Njihuni me doktor Angjelinin! Vjen nga Amerika dhe i kalon pushimet duke vizituar falas bashkëfshatarët e tij në Fishtë

Njihuni me doktor Angjelinin! Vjen nga Amerika dhe i kalon pushimet duke vizituar falas bashkëfshatarët e tij në Fishtë​

1630080844467.png
Shembuj të tillë nuk janë fort të zakontë, në një vend ku më së shumti flitet për korrupsion, politikë dhe krim.


Por rasti i doktor Angjelin Shtjefnit, përbën padyshim jo vetëm një lajm të mirë, por ofron edhe shpresë.

Prej disa vitesh ai është larguar nga Shqipëria dhe jeton në SHBA, por Shqipërinë e viziton thuajsë çdo verë. Vjen për pushime, por në fakt shumicën e kohës ia kushton komunitetit të vendlindjes në Fishtë të Lezhës.


Tashmë e ka bërë traditë. Mjeku i përgjithshëm, çdo vit e shfrytëzon kohën e pushimeve në Shqipëri për të bërë vizita falas dhe analiza për banorët e zonës, si dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë verë, ku ka takuar thuajse gjithë bashkëfshatarët. Ai jo vetëm që i viziton falas, por me vete sjell edhe medikamente specifike për rastet e veçanta, po krejtësisht falas.


Mjeku që lindi dhe u rrit 30 metra larg shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës, u largua nga Shqipëria në vitin 1996. Ai tashmë është integruar në sistemin mjekësor të Amerikës, ku punon në një spital në Jacksonville, Florida.

Gjithsesi, ai një sy e mban vazhdimisht nga Shqipëria dhe bashkëfshatarët e tij./Gazeta SHQIP
-640-0-6128ca1d34b14.jpg


-640-0-6128ca1d0ae1b.jpg


-640-0-6128ca1d5834a.jpg

 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Sa gjest i bukur, e pash dhe me heret.
Bravo doktorit :)
Per tu admiruar. :))
Shyqyr qe kjo bote vazhdon te kete akoma njerez te tille.
 
Ca njerez jane flori!
Si nk na doli naj nji i forumit kshu mer zot :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top