Zonja gri (kleçka)

Ti je nje vizitore e rregullt per kedo.

Me ne fund e gjete nje rruge per te me urdheruar serish, e per tu bere "Mbretereshe" e "sallonit tim" mbremjeve!

Kishe kohe pa na e bere nderin "zonja gri"!

E mua tani s'me mbetet tjeter gje vecse te uroj mireseardhjen e te te buzeqesh! Ne fakt per aq sa kam mundur, here ne menyre te zgjuar e here krejt naive, te kam shmangur!
Por sado mire te te njoh, pasi keto vitet e fundit kam pasur rast te te njoh mire,

madje dhe menyrat se si vjen tekat apo huqet... Here vjen me hapa te lehte vjedhurazi, here si nje e pastrehe...

Here si nje vajze e pafajshme, e here si nje plake kobezeze...

Here me furi e prepotence saqe nga forca jote fortesa ime ngjan prej rere!!!!

Dhe kudo shperndan pluhurin tend te trishtimit. Ndaj sado optimist, a i forte qofsha ti ke miliarda menyra per te me surprizuar, dhe je aq e forte sa nuk ke nevoje per alibi, e une jam thjesht i mundur... S'me mbetet gje tjeter vecse te te bej nderet e fitueses, dhe adetet e mikpritjes ne Shqiptaret shquhemi per keto, ndaj si duket na beh shpesh! Vecse nga furia e terbimit me te cilen erdhe (sic duket kishe mall per mua, kjo me ngroh pak!) i shpartallove kanatet e strehes time.

Dhe tani po hyjne ne te kureshtare, "korba", e gjyetare kermash... Si per te shqyer nje cope drame! Madje ka dhe buzeqeshje te pafajshme moshe, qe me kengen e tyre nuk shohin c'shkelin neper shtepi. Por nese per keta te fundit eshte gjithcka, virtyt e marrezi e aspak mekatare...

Me vjen inat me "llojin" e pare... Kur te ze ne cep, dhe breshka bohet e shkathet e ta hipen hahahaha!

Por jo ti, ti je fisnike!


Ti nuk do, nuk ke nevoje per alibi nuk je mediokre, ndaj ty Zonja gri te takon pjesa e luaneshes!

Te befte mire! Une nuk kam numeruar kurre ditet, por qe kur ti u bere e gjalle kam filluar ta bej. Shtate! Nje numer profetik, por qe nuk ka asgje profetike...

Mbase fakti qe ishe dhurata e pare e ketij viti, po per dreq Santa plaku nuk pati kohe te te paketonte me leter xixëllonjëse... Do te perbente ndonje ndryshim?!

Jo!

7 dite, qe bujt ne konakun tim e vendi ka marre ngjyre betoni, pasi e tille me dukesh kete radhe. E pa thyeshme! E patretshme!!

Erdhe pa S.O.S dhe anija jone u be cope e cik pas atij shkembi!

Po ne ku ishim?!

Po une?!
Me siguri poshte ne "hambarin-redaksi" duke shtypur artikullin e new year... Dhe si gjithmone duke u kujdesur per pjesen "shampanje" (ate roze) ne fund. Si kryeredaktor,reporter, e vete lajm une ngela serish troke...

Tani kanatet bashke me perdet, i tund era qe merr me vete dhe disa flete bosh mbi tavolinen e studios...
Por qellimi i saj nuk ish biznes, sic me shaka te thoja une nganjehere.

Po c'ish qellimi i saj? "trakte" kunder pushtuesit?! Ne ishim "rezistenca"?! Epo une nuk vlej per konspiracion atehere!

Po rezistence ndaj kujt? Kush qe Armiku? Realiteti?! Ai eshte shenjester e pakapshme dhe nuk mundet dot! Nuk na kuptuan?! Po ne e kuptojme veten?!

Ndoshta... Ndoshta ka shume pyetje, pa pergjigje... Ndoshta duhet ta kishim nisur udhetimin tone pa busull, me mé shume ekuipazh. Keshtu mbase dikush do therriste fort S.O.S

...ose,ose nuk do te na linin te degjonim aq sh kengen e Sirenave... Po, po! E degjuam gjate kengen e tyre e u magjepsem... Tani endemi te pashprese si dy mekatare, pa mekat ne oqeanin e pafund...


©CM. (2010/2011)

P.S for Diell
 
Nuk di pse mu kujtuan kto (nuk janë të miat, disi por...nejse) por edhe "dashuria" (ajo është aspak imja) janë gjithmonë të ndërthurura, po fort sa s'di më duken nganjëherë sikur "trokasin" të dyja njëkohësisht...

Ose mbase ashtu ja veshim ne... S'di.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top