4 kalorësit e Apokalipsit tonë: Xhorxh Soros, Xi Jinping, Bill Gejts dhe Xho Bajden

Screenshot_20210711-125429_Chrome.jpg


Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”

Libri i Zbulesës i Dhjatës së Re, ka kohë që i ka habitur dhe frymëzuar studiuesit biblikë mbi kuptimin e Katër Kalorësve të Apokalipsit. Shumica e tyre bien dakord se ata përfaqësojnë 4 katastrofa që do t’i ndodhin njerëzimit gjatë “kohërave para fundit të botës”.

Kalorësi me Kalë të Bardhë mban një hark dhe një kurorë. Në përgjithësi mendohet se ai simbolizon pushtimin. Mendja të shkon tek aktiviteti i Xhorxh Soros. Për dekada me radhë, ai ka shpenzuar miliarda dollarë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera.
Ai rekruton dhe financon ANTIFA-n dhe lëvizjen “Black Lives Matter” (BLM) në SHBA, i furnizon me armë për të shkaktuar trazira, paguan transportin dhe akomodimin e tyre nëpër hotele kur është e nevojshme. Po ashtu ai financon fushatat politike të prokurorëve pro-kriminelëve dhe kundër viktimave si Keza Budin në San Francisko dhe Kim Gardner në Sent Ljuis .
Krimi po kap majat në çdo qytet ky ka një zyrë të financuar nga Soros. Këta radikalë anti-amerikanë po shkaktojnë dhunë dhe kaos, duke shkelur rendin dhe ligjin. Ata kanë reduktuar fondet për policinë.
Së bashku me pjesën tjetër të së majtës dhe themeluesit e BLM, Soros është i përkushtuar në shkatërrimin e të gjitha vlerave tradicionale amerikane dhe në promovimin e çdo gjëje në kundërshtim me ato vlera. Ashtu si Kalorësi me Kalë të Bardhë në Bibël, ai i ka pasur suksese me të mëdha gjatë 20 viteve të fundit.
Kalorësi i Kuq është presidenti i Kinës, Xi Jinping, udhëheqësi i Partisë Komuniste Kineze. Përveç krimeve të tij të tmerrshme kundër njerëzimit, Xi nisi të bashkëpunonte me familjen Bajden kur Xho ishte zëvendëspresident.
Familja Bajden është pazgjidhshmërisht e lidhur me PKK. Thuhet se Kalorësi i Kuq përfaqëson luftën, gjakderdhjen, vrasjet dhe revolucionin. Sa para ka investuar Xi në universitetet, mediat dhe sportet e ndryshme, për të përhapur narrativat e tij të preferuara në të gjithë botën?
Një shumë të pallogaritshme. Bill Gejts dhe bashkëpunëtorët e tij si Entoni Fauçi, mund të ishin Kalorësit e Zinj.Në Bibël, e zeza shpesh lidhet me mungesën e ushqimit dhe urinë. Gejt tani zotëron më shumë tokë bujqësore në SHBA se çdo korporatë apo entitet tjetër, plot 242.000 hektarë me vlerë 690 milion dollarë.
A do të dëshironte ai të zbatonte politika bujqësore marksiste si ato që zbatoi Stalini, duke shkaktuar një zi buke nga e cila vdiqën 4-7 milionë njerëz në Bashkimin Sovjetik, një gjenocid që ukrainasit e përkujtojnë si Holodomor?
Por Gejts është gjithashtu njeriu që dëshiron që ne të hamë mish të fabrikuar në laborator.
Ai ka inkurajuar prej kohësh një zvogëlim të popullsisë, dhe është një mbështetës entuziast i vaksinave. Vaksina e tij orale e poliomielitit, po e përhap poliomelitin në mbarë Afrikën.
Ai është Cari i vetë-shpallur i vaksinës, një “monstër i vaksinave”, një mbrojtës i “monopolit të ilaçeve”sipas “The New Republic”.
67 për qind e amerikanëve thuhet se janë vaksinuar deri më tani nga Covid-19, duke u dëmtuar me një formë eksperimentale të terapisë gjenike. Nga këto vaksina ka pasur mijëra të vdekur dhe lëndime, dhe askush nuk e di se cilat mund të jenë efektet afatgjata me kalimin e kohës.
Midis përpjekjes së njohur të Gejts për shpopullimin e botës dhe ndikimit të tij të madh mbi vaksinat anti-Covid, ai mund të simbolizojë urinë dhe vdekjen. Kalorësi i fundit i Apokalipsit, Kali i Zbehtë, është vdekja dhe “Hadesi që e shoqëron”. Sigurisht, të gjithë ata që nuk janë të verbuar nga ideologjia e dinë se Xho Bajden ka degraduar mendërisht. Ai mezi mund të lexojë në teleprompter,dhe ka nevojë për shënime të gatshme të përgatitura nga stafi për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve më të thjeshta.
Ai shpesh vuan nga përhumbja mendore. Pra, Bajden përfaqëson vdekjen në dy mënyra; me përkeqësimin e gjendjes së tij mendore dhe fizike dhe “vdekjen” e Amerikës. Gjatë 5 muajve të fundit që kur ai ka marrë detyrën, administrata e tij ka nxitur pushtimin e kufirit tonë jugor nga emigrantët ilegalë.
Shpenzimet e papërgjegjshme të propozuara dhe të aprovuara tashmë, kanë shkaktuar rritjen e ndjeshme të çmimeve. Çmimet e gazit janë shumë të larta, për shkak të mbylljes së gazsjellësit “Keystone”, ndërsa Bajden e lejoi Rusinë të përfundojë ndërtimin e gazsjellësit “Nordstream”, mbi të cilin Trump kishte vendosur sanksione.
Bajden dhe tutorët e tij i kanë dhënë prioritet kërkesave të aktivistëve LGBT, ANTIFA dhe BLM, dhe kanë përqafuar teorinë e luftës racore, që synon t’i vërë njerëzit kundër njëri-tjetrit. Ata kanë zhbërë çdo vendim të ndërmarrë nga presidenti Trump, nga të cilat përfitoi aq shumë popullsia amerikane.
E majta e frikësuar nga Trump, e përdori Covid-19 për të izoluar gjithë popullsinë. Bllokimet shkatërruan qindra mijëra biznese të vogla, teksa i lejuan miqtë e tyre të korporatave të qëndrojnë të hapur. Tani duan të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin, edhe për njerëzit që vendosin të mos vaksinohen për arsye shumë racionale.
Fauçi është i zemëruar me këta të fundit. “Miratojeni këtë ligj. Shpëtoni veten dhe familjen tuaj!”. Kalorësit Soros/Xi /Gejts/Bajden janë njerëz të neveritshëm, tiranë të bashkuar në kauzën e tyre, të vendosur për të sabotuar atë që krijuan Etërit Themelues të SHBA-së, përfshirë Kushtetutën Amerikane. A ka një ristrukturim kulturor, një rebelim patriotësh, një Revolucion të dytë Amerikan?
Ka prova se kjo gjë po ndodh. Prindërit po luftojnë kundër absurditeteve të teorisë së racës dhe kërkesave të turmës LGBT. “Warroom” i Stiv Benon ka mbi 60 milionë dëgjues.
Edhe e vërteta e BLM po zbulohet. Njerëzit po ndërgjegjësohen për dëmin që i është bërë këtij vendi nga administrata Bajden. Kjo që po ndodh duhet të ndalet. Katër Kalorësit do të mposhten nga një Amerikë e pajisur me energji të reja.

/Faktor
 
Top