Vritet në Turqi aktivisti anti- ISIS

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1451306972naji-jerf.jpg


Një aktivist anti-ISIS është qëlluar për vdekje në mes të ditës në Turqi. Nga sa tregojnë raportet e deritanishme, për vrasjen e regjizorit Naji Jerf është përdorur një pistoletë me silenciator.

Ngjarja ndodhi në qendrën e qytetit Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë. 38-vjeçari ishte pjesë e grupit “Rakaja po masakrohet në heshtje” RBSS, i cili përbëhet nga gazetarë që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre për të raportuar mbi abuzimet e Shtetit Islamik.

Ai është i dyti anëtar i organizatës i ekzekutuar brenda disa javësh. I pari ishte Ahmad Mohammed al-Mousa, i vrarë në Siri. Jerf njihej si kritik i hapur i Isis-it e ishte regjizori i dy dokumentareve më të fundit mbi grupin ekstremist, një nga të cilet përqëndrohej tek vrasja e aktivisitëve siriane në Alepo, ndërsa tjetri tek veprimtaria e RBSS-së. 38-vjeçari ishte baba i dy vajzave të vogla. Një mik i tij thotë se familjes së regjizorit i ishte aprovuar azili në Francë dhe po përgatitej që këto ditë të udhëtonte drejt Parisit.

/ Top Channel
 
Titulli: Vritet në Turqi aktivisti anti- ISIS

Ngushellime familjes . ...U prehte ne paqe.

K'to kane bere pune te mrekullueshme, duke rrezikuar jeten e tyre ... per t'ju ardhur ne ndihme te tjereve - Rrezik, do e kete hequr vete Turku, duke i njohur se qysh jane.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top