Vjersha dhe fabula

Titulli: Poezi Per Femi

Historia

--------------------------------------------------------------------------------

Po deshe te ecesh ti
neper kohe te shkuar,
librine histori
duhesh shfletuar.

Nga gjeneza .filli
e deri me sot,
jo gjera nga nje prilli
por te verteta ,nga kjo bote.

Mbreter ,diktator,
lufte, e pushtime,
hero, e orator,
por kurre , per gezime.

Se kur eshte qete
shkon cdo gje per mrekulli,
historia e vertete
se ka vendin aty.

Keshtu qe per ne, shqiptare
do te doja jete te qete,
histori e vertete me fare
vend te mos kete.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Endrra

--------------------------------------------------------------------------------

Here e madherishme
here, here e frikshme,
eshte endrra qe na vjen
merzine e gjumit e thyen.

Se nje gjume i qete
them nuk ka lezet,
kur zgjohesh ne mengjes
s'gjen asgje ne kujtese.

Kurse kur endrron
ne mengjes komenton,
po qe endrra fantazi
fluturon pa pasur krih.

Shkon ne ndonje ishull
ku nuk ka kungulle,
por perime ,e peme,
qe s'di ti hash them.

E sheh nje vampir
qe gjak ka pire,
apo ndonje shtrige
qe te mbush me frike.

E kupton se je ne hall
te behet mendja dhalle,
se nje vampir i vertete
pese pale ethe ti qete.

Shpirti te frikesohet
nga situata largohet,
zgjohesh ne ate cast
te shpetosh nga ky rast.

Por shokut kur ja tregon
eshte dite ,frika s'ekziton,
dukesh trim ne aventure
qe s'harrohet kurr.

Endrra mundesi na jep
te shkojme ne cdo cep,
te botes qe e kemi
kur zgjohemi ,ne shtrat jemi.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Njeqind dalmatin

--------------------------------------------------------------------------------

Njeqind dalmatin
Dini i do pa mas,
e shfaq cudine
pse ne rruge si has.

Njollat e zeza
duken fantazi,
deshiren ja ndeza
i thash - ta blej nje.

Jasteku i Dinit
tani ka mbulese,
fytyren e dalmatinit
qe eshte me njolle te zeze.

Kur ka rene ne gjume
faqe mbi faqe, ka qite,
e ka puthe fort
se e ka shpirt.

Qen me pedigre
eshte dalmatini,
por nje dite do ta kemi ne
eshte betuar Dini.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Rete arogante

--------------------------------------------------------------------------------

Sot rete, i kaploi aroganca
te murme n'shume nuansa,
qiellin kane vershuar
ambientin na kane erresuar.

Por nga nje pike kaltersi
vende, vende ,duke ne gjithesi,
neper keto vrima miu
depertonte diell fatziu.

Se sot vertete ishte pa fat
situata e bente te ngrat,
s'dukej fara serioz
por si nje femi karagoz.

Por me bindi se ka karakter
se si dergoi te gjithat ne ferr,
kur gjente rast per veti
dergonte rreze tek mileti.

S'mbaroi loja tere diten
rete diellit i'a zinin priten,
per mua dielli eshte mbret
por sot famen ja zbehen rete.

Jo me kot duhet te hesht
se erdhi stina, vjeshte,
kater stine ka hemisfera jone
tani vjeshta po zotron.
 
Titulli: Poezi për Fëmijë

Per Shoqen Time

--------------------------------------------------------------------------------

E veshur shik
e shkelqyer ne mesime,
ne jete pa frike
bene shume rrugetime.

Cdo kund ka sukses
krenohem qe e kam shoqe,
eshte plote shprese
ndonjehere marroqe.

Shoqen time e duam
eshte si lule e majit,
ne historine qe jetuam
ja nderpren dashurine e babait.

Andaj ne sekonde pikellimi
syrin e bukur e trathton,
por perreth gezimi
shume shpejt e perveteson.

Shoqen time e adhurojme
eshte si nje lule maji,
te gjithe ja dhurojme
pakez dashuri babai.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Daci i humbur

--------------------------------------------------------------------------------

Po ju tregoj se nje mace
e ka humbur nje dac,
ndoshta ka ikur me deshire?
por macja nuk ndihet mire.

Bashk shpesh i shihja
me besoni tani me i njihja,
se ishin si nje duet
them si qift i vertete.

Me te e kishte mire
dashuri maceje e veshtire,
dje e sot, ketu e atje
rend macori i pa fre.

Nese e shihni nje dac
thuajini se po qan nje mace,
miau - miau, sikur thote
e dua te dashurin sot!.
 
Titulli: Poezi për Fëmijë

Ushqimi

--------------------------------------------------------------------------------

Dy shujta ne dite
ushqim te hash,
dhe dy mes tyre perserite
kete rregull duhet te mbash.

Ti goce ,e ti qun
me kujdes nese hani
do te jeni te fort ,imun
detyrat ne mend do ti mbani.

Buka jep energji
do te ritesh ti Rina,
peme e perime ta dish ti
japin minerale e vitamina.

Qumesht ,e djath ,meso
perdore me qef,
eshtrat ,dhembet, forco
do te jesh ,,shef''.

Cdo lloj mishi
te hash poashtu, dhe veze,
muskujt do forcosh ti
do te jesh si ,,herkulez''.

Te jeni plote shendet
te keni ritje normale,
mos lini mami t'ju lutet
hani keto gjera fenomenale.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Pritja

--------------------------------------------------------------------------------

Ne familje ku lindet
jeni mire e di,
tani me u bindet
keni statusin femi.

Kur eshte nje pune
qe ti mendon se e bene,
sa do qe te thuash - une
askush s'ka per t'te lene.

Ketu gjerat ndahen
por zemer e vogel, prite,
deshirat ne mend mbahen
dhe do ti besh nje dite.

Bej gjerat qe te perkasin
ka pune edhe per femi,
ata me liber kohen vrasine
dhe ndonje pune ne shtepi.

Eshte e njejt jeta
njezete e kater ore ka dita
tek i rituri ec shpejt
dites tek ju i ndalet rita.

Por ju jetoni ngadal
s'keni arsye me u ngut,
gezohuni asaj qe jeta fal
se jeta e te riturve eshte ,,lufte''.
 
Titulli: Poezi për Fëmijë

Ngjyra

--------------------------------------------------------------------------------

Bota qe na rrethon
ka perplote ngjyra,
ti vogelush me e dallon
se ngjyre ka dhe fytyra.

E verdhe, e zeze
e bardha si e jone,
por respekt nga ti pres
racist mos te te thon.

Perplote ngjyra
perplote nuansa,
na jep edhe natyra
duke bere performansa.

Karota , e molla,
qumeshti ,e yndyra,
luleshtrydhe belholla
te gjithe kane ngjyra.

Gjethi bene pikture
ne jeten nje vjeqare,
dy - tre here nderon fytyre
gjersa bie, humbet fare.

Ne natyre s'kam pare
ngjyre jo te bukur ne tersi,
por sintetike te ,,vrare''
shpesh e shoh ne sheti.

Por vendet tropikale
kane ngjyre te zjarrte,
jane fenomenale
me duken si art.

Cdo gje qe vishni femi
xhup, pantolona ,e xhakete,
ka ngjyra qe do mami
edhe ato qe zgjedhe vete.

Syri i rafinuar
ngjyrat i qe i bashkon,
le per te kuptuar
njera tjetren e deshiron.

Rafinimi thote femi
se ke stil ne jete,
nga dukja te dallon tjetri
se kush je ne te vertete.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Libreza

--------------------------------------------------------------------------------

Shkruar me kujdes
shume pesa ne libreze,
babit ne dore ja leshova
llogarine ja kerkova.

Keto ishin fjale me bese
une atij librezen me notat pese,
e ai mua si ne BINGO
nje pale rollshe te reja fringo.

Une rollshe kerkova
rollshe fitova,
ushtrova disa dite me rradhe
rreshqitjen e bera perralle.

Tash ne cdo teren
fluturoj si Supermen,
dhe duhet dhene e verteta
nuk me duhet patenta.

Ne trafik kujdes dhe kaq
kete vere kam me u kenaq,
suksesi rrugen e ka hape
te bejme marreveshje prape.

Mesimi mua me deh
keshtu qe mesoj me qef,
por e dhurata e pranoj
per te mesuar me stimuloj.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Regjisori

--------------------------------------------------------------------------------

Te dashur femi
perhere aktori,
nuk levize as sy
pa i thene regjisori.

E perkryer nje skene
dhe te duket e lehte,
por aktori kembet ,,then''
deri sa te jete perfekt.

Por kur ka rrezik
aktori mbrohet kete here,
njerzite kane shpike
njeriun kaskader.

Kaskaderi trim
akrobacione bene,
ne rrahje e fluturim
e cdo gje, qe i kane thene.

Ne kembe a i ulur
gishtin e drejton,
njeriu qe bene regjizire
veper arti krijon.
 
Titulli: Poezi Per Femi

SHoket e Dinit

--------------------------------------------------------------------------------

Dini e ka shoke
Piter Panin trim,
mbetet pa koke
kur e sheh ne fluturim.

Topolino Paperino
e Pipo musketier,
pa mas i do
vese nga ta merr.

Keshtu qe nje dite me tha;
te e bukura ,a e veren,
sa mire bisha
thonjte nuk i pren.

Bisha nuk ka halle
duke qeshur thash,
e qafa me mall
me prerese thonjeve u ,,rash''.
 
Titulli: Poezi për Fëmijë

Bilbili

--------------------------------------------------------------------------------

O bilbil i bukur
jeten tuaj dua,
mos u ndale kurre
kendo veq per mua.

Besoj eshte kenaqsi
kengen ta kesh jete,
se me kenge gjithnje
mami te bertete.

Muzgu kur bie
hene ju ndriqon,
ne dege ajo fole
skenes i gjason.

Biseda juaj
ne kete atmosfere,
te them nuk druaj
eshte si nje opere.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Toka jone

--------------------------------------------------------------------------------

Kjo toke e jone
atdhe, e memedhe,
pafund dhuron
te mira per ne.

Sa uje rrjedhe qun
rreth nesh ,kudo,
nese s'ke pune
te lutem, numero.

Sa rreze prush
na vijne me deshire,
si numeron askush
se eshte veshtire.

Sa lule frymojne
kudo rreth nesh,
sa sy i shikojne
veshtire ti gjesh.

Sa fjolla bukuroshe
si xixa, shkendia
mbulojne cdo qoshe
jane sa pafundsia.

Sa te mira ka
ma bollek si numeron,
per ne, ju ,ata,
boten qe na rrethon.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Flutura

--------------------------------------------------------------------------------

Engjellushe e brisht
e dashura fluture,
po te them sinqerisht
je shume e dukur.

Fustani me ngjyra
eshte madheshtor,
ty te qesh fytyra
je si nuse me kurore.

Dukja jote fascinon
ngjyra me nuansa fantazi,
sigurisht e inspiron
kreatorin te bej risi.

Mbase jam femer
jam dhe kureshtare,
por me vret ne zemer
se s'di te flasesh fare.


Zonjushez krahshkruar
une dua ta di
- ku e ke pastruar
fustanin nga pluhuri?


Athua po pret
gjersa te bjer shi?
apo shkon shpejt
tek i bardhi Dri.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Art fotografia

--------------------------------------------------------------------------------

Eshte art modern
i thone kontemporan,
duket e thjeshte kjo pune
ne dore aparatin mban.

Cakun e kerkon perreth
por edhe vete mund ta besh,
dicka qe shpirtin ta rrenqeth
apo te bukuren ne pah ta vesh.


I leht eshte fillimi
fotografo cka te del perpara,
me vone do vije zhvillimi
do besh sektore te ndara.

Ajo e bukur, e vecant
qe percon mesazh te fort,
ta dish quhet art
dhe mund ta pushtoje kete bote.
 
Titulli: Poezi për Fëmijë

Kalendari

--------------------------------------------------------------------------------

nje dite mbaja
ne dore nje kalendar
syte nuk i ndaja
nga rreshti i pare.

Ngadal lexova
e hene ,e marte,
me te dielen mbarova
dhe u pa qart.


Cdo dite me rend
numrat posht kish,
e morra me mend
data nen dite ish.

Numrat jane data
cdo rend nje jave numeron,
shume lehte e pata
cdo femi le te provoj.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Stilolapsi

--------------------------------------------------------------------------------

Stilolapsin morra
te shkruaj fillova,
me gaboi dora
shume keq shkrova.

Gomen atehere
e morra me shpejtesi,
i rash shume here
por shkrimi nuk u fshi.

Kuptova me kete ngjyre
nuk mund te luaj,
me kujdes e mire
duhet te shkruaj.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Xhinset a kane date te mire!

--------------------------------------------------------------------------------

Kur blejme ushqim
ne cdo shitore,
pervec ne qmim
daten shikojme prore.

U be rregulle ne shtepi
Dini e zbaton me deshire,
xhinset qe ja bleu babi
pyeti - a kane daten e mire?.
 
Titulli: Poezi për Fëmijë

Enderra syhapur

--------------------------------------------------------------------------------

Me erdhi ne oborr
nje kal i bardhe,
si i terhequr me dore
u ndal nen dardhe.

Kish figure gracioze
sikur i bere nga nje skulptor,
krifa e bardhe voluminoze
dukej madhshtor.

Me shal i zene
sigurisht ish i dresuar,
se ne gjunje ka rene
te kaleroj m'ka mundesuar.

Fushave fluturova
ne galop pa u ndaluar,
gjithe diten u kenaqa
me te duke kaleruar.

E di mendoni
eshte enderr e pershkruar,
por ju them po gaboni
syhapur kam enderruar.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Dorashka

--------------------------------------------------------------------------------

Mami ketheu
nje dite ne butik,
doreza bleu
me ngjyra pike - pike.

Gishtat shpirt
do ti vesh vete,
se tani je rrite
keshtu tha dhe u trete.

Thash pune e lenht
por kam gabuar,
e kuptova shpejt
se duhet ushtruar.

Se gishtat u ngaterruan
u be rremuj vertete,
por ne fund kuptuan
cdo gisht vendin e vete.

Mami kur erdhi
nisa me qesh,
se lavderime derdhi
sa fjollat ne shesh.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Dy Shoqe

--------------------------------------------------------------------------------

Nje shoqe tjeter
ne dore mbaj, tani ,
por si shoqe e vjeter
kukulla pran ne ri.

Kur mirrem me mesime
kukulla s'me pengon
eshte shoqJA ime
them se me kupton.

Shoqen e re
pamas e adhuroj,
e ka emrin abetare
qe dua ta mesoj.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Pasqyra ne mur

--------------------------------------------------------------------------------

Shkalleve kur zbres
pasqyren cdo here,
me buzeqeshje e pershendes
e kam shoqe per nder.

T'me duken paster dua
trupi, dhe fytyra,
kete me tregon mua
ne cdo kohe pasqyra.
 
Titulli: Poezi për Fëmijë

Pranvera

--------------------------------------------------------------------------------

Ne mengjes dielli
nga qielli,
ne shtrat me erdhi
drite derdhi.

Me preku me skofi
me tha - ne shtrat mos ri,
te kam mikeshe
behu trimreshe.

Mos u frikeso fare
dil prej dritare,
une shkela mbi frike
se me pervetsoi zeri magjik.

Ne oborr pash peme
me lule dhe me gem,
prine qershia e para
si me e mbara.

Ne dege zogu bene sefa
kendon panda,
me kenaqesi u mbusha
shtegtova kah fusha.

Tani vertete
pa mend kam mbet,
ara e levruar
pret per tu mbeltuar.

Pemet pertace
ende jane tullace,
ato me te zonja
jane mbush me ojna.

Vello te bardhe
ka vene nje dardhe,
tjetra ngjyre roz
sikur bene poze.

- Te dashurat e mia
me pelqen bashkesia,
ku dominon
bukuria qe te rinon.

Dallendyshet
mbesat, dhe gjyshet,
krahet leviznin
dhe me gezim bertisnin.

- Erdhem me vrap
tek ju prape!
buzeqeshja u gershetua
ardhja me gezoi dhe mua.

Keshtu qe i pershendeta
- ju zgjat jeta,
vazhdova mbi fera
ku ka manafera.

Edhe mbi lendina
ku ka malina,
me emocione te zjarrta
kalova male te larta.

Drunje me metra katror
qe dukej madhshtor,
gjelberimi vertete
me mbushi jete.

Isha kureshtare
nuk u lodha fare,
syri me shikoi
shpirtin ma frymezoi.

Ky portret
eshte realitet,
ishte clodhje ,kenaqsi
per mua kjo sheti.

Nese ta shohesh ke merak
vetem shetite pak,
nese naturen e don
bukuria s'te shpeton
 
Titulli: Poezi Per Femi

Nje prilli

--------------------------------------------------------------------------------

Me sy kam pare
njeriun duke ngare,
makine me tre rrota
e katerta ishte shota.

Se q'ju zgjate dora
vogelushes sa ora,
nga dielli i mbare
mori nje grusht are.

Qudi pa mbarim
qe s'jane per tregim,
por s'do te nguroj
te gjitha do ju tregoj.

Nje cast vertete
pa mend kam mbet,
ne skaj te nje mehalle
kafshet hidhnin valle.

Dikush tha - s'te besoj!
kjo eshte vetem loje,
ja ketheva vertete eshte trill
e sajova per nje prill.
 
Titulli: Poezi për Fëmijë

Djali i mire

--------------------------------------------------------------------------------

Behu djal i mire
me thote mami cdo here,
por une se kuptoj
cdo te thote kjo pernder.

Mos kerce ne dhome
asgje mos prek,
cdo hap qe bej
si agjent e ndjek.

Nje dite i thash
shume i hitheruar,
- une s'kam nevoj
per kembe e duar!

Kur te ritesh
per to do kesh nevoj,
se kembet e duart
mendja do t'ti drejtoj.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Ora

--------------------------------------------------------------------------------

Ndoshta te duket pa shije
por dikur koha matej me hije,
kur pema ka hijen nen dege
atehere eshte mesdite,dreke.

Por ka ndodhur neper shekull
njerzet kane bere sahatkulle,
qendronte ne nes sheshit krenare
mund ta shihje prej dritare.

Per ta ditur kohen me saktesi
se ore s'kishte cdo njeri,
por veq ndonje zoteri me jelek
kishte ore me qostek.

Por sot si per shaka
ore cdo njeri ka,
ne dore,celular, e mur
ne tere boten me shume se kurr.

Ore katrore ,a rrumbullake
te shtrenjt ,e qe kushtojne pak,
te gjithat me nje qellim
te na tregojne kohen pa gabim.

Se ti qun, je gjumash
do te zgjoheshe avash - avash,
mund te ndodhte per cudi
ti ne shkolle ,shoket ne shtepi.

Prandaj te duhet ora
mund te ta mbaj dora,
ora eshte domosdoshmeri
pa te do behej kaos, tollovi.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Lodra Kujtim

--------------------------------------------------------------------------------

Larg shtete kodra
shto edhe nje mal,
se i eshte thyer lodra
Dini qon fjale.

Qarja qe na dritheroi
nga goja i doli,
nga syri si nga krroi
edhe loti foli.

- Qetesohu ,o gjan!
ta blejme nje loder tjeter,
mes qarjeve fjalim mban
- dua lodren e vjeter.

Dini u qetesua
por dhembja i mbeti,
shpesh me thote mua
kujtimi i gjyshes treti.
 
Titulli: Poezi Per Femi

Ze Mace

--------------------------------------------------------------------------------

Ze mace degjova
miau - miau buqiste,
ne cast mendova
dikush po e ngiste.

Ne oborr kur dola
vrapova si ne perralle,
maces i fola;
- perse po qan valle?

Pergjigje s'me dha
mendimet mu kane ndesh,
me duket me tha
- s'po qaj ,po qesh?
 
Titulli: Poezi Per Femi

Eja ne valle

--------------------------------------------------------------------------------

Eja shoqe ne valle
jemi shoqeri pa halle,
eja edhe ti shok
eja te luajme tok.

Eja ti edukatore
na kap ne, per dore,
ti je gjan, je nene,
cdo gje per ne ,bene.

U zgjerua rrethi jone
vallja mire po na shkon,
te numerojme 1,2,3,...
sa te lumtur jemi ne.

E fillova vallen vete
tani u beme tridhjete,
fuqia e zerit tone
gjithe botes i tregon.

Se ne qerdhen tone
gezim ka gjithmone,
te ketille dore per dore
do te jemi prore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top