Mendimi është po aq i lodhshëm sa puna fizike

-640-0-62f6baa017a95.png
Nuk është vetëm puna manuale që mund të lodh dikë, por edhe shumë mendim. Përqendrimi dhe puna mendore për disa orë krijon gjithashtu një ndjenjë lodhjeje, thonë shkencëtarët francezë, të cilët kanë gjetur prova të reja që shpjegojnë pse ndodh kjo. Siç theksojnë ata, ndjenja e lodhjes për shkak të të menduarit intensiv nuk është diçka imagjinare që ekziston vetëm në mendjen e dikujt, por është diçka shumë reale dhe vjen si
pasojë e grumbullimit të “toksinave” në tru.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Mathias Pesiglione nga Universiteti Pitié-Salpêtrière në Paris, i cili bëri botimin përkatës në revistën e biologjisë “Current Biology”, zbuluan se orët e gjata të punës konjitive krijon nënprodukte toksike (kryesisht glutamat) në korteksin paraballor të trurit. Kjo nga ana tjetër sjell ndryshime në kontrollin që ka dikush mbi vendimet e veta, me rezultat që gradualisht të kthehet në veprime me “kosto” të ulët që nuk kërkojnë shumë përpjekje.

"Teoritë me ndikim kanë argumentuar më parë se kjo lodhje është një lloj iluzioni i krijuar nga truri për të ndaluar atë që po bëjmë dhe për të kaluar në një aktivitet më shpërblyes. Por gjetjet tona tregojnë se puna njohëse rezulton në një ndryshim të vërtetë funksional, një akumulim të substancave toksike, me rezultat që ndjenja e lodhjes është një sinjal që do të na bëjë të ndalojmë së menduari, por për një arsye tjetër: të ruajmë integritetin e funksionit të trurit”, tha Pesiglione.

Ndërsa makinat mund të kryejnë vazhdimisht llogaritjet, truri i njeriut nuk mundet. Lodhja e tij lidhet me nevojën për të ricikluar substanca toksike që vijnë nga aktiviteti kognitiv neuronal, siç tregohet nga studimi i ri, i cili regjistroi – duke përdorur spektroskopinë
magnetike – kiminë e trurit gjatë ditës.

U ekzaminuan dy grupe njerëzish: një që mendonte shumë dhe një që mendonte lirshëm. Shenjat e lodhjes, si zvogëlimi i zgjerimit të bebëzave, u panë vetëm në grupin e parë që mendoi shumë.

Njerëzit në të njëjtin grup kishin gjithashtu nivele më të larta të glutamatit në sinapset e korteksit paraballor. Ngritja e glutamatit e bën më të vështirë kontrollin kognitiv pas shumë të menduari.

lajmifundit.al
 
Eh 🥺
 
Mendimi eshte me i lodhshem se puna fizike.
Kete e kam provuar me shume kur krijoheshin debate ne forum ncncncnc.
Merzitje e kote duke vrare mendjen perse ndodhin gjera tilla😁
Harxhon energji per cfare, e vret mendjen per cfare, debaton per cfare?

Qyyyyyyyyyyyh🙊🙊

Qete...Qete...Qete i them vetes.
Oçe Oçe🥰
Jeta eshte krejt e bukur, kur mendjen e vret per punet tua dhe i gezohesh arritjeve me gjithe Shpirt ❤️
 
Mendimi eshte me i lodhshem se puna fizike.
Kete e kam provuar me shume kur krijoheshin debate ne forum ncncncnc.
Merzitje e kote duke vrare mendjen perse ndodhin gjera tilla😁
Harxhon energji per cfare, e vret mendjen per cfare, debaton per cfare?

Qyyyyyyyyyyyh🙊🙊

Qete...Qete...Qete i them vetes.
Oçe Oçe🥰
Jeta eshte krejt e bukur, kur mendjen e vret per punet tua dhe i gezohesh arritjeve me gjithe Shpirt ❤️
Te vrasesh mendjen per forum do te thote qe i ke punet ne terezi 😁🤣

Nejse, puna ime lidhet e gjithaaaa me mendimin. Fut ketu dhe faktin qe une perhere mbaj mbi 2 kunguj ne sqetull, fut dhe tipin tim te ndjeshem edheee merret me mend rezultati 😁😁
 
Te vrasesh mendjen per forum do te thote qe i ke punet ne terezi 😁🤣

Nejse, puna ime lidhet e gjithaaaa me mendimin. Fut ketu dhe faktin qe une perhere mbaj mbi 2 kunguj ne sqetull, fut dhe tipin tim te ndjeshem edheee merret me mend rezultati 😁😁
Tipi ndjeshem na mori nqafe😁😁

Dhe ne forum pjese e jetes tone jane, sepse dhurojme kohe, emocione, perqafime dhe fjale qe te sherojne hidherimin e diteve diku, diku.
Ndajme jeten, mendimet, ku jemi cfare bejme dhe si ndjehemi dhe nuk eshte mire ti shkelesh vlerat e dukura, se ne realitet ndoshta jane ndryshe njerezit se di.
Une dhe ti qe jemi tip i ndjeshem keq e kemi me u merzit pra🙊😁😁😘
 
Mendimi është më e lodhshme se puna fizike.Mendimet e tepërta të kalojnë në çrregullime personaliteti deri në depresion ndërsa puna fizike është si terapi për mendjen ,pavarësishtë lodhjes që të jep në fizik shplodhja është e kollajshme dhe mendja e shëndetshme 😊
My opinion 😁
 
Puna si ka bere dem kuj kurre.
Ne te kundert mendimet po.
 
Varet se c’fare mendon ….. ndersa puna fizike te lodh edhe pa menduar fare .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top