“Marifetet” për futjen e drogës në burgjet shqiptare

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nga dozat e kanabisit që zëvendësojnë bërthamat e ullinjve e shollën e atleteve, tek telefonat celularë në tubin e një porte futbolli. Këto janë disa nga përpjekjet e “çmendura” për të futur sende të jashtëligjshme brenda burgjeve në vend. A2 CNN sjell video të disa prej tentativave të dështuara për shkak të pikasjes nga kontrollet policore.

Futja e drogës, apo sendeve të palejuara në qelitë e burgut, përpos sfidimit së ligjit kërkon imagjinatë. Në një palë atlete, që i janë dërguar nga jashtë një të dënuari në burgun e Fierit, sholla e tyre është mbushur me porcione kanabisi. Gati 40 doza, nuk mbërritën dot në destinacion, pasi u pikasën nga kontrolli policor.

Ullinjtë mund të jenë një nga ushqimet në të zakonshme, që iu dërgohen të burgosurve të burgut të Fierit nga familjarët, por jo si këta në foto. Bërthamat e tyre zëvendësuar me doza kanabisi.

Nuk mungojnë edhe rastet kur imagjinata e dërguesve le për të dëshiruar… Në burgun e Lezhës, policët kanë zbuluar një sasi kanabisi në kornizën e një dere të institucionit.

Droga nuk është i vetmi mall që tentohet të kontrabandohet në qeli. Para se të sharrohej nga autoritetet e burgut të Fierit, brenda një tubi që përdorej si portë futbolli, që do të futej brenda ambienteve të institucionit, ishin fshehur aparate telefonikë dhe gërshërë.

Ndërsa në një tjetër rast, një bidon uji i dërguar me postë në burgun e Fushë-Krujës, nuk përmbante vetëm ujë. Dërguesi ka ndërtuar një mur ndarës të kamufluar nën etiketë dhe e ka mbushur pjesën tjetër me raki. Për të gjitha rastet, dërguesit dhe pritësit janë proceduar dhe përballur me drejtësinë për veprën penale të “futjes, ose mbajtjes së sendeve të jashtëligjshme në burg”.

A2news.com
 
Ishte e re kjo ne burg gjen drog me.shum.se sa jasht vetem.tkesh lek se dhe dashnore gjen .
 
Nuk eshte kaq e "ceket " eshte shume por shume me e thelle. Duhet hyre pak me ne brendesi.
Burgjet jane miniere ari. Vetem te mendosh koston ditore qe ka nje i burgosur te iken truri.
Cdo gje futet ne bashkepunim me gardianet . Perjashtohen rastet e rralla ku mund te hy dicka kshu si pa dashje. Mirepo gardianet kane dike mbi koke, qe eshte shefi rregjimit te burgut dhe ai i policise qe, dhe kta, kane nje drejtor. Pra eshte nje rrjet i mirfillte. Nuk fitohet vetem nga droga por le ta fillojme listen.
Ushqimi
Sherbimi shendetsor
Shitja e telefonave ku nje telefon i thjeshte shkon nga 300 ne 400 mije lekë
Pastaj fillojne lejet. Ku cdo i burgosur, jo me denim kapital, pasi ka bere nje pjese te denimit dhe nese nuk ka krijuar probleme, ka te drejten me ligj te marre ose te dale me leje nje here ne tre muaj.
Sajmir Mulgeci, ish drejtori i burgut te fushe Krujes, merrte 500€ per 5 dite leje
Dhe lista vazhdon me tej. Para nga nafta, para nga uljet e denimeve se vec gjykates , kte e ka ne dore juristi burgut.
Para se dhe mund te nxjerr fare nga burgu duke bashkepunuar me shefin e shendetesise e te nxjerr me kancer prsh......
Dhe eeeehhhhhh sa ka akoma
Ndaj mos lexoni ca gazetar patatinash qe reportazhet i bejne nga dhomat e hoteleve
 
Por ta keni te qarte, nuk kalon asgje pa bashkepunimin e gardianeve. Cdo gje kontrollohet sikur po qeron oriz
 
Por ta keni te qarte, nuk kalon asgje pa bashkepunimin e gardianeve. Cdo gje kontrollohet sikur po qeron oriz
Po dihet , dhe kto hashashnat qe jan kap vetem sepse skan pagujt , me pages burgu esht hotel.
 
Po dihet , dhe kto hashashnat qe jan kap vetem sepse skan pagujt , me pages burgu esht hotel.
Ca ndodh. Ja ta them une. Kur ka nje sasi te madhe droge, telefonosh etj, bie biznesi. Nuk ka me blerje dmth. Dhe ca bejne?
Behen kontrolle blic. Ne kto raste thirren forca nga drejtoria e burgjeve qe quhet DAP
I bledhin te gjitha dhe tregtia lulezon nga fillimi me cmime akoma me te shtrenjta
Gjithsesi, Shen Kolli eshte burg i veshtire se te burgosurit jane nga zonat pereth. Dmth kryesisht nga veriu. Po ashtu dhe gardianet dhe ka pak "anarki"
 
Po! Me 50 mije lek shefit te edukimit, te dashuren ose nje prostitute, ta ben grua dhe ben takim special. Keshtu quhet
E di e di takimin special car esht :) shumica takimet speciali i perdorin me nxjerr informacion jasht . Si tek filmi me.eskobarin nese e ke pa qe.ben takim.special . Ajo ishte e insrtructume cfar me.bo.. filloj ajo tu bo gjoja au au au , ai i fliste te veshi qe do behet kjo kjo.ajo ?
 
Por mendo burgun e Fushe Krujes
Ka rreth 400-450 te burgosur
Leke me vagona e jo me thase
Te fushkrujes e di mir.ku esht :) por prap si ne burgun e rrogozhines nuk esht , atje behet nami . Por ti e ke mir se blicet i bejn vet . Kur jan mush te gjith , dhe slajmerojn.
 
Rrogozhina eshte bordello
???
Hahahahaha???? vllai mos me.raft po me.ra kerkes gjykateses per arsye alergjie du te kem lumin afer dhe pemet dua tme.cojn ne rrogozhin . Atje kan dhe c3lsat ikin ne dark.e.futen ne mjes .
 
Hahahahaha???? vllai mos me.raft po me.ra kerkes gjykateses per arsye alergjie du te kem lumin afer dhe pemet dua tme.cojn ne rrogozhin . Atje kan dhe c3lsat ikin ne dark.e.futen ne mjes .
Po me degjove mua, larg qofte gjithmone, Vaqarri eshte kampion. Vetem se duhet te dish te "levizesh "
 
Po me degjove mua, larg qofte gjithmone, Vaqarri eshte kampion. Vetem se duhet te dish te "levizesh "
Leviz leku ???? po.lene se kena hap 1 tem qe larg.o.zot . Maksimumi per mashtrim, vjedhje , evazion fiskal.do.futemi.mren .
 
Leviz leku ???? po.lene se kena hap 1 tem qe larg.o.zot . Maksimumi per mashtrim, vjedhje , evazion fiskal.do.futemi.mren .
Mashtrim, 1 deri ne tre vjet. Vjedhje sben me shume se dy por varet nga shuma
Kte te fundit mos e bej se me duket se e kan ber keq
???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top