ISIS shet gratë e zëna rob,në Facebook. çmimi i negociueshëm

Guest2

Antarë i Respektuar
Xhihadistët në Siri dhe Irak i trajtojnë femrat e zëna rob si skllave të seksit, sidomos nëse janë kurde. Femrat konsiderohen pronë e tyre dhe mund t’i shesin në treg. Kohët e fundit ata kanë filluar një fushatë në Facebook, ku shesin skllave seksi me çmim të arsyeshëm.

Xhihadisti Abu Asad Almani me nënshtetësi gjermane, ka publikuar në Facebook një shpallje që lidhet me shitjen e skllaveve të seksit për 8000 dollarë. Kjo bëhej vetem për vajza në moshën 18 vjeç. Në profilin e xhihadistit ka pasur edhe të interesuar ku njëri ka thënë: “Pse është kaq shtrenjtë? A ka ndonjë aftësi të jashtëzakonshme?” Xhihadisti është përgjigjur shkurt “Jo, ofertat dhe kërkesat i japin asaj këtë çmim”.

Gratë e zëna rob dhe jo rrallëherë edhe vajzat, detyrohen të martohen me luftëtarët dhe të lindin fëmijët e tyre. Sipas disa vlerësimeve, më shumë se 31.000 gra kanë mbetur shtatzënë me xhihadistë, kurse fëmijët e tyre i quajnë “ushtria e palindur e ISIS-it”.

Prania e xhihadistëve në rrjetet sociale nuk është e vogël, paralajmëron Stephen Stilinski nga Instituti Medial në Lindjen e Mesme, i cili monitoron grupet ekstremiste në rrjetet sociale.

Në territoret e kontrolluara nga Shteti Islamik, aplikohet Sheriati i rreptë ku grave nuk i mohohet çdo e drejtë themelore. Gratë e zëna rob dhe jo rrallëherë edhe vajzat, detyrohen të martohen me luftëtarët dhe të lindin fëmijët e tyre.

Këmbimi dhe rishitja e skllaveve të seksit është një praktikë e zakonshme në Siri dhe Irak, në territoret e kontrolluara nga xhihadistët, kurse ky është rasti i parë i përpjekjes për të shitur gra përmes rrjeteve sociale.

Këtë mënyrë të shitjes së grave të zëna rob, e ndërlidhin me nevojën për të siguruar fonde të reja, pasi së fundmi kryengritësit sirianë, luftëtarët kurdë dhe ushtria e Bashar al-Assadit, kanë arritur të parandalojnë qasjen e tyre në naftë, ku me shitjen e miliona litrave financojnë aksionet e tyre.
(ma.ar/tg/BalkanWeb).
 
Titulli: ISIS shet gratë e zëna rob,në Facebook. çmimi i negociueshëm

O bo bo tmerr.
Keta duhet me i shfaros.
 
Titulli: ISIS shet gratë e zëna rob,në Facebook. çmimi i negociueshëm

Pse habiteni, deri ne shek 18 kjo lloj tregetie ishte legale ne te gjithe boten.fiks=
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top