Vladimir Putin mbetet njeriu me i fuqishem ne bote

legjenda

Tetova
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shpallur nga revista amerikane “Forbes” njeriu më i pushtetësh në botë për të tretin vit. Putin vazhdon të tregojë se ai është një nga të pakët njerëz në botë që bën atë çfarë do. Aneksimi i krimesë dhe përfshirja në konfliktin e Ukrainës e ka futuar Rusinë në recesion, por kjo gjë nuk e ka dëmtuar Putinin. Në qershor, pëlqimi ndaj tij ishte në 89%.

Në vend të dytë si personi më i fuqishëm është një grua dhe ajo është kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është ngjitur nga vendi i pestë që mbante vitin e kaluar. Kancelarja gjermane është shtylla kurizore e BE-së dhe ka marrë aksione vendimtare për zgjidhjen e krizës së refugajtëve dhe krizës ekonomike në Greqi.

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka humbur një pozicion duke u renditur këtë vendi i treti. Nuk ka dyshime se SHBA mbeten fuqia më e madhe ekonomike, kulturore, diplomatike, teknologjike dhe ushtarake. Por, viti i fundit i Obamës në detyrë është e qartë se ka tkurrur influencën e tij.

#1 Vladimir Putin
#2 Angela Merkel
#3 Barack Obama
#4 Pope Francis
#5 Xi Jinping
#6 Bill Gates
#7 Janet Yellen
#8 David Cameron
#9 Narendra Modi
#10 Larry Page

Redaksi Online
(f.s/shqiptarja.com)
TAG: vladimir putin angela merkel barack obama forbes njeri me i fuqishe
- See more at: Shqiptarja.com - Forbes: Vladimir Putin mbetet
 
Titulli: Forbes: Vladimir Putin mbetet njeriu më i fuqishëm në botë

Ajo qe ka arritur te beje Putin ne Rusi ne keto 10 vjetet e fundit eshte historike dhe gati e paimagjinueshme edhe per vete optimistet me te medhenj te Rusise: Ai trashegoi Rusine e nje dordoleci e pijaneci si Jelcin ku ligjin ne vend e benin oligarket dhe instancat me te larta te shtetit rus kishin rene ne duart e ketyre oligarkeve qe kishin shtene nen kontroll gjithe ekonomine e vendit; nje popull rus te varfer dhe te shkelur ne dinjitet tani qe Rusia nuk eshte me nje nga superfuqite e botes.

Ajo qe Putin realizoi ne kete dekade ishte goditja e perqendruar te gjithe oligarkeve qe kishin nen kontroll kompanite e naftes e gazit natyror, institucionet financiare dhe import/exportin, mbledhjen e te gjitha taksave te papaguara ndaj shtetit, dhe investimi i ketyre fondeve ne fuqizimin e autoritetit te shtetit si ne administrate, si ne ushtri, si ne sherbimin sekret rus.

Dhe celesi i suksesit te Putin eshte nje edhe i vetem: ai njeh shume mire jo vetem realitetin e vendit te tij por ai njeh me se miri edhe karakterin e popullit rus.

hajduti
 
Titulli: Forbes: Vladimir Putin mbetet njeriu më i fuqishëm në botë

Ky ka treguar qe dine te beje politik.
Megjithe se ekonomikisht Rusia eshte dobet.
Une e adhuroj ,per kulturen qe kane ,ne art,pikture,muzike instrumentale,patinazh.
Me pelqen krenaria e eger e klimes Ruse.
Kam nje shoqe nga Moska,eshte virtyte i vertete, i nje kulture me fines dhe dije Ruse..:)
 
Ne fakt nuk eshte ndonje popull qe shquhet per ndonje zgjuarsi kush e di se cfare ,por me Putinin ekonomia Ruse dekaden e fundit ka pas nje zhvillim shume te madh. Ndryshe nga epokat e Gorbacovit apo Jelsinit ku populli vuante per buken e gojes. Tani gjerat kane ndryshuar ,80% e evropes furnizohet me drithrat e Rusise. Gazi po ashtu eshte nje burim i pashtershem per ekonomine ruse ,edhe arme prodhojne mjaftueshem per ti shitur ne vende te ndryshme te botes. Kjo embargoja e fundit per ceshtjen e Krimese i ka dobsuar disi ,por prap mbeten nje superfuqi dhe kane nje lider qe e do vendin e tij dhe punon per vendin e tij ,ka investuar miliarda euro per imazhin dhe ekonomine e vendit. Vetem te mendosh se cfare stadiumesh po ndertojne per kupen e botes 2018 te hik petlla.
 
Titulli: Forbes: Vladimir Putin mbetet njeriu më i fuqishëm në botë

Ajo qe ka arritur te beje Putin ne Rusi ne keto 10 vjetet e fundit eshte historike dhe gati e paimagjinueshme edhe per vete optimistet me te medhenj te Rusise: Ai trashegoi Rusine e nje dordoleci e pijaneci si Jelcin ku ligjin ne vend e benin oligarket dhe instancat me te larta te shtetit rus kishin rene ne duart e ketyre oligarkeve qe kishin shtene nen kontroll gjithe ekonomine e vendit; nje popull rus te varfer dhe te shkelur ne dinjitet tani qe Rusia nuk eshte me nje nga superfuqite e botes.

Kjo ndodhi ne te gjitha vendet qe dolen pas permbysjes se rregjimit-komunist. Qe te hyje kultura e demokracise duheshin dekada, dhe nuk mjaftojne pak.

Personalisht nuk jam simpatizant e politikes ruse, se si trjaton njerzit e shtypit ne vecanti.
Por Putin aktualisht po tregohet verete nje "arushe" e vertete e Polit te Veriut me ndryhrjen ushtarake kunder Isis. Per kete fiton te gjithe simpatine tek une.
Burre me k...qe kuadrate, qe nuk shikoj fare ne sy as koalicionin me te madh dhe te forte ne Bote, Naton.
 
Titulli: Forbes: Vladimir Putin mbetet njeriu më i fuqishëm në botë

Ne fakt nuk eshte ndonje popull qe shquhet per ndonje zgjuarsi kush e di se cfare ,.

Shiko, jane popull qe jane trajtuar nen trajnimet , qe te jene ushtar te forte ,gati per mbrojtje ,gati per te marre urdhera dhe per ti ekzekutuar dhe respektuar ato.Popull ushtarak ndoshta deri diku.
Te pakten kete ide kam,si tersi shoqerie e tyre.
Por ama ,une me aq sa kam eksploruar,si nje fans e kultures.Pjalmi i kultures ruse ne pikat qe kam prekur me siper ,edhe pse ndoshta me pakic si %,ne raport me popullsine,jane talente frymzimi e adhurimi mbare boterore,per mendimin tim.
 
Titulli: Vladimir Putin mbetet njeriu me i fuqishem ne bote

Kjo ndodhi ne te gjitha vendet qe dolen pas permbysjes se rregjimit-komunist. Qe te hyje kultura e demokracise duheshin dekada, dhe nuk mjaftojne pak.

Personalisht mendoj qe ai eshte njeriu qe shpetoi Rusine nga gremina ku e cuan Gorbacovi me Jelcinin.
Jo cdo shtet qe ka nafte... ja del te paguaje borxhin e jashtem shumemiljardesh, te formoje Fondin e Emergjences (paraja e bardhe per dite te zeze), e te mbaje nje rritje ekonomike (nga 1999 e deri me sot) prej 7-8% ne vit (duke perjashtuar ndoshta Kinen).

Personalisht nuk jam simpatizant e politikes ruse, se si trjaton njerzit e shtypit ne vecanti.

Sigurisht qe eshte nje njeri i kompletuar nga te gjitha anet, por dijet e tij qe ne fillimet e karrieres i ka perdorur vetem per mizori. Mos harrojme qe ka qene nje nga drejtuesit me te larte te KGB ku ka udhehequr disa misione famekeqe duke ekzekutuar dhjetra personalitete, mos harrojme rastin ku me urdher te tij u helmua nje agjent i KGB qe po i rritej reputacioni dita dites ne Rusi. Eshte urdheruesi i arrestimeve te shumta qe i jane bere kampionit te botes ne shah, Gary Kassparov, vetem sepse ky i fundit organizonte protesta paqesore.

Por Putin aktualisht po tregohet verete nje "arushe" e vertete e Polit te Veriut me ndryhrjen ushtarake kunder Isis. Per kete fiton te gjithe simpatine tek une.
Burre me k...qe kuadrate, qe nuk shikoj fare ne sy as koalicionin me te madh dhe te forte ne Bote, Naton.

Kjo ringritje e shpejte e Rusise ngjall tek shume vende aleate si vendet e Bashkimit Evropian qe jane te varur nga nafta dhe gazi natyror rus per nevojat e tyre, apo SHBA qe shikon tek Rusia nje ish-superfuqi me potencialin e vetem ushtarak ne bote qe te minoje teknologjine e avancuar te luftes amerikane. Nje shembull i thjeshte: diten qe Pentagoni shpalli testimin e dyte me sukses te sistemit anti-balistik te raketave berthamore, Rusia beri publik faktin se ajo ka shpikur nje teknologji qe e nxjerr jashte perdorimit kete sistem.

Nuke di nese te kujtohet apo lexuar ku ne fillim te viteve 90' kur akoma Xhorxh Bush ishte ne presidence pati dhene nje deklerate bombastike me rastin e renies se komunizmit ne evropen lindore. Ai u shpreh tekstualisht se: ''sot e tere bota e civilizuar po e kupton shume mire se nuk ka armik njeri-tjetrin por nje tjeter armik te rrezikshem te cilin duhet ta luftojme boterisht e ata jane Islamiket".

Kjo deklerate e tij krijoj shume pakenaqesi ne boten Islame ne ate kohe por qe vijoi me nje deklerate tjeter te tij ku sqaroi se ai ish keqkuptuar dhe se me islamiket ai nenkuptonte terrorizmin islamik. Qe nga ajo kohe vetem Shtetet e Bashkuara kane shpenzuar me teper se 2 trilion $ ne luften kunder terrorizmit islamik. Kete lloj ''xhihadi'' perendimor modern e adaptuan pothuajse te gjithe shtetet e botes edhe Rusia po ashtu derisa ne pushtet erdhi Putini. Ai e kuptoi fare mire se termi ''terrorizem islamik'' ishte nje farse dhe se te vetmit fitimtar ishin vetem Shtetet e Bashkuara me aleatet e tyre te cilet ne vendet si Afganistan e Irak nuk bene gje tjeter vetem se vodhen burimet nentokesore te ketyre vendeve.

Ajo qe sot po ben Rusia ja vlen te pergezohet. Pas me teper se 2 dekadash ne hije, nje nga superfuqite e botes po rikthehet dukshem ne arenen nderkommbetare duke treguar dhembet si ujk e jo si dhelper Amerikane. Rusia po i tregon botes qarte se ja ku me keni, jam e forte ushtarakisht dhe ekonomikisht. Mund te bej cte dua dhe skeni cte me beni asgje.

Gjithsesi ky eshte vetem fillimi. Rusia vetem sa ka filluar provat me ''1-2-3 prova teknike''. Ju siguroj Lauri, se shume shpejt do te jemi deshmitare te ndryshimeve nga me paimagjinueshme ne historine boterore.

hajduti
 
Titulli: Vladimir Putin mbetet njeriu me i fuqishem ne bote

Gjithsesi ky eshte vetem fillimi. Rusia vetem sa ka filluar provat me ''1-2-3 prova teknike''. Ju siguroj Lauri, se shume shpejt do te jemi deshmitare te ndryshimeve nga me paimagjinueshme ne historine boterore.

hajduti

Nuk kam asnje pike dyshimi qe jemi vetem ne nje faze fillestare te keti ndryshimi rrenjesor ne nivel Boteror. Vetem uroj qe te behet sa me me pak viktima. Pasi nuk ka revolucion(cfare do lloje) ka gjakderdhje.
 
Titulli: Vladimir Putin mbetet njeriu me i fuqishem ne bote

Ky Putini eshte më i frikshëm, se sa i fortë. Para pak vitesh sguxonte askush ne Evrope te shkruj artikel mbi të, me rastin kur u nda me grua pas 18vite martesë......... Mbetet i fuqishem besojm edhe ne, porse frika prej tij eshte më e madhe.......
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top