Milani e fillon mbarë, kampionët dominojnë Udinesen

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
GettyImages-1242229454-1280x720.jpg
Milani e fillon aty ku e la sezonin e kaluar me një fitore që i dhuroi titullin. Djajtë kuqezi fituan sot 4-2 ndaj Udineses, në një ndeshje të luftuar deri në fund, por ku djemtë e Stefano Pioli u treguan më kërkues, dhe me një mentalitet fitues që mund t’i çojë sërish larg, po të rregullohen disa amnezi në mbrojtje.
Por reparti i sulmit të Milanit është i frikshëm, dhe lajm i mirë është rikthimi në formë i kroatit Ante Rebic, autor i një dygolëshi vendimtar sot.

Ndeshja në San Siro filloi gjithsesi me vështirësi per Milanin, që pa veten në dizavantazh pas 90 sekondash me Becao.
Një penallti i realizuar nga Theo Hernandez dhe finalizimi i një aksioni spektakolar i Rebic përmbysën rezultatin deri sa në sekondat e fundit të pjesës së parë sërish një gabim në mbrojtje sjell barazimin e Udineses me Masina.

Pjesa e dytë flet gjithsesi për Milan, që shënon që në fillim me Brahim Diaz, që është i aftë të përfitojë nga një gabim trashanik të mbrojtjes së Udineses, dhe Rebic i vë vulën në minutën 68.

Në ndeshjen tjetër të Serie A, Atalanta e Berat Gjimshitit titullar rikthehet tek fitorja pas një sezoni të vështirë, duke mundur në transfertë 2-0 Sampdorian.


Nderkohe Interi fiton 1-2 ne tranferte kunder Lecce me gola te Lukaku dhe Dumfries

A2news.com
 
Udinesa ca eshte>? :p
 
Ekip futbolli ene kjo por vetem se esht grada e fundit si Interi 🤣
malok do te lutesha shume mos ta krahasosh Udinezen me Interin
jane ca jane kta te Udinezes te pakten skane ble ndeshje ose lojtare si ata
 
Highlihts of the match here :

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top