Nuk iu bind urdhrit, polici ekzekuton 25-vjeçarin në Tiranë

Guest2

Antarë i Respektuar

1607407356_policianatenkontrolle-770x433.jpg


Një 25-vjeçar është ekzekutuar nga policia rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të efektivit të policisë për të ndaluar.
Mësohet se viktima është Klodjan Rasha, i cili pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, ka tentuar të largohet me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që është dukur si armë zjarri.
Mungesa e ndriçimit në rrugë ka bërë që efektivi të mos e dallojë qartë sendin, dhe për këtë arsye ai ka reaguar dhe e ka qëlluar të riun me armën e shërbimit, duke lënë fillimisht të plagosur, por më pas ai humbi jetën në spital.
Ndërkohë, punonjësi i policisë me iniciale N.H, pas ngjarjes është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
25 vjeçari rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.
Njoftimi i policisë së Shtetit:
Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.
Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.
Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.
I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.
Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.
Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes./ Opinion.al
 
Vrasja nuk justifikohet sepse sendi forte i eshte duk policit si arme. Perfundimi eshte qe ky djali ska pas arme dhe as send te forte dhe eshte vrare me 2 plumba.

Jam i pari qe mendoj se policet tek ne duhen perkrah sepse fundja kur kemi nje hall e nje problem gjithe aty perplasemi, por mendoj qe ky rasti mbremshem mund t'ishte shmangur si ngjarje. Nuk kemi problemet e amerikes me pabesite e rruges ku policet ndihen te rrezikuar ne cdo moment, por jemi ne shqiperi ku shembuj qe i jane kunderpergjigjur policise me arme zjarri jane shume shume te rralla.
 
Mosha e ti gjynah.
Veprim i nxituar i policit.
 
Dhe te mendosh qe pordhet e shqipove bene statuse FB me blacklifematter kurse per ket te shkretin se paska rrujt njeri fare.

Eshte e lehte te gjykojme mbas ngjarjes por ama e sigurt eshte qe policia jone jo vetem qe seshte profesionale por te merr jeten ne cast si pas asnje gje te keqe. Ligji i policise ne shqiperi nuk lejon qe te shtihet mbi agresorin edhe kur ai eshte i armatosur. Si perfundim nje jete ne kulmin e moshes 25 vjec me pak me nje fund tragjik dhe 1 polic mbas hekurave shkarkim policie si dhe ndoshta hasmeri me familjen e te vrarit vetem se nuk diti te manaxhoje situaten.

Kabul hesap mendo sa e pasigurt jeta!
 
Precedent penal se ka vjedh 2 hurma me qafsh kontigjent i rrezikshem krimi

Pastaj humane ..kush je ti te marresh 1 jete njeriu ?!!!
 
Sjam dakort cepellso sorry.

Mendo qe mund te jete dhe nje adoleshent 17-20 vjecar i panikuar qe nuk i bindet urdherit ndalo dhe ca te qellohet me arme. Shume pasiguri jete shume jo profesionalizem shume jo shtet me pak fjale.
 
Ne nje fare menyre jam dakort me ty Frank qe thua ishte me njolle dhe duhej vepruar ama jo deri ne vdekje.
sidoqofte nuk Eshte rasti i pare ne bote . Dhe ktu ekziston ky urdher qe nese nuk bindet e qellon .

pavaresishte se mund te jet me precedent gjynah per moshen ama Eshte mesim i mire per te tjeret qe mund ta bejn kte veprim . Urdheri Eshte urdher po kur nuk ka shtet e ligje ca nuk prêt .
 
E di si më ngjan mu kjo historia tragjike, si filmi lulëkuqet mbi mure. Tashi dihet niveli i kriminalitetit në Shqipëri, por edhe patrullat e njohin zonën njohin njerzit etj, tashi e ka gjemu për aq kohë pastaj ju ka duk sikur ka armë, jo po arma u gjet degjuam krisma s dëgjuam krisma.

Fakt është që tjetri ka vdek.
Edhe theksi që i vihet se viktima ka patur precedent penalë përveçse e vret për të dytën herë, ngjall dyshime të forta që policia po përpiqet ta manipulojë ngjarjen.

Më vjen shumë keq për shoqërinë ku jetojmë se si paragjykohen njerzit në bazë biografie, nëse ke precedent penalë vdis në burg ose të varin mes pazarit të bëjmë një shoqëri puritane,
me puritane që 10'jesin nga goja vetëm erë myshku se si njerëzit duhet të jenë të tredhur mendërisht edhe moralisht...
 
Nese ka qene me precedente penale, i lumte dora.
Nje hajdut apo kriminel me pak ne rruget tona te cilat jane mbushur plot.

Polici qe ka qelluar te marre denimin nese nuk ka vepruar ne baze te ligjit.

Ne gjermani, patrullat e nates mbajne arme zjarri te pa rregjistruara vec atyre te sherbimit dhe kur vrasin nje kriminel e hedhin armen aty.?

Edhe ne shume shtete Amerikane po e njejta procedure informale.
Pse ca kemi ne kriminelet me pak se ju edepses yt skan faj kta se grat e burrat rrin forumeve komentoj ?te vrasin !
 
I lutem policise se shtetit tu ndaloje puliceve te shohin filma aksion se po ngaterrojne realitetin me fantazine.

S'ka justifikim veprimi i policise, sidomos i kesaj policie aktuale qe ka marre shume superxhirro me rastin e Covid.
Mgjth, le te hetohet ceshtja dhe pergjegjesi te denohet, por ministri dallkauk minimalisht duhet te jape doreheqjen.
 
Kishte dalë me pi kafe në 2 të natës?

Ps: @Abisi sa i gatshëm je për kronikat e zeza?
Lol se po m'vje edhe keq me bo gallat.
Ja psh po them, ka dal me ble i qese bar...
Por fati tij i keq, at not qelloi në turn
Dirty Harry...
 
Lol se po m'vje edhe keq me bo gallat.
Ja psh po them, ka dal me ble i qese bar...
Por fati tij i keq, at not qelloi në turn
Dirty Harry...
Duhet të ndalonte gjithsesi
Do shpëtonte me një gjobë
Sdi çtë them
Skam.koment?
 
Ca komente ketu me bejne me Covid.
 
Dhe disa kohe me vone do lexojme ne lajme qe X person morri hak dhe vrau policin, se me i marr jeten njeriut kot eshte e patolerueshme.
 
Dhe disa kohe me vone do lexojme ne lajme qe X person morri hak dhe vrau policin, se me i marr jeten njeriut kot eshte e patolerueshme.
Nese e ka vra kot pse tmos marri hak?
Ku ke pa ti t me gjujt ne arme polici nese qytetari nuk gjuan i pari?
Jo hak po te isha si ai 3 jet njerzish do i merrja
 
Po
Nese e ka vra kot pse tmos marri hak?
Ku ke pa ti t me gjujt ne arme polici nese qytetari nuk gjuan i pari?
Jo hak po te isha si ai 3 jet njerzish do i merrja
Po ça po thoja une? ?
 
Zëmërim ?ZOT vër dorë sepse po na pijnë gjakun, nuk meritojmë si popull një fund të tillë ????
 
Nuk mund te besh nje ligj te thjeshte qe "po u ndjeve i kercenuar perdor armen tende si polic" pasi kjo lihet ne doren e policit per tu interpretuar si ligj. Por behet nje ligj i detajuar, qe i udhezon policet me imtesine me te madhe, se ne cilat raste duhet te perdorin forcen fatale, armen e tyre. E kjo behet ne menyre qe polici te mendohet 100 here para se te qelloje mbi qytetarin me armen e tij.

Po çfare do te prisje nga nje ish-minister i Brendshem si Tahiri qe sebashku me ligjin e tij mbi perdorimin e armeve, qe kur e vrane mirditorin ne Durres e bene shoshe me plumba ne mes te dites e me plumb snajperi ne koke, u shkruan policave te tij ne Facebook: "Bravo cuna! Mire ia bete atij qeni!"

Me ate ligj, ligji i Tahirirt, polici do ta perdori armen me shpesh se sa duhet, dhe kjo vetem sa do te sjelli tragjedi e vrasje me te shpeshta te qytetareve nga duart e policeve te ketij vendi. Dhe me ate ligj, Tahiri u thonte "cunave" te tij: "Mos e çani koken, nuk ju fut njeri ne burg po vrate njeri! Mjafton te pretendoni ne gjyq qe u ndjeva i kercenuar per jeten ne ate moment!"

Ja ku na ndodhi tragjedia “e pare” qe nje polic vret nje qytetar te pafajshem, te shikojme se si do te bashkpunojne shqiptaret me policine ne vazhdim!
 
Kur vritet nje polic themi polici e paafte,kur vret policia themi prape polici e paafte.Nqs ky rafmetliu do i hynte ndonjerit nga ne në shpi per tvjedh do bertisnim me te madhe "ku eshte policia,sjemi te sigurte."Tani behemi me katolik se Papa.Perralla me "bad cop,good cop" ?
 
Nese ka qene me precedente penale, i lumte dora.
Nje hajdut apo kriminel me pak ne rruget tona te cilat jane mbushur plot.

Polici qe ka qelluar te marre denimin nese nuk ka vepruar ne baze te ligjit.

Ne gjermani, patrullat e nates mbajne arme zjarri te pa rregjistruara vec atyre te sherbimit dhe kur vrasin nje kriminel e hedhin armen aty.?

Edhe ne shume shtete Amerikane po e njejta procedure informale.
Ne cilen Gjermani .. DDR thu ti ?.. hajde perralla hajde
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top