Humorist apo i zgjuar: Cila ka më shumë rëndësi gjatë një takimi me të?

785-0-60c73c021bb44.jpg

A i mendojmë si më tërheqës njerëzit të cilët janë më të zgjuar në një takim (date)? Një hipotezë e tillë u testua në një studim të ri të psikologjisë evolucionare, tani i botuar në revistën shkencore Evolution and Human Behavior (Driebe et al., 2021). Shkencëtarët analizuan të dhënat nga dy studime për të vlerësuar nëse inteligjenca e matur objektivisht po perceptohet si (më) tërheqëse në një takim.

Në studimin e parë, studiuesit testuan inteligjencën në 88 burra. Pastaj, regjistruan video të shkurtra të këtyre burrave dhe ua treguan ato 179 grave, që vlerësuan secilin burrë në lidhje me inteligjencën, zbavitjen, tërheqjen fizike, kiminë mes tyre etj.


Rezultatet ishin mjaft befasuese. Sipas testit të inteligjencës, burrat objektivisht më inteligjentë në të vërtetë u përzgjodhën më pak sesa ata më inteligjentë, sipas treguesve. Ndërkohë, të qenit i perceptuar si inteligjent u shoqërua me një përzgjedhje më të lartë, pavarësisht inteligjencës aktuale/ të vërtetë. Ata që u përzgjodhën si “njerëz me humor” – u përzgjodhën gjithashtu më shumë.

Sidoqoftë, duke qenë se të dhënat mbetën të vogla në numër dhe analiza nuk ishte tërësishte e plotë, studiuesit kryen një eksperiment në dytë me 729 pjesëmarrës, që morën pjesë në disa seanca 3-minutëshe dating.

Inteligjenca e tyre ishte e matur objektivisht, e krahasueshme me eksperimentin 1. U vlerësua inteligjenca, të qenit zbavitës dhe tërheqës si një partner potencial. Ashtu si në eksperimentin e parë, njerëzit e perceptuar si më inteligjentë dhe më gazmorë u vlerësuan më shumë, por inteligjenca e matur *objektivisht* nuk u lidh me një përzgjedhje më të lartë si për burrat, edhe për gratë. Thënë kjo ne mund t’i perceptojmë njerëzit si më inteligjentë seç janë dhe mos t’i shohim njerëzit e zgjuar, për aq të zgjuar sa janë në të vërtetë.

Ç’do të thotë kjo për takimet?

Përfundimisht, inteligjenca e matur objektivisht nuk lidhet me një tërheqje më të madhe. Gjetjet e studimeve tregojnë se të jesh “me humor”, karizmatik cilësohet më e rëndësishme sesa të jesh i zgjuar.

Në mënyrë të veçantë, të qenit i perceptuar si gazmor është më i rëndësishëm për të qenë një partner potencial tërheqës sesa të jesh shumë inteligjent. Për më tepër, të qenit i perceptuar si i zgjuar ishte më e rëndësishme për kiminë mes dy palësh sesa inteligjenca e matur objektivisht. Ky është një dallim i rëndësishëm, pasi sugjeron që menaxhimi i mirë i përshtypjeve (të para) mund të jetë më i rëndësishëm sesa vetë inteligjenca aktuale.


Indeksonline
 
Keto klishete bombastike me kerkesa jane kaq te pabukura dhe pothuaj denigruese. Do te ishte mira te shkonit ne nje takim me sa me shume ciltersi dhe tregoni personalitetin tuaj te vertete kujt i peqeu mire e kujt si pelqeu akoma me mire.
Perse nuk kerkohet qe partneri te jete nje njeri normal ne rralle te pare, perse kerkohet te ngrihen kulte dhe iluzionizma e te kerkohet nje individ me paraqitje dinjitoze dhe me nje kulture te pranueshme, te kete nje etike te dallueshme te mirsjelljes dhe nje elekuence te pranueshme. Te tjerat jane histori.
 
Keto klishete bombastike me kerkesa jane kaq te abukura dhe pothuaj denigruese. Do te ishte mira te shkonit ne nje takim me sa me shume ciltersi dhe tregoni personalitetin tuaj te vertete kujt i peqeu mire e kujt si pelqeu akoma me mire.
Perse nuk kerkohet qe partneri te jete nje njeri normal ne rralle te pare, perse kerkohet te ngrihen kulte dhe iluzionizma tekerkohet nje individ me paraqitje dinjitoze dhe me nje kulture te pranueshme, te kete nje etike te dallueshme te mirsjelljes dhe nje elekuence te pranueshme. Te tjerat jane histori.

Po ne muhabet po bejme ketu, se spo shkojne ne takim o jo. Relax ti ke kohe ta tregosh vetveten :p
 
Keto klishete bombastike me kerkesa jane kaq te pabukura dhe pothuaj denigruese. Do te ishte mira te shkonit ne nje takim me sa me shume ciltersi dhe tregoni personalitetin tuaj te vertete kujt i peqeu mire e kujt si pelqeu akoma me mire.
Perse nuk kerkohet qe partneri te jete nje njeri normal ne rralle te pare, perse kerkohet te ngrihen kulte dhe iluzionizma e te kerkohet nje individ me paraqitje dinjitoze dhe me nje kulture te pranueshme, te kete nje etike te dallueshme te mirsjelljes dhe nje elekuence te pranueshme. Te tjerat jane histori.
Fiks. Por mendoj se dhe ata qe i shkruajne e dine qe nuk funksionojne me manuale keto gjera ?

Une do thoja qe ne 1 takim s'ka lidhje asgje pervec kimise mendore e shpirterore. O te ngjit o s'te ngjit!
 
Fiks. Por mendoj se dhe ata qe i shkruajne e dine qe nuk funksionojne me manuale keto gjera ?

Une do thoja qe ne 1 takim s'ka lidhje asgje pervec kimise mendore e shpirterore. O te ngjit o s'te ngjit!
Po kot te ngjit nqs nuk eshte vetevetja:p
Prandaj do thoja qe ne takim te pare me e rendesishmja eshte te sillesh normal si dite per dite, se kot bere kllownin apo intelektualin kur pjesen tjeter te kohes je e kunderta.
 
Mbeshtes mendimin e @NjeZePraneJush ?
Pa maska, pa komplekse, plot difekte... qe dikush mund dhe te dashurohet me to.

Mjaft te impostuar jemi ne shoqeri sepse duhet te ndjekim rregulla dhe ligje ne te cilat as ne vet nuk besojme...
 
Sigurisht qe po, gjithsecili ka te drejten e tij ta shohe boten me ngjyrat qe do ama ktu po flasim per parimin dhe pergjithesine.?
Me ra telefoni sa e lexova.
Dhe spunon mo as audio.

Me l'hai mandata,ammettilo ?
 
Spostohu 10 metra dhe kontrollo terrenin qe mos jete i rreshqitshem per nje impakt me te mire ne perplasje.???
Qe te dalshin syt venit ?????
Pse je kaq i but dhe shpirt mire ti qe preokupohesh mos thy qafen nderkoh
 
Gjithmone behet fjale per qellimin final, nese nuk sigurohemi per nje finale te kenaqshme kot qe diskutojme pastaj.???
Yyyttt egoist
Vetem per kenaqesine tende e ke mendjen.

Po ske frik qe nga impakti fluturon matan? ? kam airbag te inkorporuar ??????
 
Kesaj i thone te zgjedhesh me zor, kur ke mundesine te jesh edhe i zgjuar edhe humorist.. Si Ermal Mamaqi p.sh. :p
 
Me lind dyshimi, sa inteligjente paskan qene ato qe kan marre pjese????aq inteligjente saqe skan pare inteligjencen reale, me pak fjale u kan hedhur hi ne sy edhe kaq. Inteligjenca reale vrehet 1000288272 km larg, por nga dikush qe e ka ate.??‍♂️
 
Kur me del ikona emrit tek ndonje teme klikoj vetem per te pare c'do kem prrallisur 🤣 Nesje, rikonfirmoj mendimin e meparshem. 😁
 
Duhet te te terheq si paket tjetri jo si pika renditore.
 
I zgjuar.
Ndonjëherë e teprojnë me shakatë pa kripë.
E mbrapa je e keqe ti kur u bën bllok ose vendos ti shkëputësh komunikimet me të:):)
 
Ne 1 takim s'ka lidhje asgje pervec kimise mendore e shpirterore. O te ngjit o s'te ngjit!
 
Te dyja siç i kam un 🤷🏻‍♂️ dmth ene flet gjera interesante ene ben humor te kendshem per veshet tuaj te lezetshem 😝🤣
O ty t'marrte e mira he! lool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top