Vdes vullnetari brazilian në provën e vaksinës së AstraZeneca për coronavirus

Vajza

Antarë i Respektuar
Vdes vullnetari brazilian në provën e vaksinës së AstraZeneca për coronavirus




Autoritetet shëndetësore braziliane kanë njoftuar se ka vdekur vullnetari i një prove klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Autoritetet shtuan se marrja në pyetje do të vazhdon dhe se detajet e të ndjerit nuk janë publikuar, duke përmendur konfidencialitetin e të dhënave për pjesëmarrësit, shkruan nbcnews.

Universiteti i Sao Paulo, i cili po merr pjesë në fazën 3 të provës së vaksinës në Brazil, tha veçmas se i ndjeri ishte brazilian, por jo aty ku jetonte. Siç është raportuar nga Bloomberg, duke cituar burime pa emër, pjesëmarrësi i vdekur në eksperiment nuk ka marrë vaksinën, por ishte në grupin e kontrollit.



Oxford njoftoi se një organ i pavarur kishte konfirmuar se incidenti nuk kishte efekte anësore të vaksinës dhe se hetimet po vazhdonin, transmeton Telegrafi.

“Pas analizës së kujdesshme të këtij rasti në Brazil, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar rreth sigurisë së provës klinike gjersa një organ i pavarur, si autoritetet braziliane kanë këshilluar që testimi të vazhdojë”, tha një zëdhënës i universitetit.

Qeveria braziliane planifikon të blejë vaksinën britanike dhe ta prodhojë atë në qendrën biomjekësore FioCruz në Rio de Janeiro gjersa vaksina kineze e Sinovacit, tashmë është duke u testuar në Institutin Butantan në Sao Paulo.

Brazili është shteti i dytë pas Shteteve të Bashkuara për sa i përket numrit të viktimave të coronavirusit, me më shumë se 154 mijë vdekje dhe më shumë se 5.2 milionë të infektuar, dhe i treti, pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë, në numrin e të infektuarve. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top