I gjithë pushteti grave!

1630592085_Capture.jpeg

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe mbas një kalvari shumë shekullor, diskrimunes dhe bllokues për emancipimin e gruas shqiptare, sot kemi një ekzekutiv ku nga 17 ministra, 12 prej tyre janë gra. Ky fakt por edhe gratë e zgjedhura në organet drejtuese të Partisë Demokratike janë një lajm optimist për cdo grua shqiptare.


Sot është një ditë historike për gratë shqiptare.


Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe mbas një kalvari shumë shekullor, diskrimunes dhe bllokues për emancipimin e gruas shqiptare, sot kemi një ekzekutiv ku nga 17 ministra, 12 prej tyre janë gra.


lg.php

Ky fakt por edhe gratë e zgjedhura në organet drejtuese të Partisë Demokratike janë një lajm optimist për cdo grua shqiptare.


Po vjen epoka e emancipimit dhe barazisë reale të gruas shqiptare. Sepse gratë shqiptare si dhe gratë e botës ju është dashur të luftojnë dyfish, sic thoshte Rita Levi Montalcini, ju është dashur përherë të mbanin dy pesha, atë të jetës private por dhe atë shoqërore, gratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë.

Gruaja shqiptare ka qënë e bllokuar prej shekujsh për të patur akses në botën e arsimit, kulturës, shkencës dhe ekzekutivit sidomos. Vetëm në mesin e shekullit të XX gruaja shqiptare filloi të hedh hapat e parë të ekzistencës së saj si qënie politike, qoftë edhe pse me një politizim, maskilizim dhe ndrydhje të skajshme, ajo filloi të çapitet në rrugën e gjatë të emancipimit ndërkohë që simotrat e saj evropiane kishin arritur majat.


Gjithësesi qeveria Rama 3, është një lajm i mirë, por sidomos për emrat që ka ofruar. Përherë kam vlerësuar punën e dukshme të ministreve Balluku, Manastirliu, Margariti por kënaqem kur shikoj në këtë qeveri edhe emra jo politikë por mirëfilltazi profesionist dhe të përkushtuar si Krifca dhe Ibrahimi.

Sot është një ditë e madhe, personalisht ndjehem e ngazëllyer, 12 gra, nëna dhe vajza shqiptare sot janë në krye të vendit dhe nga kjo arritje emancipuese vetëm të mira do kemi pasi jo më kot Gandi shprehej se "Me guximin dhe vetë-mohimin gruaja është gjithmonë më superiore se burri ... "

Shqipëria ka shumë nevojë, për paqe sociale, përulësi, vetëmohim, vizion dhe dashuri pa hesap e kush më mirë se gratë dinë ti ofrojnë këto.


J.SH./Shqiptarja.com
 

Dominimi i grave në qeverinë e re, "shpërthen" Gjekmarkaj: E ka bërë si harem, unë s'jam dakord. I pafytyri talli të madh e të vogël​

 
E pse qenka bere harem pse ka me shume femra?? Kam pare dhe shume gra duke u tall. Pff. Per mua nuk perben ndonje lajm fare. Une kam punu kryesisht ne ambjent me shume burra dhe s'jam ndje asiher minoritet, ashtu sic kam punuar para ca vitesh ne 1 zyr ku 3 ark. kryesor kemi qene femra dhe as aty nuk e kam verejt gjinine. Dhe ky kabinet i zgjedhur tek une nuk dha asnje efekt. S'e di pse.?‍♀️
 
Ka nje ligj te miratuar per kuoten 30% (mos gaboj) te grave ne politike, dhe eshte detyrim qe cdo qeveri duhet ta respektoje. Shoqeria shqiptare eshte shoqeri maskiliste, nuk e pranon femren si lidere por une e quaj progres gjithesesi.

Si dhe do te me pelqente shume qe ato femra qe jane ne politike te mos burreroheshin ne sjellje por te mbeteshin sic jane.
 
Ka nje ligj te miratuar per kuoten 30% (mos gaboj) te grave ne politike, dhe eshte detyrim qe cdo qeveri duhet ta respektoje. Shoqeria shqiptare eshte shoqeri maskiliste, nuk e pranon femren si lidere por une e quaj progres gjithesesi.

Si dhe do te me pelqente shume qe ato femra qe jane ne politike te mos burreroheshin ne sjellje por te mbeteshin sic jane.
Na dhine sojin po u burrerruan??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top