Gati për shqipërinë!

Si e mendoni nismën e re të qeverrisë "Gati për shqipërinë" ?
Mendoni se zgjidhja më e mirë është prurja e studentëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ?
Mendoni se një student i papërvojë në profesion dhe në jetë është një vendimmarrës i drejtë dhe i aftë ? Mendoni se mjafton vetëm shkollimi për të qënë drejtues i aftë ?
 
E mendoj njejte si nisma " brain gain" qe ndermori Sala para shume vitesh vetem me ndryshimin qe sala mori intelektuale qe kishin studiuar dhe punuar jashte por qe deshtoi sepse askush se merr ket rrisk persiper te leje 1 jete normale qe kane ndertuar andej me shume dakrifica per show mediatik te politikes shqiptare te kalbur. Eshte vetem PR show mediatik asgje konkrete.
Ca eksperience dhe cfare analitical thinking ka 1 24 vjecar qe del nga bankat e shkolles une se kuptoj. Ca mendon Rama se keta studentet do bejne internship ne zyrat e kryeministrise? Nejse.

Mendoj qe opsione si mund te behet ky vend ka shume Rama. Mjafton te heqe te korruptuarit qe ai i njeh shume mire dhe ti zevendesoje me ate elite intelektuash qe jetojne ne shqiperi dhe njohin realitetin shqiptar si dhe qe i perkasin nje grupmoshe te pjekur relativisht. Kete beri qemali ne turqi dhe i rezultoi politike e suksesshme. Coj gjithe mjeket ne amerike i studioj me parate w shtetit me kusht qe te kontribonin ne vendin e tyre e beri me kontrate 20 vjecare dicka e tille ne mos gaboj.

E dyta duhet te beje transparence fiskale per gjithe politikanet dhe gjithe bizneset shqiptare. Kush nuk justifikon pasurine si i ka bere me pune te ndershme apo te pista. Nese nuk e justifikojne atehere tjua konfiskoje dhe te forcoje buxhetin e shtetit.

E treta politika te forta arsimi. Te beje arsim te detyrueshem dhe te mesmen se na mbyti injoranca ne vend.Kostot e arsimit te larte duhet te mbulohet 100 % nga shteti si dhe bursa studimi ne universitetet me te mira te botes per studentet shqiptarw te ekselences por me kusht qe te kthehen ne vendin e tyre ndryshe ti paguajne nga xhepi kokerr me kokerr gjithe shpenzimet shteterore.

E katerta. Investim ne fushen e turizmit dhe bujqesise. Paketa fiskale lehtesuese per bizneset e vogla dhe te mesme, te vejne dore tek infrastruktura. Nese skane te kerkojne hua fondit per zhvillim te organizatave te huaja nderkombetare.

Kto me erdhen ne mend dmth
 
Redaktimi i fundit:
Studenti nese eshte formuar plotesisht me studimet dhe praktikat ne frontet e punes eshte gati te drejtoj vendin.( gje qe nuk ndodh në vendin tone sepse shkollat në 95 perqind jane mare duke paguar )
 
Nje vrime ne uje si gjithmone.
Levizja fasade e radhes se palo-politikaneve qe u kemi besuar jetet tona.

Si mund te kthehet e te investoje gjithe jeten e tij ne Shqiperi nje qe ka mbaruar ne universitetet me prestigjoze te botes duke ditur se:

Fle ne darke me endrra qe do ti beje projekte dhe gdhihet mes plumbave?!

Hap tv dhe nga 150 kanale qe ka te listuara ne 149 shfaqen po te njejtet surreter politike ktu e 30 vjet dhe te gjithe pjelle e atyre qe e masakruan kete popull qe nga 46’ e ktej?!
Ah po se harrova, nje kanal eshte per kroniken e zeze, e mbushur plot!

Shikon perreth dhe cdo gje te duket me ngjyra por sa e “prek” behet bardh e zi?!

Fasada e radhes miqte e mi dhe nese do citoja Tupen do ishte: “Te sakrifikohemi, te bejme revolucion dhe ata qe do ngelen le ta shijojne Shqiperine tone te dashur ose te zbythemi nje ore e me pare”!
 
Nismat jane gjithmone te mira sidomos kur kto i merr shteti por si gjithmone cdo nisme ka per tu politizu dhe praktika do jete sipas interesave te njerit apo te tjetrit politikan…
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare puth do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
puth nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
 
Une do kthehem per vete kete vere dhe do jetoj atje. Keq me vjen per cfare po lej pas por synimi im ka qene sado pak qe kam, ta jap per vendin tim. (mend dhe zemer behet fjale :p) So, yes after 15 years far i am going back!
Por kryeministrin nuk e kam lajmeru ne fakt. 😅 Gabim kam bere. Si dihej ca dilte. 😄 Por me eshte dukur sikur s'ja vlen.
 
Une do kthehem per vete kete vere dhe do jetoj atje. Keq me vjen per cfare po lej pas por synimi im ka qene sado pak qe kam, ta jap per vendin tim. (mend dhe zemer behet fjale :p) So, yes after 15 years far i am going back!
Por kryeministrin nuk e kam lajmeru ne fakt. 😅 Gabim kam bere. Si dihej ca dilte. 😄 Por me eshte dukur sikur s'ja vlen.
Really?
 
Këtij vendi i duhet një ndryshim kursi 180°. Roma nuk u ndërtua në një ditë, por u ndërtua me planin që të ishte e përjetshme. Për fatin e mirë dhe të keq njëkohësisht ky vend ka burime ekonomike të panumërta. Sipas një studimi të bërë nga BERZH, një shqiptar është 3 herë më i pasur se një gjerman duke krahasuar burimet ekonomike me numrin e popullsisë. Duhet thjesht menaxhim i mirë dhe njerëz që ta shikojnë shtetin si institucion që garanton mirëqënien e konsumatorëve dhe jo si arën e babait.
Unë kam besim se një ditë shumë gjëra për shumë shqiptarë nuk do jenë pjesë e luksit, por pjesë e përditshmërisë!
 
Këtij vendi i duhet një ndryshim kursi 180°. Roma nuk u ndërtua në një ditë, por u ndërtua me planin që të ishte e përjetshme. Për fatin e mirë dhe të keq njëkohësisht ky vend ka burime ekonomike të panumërta. Sipas një studimi të bërë nga BERZH, një shqiptar është 3 herë më i pasur se një gjerman duke krahasuar burimet ekonomike me numrin e popullsisë. Duhet thjesht menaxhim i mirë dhe njerëz që ta shikojnë shtetin si institucion që garanton mirëqënien e konsumatorëve dhe jo si arën e babait.
Unë kam besim se një ditë shumë gjëra për shumë shqiptarë nuk do jenë pjesë e luksit, por pjesë e përditshmërisë!
Per aq koh sa tket tipa qe thot un jam amerikane un km baben drejtor un kam cunin e xhajes shofer deputeti ska per tu bo asiher shqipria
Kto gjera nuk zhduken ne shoqerin tone sepse jan te ngjitura tashi sdo sdo mundohemi ta anashkalojm problemin duke u mbeshtet ke te afermit qe kan pushtet :) gjithaesi kemi 800 vjet me shprese qe do behemi… vazhdojm e per nja 800 tjera
 
Top