Vdes nga Covid artisti i njohur shqiptar

Vdes nga Covid artisti i njohur shqiptar

1596976392094.png

Skulptori i njohur Arben Bajo nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi i trishtë është dhënë nga miqtë e tij në rrjetet sociale.



Artisti Arben Bajo ndodhej i intubuar në spitalin Infektiv. Dje, miqtë bënë thirrje urgjente për gjak të grupit A negativ, të dikujt që e kishte kaluar koronavirusin.

Arben Bajo ishte skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve, ndërsa ishin kolegët dhe studentët e tij që bënë apel për ta ndihmuar.

Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Gjatë gjithë krijimtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurativ, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin.


-640-0-5f2f9abdbb303.png
-640-0-5f2f9aebb0b6c.png

Çfarë trishtimi! Rama bën dedikimin prekës për artistin që vdiq nga Covid


Kryeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të artistit, Arben Bajo. Rama shkruan në Facebook se kjo është një humbje e madhe për artin shqiptar, duke theksuar se Beni ishte një njeri fisnik, duarartë e fjalëpakë.



Skulptori Arben Bajo humbi jetën në moshën 53-vjeçare si pasojë e koronavirusit.

Postimi i Ramës

Çfarë trishtimi!
Ben Bajo nuk do t'i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t'i mbijetojë virusit vdekjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë, me kërcënimin e përsëritjes së kasaphanës së vitit 1918, kur Gripi Spanjoll gllabëroi dhjetra miliona njerëz.
Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar.
Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar.
Eh, jeta është kjo, dihet gjithnjë si mbaron po s'dihet asnjëherë kur mbaron rrugëtimi ynë në këtë botë, ku disa e kanë dhuntinë e fatin të lenë pas diçka që i mbijeton vdekjes, veprën e tyre. Artistët hyjnë tek këta disa dhe kur janë prej vërteti, siç ishte Ben Bajo, kujtimi i tyre pavdekësohet nga prania pa kohë e veprave të tyre mes njerëzve që vijnë e shkojnë, në ndërkohën pa kufi që veprat mbeten.
Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Benit, fjalët përballë vdekjes s'kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve vdekja nuk le për dëshmitarët e saj


g.shqip
 

Attachments

  • -640-0-5f2f9abdbb303.png
    -640-0-5f2f9abdbb303.png
    218.6 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f2f9aebb0b6c.png
    -640-0-5f2f9aebb0b6c.png
    231.4 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f2f9abdbb303.png
    -640-0-5f2f9abdbb303.png
    218.6 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f2f9aebb0b6c.png
    -640-0-5f2f9aebb0b6c.png
    231.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top