Avionët rusë hyjnë në Suedi e Danimarkë, përgatiten ushtritë!

Avionët rusë hyjnë në Suedi e Danimarkë, përgatiten ushtritë!​

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Danimarka dhe Suedia njoftuan se një avion spiun rus ka shkelur hapësirën e tyre ajrore, për këtë arsye të dy vendet kanë thirrur për spjegime ambasadorët rusë.






Zyrtarë daneze pohuan se shkjelja e hapësirës ajrore të këtij vendi u regjistrua mbrëmjen e së premtes në lindje të ishullit Bornholmit. Pas kësaj, i njëjti avion ka fluturuar drejt Suedisë.

“Ambasadori rus është thirrur pë këtë shkelje të re të hapësirës ajrore”, shkroi në twitter ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod, i cili e cilësoi këtë ngjarje “të papranueshme dhe tejet shqetësuese në sfondin e agresionit rus në Ukrainë”.

Ministria e jashtme suedeze pohoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe të dërguarin e Moskës në Stokholm.

“Ka procedura të pëcaktuara për raste të tilla”, theksohet në deklaratën e saj. Danimarka është anëtare e NATO-s, ndërsa Suedia është e përfshirë nga debatet nëse duhet ta hedhë edhe ajo hapin e bashkimit me aleancën më të madhe ushtarake të globit.

Finlanda ndërkohë pritet të vendosë në 12 maj rreth aplikimit për anëtarësim në NATO. Sipas gazetës vendase Iltalehti, vendimi duhet të merret me dy hapa: në fillim presidenti finlandez, Sauli Niinisto, njofton se ka dhënë miratimin, e parlamenti duhet të japë dhe ai OK-in e tij.



Top Channel
 
Ke ajo kënga “Ke guri që s’bi xixa” kur vjen ke fraza: “He po kur bota është një debil i tetos” më vjen në mendje Putini 🤣🤣
 
Sipas Søren Andersen, i cili është kolonel dhe shef i operacioneve në Komandën e Forcave Ajrore, avioni rus ishte i rrethuar nga dy avionë danezë F16, ende pa e prekur teritorin ajrorë danez.
9FE32222-8F8F-4E54-8C5F-4E2B9A5CB503.jpeg
huazuar nga dr.dk

Edhe pse ky fluturim rus nuk zgjati më shumë se një minutë, megjithatë meret si rast shumë serioz, bazuar në situatën mes Rusisë dhe Ukrainës, ndaj Jeppe Kofod reagoi shumë shpejtë (edhe pse në fakt në raste të këtilla, ka një proces të gjatë të shtjellimit të situatës deri te politikanët).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top