Dosja daneze për Jetmir Kastratin, si u zbulua grupi i kokainës

legjenda

Tetova
F82F719D-0684-4053-BB06-F38B3B15F273-1200x630.jpg

FM IMAGES 2019-07-31 BREAKING NEWS

Jetmir Kastrati ose siç njihet ndryshe me emrin kosovar Sokol Krasniqi rezulton të jetë shkodrani që drejtonte dhe financonte një grup të gjerë trafiku, në disa shtete të Europës. Në dosjen e prokurorisë që “Shqiptarja.com” disponon tregohet një tablo e qartë se si ky grup kriminal vepronte në territorin e Danimarkës,Gjermanisë, Hollandës, Suedisë, Belgjikës, Shqipëri e vende të ndryshme të Europës.
Grupi i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte si prioritet vetëm trafikimin e lëndëve narkotike kokainë, ku me këtë mall furnizohej në Kolumbi dhe Ekuador, duke e futur më pas në vende të Europës, e shitur deri në Danimarkë dhe Suedi. Rënia në gjurmët e këtij grupi fillimisht është zbuluar nga Qëndra Lindore e Hetimit Special të Distriktit Policor të Kopenhagenit në Danimarkë, ku mësohet se në vitin 2015 janë kapur disa korrierë të këtij grupi. Këto indicie janë përforcuar akoma dhe më tepër gjatë viteve në vazhdim, dhe nisur nga kjo situatë prokuroria e Danimarkës, në janar të 2018 ka vendosur të hapë një dosje hetimore, duke kërkuar ndihmën të 6 shteteve europiane, dhe koordinuar veprimet hetimore me EUROPOL.Kjo pasi grupi kriminal i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte një aktivitet të zgjeruar në disa shtete.
Gjurmimi në teren i këtyre personave ka bërë që të kuptohet se organizata përbëhej nga anëtarë Serbë, Hollandeze, Shqiptarë, Suedezë, Danezë, ku shqiptari Jetmir Kastrati konsiderohej të ishte personi që financonte dhe drejtonte trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Danimarkës, Suedisë,Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Sllovenisë. Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Danimarkës ka kërkuar që informacionet e saj, ti ndajë edhe me partnerët Shqiptarë, duke i kërkuar bashkëpunim, dhe përfshirë Shqipërinë në listën e 7 vendeve që ishin përfshirë në investigimin e kësaj organizate.
Në 31 maj 2019 Qëndra Lindore e Hetimit Special të Distriktit Policor të Kopenhagenit në Danimarkë, ka kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bashkëpunim dhe nisjen e procedurave hetimore për disa nga anëtarët e këtij grupi që vepronin në Shqipëri. Hetimi në Shqipëri ka filluar për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe është kontrolluar e administruar nga zv/drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Anton Martini.
Nga materiali hetimor i mbëritur nga Danimarka në Shqipëri, rezultoi se Danezët ishin duke kryer një hetim të gjerë për një organizatë kriminale ku të përfshirë ishin Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim Bech, Armando Duçaj dhe shumë persona të tjerë si Nikardo Preka etj.Hetimet kishin zbuluar se pjesën më të madhe të fitimeve të kësaj organizate vinin në Shqipëri, ku menaxhoheshin nga Kastrati ose Sokol Krasniqi. Në Shqipëri vepronte dhe Eri Pelingu ose siç është identifikuar më vonë Eri Elbasani apo Ergys Elbasani.
Gjithashtu ky person mbante dhe pasaportë suedeze me emrin Dëfrim Beck. Pjesë e këtij grupi kriminal është dhe Armando Doçaj ose siç është identifikuar më vonë si Astrit Doçaj i lindur në Tropojë dhe banues në Linzë të Tiranës. Pjesë e këtij grupi në rolin e administruesit të pasurisë është dhe kunati i Kastratit, Astrit Beqiri. Gjatë hetimeve ka rezultuar se investitori i ndërtimit të “Pularisë” në emrin e kompanisë “Rens 2015” me vendodhje lagjia buzë lumit Drin, në Bërdicë e Sipërme në Shkodër si dhe disa prona të tjera, dyshohet se i përkasin Jetmir Kastratit. Por nga rregjistrimi në zyrat shtetërore me qëllim për të fshehur pronësinë reale mbi to, është bërë në emrin e kunatit të tij, Astrit Beqiri. Mirëpo në bisedën e datës 14 dhjetor 2018 të zhvilluar në një autoveturë në Danimarkë, bisedë e cila është përgjuar nga autoritet Daneze, midis Jetmir Kastratit alias Sokol Krasniqi dhe mikut të tij Nikardo Preka tashmë I arrestuar, rezultoi se Kastrati shprehet se ka 9000m2 tokë, kompania e tij e ka emrin “Rens”,i cili është shkurtimi i emrit të nipit “Arenc” dhe se i ka kushtuar rreth 130 deri në 140 milionë lekë, vetëm përgatitja e godinës ku bëhet fjalë për pularinë në Bërdicë etj. Gjithashtu ka rezultuar se Jetmir Kastrati rezulton i dënuar në Norvegji në vitin 2012 për veprën penale të “Pastrimit të parave”, e për rjedhojë nga frika e identifikimit të pronave në emrin e tij, ka bashkëpunuar me kunatin e tij Astrit Beqiri, duke i kaluar pronat në emër të tij. Beqiri është një person i pa skeduar nga policia dhe prokuroria Shqiptare, dhe nisur nga kjo situatë ai ishte njeriu ideal për të qënë pronar me letra i pasurisë së Jetmir Kastratit.
Por ky i fundit nuk ka parashikuar që mbi Beqirin do lindnin dyshime, për shkak se pasuria që ai mbante ishte shumë e madhe, në një kohë që vetë Beqiri nuk kishte punuar apo të kishte mundësi financiare për të gjeneruar gjithë atë pasuri.Për pasojë prokurorët Danezë dhe Shqiptarë kanë ngritur dyshime se Beqiri ishte bërë vegël e Jetmir Kastratit për të pastruar në Bërdicë të Shkodrës, paratë e fituara nga trafiku i drogës në disa shtete. Ndërkohë nga verifikimi i pronave në emër të kompanisë “Rens 2015” ka rezultuar se kjo kompani zoëtron një dyqan në Kashar Tiranë, një motor Yamaha, një makinë BMËX5, një makinë Benz Mercedez, një makinë Wolvagen Golf, një automjet “Fiat”. Gjithashtu në emër të motrës së Jetmir Kastratit, Amela Beqiri (Kastrati) është i rregjistruar një automjet tip “Daimler Chrysler”. Po kështu gjatë kontrollit në disa banesa, pikërisht në banesën e Astrit Beqirit në 26 qershor 2019 janë gjetur dhe sekuestruar në total 173 mijë e 500 euro dhe 86 milion e 260 mijë lek të vjetra.
 

Attachments

  • F82F719D-0684-4053-BB06-F38B3B15F273-1200x630.jpg
    F82F719D-0684-4053-BB06-F38B3B15F273-1200x630.jpg
    72.8 KB · Shikime: 0
  • F82F719D-0684-4053-BB06-F38B3B15F273-1200x630.jpg
    F82F719D-0684-4053-BB06-F38B3B15F273-1200x630.jpg
    72.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top