Mos u marto nese....

Liste katastrofale. Robi jet pa u martu po i mori ne konsiderate te gjitha keto lool
 
Mire qe se kishim pa thuaj se ngelem ne dere te babes .?

Mos te harrojme, keta jane artikujt e llojit "Sipas ekpserteve" :p
 
what-to-say-divorced.jpg

Nga Teuta Bardhi

Mos u marto veç se nuk ndalen komshija duke thënë “mbeti e shkreta pa u martuar”.​

Mos u marto se të shtynë familja me fjalët e tipit “gjeje dike”.​

Mos u marto më të parin që njeh, veç pse të ofroi martesë.​

Mos u marto nëse nuk e ke të qartë përgjigjjen në pyetjen: Kush jam unë?​

Mos u marto nëse nuk të është thyer së paku njëherë zemra nga dashuria.​

Mos u marto pas zhgënjimit me të dashurin e mëparshëm.​

Mos u marto nëse nuk ke mësuar nga gabimet në lidhjet e kaluara.​

Mos u marto nëse nuk je në gjendje që të pranosh se do mund të të thyhet prapë.​

Mos u marto derisa ta kesh një profesion.​

Mos u marto derisa ta kesh një punë.​

Mos u marto derisa të kesh një strehë tënden.​

Mos u marto derisa ta mësosh se si të mbrosh të drejtat e tua.​

Mos u marto derisa nuk e mëson se si të mbash përgjegjësinë.​

Mos u marto nëse i frikësohesh vetmisë.​

Mos u marto nëse se ke të qartë pse dëshiron të martohesh.​

Mos u marto nëse nuk i beson partnerit tënd.​

Mos u marto nëse tjetri nuk të kompleton.​

Mos u marto nëse nuk jeni në gjendje të pranoni me të vërtetë njëri-tjetrin ashtu siç jeni.​

Mos u marto nëse nuk je e lumtur në këtë marrëdhënie.​

Mos u marto pa ditur se çfarë qëndrimi do të mbaj ai për të shkuarën.​

Mos u marto nëse nuk keni lënë prapa gjithçka dhe mendoni vetëm për të ardhmen.​

Mos u marto nëse nuk është marrëdhënie e balancuar.​

Mos u marto nëse nuk ke një plan të së ardhmes.​

Mos u marto nëse nuk i beson vërtet partnerit.​

Mos u marto pa ditur nëse të meriton ai.​

Mos u marto nëse nuk e ndien se jeni të dy në të njëjtën faqe.​

Mos u marto nëse nuk kujdeseni njëlloj për njëri-tjetrin.​

Mos u marto nëse nuk bini në kompromise.​

Mos u marto nëse nuk gjeni mbështetje.​

Mos u marto nëse nuk sakrifikoni njëlloj për partnerin.​

Mos u marto nëse s’keni këndvështrime të përafërta.​

Mos u marto nëse edhe botëkuptimet si keni të ngjashme.​

Mos u marto pa e ditur nëse do të “rriteni”bashkë.​

Mos u marto pa e patur të qartë se a do të jesh ende Ti, pas martesës.​

Mos u marto nëse të duhet të ndryshosh identitet.​

Mos u marto pa ditur rrugën tënde në këtë marrëdhënie.​

Mos u marto nëse është i varur nga ti, nëse ti je duhani i tij.​

Mos u marto nëse të manipulon.​

Mos u marto nëse ta humb vetëbesimin.​

Mos u marto nëse ta humbë vetëvlerësimin.​

Mos u marto nëse nuk dini të falni.​

Mos u marto nëse nuk keni bashkëjetuar më parë.​

Mos u marto nëse nuk keni udhëtuar së bashku më parë.​

Mos u marto nëse nuk keni qëllimet e qarta të njëri- tjetrit.​

Mos u marto nëse nëse nuk jeni të hapur në komunikim.​

Mos u marto nëse nëse nuk knaqeni në biseda.​

Mos u marto nëse nuk të tërheqë edhe fizikisht.​

Mos u marto nëse nëse nuk jeni të gatshëm të bëni kompromise.​

Mos u marto nëse lidhja juaj nuk bazohet në miqësi të thellë.​

Mos u marto nëse nuk e dini se martesa përgjysmon të drejtat e dyfishon detyrimet.​

Mos u marto nëse nuk do të ishe në gjendje të shkoje në fund të botës me të e të ndiheshe plot.​

Mos u marto nëse se ke të qartë se martesa duhet të ndodh veç atëherë kur ke takuar njeriun jo me të cilin do të jetosh, por pa të cilin s’jeton dot!​

Dhe sidomos, mos u marto nëse nuk je e bindur se as vdekja s’është aq serioze sa martesa!/ ObserverKult

Po ju per cilen arsye mendoni se sduhet te martoheni?
Nje lloj rregulloreje "Alla Moisi" vecse në vend të 10 ligjeve, qenkan me shumë edhe te gjitha per martesën...

Mendoj se martesa është një hap i rëndësishëm, por edhe me i rëndësishëm është ajo që vjen natyrshëm me pas : të japesh jete. Martesën e zgjidh, ndresa jeten nuk e ndalon dot. Ke pergjegjisi morale gjithashtu edhe shoqerore ndaj saj.
 
Attachments

  • what-to-say-divorced.jpg
    what-to-say-divorced.jpg
    32.6 KB · Shikime: 0

po po edhe ambjentaliste lool

tema qe ne titull per martesen eshte me duket lool
 
po po edhe ambjentaliste lool

tema qe ne titull per martesen eshte me duket lool
Ma bo hallall e se kalova nga korsia bicikletave lool
Po për martesën e pra fola ne fillim nuk osht se ka thon noj gjo të re prandaj citova mosiun.
Qe ta shkoqis, ne parim te gjith jemi dakort (edhe hebrenjtë dakort ishin me mosiun) por jeta është komplekse edhe jo te gjith jane njësoj.

Unë shtova pjesën per fëmijët qe me duket hap mo i madh se sa martesa sepse kete te fundit e cben.
 
prandaj sduhet te martohesh fare , kur mendon se mund ta cbesh ...per ca e do?
 
Thoni sa te doni mos u martoni, me mijera jan ne rradh me hi n'kala po mijera jan me dal prej kalajet ?
 
Martesa Eshte matematike mos i hyni kot kur nuk jeni te gatshem me e zgjidh ekuacionin .?
 
Martesa Eshte matematike mos i hyni kot kur nuk jeni te gatshem me e zgjidh ekuacionin .?
Nqs nuk je gati me i hup 50%te drejtave tuja dhe shtimi me 50%me përgjegjësi ndaj familjes mos u marto ?
 
N'qoft se je marakli gjucash e aja asht maraklie qefulli dajlanit, mos gabo me bo gafe me mendu per altar e unaza.
 
Nqs nuk je gati me i hup 50%te drejtave tuja dhe shtimi me 50%me përgjegjësi ndaj familjes mos u marto ?
E imja Eshte martese ne Bashki Po pa kontrate paramartesore. E nuk do rrija kurre me dike as per 1% pasuri .?

e meqe me Doli ne Shteg : thirrje per beqaret . Mos e coni jeten dëm duke marre nje qe nuk hyn pune . Fjala bie per interes .?
 
Une them mos u marto shkurt e qart!
Sot te pergezoj nje kolege qe ishte rikythyher nga lindja femijes (i 2!), femijet mire blla blla, dhe e pyes sa % do punoj, thot 70%, pastaj i thash gjete cerdhe, jo tha me dado, blla bllla blla, e mire i them se te pakten ke burrin qe mund te rri me ta ne weekend. PO, do ri 1 weekend/2, se sjemi me te martuar... ca te thuash?!
Kur divorci eshte bere regulla, me mire mos u marto :)
 
Nese mundem, pse permende numrin e femijeve me pikcuditse?! Ndoshta gabohem por mu duk cik si gjykues. Cdo femer eshte e lire te behet nene dhe gjithashtu dhe te ket mundesi te punoj.

Kurse divorci, eshte me rregulla. Percaktohen te gjitha ne leter dhe mosndjekja e tyre mund te perdoret kundra ne gjygj.

Fakti qe shum cifte divorcojne, sduhet te influencoj dhe aq me teper te friksoj kush nuk e ka ber ate hap. Un besoj akoma te familja nen nje cati... do rreja veten po te thoja te kunderten.
 
Veq bashkjeto??
 
Nqs e nenvizova qe eshte femija i 2, ishte pikerisht per te thene qe nuk jane cift i ri, dhe tek femija i pare ... pa eksperience. Ne fakt ardhja ne jete e nje femije e ndryshon tere dinamiken e nje cifti e nje familje. Prandaj, normalisht ardhja femijes e 2 eshte e menduar mire.
Une nuk paragjykoj, secili ben cfare te doj.
Mua mbase me eshte bere "regull" pasi qe shumica qe njoh me "kendojne" te njejten peralle me divorcin e shetitjen e femijeve sa lart e posht tek njeri prind e tek tjetei.
Se ka ende familje qe funksionojne? Patjeter qe ka. Qe sjane perfekte? As nuk duhen te jene.
Por fakti qe njerzit e kane aq kollaj te "shkeputen" nga nje lidhje, familje e femije nuk i ngrin asnje vlere dokumentit. Besoj qe familjen mund ta krijosh e pa vajtur para noterit ti thuash po e mar perjete kete te nderuarin...
 
Ateher bera mire qe te citova sepse me kendveshtrim te pare, te keqkuptova.
E ardhmja ne jet e nje femije te ndryshon jo vetem dinamiken ne cift por dhe ne brendesi; te ndryshon prioritetet... routinen dhe perballjen me problemet. Zakonisht te pjek, te detyron te jesh me i pergjegjshem dhe me i vemendshem sepse ajo krijes eshte gjeja me e cmuar qe mund te kesh ne jet. Dhe te ka vetem ty... ka vetem familjen.
Prandaj dhe une si ty, nuk i kuptoj ciftet qe jan cop cop dhe kerkojne te bejn nje te dyt apo te tret... femija nuk ti zgjidh problemet por ti shton; dhe nese shtepia ska themele te forta, shembet sa fryn era.
Eshte e trisht... por ja qe jeta eshte plot surpriza.
Ajo qe mund te them, eshte qe eshte me mir nje ndarje radikale si divorci se sa jetesa brenda 4 muresh ku femijet rriten dhe mesohen me sherr, me dhune qoft dhe thjesht verbale.
 
N'qoft se je marakli gjucash e aja asht maraklie qefulli dajlanit, mos gabo me bo gafe me mendu per altar e unaza.
Si me ja ba se te dyja jan me periulla a ja vlen barra qiran? Ka lezet karas e krap tan vitin mos te harrojm edhe mlyshin ???
 
Mos u marto nese esht me covid?
Prit e dy jav se sbohet nami mbase ndodhin mrekullira?
 
  • Haha
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top