Xho Bajden vs Donald Tramp

Po lexoja disa dite me pare ne New York Times per nje vizite te shpejte te liderit me profesion piktor dhe basketbollist, drejte Amerikes. I indinjuar me vemendjen e madhe qe Trump po merr, Rama ka vendosur te inicioje nje fushate sensibilizuese kunder tij. Kjo vizite eshte pershendetur nga mijera e mijera shoqata te te drejtave te njeriut. Nje aktiviste e nje shoqate, nje grua me ngjyre me foton e Martin Luther Kingut ne bluzen e saj, deklaroi per nje televizion lokal se nese Trump do te rifitonte zgjedhjet presidenciale, bota nuk do ta meritonte nje lider gjigand, vizionar e unik si Edi Ramen...

Bejme shaka por eshte kthyer megjithe mend ne lider nderkombetar Sulltani Rama i Pare.
Eshte bere i papermbajtshem, i gjithanshem qekur mori drejtimin e OSBE. ?
 
Interesat e shqiptarve i perfaqesojne me mire demokratet amerikan.
Ndersa interesat e nje shoqerie globale anti elite, anti illuminati, anti sorros i perfaqeson me mire Trump.

Zgjidhni e merrni?
 
Trump tru peshk ..ishalla jan vedisu amerikanet e nuk votoin me kte.
 
Trump tru peshk ..ishalla jan vedisu amerikanet e nuk votoin me kte.
Per Trump ke te drejte, trupeshk nuk do thoja por sidoqofte nuk ben kurrsesi per president por a e ke degjuar Biden ndonjehere?
Une po dhe te siguroj qe eshte me keq se Salul Berasha(a ka me keq se 7×7=42 dhe cdo 6 ne 4 biznese ka mbyllur?)?
E pra Biden eshte me keq se Saluli vete?

Duhet thene ama qe Saluli as nuk meriton te citohet as per mire e as per keq sepse eshte thjeshte marioneta e goces babit!
 

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.


biden-trump.jpgKandidati demokrat Joe Biden përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë në debatin e dytë dhe të fundit mes dy kandidatëve për president. Zoti Biden po përpiqet të rrisë epërsinë ndërsa afrojnë zgjedhjet.

“Kushdo që është përgjegjës për një numër kaq të madh vdekjesh nuk duhet të vazhdojë të jetë president i SHBA,” tha zoti Biden.

“Ky është i njëjti person që ju tha se do të zhdukej kur të vinin Pashkët. I njëjti person që ju tha të mos shqetësoheni, se do të marrë fund kur të vijë vera. Ne jemi tani në prag të një dimri të errët dhe ai nuk ka plane,” tha zoti Biden.

“Nuk di gjë që jemi në prag të një dimri të errët. Ne po e rihapim vendin. Kemi mësuar, e kemi studiuar dhe e kuptojmë këtë sëmundje,” u përgjigj zoti Trump.

Presidenti, i cili u tregua shumë më i përmbajtur se në debatin e parë në fund të shtatorit, kur në mënyrë të përsëritur ia preu fjalën zotit Biden, mbrojti politikat e administratës së tij dhe tha se është kapërcyer faza më e rëndë e pandemisë.

“Po e luftojmë, po e luftojmë fort. E kemi bërë kthesën. Po ikën,” tha ai. Zoti Trump gjithashtu akuzoi rivalin Biden se synon të mbyllë vendin dhe aktivitetin ekonomik në përgjigje të pandemisë nëse bëhet president.

Debati i transmetuar në shkallë kombëtare, u zhvillua në Neshville të shtetit Tenesi dhe ishte mundësia e fundit për dy kandidatët për të dalë përballë njëri-tjetrit në përpjekje për të shpjeguar politikat e tyre dhe përgjigjen ndaj pandemisë që deri tani ka shkaktuar mbi 221 mijë viktima në SHBA dhe ka goditur rëndë ekonominë.

“Ai do ta mbyllë vendin nëse një person i vetëm në këtë burokraci gjigande thotë se duhet mbyllur,” tha zoti Trump.

Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve kanë mendim negativ për përgjigjen e administratës ndaj pandemisë. Të enjten, një numër shtetesh të lëkundura, përfshirë Ohajon raportuan rritje ditore rekord në rastet me COVID-19, dëshmi se ritmet po rëndohen.

Ish-nënpresidenti Biden fajësoi presidentin se nuk merr përgjegjësi për pandeminë.

“Unë marr plotësisht përgjegjësi,” tha presidenti. “Nuk ishte faji im që na erdhi virusi këtu. Ishte faji i Kinës”.

Presidenti Trump tha të enjten se prodhimi i një vaksine është pranë, duke shtuar se miratimi do të njoftohet “brenda javësh” por më pas pohoi se nuk është e garantuar. Pjesa më e madhe e ekspertëve, përfshirë në ekipin e administratës kundër koronavirusit, thonë se nuk ka gjasa që vaksina të jetë në përdorim deri në mes të vitit 2021.

Akuza për lidhje të dyshimta me aktorë të huaj

Pas debatit mbi pandeminë, dy kandidatët u përplasën lidhur me akuza të ndërsjellta për lidhje të dyshimta me interesa të huaja. Një pyetje lidhur me ndërhyrje nga jashtë në procesin zgjedhor amerikan shumë shpejt nxiti akuza personale, pasi Presidenti Trump akuzoi djalin e zotit Biden, Hunter Biden për kontrata biznesi të parregullta me Kinën dhe Ukrainën. Një hetim i zhvilluar nga Komisioni i Senatit për Zbulimin, nën udhëheqje republikane, nuk zbuloi prova që i mbështesin këto akuza.

Zoti Biden tha se asnjëherë nuk ka marrë “një qindarkë të vetme” nga një vend tjetër, para se të kthehej nga presidenti duke e akuzuar se po përpiqej t’ua shpërqëndronte vëmendjen amerikanëve.

“Ai i nxjerr këto broçkulla me një qëllim të caktuar. Nuk e bën për të sulmuar familjen time. E bën për të dëmtuar familjet tuaja,” tha zoti Biden duke shtuar se presidenti do të largojë vëmendjen nga përgjegjësia për pandeminë.

Siguria e Zgjedhjeve; Taksat dhe Dokumentat Fiskale të Presidentit

Zoti Biden foli për refuzimin nga presidenti për të nxjerrë dokumentacionin fiskal të bizneseve të tij. “Nxirr dokumente për taksat që ke paguar, ose mos fol më për korrupsion,” tha kandidati demokrat.

Presidenti u përgjigj duke akuzuar agjencinë amerikane të mbledhjes së taksave, IRS se “më trajton shumë keq, në mënyrë shumë të padrejtë”.

Kandidatët shkëmbyen akuza edhe për kujdesin shëndetësor, politikat ndaj Kinës dhe, pas protestave që vazhdojnë prej muajsh, për marrëdhëniet racore në vend. Zoti Biden tha se zoti Trump ishte “një ndër presidentët më racistë” në historinë e vendit.

“Ai i hedh benzinë çdo zjarri racist,” tha zoti Biden.

Presidenti Trump u përgjigj duke kritikuar ligjin e sponsorizuar nga zoti Biden kur ishte senator në 1994 që solli si rezultat shtimin e ritmit të burgosjes së amerikanëve të pakicave racore. Zoti Trump shtoi se si president, ai kishte bërë më shumë për afrikano-amerikanët se çdo president tjetër “ndoshta” me përjashtim të Abraham Linkolnit në vitet 1860 (i cili çliroi skllevërit).

“Unë arrita të miratoj ligjin për reforma në drejtësinë penale, të krijoj zona të mundësive ekonomike, u kujdesa për universitetet me shumicë afrikano-amerikane,” tha presidenti.

Përplasjet për kujdesin shëndetësor

Zoti Biden kritikoi përpjekjet e Presidentit Trump për të bindur Gjykatën e Lartë të anulonte Ligjin për Kujdesin Shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama, kur zoti Biden ishte nënpresident.

“Njerëzit meritojnë kujdes shëndetësor të përballueshëm. Kaq,” tha zoti Biden duke nënvizuar se ligji ekzistues nuk u kishte lejuar kompanive t’u mohonin kujdes shëndetësor individëve me probleme ekzistuese shëndetësore.

“Nuk ka rëndësi se sa mirë e administron, ai ligj nuk bën. Ne duam t’i japim fund. I anuluam mandatet individuale (që kërkojnë mbulim të deryrueshëm për të gjithë). Nëse nuk arrijmë fitore në gjyq, do ta mbajmë këtë ligj por do ta administrojmë më mirë,” tha presidenti.

Zoti Trump tha se donte të zëvendësonte ligjin e miratuar gjatë administratës Obama me diëka “shumë më të mirë” që do të ofronte të njëjtat mbrojtje, megjithëse administrata e tij nuk ka propozuar ende një reformë gjithë-përfshirëse.

Koreja e Veriut

Pretendenti demokrat sulmoi politikat që ndoqi Presidenti Trump ndaj Koresë së Veriut. “Ai e legjitimizoi Korenë e Veriut. Ai fliste se e kishte mik të mirë (udhëheqësin Kim Jong Un), i cili është gangster. Ai ka thënë se jemi mirë tani që Koreja e Veriut është më e aftë të hedhë raketa që mund të arrijnë në territor amerikan,” tha zoti Biden.

Presidenti Trump u përgjigj duke nënvizuar përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve:

“Fakti është që nuk jemi në luftë me Korenë e Veriut. Kemi një marrëdhënie të mirë,” tha zoti Trump.

Në sallën e debatit kishte rreth 200 pjesëmarrës të cilët para se të futeshin në sallë ishin kontrolluar për të garantuar që nuk kishin temperaturë. Të gjithë ishin të detyruar të mbanin maskë gjatë gjithë kohës./VOA



© Panorama.al
 

Attachments

  • biden-trump.jpg
    biden-trump.jpg
    78.3 KB · Shikime: 0
  • biden-trump.jpg
    biden-trump.jpg
    78.3 KB · Shikime: 0

SHBA 2020, për zgjedhjet më të kushtueshme në histori kanë votuar 73 milionë amerikanë


Gjashtë ditë para ditës së zgjedhjeve, të konsideruara si më të kushtueshmet në histori, kanë votuar paraprakisht, personalisht ose me postë 73 milionë persona.

lg.php


Me këtë ritëm, pritet që pjesëmarrja më 3 nëntor t’i kalojë 139 milionë votat e vitit 2016.


Shuma për garën në Shtëpinë e Bardhë u rrit, pasi në zgjedhjet paraprake morën pjesë kandidatët miliarderë që u vetëfinancuan, si Michael Bloomberg dhe Tom Stayer, por edhe nga grumbullimi rekord i fondeve të Joe Biden.

Fushata e kandidatit demokrat, e cila tashmë ka arritur në 938 milionë dollarë, do të jetë e para fushatë që do të tejkalojë një miliard dollarë në mbledhjen e fondeve./balkanweb
 
Më shumë se 71 milionë njerëz kanë votuar tashmë gjashtë ditë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, më shumë se gjysma e numërimit të përgjithshëm të votave që u hodhën në vitin 2016, që ishte 138.8 milionë.

Rreth dy të tretat e votuesve të hershëm i kanë dërguar me postë fletëvotimet e tyre, ndërsa pjesa tjetër ka votuar fizikisht në qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Ekspertët e votimit thonë se pjesëmarrja e votuesve për garën mes Presidentit republikan Donald Trump dhe sfiduesit të tij demokrat Joe Biden mund të jetë më e larta që nga viti 1908, kur 65% e votuesve të ligjshëm në vend morrën pjesë në votime.

Trump, Biden dhe kandidatët e tyre përkatës për postin e nënpresidentit- nënpresidenti Mike Pence dhe senatorja e Kalifornisë Kamala Harris – po vazhdojnë të mbajnë fjalimet e tyre përfundimtare para votuesve.

Fokusi në Arizona

Si presidenti Trump edhe senatorja Harris po bëjnë fushatë në Arizona, shteti jugperëndimor përgjatë kufirit meksikan që zoti Trump e fitoi në vitin 2016 ndaj demokrates Hillary Clinton.

Por sondazhet në këtë shtet, ku asnjë kandidat demokrat presidencial nuk ka fituar që nga viti 1996, tani tregojnë se zoti Biden është përpara në garë me një diferencë të ngushtë.


Shteti ka 11 nga 270 votat elektorale që kandidatët Trump dhe Biden do të duhet të fitojnë për të marrë presidencën. Zgjedhjet presidenciale amerikane vendosen në një formë indirekte të demokracisë, përmes Kolegjit Zgjedhor me 538 anëtarë, dhe jo nga vota popullore.

Zakonisht, të gjitha votat e Kolegjit Zgjedhor të një shteti shkojnë për kandidatin që merr më shumë vota popullore në secilin prej 50 shteteve, me shtetet më të populluara që kanë më shumë ndikim.

Presidenti Trump po zhvillon dy tubime pasdite në Arizona.

Harris, kandidatja demokrate për postin e nënpresidentes u takua me pronarë latinë të bizneseve në mëngjes në qytetin Takson dhe më vonë gjatë ditës me një grup udhëheqësish afrikano-amerikanë në qytetin më të madh të këtij shteti, në Finiks. Ajo e përfundon ditën e saj me një fjalim në një tubim ku interpreton këngëtarja e muzikës pop Alicia Keys.

Biden informohet për virusin

Biden, i cili ka fajësuar presidentin Trump për numrin më të madh të vdekjeve në botë të koronavirusit, në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 226,000, po informohet nga ekspertët e shëndetit publik mbi pandeminë dhe më pas do të japë hollësi mbi planet e tij për të frenuar përhapjen e virusit. Më vonë, ai merr pjesë në një aktivitet virtual për grumbullime fondesh.

Presidenti Trump këtë javë ka vazhduar të pohojë se vendi ka arritur “kthesën” në trajektoren për trajtimin e virusit, edhe pse numri i infeksioneve në SHBA është duke u rritur.

Zoti Pence po zhvillon tubime në dy shtetet kryesore të lëkundura, në Uiskonsin dhe më pas Miçigan, që Trump-i i fitoi në vitin 2016 por ku tani radhitet pas zotit Biden në sondazhe.

Sondazhet kombëtare tregojnë zotin Biden me një epërsi prej 7 ose 8 përqind ndaj presidentit Trump, por me gjysmën e asaj diference në shtetet kryesore të fushëbetejës, që ka të ngjarë të përcaktojnë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor./VOA
 

Biden: Është koha që Trump të bëjë valixhet​

-candidatepage-videoSixteenByNineJumbo1600-770x433.jpg

“Jemi të lodhur nga postimet në tuiter, nga frika dhe nga urrejtja. Është koha që Trump të bëjë valixhet”. Kështu është shprehur Joe Biden duke premtuar një plan për Covid, sapo të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. “Do të përballemi mesistemin racist të këtij vendi dhe do të rindërtojmë ekonominë për ta bërë më të mirë. E them vërtet, jo thjesht me fjalë”, ka thënë Biden duke cituar emrat e George Floyd dhe Breonna Taylor, dy nga afro-amerikanët e vrarë nga policia. “Besimi në vendin tonë është vënë në prove me Turmp”, ka shtuar Biden duke bërë thirrje për të nisur një faqe të re, përmes votimit.
Opinion.al
 

Attachments

  • -candidatepage-videoSixteenByNineJumbo1600-770x433.jpg
    -candidatepage-videoSixteenByNineJumbo1600-770x433.jpg
    28 KB · Shikime: 0
  • -candidatepage-videoSixteenByNineJumbo1600-770x433.jpg
    -candidatepage-videoSixteenByNineJumbo1600-770x433.jpg
    28 KB · Shikime: 0
Po pres te lexoj per baiden me origjine shqiptare nga shkodra....

Mendoj qe trump foton serisht
Pse do thoni
Hes a bussineaman
 
Si u katandisen kta amerikanet kshu?
Po lexoja nje artikull ku Nena nuk flet me te birin sepse ka vendosur te votoje Trump, dhe ku ndasite sociale sa vijne e po thellohen midis atyre qe duan demokratet ne pushtet dhe atyre qe duan Trumpin. Nderkohe grupimet si Antifa vazhdojne protestat e dhunshme ne shume qytete te amerikes. Shto ktu dhe nje media me plot fake news, propagande dhe dezinformim qe sa vjen e me agresive po behet, dhe perfundimi eshte nje mish mash i papare qe per 50 vjet e kusur na e kane shit si demokracia amerikane ?
 
Si u katandisen kta amerikanet kshu?
Po lexoja nje artikull ku Nena nuk flet me te birin sepse ka vendosur te votoje Trump, dhe ku ndasite sociale sa vijne e po thellohen midis atyre qe duan demokratet ne pushtet dhe atyre qe duan Trumpin. Nderkohe grupimet si Antifa vazhdojne protestat e dhunshme ne shume qytete te amerikes. Shto ktu dhe nje media me plot fake news, propagande dhe dezinformim qe sa vjen e me agresive po behet, dhe perfundimi eshte nje mish mash i papare qe per 50 vjet e kusur na e kane shit si demokracia amerikane ?
Mos u nis andej o trim ?
 
Ky Joe Biden duket i urte ,por eshte si "nendetse", dhe ka mesuar shume nga Obama kur ishte Zv.President!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top