Zoti dëgjon 2 miliardë lutje njëkohësisht, cili zë do të kumbojë më fort

Nga Briken Fejzullahi

Tani, me gjithë këtë kakofoni në kokën e atij që krijoi universin; unë një gjysëm ideje e kam se zëri i kujt do kumbojë më fort, derisa të plotësohet lutja, inshAllah.
download-3.jpg

E imagjinoj skenën! Zoti 365 ditë në vit, 24/7 duke dëgjuar 2 miliardë lutje njëkohesisht, në 157 gjuhë të ndryshme: Miss-e që luten për paqen në botë, studentë që luten për provimet e rradhës, peshkatarë që luten për më shumë peshk, prindër që luten për të ardhmen e fëmijëve, fëmijë që luten për dhuratat e vitit të ri, sirianë që luten për një ditë tjetër gjallë, francezë që luten për Charlie Hebdo, anglezë që luten për jetëgjatësinë e mbretëreshës, palestinezë që luten për pak armëpushim, izraelianë që luten për të njejtin armëpushim, italianë që luten për një palë këpucë LIDL, Trump që lutet akoma të fitojë zgjedhjet, Biden që lutet mos të harrojë përse lutet, Bill Gates që lutet për të vaksinuarit, Japonezë që luten për lulet e qeshisë, shtete që luten për “burra” shteti, Papa që lutet për Maradonën, interistë që luten të ikë Conte, juventinë që luten për “pak” Champions League, milanistë që luten për shëndetin e Ibra-s, Rocco Siffredi që lutet mos t’i ulet “reputaconi”, Xha Qaniu që lutet për një pako viagra, Pfizer që lutet për xha Qaniun, Elon Musk që lutet të shkojë në Mars, Elona nga vorri i Bomit që lutet t’i vijë uji deri në mars, gjyshër që luten për një kothere pension, gra që luten për ca ditë pa dhunë, gjykata që luten për salla me gjykatës, të gjykuar që luten për pak drejtësi, tufa spinaqi që luten për nonat që shesin rrugëve, kullat e betonit që luten për shpirtin e zdromsit, policë që luten për një palë gambale, teatri që lutet për fadromistin që e shqeu, parlamenti që lutet për loqet që i kanë zënë derën, karallesha e doganave që lutet për Skizon, Bob Ndërtuesi që lutet të punojë në Tallkaristan, të pastrehë nga tërmeti që luten për një çati mbi krye, të varfër që luten për pak dinjitet, Gent Cakaj që lutet për një biberon të ri, Alketa që lutet për Verën, Arditi që lutet për Telebingon, ato garet që luten për atë garin në tv, “me demek” shokë që luten që të thyesh turinjtë, bare që luten për dj-ët, muzika që lutet për baret, kovidi që lutet për senatoriumin, veteranë që luten për Enverin, informacioni që lutet për gazetarët “e pavarur”, panele që luten për ANAListë seriozë, meme që luten për Etildën e burgut, gjirokastritë që luten për një kartmonedhë 50 lekëshe, korçarë që luten për llotarinë amerikane, frizerë që luten për një daltë e pak allçi, panaire që luten për libra, librari që luten për shtëpitë botuese, shtëpi botuese që luten për lexues, lexues që luten për Ermalin, fansa të Ermalit që luten për 24.000 €uro…
…dhe 57.000 vëllezër dhe motra, që luten për dyqanin e Visit.
Tani, me gjithë këtë kakofoni në kokën e atij që krijoi universin; unë një gjysëm ideje e kam se zëri i kujt do kumbojë më fort, derisa të plotësohet lutja, inshAllah.

Dosja.al
 
Epo,nese keto lutje do ktheheshin ne veprime,bota do ishte vertet ne paqe.
Besoj qe lutja me e mire njerzore eshte,te mundohemi te thithim dhe te japim energji pozitive.
 
Elon Musk ja degjoi lutjet... e beri supermiliarderin numer 1 ne bote.

Pra dmth ska nevoje te bertasesh por te djersish fort per te arritur ate qe deshiron kshu e kuptoj une. Sepse Zoti thote pse te te ndihmoj une ty kur ti nuk ndihmon veten tende?!
 
Te shtoj dhe dicka si e kuptoj une.

E rendesishme eshte qe te degjosh ti zerin e Zotit brenda zemres dhe mendjes tende me pas cdo gje behet me e thjeshte. Duke u bere me te mire ne Zoti na e ben me te lehte jeten tone ska nevoje te flasim fare madje se na kupton shume mire.
 
Te shtoj dhe dicka si e kuptoj une.

E rendesishme eshte qe te degjosh ti zerin e Zotit brenda zemres dhe mendjes tende me pas cdo gje behet me e thjeshte. Duke u bere me te mire ne Zoti na e ben me te lehte jeten tone.
Te them dicka Marl,eshte gje e mire te besosh,dhe me sinqeritet ka momente qe mundohem te bind veten,jo ne keto domgat njerzore fetare,por tek e mira e energjia pozitive gjithnje e gjithmone jam mbeshtet.
Ama,kur shikon femije qe vriten,njerez qe vdesin mes 4 rrugeve,luftra qe behen ne emer te fese.
Atehere stopoj dhe them,o ti zoti yne ku je?!
Kur shikoj nje te verber,ose nje sakat ose nje lypes,ose nje femije qe dergjet ne trotuar duke lypur?!
Atehere me shuhet ideja e dickaje te drejte ne kete toke te zhdrejte.
E nese eshte zoti diku,zoteri ku je?!
 
Une sjam besimtare ekstremiste dogmash. Besoj tek egzistenca e tij meshira dhe mrekullite qe ben tek miresia pozitiviteti tek dashuria qe falim nepermjet tij dhe urdheresave te tij. Zoti eshte dashuri!

Nuk mendoj big por mendoj si te permiresoj veten time dhe te atyre qe jetojne rreth meje nepermjet atyre qe na udhezon Zoti mbi sjelljen tone moralin respektin dashurine faljen etj. Dhe nese te gjithe bejme kete gje jam e sigurt qe sdo kete me luftera vrasje etj.
 
Lutja eshte arme e besimtarit. Njeriu eshte krijese e dobet, lutja eshte ajo cfare e lidhe ate me Krijuesin, dhe ka nje efekt te madh shpirteror. Sa me i sincerte te jesh me veten tende, dhe sa me zemerbardhe, lutja pranohet me lehte.
 
Jo zëri jonë garant jo, si “Mark/Muharrema” që jemi.
Xhaminë nuk e duam, kishës s’ja ditëm rendin-ku n’hamam do e bëjm vendin? ?
 
Me leje @LeVoyageur .
Universi ka gati 14 miliard vite jetë që nga Big Bang. Adami dhe Eva( jo @Ledia) ka vetëm 6000 vjet.

Pyetja: çfarë dëgjonte Ai para lutjeve tona 6000 vjeçare ??
 
Me leje @LeVoyageur .
Universi ka gati 14 miliard vite jetë që nga Big Bang. Adami dhe Eva( jo @Ledia) ka vetëm 6000 vjet.

Pyetja: çfarë dëgjonte Ai para lutjeve tona 6000 vjeçare ??
Pyetjeve te tilla i pergjigjet Biglino?

@Guest
Dislike eshte per mua apo per autorin?
Apo per te dy bashke??

Mua me jepni dislike sa te doni sepse temat te cilat mendoj se jane interesante i kam sjelle dhe do i sjell gjithmone?

Ne rastin konkret nese deshiron do me interesonte te dija mendimin tend (perveç dislike) ne lidhje me temen
 
Une di kaq: qe cdo njeri merr ne kete bote ate per te cilen lutet, ate qe eshte brenda n'zemren e tij por edhe ate per te cilen Punon! Te gjitha keto, cfare do njeriu dhe cdo gje ne natyre ndodh me vullnetin dhe lejen e Zotit. Fatmiresisht meshira e Zotit eshte me e madhe se njeriu, ndaj ndonese ne jemi plot te meta dhe gabime Ai prap na furnizon, ploteson endrra e deshira, na mbjell ne zemer lumturine.
 
Besimi në një kreator të materies dhe jo materies që njohim në mbarë Universin, të jetë Ai që gjindet në librat e shenjtë??
Ai ka nevojë që dikush të lutet për të ?
Ose më saktë, mbjellë terror tek njeriu që nqs nuk i nënshtrohesh dhe ti lutesh, do të dënojë?

Ky kreatori i disa miliardë galaktikash të cilat i mban pezull në një boshllëk kozmik, ka nevojë që dikush të lutet për Atë??
 
Jo gjithmone ja te jap 1 shembull.

Lutemi shume per shendetin e ndonje te afermi te semure qe mos largohet nga kjo bote por fatin e tij se ndryshojme dot as nepermjet lutjeve.
 
Besimi në një kreator të materies dhe jo materies që njohim në mbarë Universin, të jetë Ai që gjindet në librat e shenjtë??
Ai ka nevojë që dikush të lutet për të ?
Ose më saktë, mbjellë terror tek njeriu që nqs nuk i nënshtrohesh dhe ti lutesh, do të dënojë?

Ky kreatori i disa miliardë galaktikash të cilat i mban pezull në një boshllëk kozmik, ka nevojë që dikush të lutet për Atë??
Besimtaret nuk luten per te ata falenderojne dhe jane mirenjohes te tij, por ata i luten atij per veten e tyre.
 
Besimtaret nuk luten per te ata falenderojne dhe jane mirenjohes te tij, por ata i luten atij per veten e tyre.
Unë besoj që ti po gabon. Teologjia të mëson që ti druhesh, t'a keshë frike, dhe ti nënshtrohesh, dhe t'i lutesh.
Në kundërtën ke denim, ktej dhe andej në botën tjetër.
Ky quhet besim mbi friken, dhe terrorin hyjnor.
 
Katoliku i Irlandes se Veriut qe eshte besimtar i mire dhe i devotshem i lutet Zotit te tij qe ti largoje nga e keqja, ti bekoje e nder te tjera ti mbroje nga armiqte(sidomos nga protestantet e Republikes se Irlandes dhe protestantet angleze).

Protestanti i Republikes se Irlandes qe eshte besimtar i mire dhe i devotshem i lutet Zotit(i njejti Zot me ate te katolikut) qe ti largoje nga e keqja, ti bekoje e nder te tjera ti mbroje nga armiqte(sidomos nga katoliket e Irlandes se Veriut).

Pak e veshtire qe ti kenaqesh te dy, per te mos thene e pamundur.

Ushtari arabosaudit i lutet Allahut ta mbroje nga armiku i tij qe eshte ushtari jemenit.

Ushtari jemenit i lutet te njejtit Allah ta mbroje nga ushtari arabosaudit.

Kujt t'ha prish e kujt t'ja ndreqe?

Katoliku i lutet Zotit qe paqja te mbizoteroje ne bote dhe gjithe njerezia te pranoje Jezusin si shpetimtar.

Myslimani i lutet Allahut(Eshte gjithmone e njejta Perendi sepse e dime te gjithe qe ka vetem nje Zot/Allah) qe paqja te mbizoteroje ne bote dhe gjithe njerezia te pranoje Allahun dhe pejgamberin e tij.

Kaq!
Kjo per mendimin tim permbledh artikullin me lart.
 
Dhe Zoti ju dha paqen i kenaqi te gjithe!
 
Lev. Nuk po shtoj tjetër se po t'a prishi ?
 
Kujt t'ha prish e kujt t'ja ndreqe

Na ketu e themi shpesh:

I din Ai nalt punt e veta
 
Pyetjeve te tilla i pergjigjet Biglino?

@Guest
Dislike eshte per mua apo per autorin?
Apo per te dy bashke??

Mua me jepni dislike sa te doni sepse temat te cilat mendoj se jane interesante i kam sjelle dhe do i sjell gjithmone?

Ne rastin konkret nese deshiron do me interesonte te dija mendimin tend (perveç dislike) ne lidhje me temen
Ne fakt dislike ishte per shkrimin nese ti ke te njejtin mendim me shkrimin atehere dislike dhe per mendimin tend ?.
Sa i perket shkrimit sapo lexon fjaline e pare kakofoni ne koken e atij qe krijoi universin e kupton sa shkrim i pavlere qe eshte kshu qe sesht se kisha ndonje interes per ta lexu me vemendje pjesen tjeter.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top