Në Qershor Tirana arrin imunizimin e tufës

7ab94bc3-tirane-1maska-qytetar.jpg


Në Qershor Tirana pritet të jetë e imunizuar kundër Covid-19. Anëtari i komitetit të vaksinimit, Genc Sulçebe thotë se vaksinimi dhe kalimi natyral i infeksionit kanë ndikuar për imunizimin e plotë të banorëve të kryeqytetit.


“Normalisht duhet që 70% e popullatës të jetë imunizuar. Duke përfshirë imunizimin natyral qoftë dhe vaksinimin dhe po arrijmë në shifra në 30%. Për qytetin e Tiranës të dy këta faktorë do kontribuojnë që nga fundi Qershorit ky prag duhet të arrihet”, tha ai.

Por kur pritet që Shqipëria të çlirohet plotësisht nga Covid-19?

“Ndërsa për qytetet e tjera duhet të presim disa muaj. Nëse vijojmë me këto ritme vaksinimi, unë mendoj që në fillim të Vjeshtës mund ta arrijmë edhe në rang kombëtar”. Sipas ekspertëve, nisur nga situata e pandemisë në këto dy muaj Vera pritet të sjellë shifra sporadike infektimesh dhe një zerim të vdekjeve nga Covid-19. Megjithatë, mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se gjithnjë do të ketë xhepa të popullatës të pa imunizuar të cilët do të jenë në rrezik nga Covid.

/BM
 
Top