Nuk iu bind urdhrit, polici ekzekuton 25-vjeçarin në Tiranë

interesante.

po ke plot artikuj , se kaluam nga nje dege te tjetra , por meqe the qe fytyra tregon...thjesht stregon as i gjo :p
 
Në Tiranë, disa qindra qytetarë protestuan në mbrëmje përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe para Kryeministrisë, pas vrasjes me armë zjarri nga policia të hënën pas mesnate të një të riu 25-vjeçar, që nuk iu bind një patrulle policore. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtësi për të riun e vrarë.
Familjarë të viktimës pohuan se shkelja e tij e vetme ishte se gjendej jashtë banesës në kohën e ndalimit të qarkullimit për shkak të pandemisë. Policia ka ndaluar oficerin që qëlloi me armë zjarri dhe i mori jetën të riut dhe deklaroi se po vazhdon hetime për ngjarjen.

VOA.
130087731_10158742496829536_904701759672641941_o.jpg

130089414_10158742496724536_321073160650142463_o.jpg

130292600_10158742496484536_2397965658374956124_o.jpg
 
lg.php

61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
lg.php

a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
lg.php

lg.php

lg.php


Polici i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi të martën 25 vjeçarin, Klodian Rasha, do paraqitet sot para Gjykatës për masën e sigurisë.
Nevaldo Hajdaraj, efektivi 31-vjeçari do të paraqitet sot para trupës gjykuese, e cila do të mblidhet sot në orën 13:30.

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë në Gjykatë masën e arrestit me burg për punonjësin e Policisë 31-vjeçar, që qëlloi për vdekje Klodian Rashën, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e deritanishme të hetimit, nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.

Burime nga organi i akuzës thanë se janë këqyrur pamjet filmike të përftuara nga disa kamera sigurie, mes të cilave edhe një kamera që ndodhet përballë vendit ku u gjet i vrarë 25-vjeçari.
HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktësuar e gjithë dinamika se si ka ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha. Sipas raportit paraprak të Prokurorisë së Tiranës, efektivët e patrullës së Policisë, teksa po kontrollonin një automjet tip “Chevrolet”, në afërsi të bar “Xh…”, kanë konstatuar një person rreth 30 metër larg automjetit që po kontrollohej, duke qëndruar i mbështetur në një pemë.

Efektivi i Policisë ka deklaruar se e ka thirrur personin e panjohur, duke iu drejtuar: “O djali, ndalo pak!”. Por ai është larguar menjëherë, duke kaluar mes për mes rrugën “Dritan Hoxha”.

Në momentin që ai ka kaluar në rrugën kryesore, efektivi i dytë që ndodhej duke kontrolluar automjetin “Chevrolet” është vënë në ndjekje të tij. Ndjekja ka vazhduar për disa metra nga mbrapa ndërtesave që ndodhen në anë të rrugës kryesore. Në raport, referuar versionit të Policisë, thuhet se në anën tjetër të rrugës, në vendin e quajtur rruga “At Zef Valentino”, pasi ka ndodhur vrasja, nga kontrolli i Policisë është gjetur një armë zjarri, pistoletë “Mini Blovv”.

Por vendi ku është gjetur arma, me vendin ku ishin punonjësit e Policisë, është në një largësi të konsiderueshme dhe për shkak të ndriçimit të dobët, është e vështirë të shihet arma. Pistoleta është gjetur në anën tjetër të rrugës, në një kthesë.

Sipas dëshmisë që citohet në raport, ka pasur një ndjekje për disa metra, madje edhe një përleshje fizike mes viktimës dhe efektivit të Policisë. Madje ai pretendon se është rrëzuar dhe ka qëlluar me armë fillimisht drejt gjymtyrëve të poshtme të Klodian Rashës.

Sipas prokurorit të çështjes, pranë dyqanit të pjesëve të këmbimit, që ka kamera sigurie, por që deri tani ende nuk është bërë e mundur këqyrja e tyre, është qëlluar nga ana e punonjësit të Policisë dhe është fiksuar një gëzhojë aty para.

Por edhe pas të shtënave, Klodian Rasha ka vazhduar të vrapojë për t’u futur në rrugicën në krah të dyqanit, por është qëlluar sërish nga pas, në pjesën e shpinës. Në këtë kohë ai është rrëzuar në tokë, duke mbetur i vdekur në vend.



© Panorama.al
 

Attachments

  • 61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
    61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
    14.7 KB · Shikime: 0
  • a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
    a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
    36.5 KB · Shikime: 0
  • 61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
    61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
    14.7 KB · Shikime: 0
  • a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
    a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
    36.5 KB · Shikime: 0

usalv_logow.png


Denoncimi: E rrahu dhe e qëlloi. Efektivi që vrau Klodianin kishte pirë kokainë​


nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg


Juristi i njohur dhe politikani, Kreshnik Spahiu ka bërë një denoncim tepër të fortë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë se nga infomacione konfidenciale ka mësuar se efektivi Hajdaraj kishte konsumuar kokainë gjatë detyrës.
Ai shprehet se Hajdaraj ka qenë nën efektin e kokainës teksa e ka dhunuar, rrahur dhe më pas e ka qëlluar pas shpine 25-vjeçarin.
Sipas Spahiut, ky fakt është fshehur qëllimisht, ndërsa i bën thirrje prokurorisë t’i kryejë testin e drogës efektivit.
Postimi i Spahiut në Facebook
DENONCIM: Polici që vrau Klodian Rashën duhet ti nënshstrohet “testit të drogës”.
Nga informacione kofidenciale autori i krimit ka qënë duke konsumuar lëndë narkotoke gjatë kryerjes shërbimit policor.
Gjatë kryerjes së vrasjes polici ka qenë nën efektet e kokainës dhe ka kapërcyer çdo limit në pordorimin e armës duke e goditur, rrahur dhe duke e qëlluat pas shpine me plumb.
Ky fajt është fshehur qëllimisht për të shmangur një skandal në nivelet shtetrore.
Prokuroria duhet menjëherë të kryej testin dhe të denoncoj publikisht faktin e papranushësm që policia e shtetit konsumon lëndë narkotike.
Informacioni është kofidencial dhe i provuar në dy burime.
Me pak fjalë policia bëhet “DRU” në krye të detyrës!
Kjo është rrethanë rënduese dhe dy fishon dënimin me burg.

newsbomb.al
 

Attachments

  • usalv_logow.png
    usalv_logow.png
    4.7 KB · Shikime: 0
  • nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg
    nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg
    43.3 KB · Shikime: 0
  • usalv_logow.png
    usalv_logow.png
    4.7 KB · Shikime: 0
  • nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg
    nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg
    43.3 KB · Shikime: 0
Ky ishte kushoja i Sajmos ndaj e mbrojn me flak kta dhilindasit.?
Sot e lexova historin e plot dhe kuptoj me mire ate katrahure qe po pushton shqiperine .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top