Nënat e terroristëve: Janë problemet sociale që i largojnë prej nesh

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nënat e terroristëve: Janë problemet sociale që i largojnë prej nesh

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Djemtë e tyre kanë lindur e janë rritur në Belgjikë. Janë ata që më vonë u radikalizuan e shkuan të luftojnë për ISIS-in. E paskësaj, kthehen me në mendje masakra si ajo e 22 marsit.

E përjavshmja italiane “L’Espresso” përpiqet ta prekë më nga afër thelbin e mendimit të të shndërruarve në terroristë, dhe këtë e bën duke folur me gratë që i sollën në jetë.

Shtëpi më shtëpi, shkollë më shkollë, qendër më qendër, nënat e xhihadistëve të Molenbekut të konvertuar në islamin e dhunshëm nga një jetë deri më dje laike, kanë vendosur të ndërmarrin betejën e fundit për djemtë e tyre: të arrijnë t’i kuptojnë.

“Harrojeni fenë, janë problemet sociale ato që i largojnë prej nesh”, thotë Jamila Hamdaoui, një prej themelesueve të grupit “Les Parents Concernés” , (Prindërit e shqetësuar).

Këmbëngulja e gazetarëve ka detyruar familje të tëra të shpërngulen, rrëfen ajo. E kanë nisur që prej nëntorit gjuetinë e terroristëve, por nuk interesohen kurrë për realitetin social të kësaj komune. Zonjat anti-xhihad i kanë hyrë në mënyrë frenetike përpjekjeve që të rinjtë me premisën e shndërrimit në luftëtarë të huaj të mos nisen për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri e Irak duke blerë kështu një biletë vetëm “shkuarje” drejt varrit të vet.

Nga rrëfimet e atyre që këtë dramë e përjetojnë nga afër e deri tek ekspertë si profesori Fabio Merone i universitetit të Anverës, që të gjithë pajtohen me idenë se ekstremizmi fetar i këtyre të rinjve nuk është gjë tjetër veçse “zemërim i veshur me islam”.

Pikërisht dëshpërimin dhe parehatinë e tyre sociale gjurmojnë reklutuesit e ISIS-it, të cilët gjejnë terren pjellor sidomos tek gjeneratat e dyta, të zhytura në një krizë identiteti që i bën të ndihen të humbur.

/ Top Channel
 
Titulli: Nënat e terroristëve: Janë problemet sociale që i largojnë prej nesh

Pikerisht kjo eshte e verteta , dhe nuk eshte nevoja te shkohet me larg .
 
Titulli: Nënat e terroristëve: Janë problemet sociale që i largojnë prej nesh

E ndaj pjeserisht kete problemin shoqal. Bije ne kontradite me disa pozicione te shendosha shoqale te terroristeve, mbase duhen pare secili rast ne vete. Disa te nisur per Siri kishin familje pune e stabilitet mbi normale, jetonin me te ardhura te mira ekonomike.
Njeri nga kamikazet e frances, maroken i gjeneracionit te 2' qe jetonte ne Bruksel, i shkolluar dhe kishte nje dyqan veshembathjesh me familjen e tij, i jati i kishte blere edhe nje makine gjermane te kushtueshme. Familje e integruar persembari. Deri sa la gjithcka dhe plasi...
 
Titulli: Nënat e terroristëve: Janë problemet sociale që i largojnë prej nesh

Laur cdo te thote "shoqale"
Personalisht mendoj se europa nuk ka krijuar mundesitw e integrimit te ketyre individeve ne shoqeri dhe si rrjedhoje problemet sociale jane derivat i gjithe ksaj.
Cdo gje vjen si shkak -pasoje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top