Vrasje per vete-mbrojtje???

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Po e hap temen me kte filozofine e Ayn Rand mbi vete-mbrojtjen.

"Perdorimi i forces ne vetvete nuk ka te keqe, por ta ushtrosh ate i pari eshte e keqe. Te perdoresh force ne kunderpergjigje, ne vetembrojtje kundra atyre qe e filluan te paret nuk eshte thjesht nje opsion moral, por eshte nje detyre morale. Nje njeri i moralshem nuk ka asgje per te fituar kur nje tjeter perpiqet ta vrasi, por ka shume per te humbur nese nuk e mbron veten e vet. Per kete arsye, eshte i drejte perdorimi i forces per tu kunderpergjigjur dhe per tu vetembrojtur. Ne kontradikte me doktrinat e pacifisteve, perdorimi i forces per vetembrojtje eshte nje nga gjerat qe i perkasin te mires."

C'mendim keni ju mbi vete-mbrojtjen? A duhet te perdorim force kunder dikujt qe tenton te cenoj te drejtat tona? A duhet te arrijme te marrim jeten e dikujt per vete-mbrojtje? Pro apo kundra?
PS> Kam edhe nje fjalim ku duhet te shkruaj mbi kte ceshtje kshu qe tani me shume se kurre ishte e nevojshme te hapej si teme :D
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

Njeriu mbrohet instiktivisht, 1 sekondë nuk i duhet
për të marrë këtë vendim! Thjesht: ligj i natyrës!
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

jo gjithmon, truri shpesh here bllokohet ne rast paniku nga dy "agjent" , kunderveprim dhe frike (jo tek te gjithe). Qelizat dergojne mesazhe me doz dhe shpejtesi te madhe saqe ai i shkret tru bllokohet dhe stopohesh per momentin. Ka shume raste qe frika stopon njeriun te kryeje veprime te cilat mund te nxjerrin nga situata.

te themi qe gjithkush mund te vetmbrohet, eshte si te thuash jemi te gjithe 'dragonj', kjo varet...kush mposht friken, kryen dhe vetmbrojtjen. Jo nje sek, por dhe 2 dit ai qe eshte frykacak nuk behet luan per nje moment edhe pse truri i thot qe eshte ne rrezik, eshte frika ajo qe e bllokon dhe i thot "Ti je çun mami, rri urt aty, plere" .
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

Vrasja per vetembrojtje parashikohet ne kodet penale te vendeve evropiane, si nje istitucion juridik i tutuleshem.

Vrasja per vetembrojtje percaktohet nga dy veprime: Aksion ose Kercenimi dhe Reaksioni i viktimes.

Kercenimi perfshin keto element:
Veprimi duhet te jete kunder nje se drejte e mbrojtur juridikisht nga sistemi ligjor.
Objekti kunder se ciles personni do ndermarri nje veprim penalishte te denushem duhet te jete me patjeter nje e drejte nuk ka rendesi se ciles natyre i perket kjo e drejte. Kercenimi duhet te jete i padrejte sipas ligjeve ne fuqi perfshi dhe ato morale, pra, nje e padrejte e parshikuar ne dispozitat e normes ligjore. Sigurisht ka edhe nje elemet tjeter i cili eshte aktualiteti dhe rrezikshmeria aktuale qe mund te vije nga kercenimi.
Reaksioni i Viktimes duhet te jete:
Reaksioni i viktimes duhet te jete i nevojshem per mbrojtjen e nje interesi juridkisht te tutelushem.
Dhe reaksioni i viktimes duhet te jete proporcional me kercenimin.

Sot ka nje debat te madh ne lidhje me vetmbrojtjen........

Une personalisht jam per vetembrojtje proporcionale.
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

"Sa qane nana jem , me mire qane nana jote" .

Nese e shoh veten ne rrezik deri aty qe munde edhe te vdes at'here smunde te rri pa bere asgje.
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

Zevendesoni ciften me spray me spec djeges lol.


Gjithsesi une po e marr ne nje plan me te thjeshte dhe te zakonshem, nese dikush te fut nje shuplake
ose largohesh ose ia kercet edhe ti po te dhembi shume.
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

mu n'lule t'ballit po pata mundesi...
jam agresive dhe nuk kontrollohem nese jam ne rrezik

---------- Post added at 13:59 ---------- Previous post was at 13:58 ----------

Zevendesoni ciften me spray me spec djeges lol.
doja te kishte acid dhe jo spec djegs ... por nuk eshte legale
 
Titulli: Vrasje per vete-mbrojtje???

normale
me mire tjetri se une :p
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

kollaj ësht me rrejt veten...bohemi gjith 'vrases'.
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

DM
te flasim realisht, sa veta ne ditet e sotme ecin rruges me nje pistolete ne xhep per vetembrojtje?
Qe te mos e bejme edhe aq tragjike e dramatike kete sondazh po them qe
nese i largohesh rrezikut edhe ai te largohet.

Sdi sa u sqarova, per tiu permbajt temes vetembrojta ndodh atehere kur ndjehemi ne rrezik por nuk eshte se e justifikoj.
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

DM
te flasim realisht, sa veta ne ditet e sotme ecin rruges me nje pistolete ne xhep per vetembrojtje?
Qe te mos e bejme edhe aq tragjike e dramatike kete sondazh po them qe
nese i largohesh rrezikut edhe ai te largohet.

Sdi sa u sqarova, per tiu permbajt temes vetembrojta ndodh atehere kur ndjehemi ne rrezik por nuk eshte se e justifikoj.

normal qe nuk eci me pistolet per vetembrojtje..

rreziku i bie deres dhe hyn pa leje... largohu sa te dush ti
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

Nuk ka pune frike aty, eshte si puna asaj shprehjes, dy duar per nje koke jane, por edhe kjo shprehje ndahet ne 2 kategori, budallenjte dhe te zgjuarit, budallenjte jan ata "zemer luanet" qe kur shohin armen, qofte kjo e nxehte apo e ftohte, tentojne te kunderpergjigjen, por ja qe fisheku kur e ke perballe eshte me i shpejte se ata, dhe te zgjuarit jane ata qe i pergjigjen momentit me "arme te barabarta", ose ne te kundert, perpiqen te krijojne momentin e pershtatshem per te kthyer reston, pse jo edhe ndonje bakshish, kjo sa i perket javes morale, ndersa asaj ligjore, vetembrojtja eshte plotesisht e ligjeshme deri ne piken qe siguria jote jetesore "eshte e sigurt".
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

ashu thone te gjithe......e bera per vetembrojtje.
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

Mire qe ska dalur ligji ketej nga anet tona , se tere do vrisnin miqt e shoket edhe do thonin : i hodha nga ballkoni sepse tentuan te me vrisnin hahahaha
 
Pe: Vrasje per vete-mbrojtje???

Ska mbrojte me te poshtme ,se sa te mbrohesh me dhune,.
aftesia e njeriut eshte te mbrohet pa dhune,.dhe te mos lejoje krijimn e carceve te dhunes rreth tij,.
 
Titulli: Vrasje per vete-mbrojtje???

PRO sigurisht
 
Shqiperia e ka ligjin shume te dhjere kur behet fjale per vetmbrojtje.

Nese je ne shpi ske te drejte ta vrasesh agresorin ose grabitesin , por duhet te mbyllesh ne nje dhome dhe te njoftosh policine ose ta neutralizosh. Pa lidhje!
 
Nqs kercenimi eshte real atehere lind e drejta per vetmbrojtje por gjithmone vetmbrojtja duhet te jete ne proporcion me rrezikun e kanosur, deri ketu legjitimohemi per cdo veprim e pasoje, por nqs vetmbrojtja e tejkalon kete gje psh( kercenuesi ka thike e ti ke pistolete) atehere nuk e perligj veprim pasojen ne kushtet e vetmbrojtjes exstreme.

Ne lidhje me temen mendoj qe po eshte legjitime por gjithmone pa e tejkaluar nevojen ekstreme per te marre jeten e tjetrit.
Dikush tha qe njeriu ka instikte dhe ne baze te tyre edhe reagojme, jam dakord por njeriu ka edhe arsyetimin dhe ne baze te arsyetimit qe ai ka mund te vleresoje edhe rrezikun real qe i kanoset. Pasoja nuk duhet te beje veper penale per ate qe ka vepruar ne kushtet e vetmbrojtjes ekstreme.
 
Dy duar per nje koke Jane thote populli ....pro jam
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top