Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Makineritë e ndërtimit nxjerrin skelete njerëzish, zbulohet varr masiv i viktimave të diktaturës Zbulohet varr masiv i viktimave të diktaturës komuniste në Përmet. Një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit. Firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këto të fundit kanë rrethuar zonën në fjalë. Për kreun e shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë Nebil Çika, ky vend ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit dhe ka qenë hapësire e Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Janë katër varre që ne dyshojmë se janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, të të pushkatuarve. Kemi gjetur vetëm katër, në...
“Bukë mbi makina, gjumë në asfalt”! Heronjtë e vërtetë të luftës me flakët, nuk është ministri por zjarrëfikësit Zjarret që përfhshinë Shqipërinë, Greqin, Italinë dhe Turqinë u kthëen në një alarm pasi po digjeshin toka të mbjella pasuri e bujqve po ikte nga sytë. Pamjet që vinin nga jugu i Shqipërisë teksa zhdukeshin pemë kullota, madje dhe një burrë humbi jetën nga flakë. Por më e turpshmja nga e gjitha ishte se zjarret i prishën pushimet ministrit. Sot ai zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, i cili rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë dhe u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij, prej javësh po ‘lufton’ me flakët në zonë e Dukatit dhe Karaburunit në Vlorë në kushte...
Korrupsioni shtetëror shkatërrohet vetëm në këtë mënyrë, shqiptarët po presin… Korrupsioni i lartë shtetëror është një e keqe e madhe, në dhe për çdo vend ku ai kalon. Dhe ja pyetjet që ngrenë shqiptarët sot: Çfarë do të bëjë SPAK për reformën antikorrupsion në Shqipëri ? A është i vendosur SPAK t’i shpëtojë shqiptarët dhe Shqipërinë nga e keqja që i ka pllakosur në dekada? Kurrë mos e mendoni korrupsionin dhe grabitjen në sistem, që po sundon sot në Shqipëri, një fenomen të lehtë të së keqes, se kjo, në të vërtetë, është një e keqe shumë e madhe. Lufta kundër së keqes, e cila e ka pushtuar një shoqëri për dekada të tëra, sikundër që ka pushtuar sot edhe shqiptarët, nuk është një vepër e lehtë: historia na ka mësuar që, kjo e...
Nëse pyetni një mashkull se çfarë mendon se kërkojnë femrat në një lidhje të re, ata do t’ju thonë se shikojnë kryesisht pamjen, statusin, financat e tij. E vërteta duket se është krejt ndryshe, sipas një sondazhi të ri të kryer së fundmi. Sipas këtij hulumtimi, 60,000 gra janë pyetur se çfarë kërkojnë tek një mashkull dhe 90% e tyre kanë dhënë të njëjtën përgjigje. KJO ESHTE KARAKTERISTIKA NR. 1 qe kerkojne femrat tek meshkujt Përgjigja që dhanë shumica e grave ishte mirësjellja! 90% e të anketuarve janë përgjigjur se duan në krah të tyre një burrë të sjellshëm. Hulumtimi përfshinte gra nga e gjithë bota, të kombësive të ndryshme dhe statusit social, dhe përgjigja nuk ishte e ndryshme. Sipas të njëjtit sondazh, 45% e grave që morën...
“The Sun” ka publikuar analizën e gazetares dhe studiueses, Mercy Muroki për emigrantët shqiptarë që shkojnë në Britani. Në shkrimin e saj me titull “Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit” thuhet se “Një raport ka zbuluar se 40 për qind e atyre që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla ishin shqiptarë.” Në vetëm gjashtë javë këtë verë, 1075 persona nga vendi ballkanik kaluan kanalin, ndërsa vitin e kaluar 757 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla. “E vërteta është se një pjesë e madhe jo të gjithë e atyre që kalojnë nuk janë nga vendet e shkatërruara nga lufta. Ata që kanë kërkuar ta mohojnë këtë, duhet të ulin kokën me turp për të qenë kaq të pamend. Po Shqipëria është një vend tmerrësisht i varfër...
VLORË – Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit. Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte. Mëson se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.. Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike duke gjuajtur ndaj njëri tjetrit me grushte. Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë të lënduarve. Vlorë/ Informacion paraprak...
Para pak ditësh është rrahur Luigj Marku, i njohur në rrjetin social “TikTok” për thirrje ekstremiste. Ai ishte “LIVE” në këtë rrjet sociale, kur papritmas u rrah nga disa persona e që sipas informacioneve për “JOQ Albania” është zbuluar identiteti i dy të rinjve shqiptarë. Bëhet fjalë për dy të rinj nga Kosova të cilët kanë gjurmuar Markun në kohën kur ka dalë live në llogarinë e tij në TikTok dhe e kanë dhunuar. Lexo Edhe: Të njëjtat burime konfirmojnë se bëhet fjalë për bandën e një shqiptari nga Kosova të quajtur Fitim. ”Fitimi nga kosova ishte futur me kta live, gashi quhet ky mjekroshi, se kta jan si band kan gjith ato miliona, i shpenzojne kot dhe i kishin ber be qe do ta kapnin”. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në një...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk e ka lëshuar rastin që të marrë pjesë në natën përmbyllëse të festivalit ndërkombëtar Sunny Hill, që u mbajt nga data 4 e deri më 7 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Duket se Kurti e shijoi në maksimum atmosferën e krijuar natën e kaluar. Ai i publikoi pamjet e realizuara nga telefoni i tij në rrjetet sociale. Madje kreu i qeverisë u pa të bënte fotografi dhe video dhe Sunny Hill. Për katër ditë në këtë festival, pati një numër të madh të pjesëmarrësve.https://klankosova.tv/
Një tjetër paralajmërim vjen për institucionet shqiptare pas sulmit kibernetik të bërë disa javë më parë. Përmes faqes “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, hakerat paralajmërojnë se do të nxjerrin të dhëna të tjera sekrete të qeverisë shqiptare. Sipas asaj që shkruhet në “Homeland Justice” qeveria shqiptare po bën gjithçka që korrupsioni mos zbulohet, por dokumentet që hakerat pretendojnë të nxjerrin së shpejti qytetarët shqiptarë do të surprizohen. “Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë… Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i saj të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë…”Home - Lapsi.al
Pas ngjarjes që tronditi gjithë Shqipërinë ku humbi jetën një 7-vjeçare në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ana e oficerit të policisë Arjan Tase, është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migravionin në Vlorë. Policia e Shtetit Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet...
Si ndikojnë lajmet në pritshmërinë e njerëzve dhe nxitin ndryshime ekonomike Nga Christoph Görtz Lajmet për një rritje të madhe të page, mund t’ju nxitin të rezervoni restorantin më të bukur që keni pranë për të festuar, apo t’ju inkurajojnë të shkoni dhe të bëni blerje në një qendër tregtare, edhe para se shtesa e pagës të depozitohet në llogarinë tuaj bankare. Studimet më të fundit, tregojnë se në thelb kjo është ajo që ndodh edhe në një shkallë më të gjerë ekonomike, kur raportohen lajme në lidhje me teknologjitë e ardhshme. Pritshmëritë në lidhje me përparimet teknologjike, janë të lidhura me një pasuri më të madhe në të ardhmen. Kur shohim teknologji të reja si rrjetet celulare 5G, apo dronët që do të shpërndajnë produktet nga...
Studiuesit panë se si baballarët ndërvepronin me fëmijët e tyre dhe bënë skanime MRI të trurit të tyre. Baballarët janë njerëzit më të rëndësishëm në botë. Ata kujdesen për fëmijët e tyre, i rrisin ato me shumë dashuri dhe sa më shumë kohë kalon aq më të pranishëm janë bërë, shkrua Living. Ka rezultuar se ata i kushtojnë më shumë vëmendje vajzave të tyre, transmeton lajmi.net. Në një studim u përfshinë 52 baballarë djemsh ose vajzash të moshës 1-2 vjeç. Studiuesit panë se si baballarët ndërvepronin me fëmijët e tyre dhe bënë skanime MRI të trurit të tyre. Ata zbuluan se gjinia e fëmijës ka një efekt të drejtpërdrejtë në mënyrën se si është dhe marrëdhënia baba fëmijë. Baballarët kanë një përgjigje më të madhe ndaj fytyrave të...
Emanuela Sako Gratë myslimane që mbajnë perçe nuk pranojnë mjekët meshkuj gjatë lindjes së fëmijëve. Për disa kjo mund të duket e çuditshme, por për besimin mysliman është një sjellje që duhet ta ketë çdo femër. Mjekët shprehen se shpeshherë e kanë të vështirë që të përballen me dëshirat e pacienteve, pasi jo gjithmonë mund të mundësohet që ekipi i mjekëve që duhet të asistojnë në lindje të jetë i përbërë nga meshkuj. Përtej këtyre problemeve, Fatma Naçi rrëfen historinë e saj dhe shpjegon shkaqet se përse nuk ka dashur që gjatë lindjes së fëmijëve të asistojë me mjek meshkuj. Fatma është një ndër ato gra që besimin në zot e ka në zemër dhe për këtë arsye ndjek ritet fetare. Përveçse e përkushtuar ndaj fesë ajo është...
Ballkani gati të shpërthejë?! BE duhet të marrë urgjentisht masa Pas krizës ekonomike e financiare, asaj të emigrantëve, Brexit, luftës në Ukrainë dhe problemeve të tjera të pazgjidhura me të cilat përballet Bashkimi Evropian, zgjerimi duket se po shihet aktualisht si një problem dhe sfidë për unionin, dhe jo si pjesë e një zgjidhje të mundshme. Nga ana tjetër, Serbia dhe Ballkani Perëndimor janë në tërësi një hapësirë ??e vogël, por shumë e larmishme, ende në një proces transformimi, dhe që është ende peng i mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe të brendshme, që nuk sheh alternativë ndaj “rrugës evropiane”, por që krijon ende hapësirë për aktorë të tjerë në skenën ndërkombëtare. Zgjerimi ka qenë prej kohësh një forcë shtytëse për...
“U prehtë në paqe!”, Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Ndërsa ka postuar një foto bardhezi të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani, Rama e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit. "U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes," shkruan Rama. Kujtojmë se pak ditë më parë Bujar Nishani u nis drejt Gjermanisë për një trajtim më të specializuar për sëmundjen autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por që nuk arriti të mbijetojë. Nishani...
Policia e Shtetit shënon sot 101-vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka vlerësuar kontributin e punonjësve të policisë ndër vite dhe kërkoi rritje të luftës ndaj çdo forme paligjshmërie. “13 Janari pa asnjë dyshim është një ditë e shënuar për policinë e shtetit dhe për të gjithë ne sepse festojmë 101 vjetorin e themelimi të saj. Nuk ka njeri që nuk dallon që arritjet e policisë së shtetit gjatë këtyre viteve janë të mëdha. Ky është moment për të kuptuar që sfidat që kemi përpara janë më të mëdha se ato që kemi arritur deri më të tani. Për të gjitha hapat që kemi arritur,duhet të falenderojmë ata që nuk janë kursyer në ndihmën dhe asistencën e tyre për ta bërë...
Ç’ne ky titull? – do të më thonë të paduruarit. Ju ftoj të gjithëve t’i hidhni një sy emisionit “Gjurmë Shqiptare” të datës 16 janar të këtij viti dhe të dëgjoni drejtuesin Mema. I cili, i ndihmuar nga dy profesorë të nderuar, shpalosi të vërtetën e gjithëkohshme e të llagartë për prejardhjen e banorëve të Dropullit, që, me gjak dhe humor të prishur në kohë pandemie, morën, para kohe a tamam në kohë, dozën a mësimin e parë të këtij viti prej Marinit: Gjaku s’ bëhet ujë!!! Po shkenca dhe e vërteta? Ato, po. Bëhen ujë e bëhen krunde! Dhe do të shpjegohem më poshtë. Le të më lejohet të shtoj fillimisht se pakica kombëtare greke në Shqipëri, në radhët e së cilës bëj pjesë, është prej kohësh tópos i preferuar i “Gjurmëve”. Me maskë a pa...
Avionët rusë hyjnë në Suedi e Danimarkë, përgatiten ushtritë! Danimarka dhe Suedia njoftuan se një avion spiun rus ka shkelur hapësirën e tyre ajrore, për këtë arsye të dy vendet kanë thirrur për spjegime ambasadorët rusë. Zyrtarë daneze pohuan se shkjelja e hapësirës ajrore të këtij vendi u regjistrua mbrëmjen e së premtes në lindje të ishullit Bornholmit. Pas kësaj, i njëjti avion ka fluturuar drejt Suedisë. “Ambasadori rus është thirrur pë këtë shkelje të re të hapësirës ajrore”, shkroi në twitter ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod, i cili e cilësoi këtë ngjarje “të papranueshme dhe tejet shqetësuese në sfondin e agresionit rus në Ukrainë”. Ministria e jashtme suedeze pohoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe të dërguarin...
Zyrtari i holandez degjeneron Ramën me letrën e hapur: Në spitalet tuaja nuk ka fasho, është ferr mund të vdèsësh atje Një shtetas holandez i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i ka treguar peripecitë dhe kalvarin që iu desh të përjetonte pas një aksidenti që e detyroi të shkonte në spitalin e Traumës. Ton Daans, ish-këshilltar në fushën e riedukimit në ministrinë e Drejtësisë gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Etilda Gjonaj, tregon në letër se ishte rrëzuar në një trotuar pak ditë më parë në Tiranë. Sipas holandezit, trajtimi mjekësor në Spitalin e Traumës ishte një ferr për të, për shkak të kushteve të këqija dhe infrastrukturës së dobët. LETRA Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë I dashur...
“Rama u shoqërua nga policia gjermane”/ Çfarë ndodhi në Frankfurt me kryeministrin shqiptar “Policia shqiptare shoqëron kryeministrin Rama, refuzoi mbajtjen e maskës në avion” ishte ky një ndër titujt që mbante sot gazeta e njohur gjermane ‘Der Spiegel’. Në artikull shkruhet se kreu i qeverisë shqiptare shkaktoi një skandal në bordin e avionit të linjës ‘Lufthansa’. “Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia federale. Vetëm pasi bindi një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut, Rama më në fund pranoi të zbatonte...
Berisha premton se do iu prijë protestave kundër rritjes së çmimeve: Demokratët presin të na shohin në betejë me Ramën. Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar se do të ndërmarrë protesta në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri. “PD në këtë formë siç është sot, ka vetëm një institucion, grupin parlamentar dhe komisionin e rithemelimit që është i përkohshëm. PD ka nevojë jetike për institucionet e saj, për të gjithë strukturën që duhet të ketë. Demokratët presin të shohin PD në betejë me Edi Ramën. A i keni parë ata që veshin lëkurën e qingjit dhe shkojnë në dyqane? Populli pret valën tjetër të protestave dhe do udhëhiqen nga PD-ja. Ju e dini shumë mirë se ç’vjedhjesh janë bërë në energjinë elektrike dhe tallja qesharake e...
Jep dorëheqjen kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha "Personalisht investova gjithcka për një zgjidhe që do ti shërbente PD dhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem se çfarë ka ndodhur, Fatkeqësisht përpjekja ime për të mbajtur një PD të basshkuar nuk pati sukses. Për këtë arsye I vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit."- tha Basha g.shqip
Tirana, kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë, ndër të fundit në botë Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës. Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje. Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e 222. Kryeqyteti shqiptar renditet ndër të fundit në botë, nga 255 qytetet që janë marrë...
FOTOT e VIDEO/ Tirana mbushet plot për Ditën e Verës, mijëra njerëz shijojnë festën e bukur Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi zgjodhën Tiranën për të festuar Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, duke filluar që nga fëmijët dhe deri tek të rriturit, duke bërë që mijëra qytetarë të vërshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në stage përballë Kryeministrisë u ngjitën artistë të të gjitha zhanreve muzikorë, duke filluar nga Ansambli Popullor, Filarmonia, Artistë dhe grupe të rinj, por edhe artistë të afirmuar. Të shumtë ishin të apasionuarit pas automobilizmit. Sheshi “Skënderbej” u kthye sot në një ambient argëtues fëmijët, por dhe të rriturit patën mundësi të bëjnë foto me...
Policia kërcënon qytetarët që protestuan: Kush bllokon rrugët, do të ndiqet penalisht Mijëra qytetarë u tubuan dje në qendër të Tiranës për gati 4 orë duke kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë për të zbutur rritjen “e çmendur” të çmimeve të karburantit dhe mallrave të tjerë ditët e fundit. Folësit që morën mikrofonin kërkuan një paketë fiskale, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët dhe sidomos shtresat me të ardhura të pakta. Fillimisht protesta u mbajt para kryeministrisë, por më pas qytetarët bllokuan disa nga kryqëzimet kryesore duke ndalur qarkullimin e automjeteve. Në fillim policia e lejoi këtë situatë duke krijuar korridore të tjera kalimi për automjetet. Nuk munguan edhe momentet e tensionit pas ndërhyrjes së forcave të rendit...
22/02/2022 Nga Carl-Johan Karlsson “World Crunch” Shkrimtarja e famshme Xhejn Ostin, shkroi në vitin 1816 se “çdo njeri është i rrethuar nga një lagje plot me spiunë vullnetarë”. Sot kjo “lagje” po bëhet disi më e madhe, teksa jetët dhe ekonomitë tona të dixhitalizuara, por nxjerrin në pah “lumenj” gjithnjë e më të thellë të të dhënave private nga jeta e përditshme e qytetarëve. Natyrisht, kjo ka sjellë me vete edhe një debat gjithnjë e më të zjarrtë, mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë “vullnetar” dhe “spiunim”, në një botë ku mbikëqyrja nuk është vetëm e kudogjendur. Megjithatë ajo po shpallet si një kusht kryesor për sigurinë tonë private dhe kolektive. Një shembull i mirë na vjen së fundmi nga Danimarka, ku policia daneze...
Ministrat për çështjet europiane të Bashkimit Europian shqyrtojnë sot rekomandimin e Komisionit Europian për ndryshimin e rregullave lidhur me udhëtimet drejt Bashkimit Europian në kontekstin e evolucionit të pandemisë COVID-19. Burime diplomatike të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur për ABC, se do të ndryshohet qasja për udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta si Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Qasja për heqjen e kufizimeve për udhëtimet drejt BE-së nuk do të jetë më në bazë të listave të vendeve të sigurta në nivelin epidemiologjik, por në bazë individuale. Sipas këtyre rregullave, të gjithë qytetarët ekstrakomunitarë si ata të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht të vaksinuar me vaksinat që njihen nga Bashkimi...
Sa i ka kushtuar botës pandemia? Nga Andrew Sheng & Xiao Geng “Project Syndicate” Ndërsa pandemia e Covid-19 hyri në vitin e saj të tretë, Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një bum vazhdueshëm të bursave, ndërsa suficiti tregtar global i Kinës shënoi nivele rekord. Ka arsye të besohet se këto tendenca nuk do të zgjasin shumë. Dhe kjo sepse Rezerva Federale e SHBA-së, është e vendosur ta shtrëngojë politikën monetare përballë inflacionit në rritje, ndërsa tregu i aksioneve të SHBA-së ka filluar të bjerë. Por edhe nëse rritja tregtare apo eksportet e fuqishme në ekonomitë më të mëdha të botës do të vazhdonin, shumica e njerëzve po përjetojnë vështirësi dhe ankth. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë, e lëre më imperativin e ndryshimit...
Një përplasje e bursës amerikane dhe trazirat e përhapura sociale janë dy skenarët më të mundshëm në vitin 2022, ngjarje të rëndësishme që mund të prishin sigurinë botërore dhe të shpërbëjnë ekonomitë, ka parashikuar një raport i ri. Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Pekinit dhe një përplasje pronash në Kinë gjithashtu zënë vend të dukshëm në raportin “Risk Outlook 2022” të “Economist Intelligence Unit (EIU)’, ku të dyja konsiderohen ngjarje me probabilitet “të lartë”. Nga 10 kërcënimet kryesore, pesë kategorizohen si skenarë ekonomikë, dy politikë dhe ushtarakë dhe një mjedis – thatësira të rënda që shkaktojnë urinë. EIU pret që rimëkëmbja pas COVID-19 të vazhdojë edhe në vitin 2022, me produktin e brendshëm bruto...
A do të shkarkohet Presidenti? Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas 30 ditësh Gjykata Kushtetuese është tërhequr ditën e sotme për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Kujtojmë se prej disa kohësh është duke zhvilluar një seancë gjyqësore për shkarkimin e Presidentit Meta, me kërkesë të shumicës së Kuvendit. Nga ana tjetër është bërë me dije se "Kushtetuesja" do ta shpall vendimin e saj pas 30 ditësh në faqen zyrtare. “Gjykata Kushtetuese deklaron mbylljen e seancës plenare dhe tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, tha kryetarja e Gjykatës, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve./...
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënoi sot me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove, nisur nga “pozita dhe funksioni kushtetues përgjatë kohës së kryer së veprës penale: Përmasën e cënimit të interesave shtetërore; Shtrirjen në kohë dhe hapësirë të veprës penale dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe veprës”. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite...
Kristaq Xharo* Ndoshta, shprehja ‘Rusia do të pushtojë Ukrainën’ e përdorur sot në nga media, por edhe politika është e papërshtatshme dhe abuzive, sepse direkt mbivlerëson njërën dhe nuk respekton palën tjetër, edhe pse ajo lidhet me balancën e fuqisë ushtarake midis dy vendeve. Rusia zotëron kapacitete ushtarake, që në termat e fuqisë janë disa herë më të mëdha se Ukraina. Por, deri më sot, në historinë e luftërave asnjë fitore apo humbje nuk është përcaktuar vetëm me raporte forcash, por edhe me faktorë të tjerë argumentojnë Klauzevic, apo shumë më herët Sun Tzu. Historia dëshmon shumë shembuj që tregojnë që edhe më të fuqishmit e më të mëdhenjtë edhe pse mund të kenë fituar të gjitha betejat, mund ta humbin luftën…...
Këta dy vite pandemie, me numërin e llahtarshëm të vdekjeve që po i afrohet 6 milionëve, i kanë përplasur në fytyrë vdekjen një bote që donte ta harronte. Megjithatë jemi bij të qytetërimeve tepër të lashtë, që kanë ditur të ndërtojnë rite, kulte, tradita mbi përfundimin. Për mijëvjeçarë jemi ngushulluar me jetën e përtejme, vetëm në dhjetëvjeçarët e fundit e këtejshmja fitoi, duke fshirë nga përfytyresat tona jo vetëm vdekjen, por edhe pleqërinë, rënien e pashmangëshme. Ja, e pashmangëshme është një mbiemër që Jeff Bezos nuk mund ta durojë. Miliarderi amerikan që me Amazonin ka përdredhur të gjithë zakonet tona të blerjes (duke i vërtetuar postave të gjithë botës që po, pakot mund edhe të arrijnë), nuk është mjaftuar me Tokën tonë të...
Zef Mustafa është një histori klasike amerikane suksesi. Ai emigroi në SHBA në vitin 1962, ndërkohë që ishte ende i mitur, së bashku me prindërit e tij shqiptarë që iu larguan komunizmit në Shqipëri. Zefi ishte vetëm dy vjeç kur i vdiq nëna, dhe pas 9 vitesh i vdiq babai. Pasi u dërgua në jetimore, ai u largua dhe në të njëjtën kohë la edhe shkollën në klasën e gjashtë. Ishte një endacak rrugësh derisa një familje e zonës e mori atë. Falë tyre, ai mësoi tregtinë, dhe krijimin e programeve në industrinë e komunikimit. Biznesi i eci. Në vitin 2000 kishte 5.9 mln dollarë të ardhura. Ky është Zef Mustafa një biznesmen, një familjar dhe një njeri i mirë me shkop bejsbolli në dorë, i njohur në familjen kriminale Gambino. Prokurorët pohonin...
I ftohti polar, Ministria e Shëndetësisë apel: Siguroni rezerva ushqimore dhe bombulat e gazit jashtë Nisur nga temperaturat e ulëta dhe i ftohti që po kërcënon vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët në mënyrë që të kujdesen për shëndetin. MSH thotë se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore duke cilësuar se kategoritë më të rrezikuara mbeten foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Ajo këshillon qytetarët që të përdorin veshjet e duhura, të kenë kujdes gjatë ngrohjes me gaz dhe të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpi. UDHËZUESI I MSH Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore Kategoritë më...
Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë? Nga Bahador Bahrami Shoqëria jonë drejtohet nga ndikimi shoqëror. Nga shitësi që dëshiron t’ju shesë një makinë, nga politikani që dëshiron votën tuaj, dhe nga influencuesi në Tiktok që dëshiron që ju ta“pëlqeni”, videot e tyre kanë një gjë të përbashkët:ata janë duke garuar për vëmendjen tuaj. Për shkencëtarët – në psikologji, politikë dhe shkenca kompjuterike – të kuptuarit se si u tërheqim vëmendjen njerëzve është një sfidë e veçantë. Në një studim të fundit, ne zbuluam se ndikimi social kuptohet më së miri si një konkurrencë. Shpesh njerëzit e mendojnë ndikimin social si një marrëdhënie direkte midis ndikuesit dhe objektivit të tyre. Por çdo zgjedhje...
Pabarazia po e rrit polarizimin politik në mbarë botën Nga Alexandru Micu Sipas një studimi të ri, bota është më e ndarë politikisht sot se sa në çdo moment tjetër të 5 dekadave të fundit. Dhe kjo nuk ka të bëjë më vendin ku jetoni. Njerëzit në mbarë botën janë sot më fanatikë në pikëpamjet e tyre politike, më pak të hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme, dhe e identifikojnë veten më fort me lëvizjen politike me të cilën janë të lidhur. Hulumtimi i ri i udhëhequr nga studiuesit në Universitetin e Shën Endrjus, shqyrtoi faktorët që fshihen pas kësaj rritje të polarizimit, dhe çfarë mund të bëjmë për t’i kapërcyer serish hendeqet. “Ne e dimë se me kalimin e kohës, njerëzit janë bërë më të polarizuar politikisht, si për shembull në SHBA...
BALLINA LAJME Feeddn Gostivar: Gruaja I Jep Dajak Burrit Në Kafene Dje rreth orës 16.30 S.A nga Gostivari ka den oncuar në pol icinë e Gostivarit se rreth orës 15:00 është su lmuar fiz ikisht me mjet të rëndë nga gruaja e tij S.S (59) poashtu nga Gostivari në një objekt hotelereik. Pol icia pastaj ka marrë në pyetje gruan nga Gostivari dhe po punon në zbardhjen e ras tit dhe pastaj do të ngritet p adi ad ekuate.https://news21post.com/
Publikuar 16:38 19 Dhjetor, 2021 Shpresojmë të mos na duhet t’i vaksinojmë njerëzit gjatë gjithë kohës, por duhet ta lëmë të hapur mundësinë që do t’ju kërkohet të bëjnë një vaksinë sezonale, edhe pse nuk jemi ende të sigurt, deklaroi për Sky TG24, Anthony Fauci, imunolog dhe këshilltar kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë. ”Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të kërkohet në muajt në vijim”, tha ai. ”Mund të na duhet edhe një dozë e katërt, por shpresoj të mos ndodhë, pasi na duhet një nivel kohëzgjatjeje mbrojtjeje që shkon përtej gjashtë muajve”, theksoi Fauci. ”Ne kemi nevojë për dozën e tretë sepse është pjesë integrale e regjimit vaksinor, kështu që është e mundur që pas dozës së tretë nuk do të kemi nevojë për një dozë...
BALLINA LAJME Feeddn Vlon Pro*Stitucioni Për Fundvit. Ja Sa Raste Janë Zbuluar LAJME December 19, 2021Admin Në 10 muajt e parë të këtij viti, gjithsej në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të shfrytëzimit të pro*stitucionit. Vi*ktima të kësaj vepre penale janë kryesisht minorenet. Ato shfrytëzoheshin sek*sualisht nga persona më të mëdhenj në moshë, duke i mashtruar dhe kundrejt shumave të ndryshme monetare. Referuar të dhënave statistikore nga Ministria e Brendshme, nga muaji Janar deri të muajin Tetor të këtij viti, janë evidentuar gjithsej 967 vepra penale të trafiqeve të paligjshme. Shtatori mban numrin më të lartë, me 150 raste. Janë identifikuar gjithsej 1.144 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë përfunduar në pranga...
Si mund të mbahet një planet me 11 miliardë njerëz? Një ekuacion shumë kompleks Nga Massimo Livi Bacci Nëse bazohemi tek parashikimet e Kombeve të Bashkuara, me të cilat bien dakord shumica e ekspertëve, deri në vitin 2011 Toka mund të banohet nga gati 11 miliardë njerëz, ose 3 miliardë më shumë se 8 miliardët që banojnë aktualisht. Tre miliardë të tjerë në 79 vjet është një shifër mbresëlënëse. Por mos harroni se mjaftuan vetëm 36 vjet për t’i shtuar një shifër të ngjashme 5 miliardë banorëve të arritur në vitin1985. Në fakt, shkalla e rritjes së popullsisë së botës është vazhdimisht në rënie. Rritja vjetore ishte 2.5 për qind gjysmë shekulli më parë, aktualisht është më pak se 1 për qind, dhe pritet të jetë afro zero nga fundi i...
Tre kërcënimet për rimëkëmbjen e ekonomisë globale “The Economist” Lajmet në prag të 2-vjetorit të pandemisë aktuale, mund të ishin më të mira sesa këto që po dëgjojmë aktualisht. Shfaqja e një varianti të ri të Covid-19, Omicron, ka nxitur një valë të madhe shitjesh në tregjet financiare, e nxitur me sa duket nga shqetësimi se një lloj i ri shumë i transmetueshëm i virusit, mund të frenojë rimëkëmbjen e ekonomive në mbarë botën. Megjithatë, edhe nëse Omicron do të rezultojë i menaxhueshëm, viti 2022 do të jetë ndoshta një vit ekonomik i vështirë, pasi vendet ndodhen midis 2 forcave ekonomike të frikshme:politikës monetare më të shtrënguar në SHBA, dhe rritjes më të ngadaltë ekonomike të Kinës. Amerika dhe Kina janë gjigantët e...
Autoritetet saudite kanë kryer goditjen e tyre më të madhe ndonjëherë ndaj konkurrentëve të bukurisë së deveve që morën injeksione botoks dhe prekje të tjera artificiale, njoftoi të mërkurën Agjencia shtetërore Saudite e Shtypit, me mbi 40 deve të skualifikuara nga konkursi vjetor, shkruan AP. Festivali i popullarizuar i deveve të mbretit Abdulaziz të Arabisë Saudite, i cili filloi në fillim të këtij muaji, fton mbarështuesit e deveve më të bukura të konkurrojnë për të fituar çmimin rreth 66 milionë dollarë. Alsat.mk
Top