Paralajmërimi: Vaksinat përforcuese në vendet e pasura do të shkaktojnë më shumë vdekje në të gjithë botën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Paralajmërimi: Vaksinat përforcuese në vendet e pasura do të shkaktojnë më shumë vdekje në të gjithë botën​

1628922231076.png
Shumë më tepër njerëz në mbarë botën do të vdesin nga Covid nëse udhëheqësit politikë perëndimorë "refuzojnë përgjegjësinë e tyre ndaj pjesës tjetër të njerëzimit", duke i dhënë përparësi vaksinave përforcuese (dozës së tretë) për popullatat e tyre në vend që të ndajnë doza për vendet e varfra, ka paralajmëruar kreu i grupit të vaksinave të Oksfordit.


Paralajmërimi vjen nga Prof Sir Andrew Pollard dhe Seth Berkley, shefi ekzekutiv i Gavi, aleanca e vaksinave, në një reagiem për The Guardian.

"Ky është një moment kyç për vendimmarrësit," shkruajnë ata. “Kjo do të thithë shumë doza vaksine nga sistemi, dhe shumë më tepër njerëz do të vdesin sepse ata as që kanë pasur mundësi të marrin një dozë të vetme".


Kujtojmë se ndërsa shfaqen variante të reja dhe më të fuqishme të koronavirusit dhe raportet tregojnë se efikasiteti i disa vaksinave po bie, vendet kryesisht në botën e zhvilluar, po bëhen gati për të siguruar vaksinat përforcuese.

Britania, Gjermania, Franca dhe Izraeli po planifikojnë, ose tashmë po administrojnë, vaksina shtesë për qytetarët e moshuar.


Kjo është përkundër faktit që Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ndalimi i injeksioneve përforcuese deri të paktën në fund të shtatorit do të ndihmonte në lehtësimin e pabarazisë drastike në shpërndarjen e vaksinave midis kombeve të pasura dhe të varfra./Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top