj nje pershtypje negative ndaj perndimit qe kane vite qe vetem po llapin perpara telekamerave si anti isis. Dhe ne krahun tjeter po bejne te munduren qe qe te bllokojne ate qe po i lufton ne te vertete. Tani qe hyri rusia ne lufte te hapur kunder isis, dhe turqise si vendi n 1 qe perfiton nga terrorori, po i shkojne pas edhe vendet e tjera per tu dukur se jemi edhe ne. Hipokrizi te tille njerzit nuk e kaperdijne dot.
Tani eshte mjaft qarte se kush e krijoj dhe kush po e mbron isis. Vetem nje budalla nuk e kupton!!!
 
Titulli: Për të mposhtur ISIS-in, Trump i gatshëm të kryejë krime lufte

ktij trump i duket vetja shume i zgjuar meqe ka pare, mendon qe meqe ka keto te fundit do jete dhe analist i mire politik por me aq sa e kam ndjek eshte thjesht profili amerikan i Nard Ndokes :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top