Lumë kokaine nga Amerika Latine në Europë/ 7 shqiptarë në pranga në Belgjikë

18 persona u arrestuan gjatë kontrolleve të 11 shtëpive të martën dhe të mërkurën në rajonet e Antwerpen dhe Brukselit në Belgjikë në një operacion të madh të goditjes së rrjeteve të trafikut të drogës. 9 të parët kanë dalë para gjykatës. Ata janë 7 shqiptarë, një letonez dhe një gjerman, të gjithë midis 24 dhe 35 vjeç.

Prokurori publik Kristof Aerts tha se personat e arrestuar dyshohen të kenë pasur një rol të rëndësishëm organizues në tërësi dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për trafikimin e drogës. Të arrestuarit besohet se kishin reputacion të lartë në bandat ndërkombëtare të drogës.

Ata kishin rënë në gjurmët e policisë rreth një vit më parë dhe hetimet nisën në fund të vitit 2019. Hetuesit kishin marrë informacion nga autoritetet gjermane rreth një grupi kriminal shqiptarësh. Zyra e prokurorit tha se hetimi tregoi se kjo organizatë ishte në gjendje të transportonte kokainë nga vende të ndryshme të Amerikës së Jugut.

Droga mbërrinte në Europë në porte të ndryshme. Gjatë hetimit u sekuestrua sasi kokaine në tre porte evropiane. 57 kilogramë u kapën në Antëerp, 50 kilogramë në Vlissingen (Holandë) dhe 80 kilogramë të tjerë në Civitavecchia në veri të Romës në Itali. Vetëm kjo sasi e kapur ka një vlerë në treg prej më shumë se 9 milion euro. Banda përdorte kryesisht kontejnerë me fruta për të transportuar lëndën narkotike.

“Krerët e kësaj organizate përdorën plotësisht kufijtë kombëtarë të vendeve të ndryshme evropiane si një kundër-strategji për t’u përpjekur të qëndrojnë larg radarit të policisë dhe gjyqësorit. Gjatë hetimit, forcat e policisë belge ishin në kontakt të ngushtë me forcat e policisë gjermane, holandeze, shqiptare dhe italiane” – tha prokurori Aerts.

Hetuesit kuptuan se jo të gjitha ngarkesat e kokainës mund të përgjoheshin. Më shumë se 40 kg kokainë u kapën nga policia gjyqësore federale. Disa prej ngarkesave ishin në hapësirën e fshehur të një makine. Hetuesit sekuestruan edhe gati 220 mijë dollarë në cash si dhe shuma në valutë të huaj me vlerë rreth 22 600 dollarë. U sekuestruan edhe disa automjete dhe armë zjarri. ©LAPSI.al

Bende Albanese smokkelaars opgerold, 40 kilo cocaïne en 200.000 euro in beslag genomen
Bende Albanese smokkelaars opgerold, 40 kilo cocaïne en 200.000 euro in beslag genomen
Bende Albanese smokkelaars opgerold, 40 kilo cocaïne en 200.000 euro in beslag genomen
 
Sa e urrej kte qytet o Zot mbaj mend ne vitet 98 kan qen 5 apo 6 rruge te tera me vitrina femrash, dhe nje kuriozitet tjeter para disa kohësh kan ber analizat e ujrave te zeza kishte dal me nje perqindje droge merre me vesht qa behet ne kte qytet.
 
Po ti sikur e pelqeje Belgjiken te beheshe drejtor me @London ?:p

Sa per ujrat e zeza eshte nornale te kene % droge, se droga eliminohet ne urine... sa me e madhe te jete % konsumuesve aq me shume do gjesh ne ujrat e zeza.
 
Degjove nje fjal ti edhe mbaje shtyp butonin tani😂😂
Un kam kaluar adolishencen ne ate vend kam kujtime te mira smundem te shaj gjith belgjiken per nje qytet, ostende, bruge, knoke heist jan qytete qe ja vlen te jetosh.
 
Avash avash se qenke i angazhum te besh reklam Belgjikes :p
Nje lemsh jane te gjitha po ke qene ti djal i urte dhe sdije ca ndodh gjithandej...
Belgjika njihet per trafik droge...e taksa te medha lool
 
Avash avash se qenke i angazhum te besh reklam Belgjikes :p
Nje lemsh jane te gjitha po ke qene ti djal i urte dhe sdije ca ndodh gjithandej...
Belgjika njihet per trafik droge...e taksa te medha lool
Po gjithkund jan ato probleme, du me hap axhensi udhetimesh me ndihmon do marr ekskluzivitetin e belgjijkes 😋
 
Nuk na do se nuk na do Europa, t’ju japim arsye të qëndrueshme pra.

Është megjithatë trishtues numri dominant i shqiptarëve ☹️
 
Top