"Zoti urren femrat"

Lauri

Anunnak
Del libri "Zoti urren femrat", nuk eshte nje roman, por nje liber dal nga puna dhe kerkimet studimore te autores Giuliana Sgrena. Duke u koncentruar ne librat dhe besimin e tre religjonet me te medha ne bote.
Lexim te kendshem kush deshiron ta lexoje lebrin.

Dio odia le donne (di Giuliana Sgrena)


Kur është fjala për grate diskriminuese, fetë kryesore monoteiste janë të gjitha në marrëveshje. اdo grua do të etiketohen si një bijë e Maries apo bijës së Evës: gruaja është origjina e mëkatit, joshëse qe të çon në shkatërrim. Dhe pastaj feja, alibi e patriarkalizmit, shërben për shtypjen dhe humbjene saje, shekulli pas shekulli, mijëvjeçari pas mijëvjeçarit; per keta feja ka nevojë për një perëndi mashkull, një bir i perëndisë mashkull, një profet mashkull, priftërinjtë meshkuj. Normat, traditat dhe zakonet kanë të vetmin qëllim të përjetësuar kontrollit social mbi gratë, edhe më shpesh përmes varësisë ndaj dhunës.

Giuliana Sgrena zbulon dhe denoncon të gjitha format e kësaj urrejtje ndaj grave. Nga fenomene ekstreme si rrethprerjen femërore "trashëgimisë faraonike" dhe përdhunim e saj gjate luftës, e cila nëse përsëritet dhjetë herë do të thotë se gruaja është konvertuar, në fund të tragjedive të përditshme të tilla si femicide- vrasjet e femrave, versioni i kohes moderne, por jo më pak të përgjakshme të vrasjes per nder, me të cilën mashkulli pretendon pronësinë e gruas, vajzës, motrës, të drejtën për të vendosur jetë apo vdekje.
Por ka edhe abuzime më delikate dhe të fshehtë, si ideal i pastërtisë dhe virgjërisë, e cila ndikon grave në zgjedhjet jetësore, rolin shoqëror, madje edhe në veshje. Giuliana Sgrena daton në rrënjët e nënshtrimit të femrës, duke treguar se sa ende ligji i fesë ndikon ne virgjeritetit(seksi i pare)

donugrave_zpsxhjrpc3t.png
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Po te ishte ashtu , nuk do ti kishte fal kaq te bukura :d

Origjina e mekatet ne Islam nuk eshte femra . Keto ide te djallezuara gjenden vetem ne Biblat e Palit , sepse ne Islam origjine e mekatit fillestar te njeriut eshte djalli i mallkuar .
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Cfare absurditeti... Nuk urren Krijuesi krijesen e vet, poe njerezit sdin cfare te shpifin, u jane hargjuar risit, dhe shpifjet, dhe me kete do kete sukses sidmos tek ato femra te deshperuara...
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Po te ishte ashtu , nuk do ti kishte fal kaq te bukura :d

Per kete po ankohet autoria e librit, pse ju e fusni me koke ne thes ate bukuri dhe ne emer po te atij qe e krijoj ate.

besim_zpsc5eecea4.png
 

Attachments

  • besim_zpsc5eecea4.png
    besim_zpsc5eecea4.png
    6.9 KB · Shikime: 1
  • besim_zpsc5eecea4.png
    besim_zpsc5eecea4.png
    6.9 KB · Shikime: 1
Titulli: "Zoti urren femrat"

Cfare absurditeti... Nuk urren Krijuesi krijesen e vet, poe njerezit sdin cfare te shpifin, u jane hargjuar risit, dhe shpifjet, dhe me kete do kete sukses sidmos tek ato femra te deshperuara...

Princesha nuk e ke lexuar librin te nxjerresh konkluzinone. Ne cfare u bazove qe ti quash e shpifje?
Dashiroj te lexoj dicka nga ti ku nje femer eshte njesoj si burri ne baze te mesimeve fetare. Pervecse ligjeve te nje shtetit laik.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Un nuk do e merrja si tragjike aspak ! aty thuhet ;Zoti urren femrat! por meqe jan fut ne thojza.. kjo nenkupton te kunderten ..perndrysh eshte budallaki ne kulem te mendosh nje gje till.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Mire thote,ku I bien gjith hallet femrave...duke u nisur vetem nga kjo qe "denohet" njeher ne muaj lol
Duhet te perballoj dhimbje te forta per te pasur nje femije etj :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Zoti urren femrat"

Per kete po ankohet autoria e librit, pse ju e fusni me koke ne thes ate bukuri dhe ne emer po te atij qe e krijoj ate.

besim_zpsc5eecea4.png

Ne nuk e fusim ne koke ne these ate bukuri , por ne kete bukuri nuk e lejojme ta shijoj cdo kush , sepse bukuria e femres eshte e percaktuar nga Zoti i Madherueshem vetem per personat e caktuar ( si per bashkshortin e jetes dhe fimijet dhe antaret e familjes se ngushte ) . Ne kete menyre ruajta e bukurise se femres sjell ne shoqeri rregull dhe respekt ne maksimum te femres . Dhe jo sic ndodhe ne vendet e te pa fe , bukuria e femres shitet me para !
 

Attachments

  • besim_zpsc5eecea4.png
    besim_zpsc5eecea4.png
    6.9 KB · Shikime: 1
  • besim_zpsc5eecea4.png
    besim_zpsc5eecea4.png
    6.9 KB · Shikime: 1
Titulli: "Zoti urren femrat"

Shpresoj shume te mos harroj ti rikthehem kesaj teme. Eshte teme vertet e bukur. uroj te gjej pak kohe e t ethem si e shoh rolin e femres sipas urdhrave te Zotit, nese i do apo i urre.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Ne nuk e fusim ne koke ne these ate bukuri , por ne kete bukuri nuk e lejojme ta shijoj cdo kush , sepse bukuria e femres eshte e percaktuar nga Zoti i Madherueshem vetem per personat e caktuar ( si per bashkshortin e jetes dhe fimijet dhe antaret e familjes se ngushte ) . Ne kete menyre ruajta e bukurise se femres sjell ne shoqeri rregull dhe respekt ne maksimum te femres . Dhe jo sic ndodhe ne vendet e te pa fe , bukuria e femres shitet me para !
pikerisht ate po thote edhe autoria e librit: gruaja, sipas parimit fetar, eshte nje qenje sherbetore e burrit.
Ps. Nuk te duket maskilizem i theksuar ky mendimi yt bazuar ne besimin tend..!
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Princesha nuk e ke lexuar librin te nxjerresh konkluzinone. Ne cfare u bazove qe ti quash e shpifje?
Dashiroj te lexoj dicka nga ti ku nje femer eshte njesoj si burri ne baze te mesimeve fetare. Pervecse ligjeve te nje shtetit laik.

Ke te drejt, nuk e kam lexuar...por nuk besoj se do ndryshoj mendimin edhe nese e lexoj...
ti kerkon dicka absurde... nuk mund te jemi njesoj grua me grua, e jo me burre e grua...
Me pelqen me shume njerezit ta kuptojn si "drejtesi gjinie e jo barazi gjinie".
Nese analizon mire, burri edhe gruaja ndryshojn qe nga pamja fizike.
Detyrat e caktuara nuk janë të njëjta. Atyre u është dhënë aftësi të ndryshme nga Krijuesi i tyre; detyrat janë të bazuara në ato aftësi.
Burri me aftesit e veta, gruaja te vetat.. nese ulesh e mendon mire...gruaja ka zotesi dhe aftesi me te medha se burri.. Nje grua pernjeher mund te jete nene, re, grua, mesuse, shoqe, bije, etj, ndersa mund te thuhet per burrin e njejta gje..
nejse shikoni ndryshimet sic i deshironi, por me mire eshte te shikoni miresit qe ka nje femer...mjafton qe ka privilegjin te behet nene....
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Me shtove kureshtje
Do ta ordinoj sa me shpejt dhe do jap mendimin tim
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Shpresoj shume te mos harroj ti rikthehem kesaj teme. Eshte teme vertet e bukur. uroj te gjej pak kohe e t ethem si e shoh rolin e femres sipas urdhrave te Zotit, nese i do apo i urre.
He mi ca do thoje ti :p
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Une do e kuptoja keshu : Zoti eshte lakim ne gjinine mashkullore
Femra ka vuajtur gjithmone, e shtypur eshte dhunuar, eshtte masakruar
Mashkulli eshte menduar gjithmone sikur e ka prone, e ka perdorur, neperkembur, e ka perulur (thelle-thelle besoj ka frike)

Ne gjithe historine e njerezimit femra ka qene nje shkalle poshte mashkullit.

Zoti mashkull pse lejoi dicka tte tille?

Por une se kam lexuar, thjeshte intuita ,mendoj keshtu kot
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Zoti urren femrat ? Qe ne start, urrejtja nuk eshte cilesi e Zotit kur eshte ne pyetje krijesa mashkull/femer. Askush nuk e urren ate qe e ben/krijon. Si Krijues qe eshte Zoti, nuk urren krijesat e veta. Ti mund ta urresh nje veper te dikujt, por jo individin si individ. Kjo "Zoti urren femrat", eshte ndoshta me shume tek bota e injoranteve qe kerkojne njolla te zeza ne cdo besim, duke harruar vetveten dhe shpirtin e tyre, te mbyllur ne kafazin e erresires.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Eshte perkthyer ky libri apo vetem ne Italisht eshte botuar?
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Librin se kam lexuar sigurisht, por nqs ka ndonje menyre per ta gjetur anglisht online na beni me dije, pasi italishten e lexoj sh ngadale. Gjthss, komentin po e bazoj ne parantezen qe ka bere Lauri, por dhe duke u bazuar ne akuza qe shpesh kam lexuar rreth kesaj teme. Nuk eshte gje e re. Me siguri ka mbledhur ankesat neper bote autorja :p.

Nese ndalim tek fenomeni: Cilen gjini preferon Zoti.

Te flasesh per dicka, dike, per nje qenie, e aq me teper Zotin, duhet me se pari ta njohesh ate.
Ta njohesh ne te gjitha kuptimet. Natyren e tij, aftesite, pushtetin, dijen e paskajshme qe ka, krijimin dhe krijesat e tij. Si dhe arsyen se pse ka krijuar cdo gjallese, natyren e krijesave etj etj.
Nqs autorja e ka bere kete gje, atehere po, ja vlen te lexohet libri. Por nqs ajo nuk e njeh Zotin por niset me legjenda urbane si psh. "Gruaja eshte origjina e mekatit", atehere ajo po flet mbi dicka in-egzistente. Une nuk dua te prek fete e tjera pasi s'jam teologe, por me aq njohuri sa kam une; Ne fene time gruaja nuk quhet dhe nuk eshte kurrsesi origjine mekati. Madje Zoti eshte aq i drejte saqe gjithkujt do i jape ate qe ka mbjellur qofte dhe sa therrmija e reres.

Para se te flasim nese jane te barabarte mashkulli me femren, duhet te pyesim veten: Pse po krahasohemi? Cili eshte synimi ne kete bote? Per te deshmuar kush eshte me lart e me poshte? Per ti ndare njerezit nga determinizmi gjinor? Apo per te jetuar gjithsecili sipas natyres se tij per nje jete sa me te hareshme?
Shpesh thuhet gruaja ka qene e shtypura. Po kush e shtypi gruan? Njerezit apo Zoti?

Si u krijuan mashkulli e femra? te dy erdhen nga e njejta rruge. Te dy kane te drejten e jetes, te dy kane te drejten e edukimit, te dy kane te drejten e vendimit, zgjedhjes.
Dy probleme kryesore qe shoh une jane; 1- Mania e femres per te xhelozuar mashkullin. Pse nuk xhelozojne meshkutj c'ka gruaja? Pse nuk luftojne meshkujt te kene ndjesine e te qenit nene? A do e braktisnit ju femra kete dhurate? Kurre. Eshte mrekulli qe Zoti ja dha vec femres, ama kurrkund nuk shikohet kjo si e mire, perkundrazi bota maskiliste e bejne qe te ulin femren duke e kthyer gjoja ne fabrike riprodhimi. Ama faji i kujt eshte? Faji i njerezve qe kane harruar rolin e tyre ne bote. Meshkujt qe te kene perfitime materiale e kane kthyer femren ne nje makineri, makineri konsumimi ne te gjitha kuptimet e saj. E kush e ka fajin per kete? Sigurisht jo Zoti.

Nese marrim dhunen qe po permendet tek hapja e temes. Si qenka e dhunuar kur Zoti ka ndaluar dhe shpifjen per grate, jo me dhunen ndaj tyre. S'ke asnje ajet kuranor ku mbron shpifjen ndaj burrave, ama per grate ke me 10-tra ajete qe zbriten per ta lartesuar ate. Te gjykosh Zotin do te thote te vendosesh ne peshore te dyja botet. Puna ne kete bote dhe shpreblimi ne boten tjeter. Zoti nuk gjykohet vetem c'te kap syri ty, se ne si entitet jemi te kufizuar nderkohe qe dija e Zotit perfshin; ne dhe mendjen tone, kete bote, cfare ka kaluar e cfare do vije me mbrapa. Nese i vendosim ne peshore keto do kuptojme se Zoti gjithsecilin e krijoji ne llojin e tij, te ndryshem nga njeri tjetri dhe cdo kush ka nje rol te caktuar. Mu kujtua nje histori ne kohe te profetit. Sipas fese kush vdes shehid(duke mbrojte atdheun, e lufton per hir te Zotit qe te mbroje familjen, trashegimine nderin) shkon ne parajse(dhe lufta eshte obligim vetem per meshkujt) . Dhe nje nga grate e sahabeve atehereUmmu Seleme, e cila e pyeti Profetin (a.s): “O Profet, pse vetem burrat e kane për detyre luften, dhe ata marrin shperblimin e Shehidit (pra, shkojnë ne Xhenet), ndersa ne grate jo?” Dhe pikerisht për këte arsye, për te sqarur dhe qetesuar femrën, Zoti i Gjithedijshëm zbriti ajetin Kuranor: “Dhe mos i lakmoni ato gjera me te cilat Allahu i ka dalluar disa prej jush mbi të tjeret. Meshkujt do kene pjese nga ajo qe kane punuar, po ashtu dhe femrat do kene pjese nga ajo qe kane punuar.”

Nese ndalemi tek nderi sic thote dhe hapesi i temes, se rrotullohu rrotullohu te gjithe atje e kane problemin, Lol. Nderi, ne te flasim sa te duam, ama, ne syte e Zotit jane njesoj si nje mashkull e si nje femer qe ben "zinna". Pra te dy jane mekatar. Ah, pse ne boten arabe, apo me shumice muslimane femra denohet dhe mashkulli jo? Ne po gjykojme Zotin jo cfare bejne njerezit qe gjasme bejne sikur ndjekin rrugen e Zotit. Ka nje dallim e verteta hyjnore me ate qe njerezit mundohen te manipulojne.


Nese ndalemi tek trashegimia: Si mashkulli dhe femra kane te drejte trashegimie. Nese lind pyetja pse mashkulli ka 2/3 e pasurise ndersa vajza 1/3? Sepse mashkulli pervec vetes e ka detyre nga Zoti te kujdeset per familjen, pra me ate 2/3 do mbaje te tere familjen. Nderkohe vajza ate 1/3 e ka komplet personale dhe nuk eshte e obliguar ta ndaje me askend. "Husband money is wife money, wife money is wife money" i thone ksaj pune ;)

Dhe te shkojme tek pika e pare :
Pse Zoti dergoi te gjithe profetet meshkuj? PSe jo femra? Dhe ne nje fare menyre nga kjo tregon qe Zoti preferon meshkujt, apo eshte dhe vete i tille.
Zoti me se pari s'ka gjini, Eshte qenie e pakonceptueshme nga ne. Dhe sikur te mblidhemi te tere prap s'do mund ta pikturojme formen e tij, ngjyren apo asgje prej gjeje. Sepse eshte larg llogjikes njerezore.

E dyta per profetet. Sic e thame dhe te gjithe jemi deshmitar mbi natyren tone. Zoti i gjithdijshmi por dhe i DREJTI gjithashtu na dha natyre te ndryshme, karakteristika te ndryshme. Burrit i dha forcen fizike me shume se ate emocionale, ndersa gruas i dha ate shpirterore, i dha memesine, i dha butesine e brishtesine. Pse ne lakmojme kaq sh burrat? Apo s'e po lakmojme pushtetin? Pse drejtesia me pushtet & fame matet??? Kjo e ben nje njeri te jete mbi tjetrin? kush ka rolin me te larte ne pozite??? Apo ne shoqeri? Se ne shoqeri e tera bazohet nga forca e gruas, jemi ne qe lindim tere njerezimin, por ca dalin aq maskarenj saqe luftojne per te shtypur ate qe i dha jeten.

Ne kete kontekst, mbi natyrshmerine, gruaja s'mund te jete available 24/24 per cdo task. Si mund te kryente "prophethood mission" nje grua shtatezane? Nje grua qe akoma eshte lehone? Qe duhet te udhetonte neper qytete per te percjelle fjalen e Zotit si diten dhe naten?? Kur Profeti Muhamed a.s. hyri ne qytetin e Taif-it per te percjelle mesazhin te gjithe atje filluan ta gjuajme me gure derisa ai u gjakos i teri? Me thoni si mund ta perballonte nje grua kete gje????

Keshtu qe boll me keto idiotsira, se Zoti urren femren. Ndaluni tek roli juaj. Njihni te drejtat, natyren, kerkojeni te drejten tuaj me force pasi padrejtesine s'na e ka bere Zoti, na e kane bere ata qe sollem ne jete, dhe po ja bejme vetes c'do dite duke harruar s'e cfare qenie unike jemi, duke harruar se c'natyre sublime kemi.

p.s. Nese do me pyesnin a ndihesh inferiore? Apo se Zoti te urren? Absolutisht qe JO. Kurre ne jete se kam menduar apo ndjere dicka te tille. Jam sh e lumtur me rolin tim; qofte ne familje, qofte ne shoqeri e qofte ne jete dhe s'kam ndjere asnjeher padrejtesi.(nga ZOti)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Zoti urren femrat"

@Soul, e lexova postimin tend sa nje gazete..:) dhe mund kapem ne cdo rrjesht por i permbahem temes rreth femres sipas islamit, pasi aty ti po koncentrohesh si besimtare e keti besimi. Autorja e librit koncentrohet ne tre religjonet pas studimeve te saje mbi qeshtjen e gruas ne keta besime. Une nuk habitem aspak pse preken vetem myslimanet kur flitet per shkelje dhe abuzime te te drejtave te gruas edhe kur flitet ne pergjithsi. Sespe ne besimin islam ka me shume burime diskriminuese ndaj femres.
Lexojme:
Sahih Al-Bukhari Hadith 7.30
-Muhamet ka thene: "Shenja e keqe rri ne femer, ne shtepi dhe ne kal"

Sahih Al-Bukhar Hadith 1.301
-Muhameti ka thene: "O femra!! Jepni lemozhen, sepse une kam pare qe pjesa me e madhe e banorve ne flaket te ferrit ishtit ju (femra)".
Pse o Profet i Allahut? e pyeten. Ai u pergjigj; sepse ju blasfemoni vazhdimisht, dhe nuk jeni mirenjohese ndaj burrave tuaj, une nuk kam pare asnje me pak inteligjente ne fe sesa ju. Nje person i kujdesshem e i ndjeshem mund shmanget prej jush".
Femrat e pyeten: "O Profeti i Allahut! Na thuaj cfare na mungon ne inteligjencen tone e ne religjon"?
Profeti u pergjigj: " A nuk eshte e vertete qe nje deshmi e dy femrave eshte e barabarte me ate te nje burri"?
Femrat e konfermuan ...!
Profeti vazhdoj: " Ja pra defekti ne inteligjencen e femres: nuk eshte e vertete qe nje femer nuk mund te falet as te bej agjerim gjate ciklit mestrual"?
Femrat e konfermuan....!
Profeti tha: "Ky eshte difekti ne religjon.

Mund te vazhdoj me faqe te tera..;)
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Eshte perkthyer ky libri apo vetem ne Italisht eshte botuar?


Libri ne ne Maj eshte prezantuar dhe eshte akoma shpejt per perkthime ashtu dhe per pdf.



Nje gje se mar vesh, pse hidheni kot duke u bazuar vetem tek titulli, qe shpeshhere i jepet per te patur sa me shume publik.
Me aq sa lexova une rreth autores, ka mar 3 fet, pra ska folur kot me kot por ka mar per baze tre librat me te rendesishem te tyre.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Libri ne ne Maj eshte prezantuar dhe eshte akoma shpejt per perkthime ashtu dhe per pdf.



Nje gje se mar vesh, pse hidheni kot duke u bazuar vetem tek titulli, qe shpeshhere i jepet per te patur sa me shume publik.
Me aq sa lexova une rreth autores, ka mar 3 fet, pra ska folur kot me kot por ka mar per baze tre librat me te rendesishem te tyre.

Ne fakt ajo thote qe ka diskriminim edhe ne besime te tjera, por qe te mos dale libri si nje enciklopedi, eshte koncentruar ne tre besimet me te medha.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Ne fakt ajo thote qe ka diskriminim edhe ne besime te tjera, por qe te mos dale libri si nje enciklopedi, eshte koncentruar ne tre besimet me te medha.

E lexova edhe kete. :)

E kisha per disa qe mendojn se autorja ka "shpikur" ato qe mund te thote ne liber.

Plus qe edhe tek artikulli thuhet kjo gje prandaj mjafton ta lexosh pak me vemendje.


Une do keshilloja qe para se te fokusoheni vetem tek titulli ta lexoni njehere librin. :)
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Tashi pa hyre fare ne polemikat e fese, pajtohem me Didin, don't judge a book by it's cover se mund te kete vetem ate efektin per te terhequr vemendje e mos kete te beje fare me Zotin e ngjashem, por.....do doja t'i bej disa pyetje edhe pse pa lexuar librin... perse ajo ka marre per baze religjionet?
Tani pasi per ekzistencen e Zotit nuk flasim dot pa fakte, nuk mund te thoje asnje se ekziston dhe nuk mund te thote asnje se nuk ekziston me siguri, mund vetem 'te besojme', keshtu qe te heqim menjane diskutimin mbi vertetesine e librave fetare te religjioneve monoteiste. Te kalojme tek ato politeistet dhe paganizmin, perfshini ketu dhe Kinen e Indine e diteve te sotme (keta i dijme me vertetesi qe jane shpikje e trurit te njeriut), ishte femra e shtypur nga mashkulli? Po.
Ja dhe me tej, hodhen bazat mbi themelimin e socializmit e komunizmit Marksi dhe Engelsi dhe e zbatoi Lenini, ku parimi ishte ateizmi dhe lindi ideja mbi barazine gjinore , sa vertete njerezit pranuan ate? A e hodhi poshte Stalini? Pergjigja: femrat akoma ishin te shtypura. Po Maria Kiri qe nuk e pranuan ne fakultet se ishte femer, kishte fajj religjioni?
Tani si rrjedhim me vjen natyrshem te shroj pyetjen, pse autorja ka marr si zanafille fene dhe jo shoqerine njerezore qe drejtohet nga mentaliteti patriarkal e qe s'ka te beje me asnje religjion?

Ah se fundmi ju pershendes e :p

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Tani pasi per ekzistencen e Zotit nuk flasim dot pa fakte, nuk mund te thoje asnje se ekziston dhe nuk mund te thote asnje se nuk ekziston me siguri, mund vetem 'te besojme', keshtu qe te heqim menjane diskutimin mbi vertetesine e librave fetare te religjioneve monoteiste.

Nuk mund te menjanosh librat e besimit fetare te cilet bazohen ne nje Zot. Nqs nisemi me mendimin qe keta libra jane te Zotit dhe ne te gjen Gjenocid, Femicide, Perdhunim, Vrasje, Masakra ne mase, e urrjetje raciale, bije poshte cdo lloje besimi ne Zotin. Pra ku gjinden ata mesime te "shenjta" ne ata libra, jane vetem diskriminuese ndaj seksit femer(-mqs per femren flet tema), si nje qenje ne nivel te zhvillimit mendor inferjore.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

E lexova edhe kete. :)

E kisha per disa qe mendojn se autorja ka "shpikur" ato qe mund te thote ne liber.

Plus qe edhe tek artikulli thuhet kjo gje prandaj mjafton ta lexosh pak me vemendje.


Une do keshilloja qe para se te fokusoheni vetem tek titulli ta lexoni njehere librin. :)


@ Didi: Po deri sa te lexojme librin ne do diskutojme. :p Ama vete titulli eshte sh provokativ dhe s'ka shance te jete ashtu. Ti je e krishtere duhet ta dish ;)

@ Dy gjera te vogla sa per replike, se do kthehem me vone tek hadithi i sjelle Laur!

-Po sa nje gazete pra per ju te lexoni :p
-U ndala tek Islami se s'dua te flas keq per devijimet qe kane bere fete e tjera. (pasi fete monoteiste origjinalisht jane te tera ne rregull).
- Ne muslimanet (praktikant) reagojme jo se Islami dhunon gruan me se shumti, (se per ate pune sipas krishterimit te sotem gruaja esht origjina e mekatit te njerezimit) gje qe Islami e mohon, Por sepse ne e njohim Zotin, fene, e besojme ne te. Ndersa jo praktikantet s'u prish shume pune c'a flitet per Zotin. Ka dhe musliman te tjere qe nuk reagojne, do te thote qe jane si te gjithe te krishteret qe s'dine asgje nga feja e tyre.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Fajne e ka krishterimi per mekantin origjinal? Po cikli mestrual i femrave ne islam, nuk eshte nje pengese perpara Allahut.
Pse e beri allahu femern me ato pengesa Lol
tefilloj diten ne oren 5 te mjesit me ty eshte knaqesi..:) as hoxha nuk ka filluar te bertase mbi xhami akoma..:p
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Fajne e ka krishterimi per mekantin origjinal? Po cikli mestrual i femrave ne islam, nuk eshte nje pengese perpara Allahut.
Pse e beri allahu femern me ato pengesa Lol
tefilloj diten ne oren 5 te mjesit me ty eshte knaqesi..:) as hoxha nuk ka filluar te bertase mbi xhami akoma..:p

Se ka krishterimi, por as femra. Mekati u be nga Ademi dhe Havaja. S'i ka vene njeri barre persiper gruas te mbaj mekatin origjinal. Ata do japin llogari vete, ne kemi tonat :p

Sa per hadithin, ne fakt me kujtohet si hadith por se di a eshte sic e ke sjell ti, mgjth, asgje te keqe s'ka aty. Vete e kemi fajin ne femrat qe s'na rri goja, i mohojme tere te mirat njerezve kur na hipin nervat, dhe normal zhvillimin hormonial e emocional e kemi te brishte. ca te keqe ka ketu?? Sa per organizmin e njeriut. Zoti e ka krijuar ne menyre perfekte, dhe ka funksion te caktuar cdo gje. Per detaje shko lexo ne librat e mjekesise. Por nje njohuri bazike, lidhet me pastrimin e gjakut, qe me vone lidhet me memesine, etj. (kjo lidhet dhe me pyetjen e ngritur nga ti) Apo te beheshin te gjithe burra e gra me te njejtat simptoma. Sa pyetje koti ngrini ne diskutim seriozisht. Po cdo krijese ka vendin e tij mo laur, nje funksion te caktuar. Dhe si grua qe jam e them me bindje qe nuk jemi poshte mashkullit ne asnje aspekt. Se ca bejne njerzit e si i trajtojne femrat eshte pune tjeter.

Ajo qe mua me ben pershtypje eshte se pse cdo gje e femres shikohet me negativitet. Pse nuk kane manine meshkujt te jene si femrat?




A therriti hoxha? Po shko futu njeher o njeri shko se ka filluar dhe Ramazani sot! Ben vaki e te hapet zemra. :p
Se po mendoja tani, se ku e kam lexuar diku nje pyetje: Thosh pse sh njerez edhe pse lexojne Kuranin nuk udhezohen tek ai? pasi dihet qe eshte fjale e Zotit, dhe normal cdokush duhet te mahnitet. E ja kish kthyer ai teologu: Po njeriu gjen ate qe kerkon ne Kuran. Nqs nisesh per ta lexuar qe te udhezohesh do udhezohehs, nqs nisesh per te gjetur mangesi, do te te dalin para sysh e do ndalosh te disa fjali duke mos e kuptuar te gjithin. E kshu me kujtohesh ti qe cuditerisht shko e kapesh perher te gjysma ajetesh :p

Tani nje pyetje kam une:

Kush ndihet inferiore perballe Zotit? Ne cfare gjeje Ndihen femrat e forumit Se Zoti i urren? (estagfirullah) Nqs ndonjera ka ndonje problem dhe e ndjen se po i behet padrejtesi diku le ta thoje. Jo po te cohen burrat tani e te thone c'duam ne. Pf... Une jam sh okay :D.
 
Titulli: "Zoti urren femrat"

Nuk ka asgje te keqe kur muhameti ne ata habithe thote qe femra eshte qenje me zhvillim mental inferjore?

ps. Leri mekatin origjinal atyre qe ju perket ne besim, ti fol inferjoritetin e femres ne islam.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top