Vjersha dhe fabula

Titulli: Këndi i fëmijëve.

FAMILJA IME

Unë jam gjyshi
Me mustaqe dhe plis të bardhë
Nipërit dhe mbesat i shëtis fort
Se i kam si ar

Unë jam gjyshja
E lodhur dhe në moshë
Nipërit dhe mbesat i dua fort
اdo natë atyre u tregoj përralla shumë
Dhe me ninulla i vë në gjumë

Unë jam babai në shtëpi
Punoj tërë ditën me begati
E dua shumë nënën e fëmijëve të mi
Të gjithë ata për mua janë një mrekulli

Unë jam nëna në shtëpi
Qe kujdesem për fëmijët e mi
Kujdesem për ushqime dhe për pastërti
I pres të gjithë me dashuri

Unë jam vëllai lozonjar
Që në shtëpi kam shumë dëshira
Por më shumë të ha ëmbëlsira
Unë jam motra më e vogla
Luaj shumë me kukulla dhe kam shumë lodra
 
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Pershendes perzemersisht Kitrren dhe engjellin e tij me nje nga fabulat me te shquara, te perkthyer nga Andon Zako Cajupi.

Cinxëri dhe milingona


Cinxër' i marrë,
gjithë beharë,
e shkoi duke kënduar,
ndë kopshte të lulëzuar.

Po behari shkoi,
cinxëri pushoi,
dhe zuri të qajë,
se s'kish se ç'të hajë.

Të mos vdesë nga uria
një ditë del nga shtëpia,
dhe miligonës i thotë:
-Zonjë, sot bën shumë ftohtë.

s'kam ç'të ha dhe jam sëmurë,
po nëmë dy kokrra grurë,
ta kthej prapë në korrik.
në më ke gjiton dhe mik

Të të vijë keq për mua.
Po milingona s'ep hua,
se është fort e shtrënguar
— Në behar s'paske punuar,

Thotë zonja milingonë.
— Këndova, për zonë,
beharë të tërë,
ndë fush' e ndë male,
— Fort mirë ke bërë,
tani hidhu valle!
 
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Luani dhe miu


Në këtë botë
sa rrojmë,
njëri-tjetrin
të ndihmojmë:

I math, i vogël,
të tëre ç'jemi,
për njëri-tjetrin
nevojë kemi.

Për këtë gjë të vërtetë
dy përralla do të themi.

Një mi
kur doli nga dheu,
ndë thonj të luanit
ra;
po luani
kur e pa,
zemër të madhe
rrëfeu,
se minë
të gjall' e la.

Po dhe miu
kur shpëtoi,
të mirën
nuk' e harroi,
me të tepër
ia pagoi.

Një luan,
një egërsirë,
pa të mirë nga një mi,
si s'e pandente njeri:
Në një pyll
në shkretëtirë,


I mjeri luan,
u zu me dhokan;
thërret,
bërtet,
qan me lot
se nga dhokani
s'del dot,
q'e zuri
në këmbë.
Po miu
me dhëmbë,
ep e merr
sa e nxjerr;
hyn e del,
prish një tel,
të tërë dhokanë
dhe shpëton
luanë.

Fuqia dhe zemërimi,
s'mbarojnë, ç'mbaron durimi.

Origjinali: Ezop
Shqiperimi: Andon Z. Cajupi
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

hape krahet fluturove
theeeelle neper kaltersi,
udhetove udhetove
cerdhen ku do ta besh ti?
ty asgje sta mbushka syrin,
as kjo peme as ky gur,
me ne fund moj trimerore
bere cerdhen ne flamur!
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

Mori leter vizatimi
edhe lapsa mori plot
prane gjyshes vrapoi Adi
dhe dicka ne vesh i thote
Dua qe te vizatoj
e ta ruaj si kujtim
e te gjitheve tju thuash
ma ka bere nipi im
Ja fytyra rrudha rrudha
ja dhe floket ngjyre gri
sa serioze je moj gjyshe
Buzeqesh pak tani


Qe ne kopesht e mbaj mend kte ;D
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

Zana e zu zogun,
e mbylli ne kafaz
Zogu sdo te kendoje
eshte plot maraz!

Zana i jep buke,
zogu buke sdo,
Zana i jep uje
zogu se shikon!

Zane leshoje zogun,
qe te fluturoje.
Ai e do qiellin
ne kafaz smund te rroje!
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

MAMI


Kur shkon mami për në punë
Me gëzim e puthi unë
I puthë duart, faqet mbarë
I uroj rrugë të mbar

Lalalala la la la
Lalalala la la la

Fjala e ëmbël shumë e lartë
Gjuha e nënës është si mjalt
Kur nëna më ledhaton
Zemrën time seq ma gëzon


Lalalala la la la
Lalalala la la la

Kur vjen mami në shtëpi
Më pushton më rrokë në gji
Mirëseardhje i uroj
Me dy duart e përqafoj

Lalala la la la
Lalala la la la


 
Titulli: Vjersha dhe fabula

Jane plot tridhjetegjashte
porsi motra rrine bashke
edhe nje po te mungoje
Gjuha jone do te caloje

Shkronje shkronje
flete flete
Abetaren fillojme
Shkronje shkronje
mire drejte
tani do te mesojme.
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

Grosha dhe qepa

Ne kuzhine, tej ne cep
grosha grindet me nje qepe:

-Qep, qepe, s'te shoh dot
se m'i mushe syte me lot!

Qepa tha: - Ashtu, lum motra,
une me lot e ti me...bomba!
 
Titulli: Këndi i fëmijëve.

O SA MIRث Qث JAM FثMIJث
( këngë për fëmijë)


Të isha, të isha flutur
Do të kisha krahë të bukur
Të isha, të isha flutur
Do të kisha krahë të bukur
Por më mirë që jam fëmijë
Shkoj në shkollë kthehem në shtëpi
Por më mirë që jam fëmijë
Shkoj në shkollë kthehem në shtëpi

Të isha, të isha bletë
Do të kisha krahë të lehtë
Të isha, të isha bletë
Do të kisha krahë të lehtë
Por më mirë që jam fëmijë
Shkoj në shkollë kthehem në shtëpi
Por më mirë që jam fëmijë
Shkoj në shkollë kthehem në shtëpi

Të isha, të isha gjyshe
Do të dija përralla të ndryshme
Të isha, të isha gjyshe
Do të dija përralla të ndryshme
Por më mirë që jam fëmijë
Shkoj në shkollë kthehem në shtëpi
Por më mirë që jam fëmijë
Shkoj në shkollë kthehem në shtëpi
 
Titulli: Këndi i fëmijëve.

MANUSHAQE

Manushaqe e vogël
Lulëzon në ferra
Lajmëron gjithë botën
Se na erdh pranvera

Manushaqe e vogël
Unë të dua shumë
Mos e ul ti kokën
Mos u tremb nga unë

Manushaqe e bukur
Mos u dridh në ferrë
Nuk vi për të këputur
Por për te marrë erë
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

PEMثT

Molla më thotë
Më ha mua
Të më hash
Fort të dua

Pjeshka më thotë
Më merr mua
Që të kalbem
Nuk më pëlqen mua

Rrushi më thotë
Merrë një kalavesh
Se më e shëndetshme
اup do të jesh

Kështu pemët
Presin me radhë
Të më freskojnë
Mua fatbardhën
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

EJA Nث VALLE

Eja shoqe me kërcy
Duart e mija ti jap ty
Dy andej - dy këndej
Rreth e rrotull ja si kërcej
Dy andej - dy këndej
Rreth e rrotull ja si kërcej

Me gishtërinjë
Tuc, tuc, tuc
E me duar
Puc, puc, puc
Dy andej - dy këndej
Rreth e rrotull ja si kërcej
Dy andej - dy këndej
Rreth e rrotull ja si kërcej
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

EDUKATORES

Oj edukatore
Porsi nënë të kam
Rri në gjirin tënd
Dhe e lumtur jam

Buzagaz si mami
Nga gjumi më zgjon
Faqet ti mi puth
Dhe mi ledhaton

Gjithnjë më mëson TI
Që të jem në jetë
Punëtor i mirë
Dhe trim i vërtetë
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

INERT?!

Dhoma dhoma
si kuti
kam hipur unë
ke hipur ti

Dhomat përmbi rrota rrijnë
nëpër stacione shkojn e vijnë
fy fy fy e ta ta ta
thoni emrin si e ka
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

BORA (Faik KOKCICA)
Kthielltesia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me veren. Vjeshta e trishtimshem erdhi e iku. Tani, po hyn dimeri, edhe qiellin e kane mbuluar re te qetta e te ftohta. Edhe sot, per te paren here, zuri te bjere bora…

Prapa qelqeve te dritores, po shikonj. Nga dale nga dale, si kur ka frike te ndegjohet, bora fluturon floke floke e shrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kerkon te ndreqe e te zbukuronje: Dy cupa te vockela shkojne, e, ne lesherat e arta te tyre, te leshuara mbi shpatullat, bora shkruan trendafile te ergjenda. Djelmte qeshin, hidhen, lozin, e leftojne me topa. Zoqte vertiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, nje thrime buke! Si ne vere, gjithe bota jane veshur ne te bardha.

Floke floke, nga dale, po bie bora
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

1 QERSHORI

1 qershori dita e jonë
Zemrat ëmbël seç këndojnë
Lart pëllumbat fluturojnë
Me ne paqja përgjithmonë

Anë e kënd le të ushton
Këngë e jetës o fëmijë
Dashuria të burojë
[FONT=&quot]Për ne qielli le të ndrijë [/FONT]
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

KAM Tث DREJTث

Kam të drejtë të luaj
Ju lutem mos më pengoni
Dua të jem i lirë
Ju lutem mos më pengoni
Me të tjerët i barabart dua të jem
Ju lutem mos më veçoni

Dua të mësoj
Ju lutem më lejoni
Kam të drejtat e mia ju lutem
Mos mi ndaloni
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

Nga leximi i klases se pare:

ا'ke harruar moj Valbonë?

Sot, kur shkonim për në shkollë,
pse u ktheve si veri?
ا’ke harruar, moj Valbonë,
ç’ke harruar në shtëpi?

Mos vallë stilolapsin,
a mos vallë bojrat në kuti?
ا’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?

Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gje s’kisha harruar.
Po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

Kush i ka duart e bukura?

Tri zonjusha
te bukura,
ngjanin porsi flutura.


Shtathedhura,
si selvi'
faqekuqe e buzekuti.


Buzagaz,
dite per dite,
ne lulishte zinin prite.

Cdo njeri
qe kalonte,
gjithesecila do t'i thoshte:

-Kush nga ne
qe jemi flutura,
i ka duart me te bukura?

Kjo pyetje
cdo dite vazhdonte,
per kedo qe vinte,shkonte.

Shkon nje dite
nje plake e gjore,
mbante forte nje traste ne dore.

Ish e dobet,
pak e zbehte,
ecte rruges qete e qete.

Tri zonjushat
sa e pane,
shpejt e shpejt plakes i thane:

-Pa na thuaj,
me deshire,
cila dore eshte me e mire?

Plaka e gjore
sa i pa,
urte e bute dy fjale i tha:

Ndonje ushqim
zonja,ne doni
ju lutem,te ma afroni.

Porse zonjat
qe te tria,
mendjen kishin te bukuria.

Nje fshatare
atje ne are,
me dy shoqe mbillte fare.

Plake e gjore
sa i pa,
tri bukurosheve u tha:

-Keto duar,
kallo kane,
shihni,sa te bukura jane!

Jane punetore,
pak te ashpra,
shihni,sa duarte arta.

Se ne jete,
pa punuar,
nuk ha buke e lakeruar.

Bukuroshet,
s'folen fjale'
iken me bishtin ne shale
 
Pe: Vjersha dhe fabula

Iriqi
Iriqi i vogel,
u semur,
me rrufe, e kolle,
temperature.

Mamaja shpejt,
e shpejt e mori,
dhe e coi,
tek doktori.

"Do beje gjilpere"
doktori thote,
iriqi qan,
e qan me lot.

E mori vesh,
nje pyll i tere,
s'ben dot iriqi,
nje gjilpere!!!!

Macja
Mace mace pis pis pis
ç'ka dollapi qe le vize
eshte miu kaço miu
gjithe piatat i lepiu
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Vjersha dhe fabula

Vajza ime qe ka filluar klasen e dyte me thote se mbreme i ka dale gjumi nga endrra dhe ka shkruar nje vjershe dhe kjo eshte vjersha me e gjate qe ka thurur deri tani:


Une i dua prinderit
Se me plotesojne cdo deshire
me ledhatojne
e me mesojne mire

Une shohe enderra
Me prinderit e mi
Duke fluturuar
si nje flutur ne kaltersi

Une do deshiroja
Larte te fluturoja
Por mesuesen time
Kurre s'do ta harroja

ps. Per titullin akoma s'ka vendosur
 
Pe: Vjersha dhe fabula



Zogu

Shiu binte
dhe s'pushonte
fiu era,
fishkëllonte.

Gjithë çudi
dhe e habitur,
jashtë dritares
sytë pa shqitur,

Ana rrinte
dhe shikonte,
zogun qull
që s'cicëronte


Shpejt derën
Ana hap
e drejt tij
u nis me vrap.

Porse zogu
i frikësuar,
s'priti Anën
për ta shpëtuar.

Hop fluturoi,
Po ku shkoi?
As pak metra
nuk guxoi.

Era e shkundi,
shiu e tundi,
përtokë ra
oh nuk mundi

Që më tej
të fluturonte,
në folezë
të tij të shkonte.

Dhe pse shiu
e era fiu,
e vetëtima
shkrepëtiu,

Ana u nis
sërish me vrap
me dorë zogun
seç e kap.

Dhe kur shiu
e era ndali,
ç'kënaqësi
Anës i fali.

E kish ngrohur
dhe ushqyer,
oh me të
sa kish dëfryer.

Me gëzim
tek dera doli,
- Ik, zogu-
ëmbël i foli

Ciu,zogu
nis këndoi,
hapi krahët
e fluturoi.

(Autori: Dhimiter Gjoka)

--------------------------------


Qiellit lart,
dielli i artë,
që shikon mbi gjithësi,
si piktori
furçën nxorri,
botën leu me flori.

“Mirëmëngjes!”
E përshëndes
e me shokët rend në shkollë,
buzagas
na ndjek pas,
na puth faqet porsi mollë.


Dhe kur retë
mblidhen shpejt,
u fsheh dielli kurrë s’thamë,
se çdo herë,
dimër-verë,
ai qesh tek sytë tanë!


Nga libri “Libri i Dëshirave”
FERDINAND LAHOLLI
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Vjersha dhe fabula

Shoku im

Kam një shok,
të dy tok
shkojmë orë pa mërzi;
më tregon,
më mëson
shumë gjëra që s'i di.


E shtrëngoj,
e pushtoj
plot gëzim e dashuri.
Fort e dua,
se për mua
është shok për mençuri.

Pa përtim,
me durim,
shoku im më ndihmon,
dhe ky është...
Kush e di?
Libri im që më mëson.

(Autori: Bekim Gaçe)
 
Pe: Vjersha dhe fabula

Stinët

Me të shtatë ngjyrat,
mbi letrën e bardhë,
vizatoj natyrën
si piktor i rrallë.

Fushën gjelbëroj,
dhe çel luleshqerrën,
kështu në mes tonë
unë sjell pranverën!

Gjithë kalamajtë
plazheve i mbledh,
zverdh grurin e artë
dhe verën sjell…

Rrushin pjek në vreshta,
zogjtë larg i shpie
dhe, papritur vjeshta
përmbi letër bie…

Erën ve të fryjë
edhe retë t’ikin,
ujin bëj të ngrijë
dhe kam sjellë… dimrin.
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

Goca ime (ne klasen e dyte) sot ne diten e pare te gjysemvjetorit te dyte te vitit ka shkruar dicka per Librin;


Libri eshte shoku im me i mire prandaj une kujdesem shume per te. Ka libra per femije dhe per te rritur. Une i lexoj librat me kenaqesi, i mbaj paster dhe gjithmon i le ne vendin e caktuar. Ato kan shume tregime, perralla, vjersha, gjeegjeza dhe shume gjera tjera qe me pelqejne. Une flas me librat e mi dhe nga ato mesoje gjerat e nevojshme. Me se shumti me pelqejne librat te cilat mi bene dhurate babi im per cdo sukses timin ne shkolle. Per to kujdesem me se shumti. Asnjehere si le pa mbeshtjelles sepse librat dhurata duhet te ruhet te pastra dhe nuk duhet ti demtojme.
 
Pe: Vjersha dhe fabula

Përtaci...

Një njeri përtac,
s’punonte aspak
Puna më e vogël
i bëhej farmak.

Një herë s’kish ushqim,
Bukë si jepte tjetër,
pra shkoi të ulet
tek një dardhë e vjetër

Dardha kishte kokërra
të mëdha kërcak,
të ëmbëla sheqer,
pjekur për merak.

Por përtaci ishte
njeri për cutdi,
përtoi t’i shkundte,
në hije u shtri.

Hoqi dhe kapelen,
pranë vetes e la
- Bini këtu brënda,
o ju dardha - tha.

Priste kokrra dardhës
nga degët e saja,
kur një dardhë e madhe
u shkëput nga maja,
thirri fortë përtaci
- Obobo ç’hata !
 
Titulli: Vjersha dhe fabula

Dallandyshja

C'ka kjo dallandyshe,
ke valle po kerkon?
here permbi tela
e here ne ballkon?

Fluturon e s'ndalet,
shikon ne c'do skaj.
Me ne fund e gjeti,
mikeshen e saj.

Mirupafshim Mira,
nisem per shtegetim.
Ciu Ciu cerdhen,
ta le si kujtim.


Gjyshja

Gjyshja ime dashur,
po te shqetesoj.
Jo se nuk te dua,
Por sepse gaboj.

Ndaj e dashur gjyshe,
mos mu zemro.
Po gabova prape,
prape, me qorto.

Kur ti me qorton,
une me shume te dua.
Se keto qortime,
jane mesim per mua.


Pinguini

Jeton ne pol, jug e veri,
i veshur eshte, si nje zoteri.

Kemishe te bardhe e frak te zi,
sqepin e verdhe si me flori.

Ne toke kur ecen si bebe ngjan,
si peshk noton ne oqean.

Nga njerezit s'trembet po nuk e ngane,
dhe plot kureshtje u vete prane.

Eshte zog por s'fluturon,
PINGUIN emrin ja thone.
 
Titulli: Pe: Vjersha dhe fabula

Keni pare a s'keni pare
Ne pallat kemi nje djale.

Prinderit halli i ka zene
Se ben naze per te ngrene.

Ne guzhine e ne ballkon
E ndjekin me pjate ne dore.

- Qejfin mamit mos ja prish
Ha tu befsha nje thele mish.

- Une s'e ha thelen e mishit
Po si ra daulles gjyshi!

- C'thua keshtu more Beni?
Ku ta gjejme? Daulle s'kemi.

- S'ka daulle? - Jo nuk ka.
E po mire, dhe une nuk ha!

E menduar flet mamaja
- O gjysh na gjeti belaja.

Na mbeti djali pa ngrene,
e daullen do ta gjejme.

Skuqet gjyshi koken tund,
merr legenin e nji bastun.

Qe ti behet qejfi Benit
Gjyshi i bie Legenit.




"Pse del naten"


Lakuriq o lakuriq,
ti s'ke shoke, ti s'ke miq.

Nga gjithe zogjte dallon ti,
gjysme zog e gjysme mi.

Nuk ke sqep, por ke kembe,
e ke trupin pa nje pende.

Nga kjo ndoshta te vjen turp,
qe del naten si hajdut?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top