Zonat me te rendesishme arkeologjike ne Shqiperi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
BUTRINTI DHE APOLLONIA si dhe shume zona të tjera arkeologjike nëse jeni të interesuar për arkeologjinë
QYTETET HISTORIKE:
BERAT, GJIROKASTER, KRUJE
PLAZHET E VIRGJERA
DURRES, VLORE, SARANDE

36039323_10156932522588488_5471567986101846016_n.jpg

BUTRINTI
Një rrugë e ngushtë e këndshme me pamje nga deti të çon drejt Butrintit përmes plantacioneve të ullinjve dhe pemëve të portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndërkombëtare, banohej në kohët e hershme nga ilirët. Qyteti i lashtë i Butrintit preferohet të vizitohet si qendër arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndërthuren me njëra-tjetra. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Butrinti ka qenë një zonë e rëndësishme e kaonëve ilirë, një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë. Sipas zbulimeve të bëra në këtë zonë, është vërtetuar se zona ishte populluar që në periudhën paleolitike. Në shekullin e gjashtë para Krishtit grekët e Korfuzit u vendosën në këtë zonë, krahas ilirëve dhe kolonia e re eci përpara si rezultat i tregtisë.
Në shekullin e pestë para Krishtit, Butrinti ishte një qytet i fortifikuar. Në shekullin e katërt ra nën sundimin e Epirit, ndërsa në vitit 167 para Krishtit ra nën regjimin romak. Në shekullin e dhjetë ai ishte selia e një kishe bizantine. Butrinti u mor nga normanët në shekullin e 11-të dhe i kaloi Venedikut nga viti 1690 deri në vitin 1797 kur u mor nga Ali Pashë Tepelena. Me rënien e Pashallëkut të Janinës në vitin 1822, Butrinti i kaloi regjimit osman deri në vitin 1913. Disa gërmime që datojnë në shekullin e parë dhe të katërt pas Krishtit mund të vizitohen tashmë mes të cilëve; amfiteatri i vjetër, tempulli i Asklepios apo Asekulapius, muret e qytetit të vjetër, Baptisteri, Nymfaeumi, etj.

APOLLONIA
Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia u zbulua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Por, gjurmët e para të pranisë së tyre në këtë vend I perkasin vitit 588. Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrën si dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aos (Vjosë). Me interes të madh këtu janë muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtëpia e mozaikëve, muzeu i Apollonisë, Kisha e Shën Mërisë. Fatkeqësisht, disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit 13-të. Në kopshtin e manastirit ndodhet edhe një kishë që I perket shekullit te 14-të. Të huajve që janë të interesuar për kërkime arkeologjike në Shqipëri u duhet shumë më tepër kohë për të eksploruar gjurmët e hershme të popullimit të territoreve shqiptare, që janë zbuluar në Xarë të Sarandës dhe Gajtan të Shkodrës, që I perkasin periudhes se paleolitit, 100 000 vjet më parë, ndërsa në periudhën e Neolitit 7 000-3 000 vjet para Krishtit përfshihen zbulimet në Dunavec dhe Maliq të Korçës.
Zona të tjera arkeologjike që mund të vizitohen në Shqipëri janë: Amantia, Bylisi, Antigonea, Albanopoli, Selca e Poshtme, Lisi.

AMANTIA
Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e 3-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

BYLIS
Ishte qendra e fisit ilir, Bylis dhe një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire të zhvilluara gjatë shekullit të 4-t para Krishtit. Gjatë shekullit të 3-të para krishtit u ndërtua teatri, stadiumi etj. Në shekullin e parë pas Krishtit u bë koloni romake, ndërsa gjatë shekullit të pestë dhe të gjashtë u bë qendër dioqeze, që u vertetua nga zbulimi i gjashtë bazilikave dyshemetë e të cilave kanë mozaikë me motive romake.

ANTIGONEA
Eshtë një qytet i zbuluar në shekullin e 3-të para Krishtit.

ALBANOPOLI
Ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.

SELCA E POSHTME
Rrënoja të qyteteve ilire të shekullit të 4-t dhe të 3-të. Në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit, ajo u bë qendra e rajonit të Ilirisë, Dasaretias.

LISI
Një qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top