Zhgarravina...dedikuar vetes!

Ti ike. E nxehur, e trishtuar.
Sic duket,the,
s'kemi gje per te thene.
Mbi filxhanin e kafes
gjysmepire i kuqi i buzeve si gjysmehene.
Tani ne kafe hyj somnambul,
me dhemb gjithcka e s'di c' me dhemb.
Mbi buzet e filxhaneve kafepire kerkoj
gjysmehenen e te kuqit tend.
 
Sot mendova perseri per ty......vazhdoj te mendoj per ty....por zemren e kam te ftohte...ti me le vetem, me kishe premtuar se asnjehere nuk do me lije vetem, e mban mend?
Me kishe premtuar qe edhe nese do jemi te merzitur me njeri-tjetrin diten asnjhere nuk do shtrihemi ne shtrat te merzitur.
Me le vetem, çuditerisht vetmia nuk me peshon me, trishtimi me eshte bere shok...
Çuditerisht nuk te kam me, por une vazhdoj te jem!
 
Ne nje te djele u ula ne gjunje ne lutje; u luta te me grisej e shkuara, sdoja ta kujtoja me, sdoja te niste dita e te mbyllej me te shkuaren... u luta me lot ne sy, me intensitet qe tme vinte forca nga lart pasi une jam e pafuqishme... une nuk di te harroj!
Lutja ime u degjua nisa te ec me me rregulla, me me sforco, me e kujdeseshme ne mendime... e pata frike mos vertete kam harruar, vendosa nje kasete te vjeter te degjoja zerin, te shikoja ne levizje, ne fund rregullat jane per ti thyer.
Ne jemi ajo cfare ka formuar e djeshmja...
Pastaj u ndjeva keq, bosh, u ndjeva si perpara asaj lutjes sime ne gjunje.. me kapi ankthi se do nis te jetoj pa jetuar i mbylla te gjitha ne komo.. aty afer ne dhomen time ne komon ne te djathten e jastikut ku fle te jete afer dores nese dua ti hap..
E heshta duke menduar sa e cuditeshme eshte kjo jete!
U ndjeva ne faj ne fund une vendosa te shqitem edhe nga kujtimi me dukej e padrejte per te tashmen time, per te ardhmen time... e gjitha kjo qe ndodhi naten la shenj ne fytyre, la shenj ne syte e mi ..
E ne mengjes, nje veshtrim i te sotmes sime vuri re qe kishte qene nate e gjate.. me mbeshtolli mes krahesh e si gjithmone tha shprehjen qe me ka bere te shkri zemren time te akullt.
"Une jam ketu kikky"
 
Sot jam pak sad dhe gjeja e pare qe me erdhi ne mendje je ti, Kisha vendosur te mos shkruaja me per ty por se di fjalet per ty rrjedhin vete. Te kam nxjerre nga zemra Meto?, por ndonje dite mendoj per ty. dhe ndoshta dhe shume here te tjera. Ndoshta nje dit me mall, ndoshta nje dite me inat, ndoshta nje dite do te kujtoj dhe do buzeqesh. Gjate kohes kur ti ike pa shkak te pashe teksa largoheshe, Dhe sme plasi tr*pi fare (Dmth thoja qe sme plaste tr*pi me shpresen se nje dite sdo me plaste me verte.) Dikur mendoja qe me mungon ti dhe koha qe kalonim bashke. Vuaja se te doja, N'anderr te kapja doren ne realitet ishe me tjer tipa. Cdo njeri te ri qe njihja e krahasoja me ty, dhe kjo me bente te ta ndjej mungesen edhe shume.. Gjithmone vija te kerkoja, te shkruaja sms te gjata , sa disa prej tyre kane prekur shume njerez. Te jam lutur qe te kthehesh Meto ?. Ai unreadi dhimbte ne shpirt Meto ?. Gjeja me e pakte qe mund t'me jepje do ishte nje arsye ?. Kam qare per ty Meto?. Kurr nuk kisha qare per femer tjeter me pare Meto? , Kaluan shume kohe pastaj dhe fillova te mos ta ndjej mungesen aq shume , por kurr ste nxora nga zemra. Pas shume kohesh kur u ktheve kuptova qe sme mungon ti as koha qe kalonim bashk. Akoma se di se cfare i mungon shpirtit tim por te pakten e di qe si mungon ti.! Kuptova qe nuk te doja me, Nuk e di se si ndodhi, qe ti venite ne zemren time, se si harresa te mbuloi me pelerinen e saj. Dikur kujtimet me merzitnin shume, tani thjesht qesh me ta. Eshte e vertet te kam pritur, por u mesova me mungesen tende... Kuptova se mengjeset jane me te bukura kur zgjohesh duke ferkuar faqet nga gjumi i tepert dhe jo nga lotet. Kuptova qe merzia nuk te qon askund vetem se te streson, Kuptova se mungesa jote mund te plotesohet me dashurine e familjes, shokeve e shoqeve....Te kam pritur dikur, tani nuk po te pres!
 
E kisha harruar faktin se dashuria e jetes time jam unë. Ndoshta jo vetëm unë,të gjithë shpesh'herë e harrojm faktin se dashuria e jetës tonë jemi ne, sepse ne u kemi dhën përpasi tjerëve, ose ndoshta nuk e kemi kuptuar kurrë ,flas në mënyrë konkrete për veten sepse qysh nga femijeria më kane bere te ndihem e pasigurte për çdo hap që do hidhja dhe më kanë percjelle vlera qe nuk e kanë vene kurre vetveten ne vendin e pare. Vjen gjithmone nje moment në jete në të cilin kemi nevojë të shkëputemi nga disa gjëra,nga disa persona apo situata që na i shtojnë këto pasiguritë dhe na bllokojnë . Disa e quajne egoizëm, unë do ta quaj dashuri per veten.Në jetë na edukojnë duke na transmetuar një vlerë shumë te rëndësishme dhe thelbësore siç është dashuria dhe resoekti ndaj të tjerëve ,dhe harrojnë të na mësojnë se primare në fillim duhet të duam vetveten dhe ta respektojmë atë,por jo kjo është një gjë e gabuar e quajtur egoizëm,dhe kështu harrojmë që dashuria e jetës tonë jemi vet ne,dhe kjo nuk është egoizëm por baza e themeleve të mirëqenies tonë ,shtylla e jetës tonë jemi vet ne.
I promise që sot e në vazhdim do e dua veten,dhe ti kushtojë kohën e merituar,sot dhe në vazhdim do të dua veç ty vetja ime ,le të bëhem egoiste ?
 
"Dashurise sime te zeze"🖤
Syte i kishte te kafenjte. E kam menduar perhere te zakonshme ate ngjyre por kur njoha ate me dukej sikur isha i plote. Ne i perkasim tokes ndersa une i perkisja asaj, me sakte syve te saj kafe. Me dukej sikur syte e mi blu e syte e saj kaf plotesonin bashke nje rruzull tokesor. Dheu e deti. Dheu na merr te gjitheve. Dheu me mori dhe mua. Dashuria ime e zeze,akoma ti dua syte, akoma i mendoj ata sy si dheun ku shpirti do me flinte i qete. Dashuria ime e zeze, dashuria ime vrasese e shpirt plagosur.

Nuk te urrej packa fundit,dhimbjes dhe neteve boshe e te pagjuma ne ballkonin e dhomes duke pire cigare duke e bere shpirtin tim katran te zi . Nuk te urrej per duart e vendosura ne shpatullat e dikujt tjeter e as per buzet qe prekin lekuren e dikujt tjeter.
Madje nuk te urrej edhe per ftohtesine ndaj meje dhe fjalet plumb. M🖤 dashuria ime e zeze, dashuria ime krahethyer, une te urrej vetem kur syte e tu shikojne thelle ne syte e dikujt tjeter. 🖤 dashuria ime e pafat, ne ata sy si kafaz e varr prej dheu kam akoma peng une shpirtin.
 
Kalova me shpejtësi pranë pasqyrës, e nuk pash fare ëndërrat, lumturinë e iluzionet tjera që po i ndjek kohë pas kohe.
Sot nuk dua të shoh në pasqyrë!
As në hijet që i kap syri i brendshëm, gjatë kalimit tim me vrap ….
 
Kisha harruar ca Eshte flirti me dike tjeter qekur dielli preku aorten time .
Qekur me Futi ne gjirin e tij me butesi .
Po mesa duket reja e zeze e zuri e nuk me ngelet vetem te argetohem me ato copeza rrezesh qe kan ngelur thelle ne shpirtîn tim te ngrire .
Gje qe te cilen nuk do lejoj askend tma cenoje me.
Ishte dhe do ngele e bukura ndjenje..
 
A ka mundësi një përqafim?
T'më shtrëngosh fort,e tmë ledhatosh flokët.
Mos më pyet për lotët që kam në sy.
As mos më pyet për fytyrën time të zbehtë.
As mos më pyet pse jam e acaruar.
As mos më pyet se çfarë ka ndodhur me mua.
Thjesht një përqafim dua.
Nga ato përqafimet që të thyen kockat.
 
Nuk kam prirje shkrimi... nuk eshtë kjo (fatkeqësisht) pjata ime e preferuar.
Por për një akt autoerotizmi, një elozhë në veten e parë , ca here përdor botën teatrale nuk ndalem duke sublimuar veten para tjereve ( natyrisht kur më kapin ato min e mia 🤣).... dhe në këtë element aspak nuk jam modestë 🤣🤣
 
Pse të gjithat do t’i falte Perëndia ty? 😂🤗
 
Nuk di dhe skam si ta shpjegoj ndenjen time ndqj teje. Me mjaftonte vetem qe te doja pa kerkuar shume arsye . Te desha ashtu si ishe me 1001 difektet e tua sepse adhuroja shpirtin mbi cdo gje .
Me mjaftonte prezenca jote .
Isha mire kur ti ishe mire.
Me mjaftonte qe ti dijte te ishe pjese e zemres time dhe shpirtit im.
Deri kur ?
Deri kur mos kemi me cfare ti japim njeri tjetrit nga vetja.
A thua Erdhi momenti ?!

Septembre 2022.
Peperina

AE9F97D1-A933-41A3-9FCC-3705968A4810.jpeg
 
Pluhuri i jetës

Pyes veten tani, pasi ka kaluar kaq shumë kohë, nëse të njihja mjaftueshëm... Dhe mendimet e mia kthehen në gjithçka që mbeti e pazbuluar, si nje kopse nën pallton e ashpër të indiferencës... me shtresat e trasha të grimit, me një buzëqeshje prej porcelani. Aq i hollë sa të plasaritet nga një prekje.

Kam frikë nga çdo gjë që ndërtuam dikur, kur ishim te zhveshur në shpirtin tonë, kur endeshim te shkujdesur me mendimet tona... Unë dhe ti... në botën e gjithçkaje që nuk do të quhej vetëm besim ... se do të zhdukej në vetëm një moment ... si një flluskë sapuni.

Ndoshta brishtësia ime te solli deri këtu. Shfaqja ime e hiçit, se unë jam thjesht një njeri i vdekshëm i zakonshëm që të do pa kushte ... Ose skepticizmi yt në gjithçka që dikur besonit, dhe tani është thjesht bosh . Eh mendje e shëndoshë.

Mallkuar të thurren ëndrra e ëndrra bashkë dhe tani nuk je më këtu. Kujtimet që më kthejnë në atë kohë vetëm më bëjnë të ndihem më e ftohtë, më bëjnë të dëshiroj të vesh pallton dhe të largohem edhe një herë nga ky vend i mallkuar.
 
Jeg elsker dig! - sagde han uden at blinke ….
Og jeg troede på det, igen. For det var det jeg ønskede at høre lige i det øjeblik, lige fra det menneske. Der var gået, føles det som århundrede, siden jeg håbede at høre de magiske ord. Men, ord er smukke, sagt rigtigt i de perfekte omstændigheder ….
Livet gik videre, med eller uden os. Og det jeg den dag i dag er trofast mod mig selv er: “ALDRIG MERE”
 
Përkthe Marjetë😜
 
Përkthe Marjetë😜
Për ty 😁😘 Do e përshtati në kuptimin që ka në shqip 😊
Të dua! - më tha me shiqim të ngujuar….
Dhe unë e besova, sërish. Sepse ishte ajo që unë doja ta besoja pikërisht në atë moment, nga pikërisht ai njeri. Kam një ndjenjë sikur kanë kaluar shekuj, që kur doja t’i dëgjoj ato fjalë magjike. Por, fjalët janë të bukura, të thëna ashtu siç duhet në rrethana të përsoaura….
Jeta vazhdoi, me ose pa ne. E ajo që unë që nga ajo ditë e deri më sot i jam besnike vetes, është: “KURRË MË”
 
E kisha harruar faktin se dashuria e jetes time jam unë. Ndoshta jo vetëm unë,të gjithë shpesh'herë e harrojm faktin se dashuria e jetës tonë jemi ne, sepse ne u kemi dhën përpasi tjerëve, ose ndoshta nuk e kemi kuptuar kurrë ,flas në mënyrë konkrete për veten sepse qysh nga femijeria më kane bere te ndihem e pasigurte për çdo hap që do hidhja dhe më kanë percjelle vlera qe nuk e kanë vene kurre vetveten ne vendin e pare. Vjen gjithmone nje moment në jete në të cilin kemi nevojë të shkëputemi nga disa gjëra,nga disa persona apo situata që na i shtojnë këto pasiguritë dhe na bllokojnë . Disa e quajne egoizëm, unë do ta quaj dashuri per veten.Në jetë na edukojnë duke na transmetuar një vlerë shumë te rëndësishme dhe thelbësore siç është dashuria dhe resoekti ndaj të tjerëve ,dhe harrojnë të na mësojnë se primare në fillim duhet të duam vetveten dhe ta respektojmë atë,por jo kjo është një gjë e gabuar e quajtur egoizëm,dhe kështu harrojmë që dashuria e jetës tonë jemi vet ne,dhe kjo nuk është egoizëm por baza e themeleve të mirëqenies tonë ,shtylla e jetës tonë jemi vet ne.
I promise që sot e në vazhdim do e dua veten,dhe ti kushtojë kohën e merituar,sot dhe në vazhdim do të dua veç ty vetja ime ,le të bëhem egoiste ?
Sa bukur paskam shkruar në periudhën e zezë timen 😊
 
Ngulfatja e feniksit

Po ju shkruaj sërish edhe pse e di që fjalët e mia do të përpihen nga errësira e natës. Shpresoj se nuk do të lodheni nga historitë e mia para gjumit dhe nuk do ta zbuloni fundin. .. Që nga momenti kur pashë për herë të parë shkëndijën në sytë e tu, nuk e shuaj dot zjarrin në mua !! Ata sy zgjuan pasione të tmerrshme të zjarrta, më mjegulluan arsyen dhe më çuan në veprime të pahijshme, pasione të ulëta, monologje perverse… , arratisje të pasinqerta drejt teje, vetë-mashtrim……e çfarë jo.

Dhe ata ende po më ndjekin edhe pse unë tashmë kam gjetur një mënyrë për t'u shpëtuar, por nuk e di nëse do të gjej ndonjëherë një mënyrë për t'i parë drejtpërdrejt dhe për t'u përballur me ta.

Më kujtohen netët kur vinte dhe merrte gjithçka që i nevojitej. Gjatë atyre vizitave ju merrnit nga një pjesë te shpirtit tim për të lënë trupin tim, pa shpirt.

Tani shpirti im jehon qetësisht në nënvetëdijen tënde, sepse pasi më ke lënë pa të, ai është skllav atje. Më kujtohen edhe netët kur prisja në heshtje të vish, por pa qëllim. Pyesja veten ku ishe ato netë me kë? Dhe në ato momente, a menduat për mua? A ia vlente, heeej a ja vlejti?

Ngatërruar në labirintin e dashurisë sime të çoroditur, atëherë nuk e dija rrugëdaljen, as nuk mund ta merrja me mend se çfarë ishte më mirë a më keq në këtë çorroditje ?! Edhe sot nuk e di se cili vendim do të ishte më i miri për ne, sepse sot jam fizikisht shumë kilometra larg teje dhe shpirti im endet nëpër labirintet e nën ndërgjegjes tënde për të të treguar historinë e vërtetë të dashurisë sime për ty . . . Unë do të vazhdoj pritjen time ... Si të të quaj sot shpresa ime e shuar ne harresën e ngulfatur nga një zemër e pa besë!!!!
 
Në jetë gjërat marrin kuptim në mënyra të çuditshme. Ndoshta ideja e të kuptuarit është vet e çuditshme. Të gjithë presin të tregohesh i mirë, i butë, i kuptueshëm, të ndihmosh, të jesh aty, të mos mungosh, të flasësh e të dëgjosh. Presin dhe më shumë, shumë më shumë.
Dhe në një moment kur ti ke nevojë për të mirët, të butët, të kuptueshmit, ndihmëtarët, ata që janë aty, që nuk mungojnë, që flasin e të dëgjojnë, që pret pak, shumë pak. Ata nuk janë aty.
Dhe ti më pas e kupton se ekzistenca jote diku nuk nënkupton ekzistencën e të tjerëve. Nënkupton të jesh ti, pa pritur dhe dikë aty për ty. Pa pritur pak, kur presin shumë nga ty. Dhe kjo është e çuditshme, çuditërisht e çuditshme.
 
Ky eshte realiteti bac .. s ka asgje te cuditshme ! E cuditshme eshte menyra jone e te perceptuarit , jo ajo qe eshte e destinuar te ndodhe ! Cdo gje ndodh sipas nje rendi te caktuar .. nje morie komandash te dhene nga kush e si se kush ! Eshte njelloj si rrjedha e lumenjve .. ne mund te zbulojme arsyen perse rrjedhin lumenjte dhe me raste mund te ndryshojme shtratin dhe drejtimin e rrjedhjes ne varesi te nevojave tona .. por absolutisht nuk mund te nderpresim procesin !
 
U shkeputa vet nga e kaluara dhe mendova 'pse mos ti ndryshoj dhe cunit shkollen dhe miqt?!'... Pse te kem frik nga dicka vetem sepse e pa njohur?
... Dhe dje mesuesja me tha dicka aq te bukur sa qe e shtrengova fort brenda meje :"eshte hiperaktiv dhe shume pozitiv! Ama ka vesin e keq qe do te ket gjithmon te drejte. Gjith ket optimizem dhe energji duhet ta ndihmojme te mesoj te ndihmoj kush ka nevoj ne klas." ❤️
Ne asnje fjale te saj nuk degjova "duhet te ndryshoj/ta ndryshojme" por te trasformojme energjine ne dicka me produktive dhe te shendetshme.
Zgjedhja me e mire qe kam bere ☺️
Ne nje far menyre, ajo si mesuese me mesoi dhe mua dicka. Nje keshill qe konsideroj te arte.
 
Ca shenje horoskopi eshte cuni ? 😛
 
Keto ashendet nuk i di , se nga ty kam mesuar qe jam akrep ne ashendent , por ai toci im eshte kryqezim luani me dem dhe ka dale akrep ...imagjinoje vete ca monstre eshte 😂
Ahahaha ooo zootttt
Se kur jan te vegjel jan kaq te mire 😍
Cdo gje edhe djallzore duket si dicka pozitive ahahahah

Nejse pse ankohesh ti ahaha i ka ngjajt babes 😎 vec mos i nxirr dhembet se te pickoi 😂
 
Ahahaha ooo zootttt
Se kur jan te vegjel jan kaq te mire 😍
Cdo gje edhe djallzore duket si dicka pozitive ahahahah

Nejse pse ankohesh ti ahaha i ka ngjajt babes 😎 vec mos i nxirr dhembet se te pickoi 😂
E di ku me ka ngjare mua ? Ne dicka qe shume pak njerez ma njohin....ne ate qe une e quaj efekt (vibe ) , qe edhe pse ka momente qe behet i keq dhe i hidhur , prap eshte i adhurueshem 😁.
S dua te flas per ngjashmerite ne pamje , se eshte shume femi i bukur 😂
 
Te kuptoj shum mir dhe e marr me mend krenarine qe ndjen 😍
Dhe ky ka te njejtin vibe time dhe kjo gje hedh posht astrologjine dhe kush e ka bo astrologjine ahahaha
Normal qe do na ngjajne ☺️ ato marrin cdo gje nga ne... Jemi shembulli qe ne nje far menyre aspirojne osé te pakten nga i cili frymezohen.
 
He ti ... mos u bej kaq emocionale , se s dalin as lot mua 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top