Na duhet një Kushtetutë të re që nuk ndryshohet me pazarin politik të radhës

Na duhet një Kushtetutë të re që nuk ndryshohet me pazarin politik të radhës​


Ylli Manjani​

PD ka të drejtë në konstatimin se “shteti ndërhyn në zgjedhje”. Mirëpo problemi është se shteti politik nuk ndërhyn vetëm në zgjedhje, por gjithandej. Ndërhyn në ekonomi, në jetën private, në pronën private, në liritë e të drejtat themelore, në politikë. Gjithandej ndërhyn shteti që bëhet njësh me pushtetin.


Shteti i bërë njësh me pushtetin të dënon, pasi të degjeneron, jo me proces e prova por me shumicë votash!!! Ndaj diskutimi mbi rolin agresiv të shtetit nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me zgjedhjet, por me të tërën!

Se nuk ka kuptim të bëjmë rregulla për të ndaluar shtetin në zgjedhje dhe, pas zgjedhjeve, të kemi përsëri shtetin agresiv politik…!


Nuk është as e mundur që të kemi një shtet qelibar në
zgjedhje, kur kemi në kurriz një shtet që të bën gjëmën rregullisht. Nga ana tjetër, nuk mund të jetojmë me shtet të
Posaçëm për çdo fenomen. Shtet për pandeminë, shtet, për zgjedhjet, shtet për përmbytjet e shtet për shtet.

Prandaj PD dhe kushdo tjetër që ka një shqetësim për agresivitetin e shtetit politik duhet të përgatisin një model tjetër.


Një model të një shteti mbi çdo pushtet. Të një shteti rregullator dhe të drejtë. Të një shteti proporcional që lirinë e të drejtën e individit nuk e ndalon, e madje as e kufizon sipas qejfit të pushtetit politik të radhës.

Në këtë kuptim shoqëria ka nevojë për një marrëdhënie të re, krejt të re, ndërmjet individit dhe shtetit. Ka nevojë për një shtet JO PARTIAK. Një shtet të paanshëm para, gjatë e pas zgjedhjeve politike.

Na duhet një KUSHTETUTË E RE, si dokumenti i vetëm që rregullon marrëdhënien ndërmjet individit dhe shtetit të tij.

Një Kushtetutë që nuk ndryshohet me pazarin politik të radhës, por përmirsohet vetëm nga praktika e gjykatave të pavarura. Një kushtetutë që nuk ndryshohet e as shkruhet nga ambasadat, gjithashtu… Se kushtetuta nuk është as manual diplomatik e as rregullore ushtarake…

Një Kushtetutë që i jep shoqërisë të drejtën të ndajë çështjet politike nga punët e shtetit. Krizat politike nuk kanë përse të prekin shtetin. Ato (krizat) i zgjidh vota e lirë…

Një Kushtetutë që vendos drejtësinë mbi çdo pushtet politik.

Nëse vërtetë e kemi këtë shqetësim, kjo është detyra politike nr. 1!
g.shqip
 
Shume me teper se nje kushtetute e re na duhet qe se pari te mesohemi te respektojme e te aplikojme ligjet sepse Shqiperia nuk ka vuajtur kurre per ligje e aq me pak per kushtetute por ka vuajtur gjithmone per aplikimin e drejte te tyre!
 
Ky Ylli eshte shume k@qe kanari. Edhe juristi me i pa zot e di shume mire qe shqiperia nuk vuan per ligje sepse ligje ka plot por vuan per implementimin e ligjeve si dhe per sistemin ndershkues te drejtesise parandalimin monitorimin dhe ndershkimin e keqberesve.

Nejse do te haj buke dhe ky ska faj!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top