Vargje nga duart tona

Aurora

Anëtar Aktiv
JO

Ec me kohen
Neper cdo furtun
Neper drite
Neper diell
Me duart e lira
Qe erresires ti thuash

JO

Ngrite koken
Qe te dijn te gjithe
Se vlera e jone
Nuk lejon te behet loje
Per ndokend tjeter
Edhe pse
Akoma sa duhet
Nuk kemi thene

JO

Lavderohu nga e kaluara
Nga viti
Shekulli
Muaj dhe dita
Dhe mbrapa mos u kthe
Dhe thuaj me ze te larte

JO

Fjala le te del
Nga zemra
Nga thellesia e dashurise
Nge shpirti
Qe roberusve te ndjenjave
Te lirise
Te njerezise
Te u themi me te madhe

JO

Qe te flasim
Me gjuhe
Te cilen na e vodhen
E ne e fituam
Me sakrifice
Duke u bere
Mish per ujqit
Kohe pas kohe
E per kete te themi

JO



*Origjinal*




SHENIM:
Qe mos te kete ngaterresa nga dy temat ekzistuese, po i ndajme dy tema me titujt perkates ku do mund te postoni poezi.

Ketu mund te postoni cdo poezi qe eshte krijuar nga duart tuaja dhe ju takon personalisht.
 
Last edited by a moderator:
Ne vendin tim

Atje ku buron uji i pastert
Ne gurren e kthjellet nder male
Rriten me furi dhe dashuri
Vajzat e bukura shqiptare.

Atje ku vallja hidhet pa nderpre
Kur ka gezim konaku
Martohen djemte e bukur
Me valimin e nje bajraku.

Atje ku zogu kendon kengen
Me te bukur qe e din
Ndoshta ma ka marrur mua
Se shume e don Shqiperin.

Atje ku cdo gje vlene
Dhe nuk ka te pershkruar
Dua tash atje te jem
Se jam permalluar.

Atje dua te pushoj pake
Te qmallem nga merzija
Se atje ne cdo kohe
Rrine kujtimet e mia.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Kenga e zogut tim

Me kendon zogu kengen
Me ligjeron
Atehere
Kur zemra ime
E deshiron.

Kenga e ketij zogu
Me qeteson
Atehere
Ku shpirti im
Vajton.

Zogu i bukur kendon
Me ze te qete
Atehere
Ne vetmi e ndegjoj
Kur jam vete.

Me malle e ndegjoj
Kurreshtje
Dhe gezim
Se ky eshte zogu
Zogu i shpirtit tim.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Njeri -tjetrit

Ma fal lotin
Qe ta shenderroj ne gezim
Ma fal brengosjen
Qe ta shendrroj ne perqafim.

Ma fal endrren
Qe ta beje realitet
Ma fal fjalen
Qe ta beje sinqeritet.

Ma fal vetmin
Qe ta shenderroj ne gjalleri
Ma fal edhe zemren
Nga nje ti bejm dy.

Ma fal boten tende
Qe timen ta fali
Ma fal ftohjen tende
Qe te ngroh si zjarri.

Ma fal cdo gje te mire
Qe thirret ne emrin dashuri
Sa me shume me fale ti
Te fali edhe me shume ty.

*Origjnal*
 
Last edited by a moderator:
Jetimet

Kendohet kenga
E loti humbi
Ne bebzat e lodhura
Te trishtimit.

A thua ju lindet ashtu
Te gjykuar nga Zoti
Kurse hija e juaj
Shetit tash
Neper bulevardet
E masakrave.

Gjaku u be pije
Qe e njomi gojen
E bishes per freskim.

Vdekja u be kukull
Si ne teater
Qe femijet shiqojn
E nuk besojn
Se rritja e tyre
Mbeti e nderprer.

E ardhmeria e tyre
Nje gote uji me lote
Me sy te lagur
Qe e kalojn kohen
Ne kujtime.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
SI KRISTAL

1.
Si kristal e pastërt miqësia jonë
Ka lindë, u rritë dhe është ndërtuar,
Ditën nuk e kalonim dot vetëm
Në një mendje ishim bashkuar!

2.
Atë që unë mendoja, ti e thonje
Atë që unë ndjeja, ti e përjetoje,
Atëherë kur ti qeshje, edhe unë gëzoja
Kur ti rastësisht qaje, dhe unë vajtoja!

3.
Por sikur rrufeja kur godet nga qielli
Mbi miqësinë kristal ra mosbesimi,
Më nuk kishim ndjenjat, as dhe respektin
Si uragan mbi miqësinë kërcnonte shkatërrimi!

4.
Por kristali është kristal i fortë çelik
S’mundet dot të thyhet për tokë,
Miqësia jonë përkundër rreziqeve
Do të jetoj gjatë, sa edhe kjo botë!


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
EPITAFI IM

1.
Ti u linde kur lumi vërshoi tokën
Prandaj edhe tek unë solle shumë lotë,
Me furtunën e vjeshtës në gjiun tim hyre
Më trande,më çmende më largove nga kjo botë!

2.
Edhe sot lumi i lotëve rrjedh
Sikur qumështi nga ura e Fshejt,
E mbi varrin tim lulet e mbjellura
Tashmë janë vyshkur krejt!

3.
Vetëm epitafi mbi gurin e varrit
Ruan kujtimin e një dashurie të pa parë,
Kujtimin e një njeriu të shterrur nga lotët
I tretur nga një dashuri e vrarë!


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
VDEKJA DHE DASHURIA
Vdiça kur dashuria jote u tret
Dhe me vdekjen time vdiçe edhe ti,
Në ajrin e rëndë që mbi ne qëndronte
Mbi varrin e larë me lot, mbollën dashuri!


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Krenaria ime

Kendin e shiqoni ndryshe
Dhe i beni struktur
Endrren nuk e nderpreni
Edhe kur zgjoheni.

A keni harruar
Apo nuk e dini
Fytyra me mbeti
Dhe akoma
Me balle hapur
Si me pare
E deri me sote.

Uji i kroit tim
U mbajti gjalle
Dhe buken keni ngrene
Nga dora krenare.

Zgjas doren dhe pres
Nga ti
Nga ju
Qe humbet nga shpirti
Kurse skeleti jeton
Si ne perralla
Te Ezopit.

S´dihet
Mos nje thirrje tjeter
Shkrihet ne zemer
Se fjala u ngrite
Ne maje te piramidave te vjetra
Qe sa kohe me pare.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Atje

Atje lind dielli
Ne mengjes
Kur bilbili kendon
Kengen me te bukur.

Atje flutura fluturon
Nga lulja ne lule
Per te zbukuruar
Cdo pellemb te tokes.

Atje edhe monotonia
Shenderrohet ne gezim
Dhe lotet e gezimit
Rrjedhin si uje.

Atje edhe Zoti te don
Kur flet ashtu
Si na ka mesuar
Nenelokja plake.

Atje edhe uji pihet
Nga kroni i paster
Qe rrjedh nga damaret
E tokes se bekuar.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Gjergj Fishtes

Kazma
Lopata
Lekunden viganin
E ai prape foli.

Nuk besohej dot
Se nje urrejtje
Nxjerre
Hudhe
E i humb kockat.

Erresira
Verbesia
Turpi i tille
I takuan kohes.

Duarte
Dhe dija e shitur
Ne eshtra gjigante
Bene hakmarrje.

Pse realiteti
Ishte i drejte
E per ata
Ishte ofendim.

E verteta
Mbetet jeton
Si nje e hidhur
Nga e kaluara.

Vendi i takon
Qe moti
Dhe do ti takon
Cdo here
Cdo breze
Ne fushat e filozofise
Si gjiganti me i madhe
I kohrave tona.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Kete nate

Me vret shiqimi i yt
Ne pelhuren me te holle te syrit
Dhe me terhjek
Sikur forca me e madhe.

Ne kete nate te erret
Kur territ i thuhet drite
E deshires kerkim.

Te dy zemrat ne kete nate
E nderrojn ngjyren
Nga e bardha ne te kuqe
E qepallat jane te hapura
Ne pritjen tende.

Do te ngrija tash
Nje dolli per lumturi
E si flijim
Do ti beja zemrat tona
Qe endrrat
Paramendimet
Ti orjentojme
Ne rruget e pa fund
Te dashurise tone.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Shqiponja

Ti me dy krena
Me mijera zemra
E pa plakur kurre
Mbreteresh e lartesis.

Ne cdo kend
Fluturove
Jetove
Si me e para
Nder te parat.

Ne cdo zemer
Aty hyre
Dhe jetove
Edhe pse emri yt
Pengonte
Krahet e tu
Donin ti shkurtonin
E te lenin pa fluturim.

Ti prape fluturove
Ne qiellin e larte
Ne cdo kohe
Dhe nuk te lodhen kurre
Stinet e motet
Dhe as ftohtesia.

Ti jeton e jetove
Ne pragun e cdo kujt
Ne zemren e re
Ne zemren e vjeter
Perpos teje
Nuk ka
As s'do te kete
Mbreteresh tjeter.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Anton Ceta

Burre dragua, si shkemb
Qe furtunave ju bere balle
Qajte kur kendove me kenge
Shume lotin e ke ndale.

Nje dhimbje , nje plage
U ndal , nga ti u sherua
Burre e trim si shkemb
I pa vdekur o dragua.

Ti nuk quhesh i vdekur
Jeton ne zemren e cdo shqiptari
Plak i kullave te Kosoves
Si bajrak cdo kund i pari.

Ti do te jetosh ne kenge
Do te lexohesh ne histori
Se Kosova me nderin tend
Mburret dhe do te mburret gjithnji.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Me jep mua nje buzëqeshje
Një copë te zemres tende
Me jep mua nje ndienj te cilen kam kërkuar
ti me jep mua shpirtin tend
dashurine tende te pafajshme
Ti je e vetmja te cilen e kam pritur
te cilen e kam pritur

Ne kemi humbur ne nje puthje
Ne nje moment te kohes
Përgjithmonë i ri
Vetëm përgjithmonë, vetëm përgjithmonë i dashuruar

Kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
sepse dashuria jote eshte
Prane zemres time


ti me jep nje ëndërr
qe te shoh ne syt e tu
ti me jep nje ndienj, qe kam deshiruar
une te jap shpirtin tim
gjithe jeten time
sepse ti je e vetmja qe kam pritur
Qe kam pritur kaq gjate

kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
dhe bota pushon se rretulluari
Nga dashuria jote
kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
sepse dashuria jote eshte
Prane zemres time
Brenda zemres time

Vetëm përgjithmonë i dashuruar

kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
dhe bota pushon se rretulluari
Nga dashuria jote
kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
sepse dashuria jote eshte
Prane zemres time


kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
dhe bota pushon se rretulluari
Nga dashuria jote
kur ti vjen ne jeten time
me heq frymemarrjen
sepse dashuria jote eshte
Prane zemres time

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
PUTHJA E PARث

Përzierje dëshirash
Frikë e guxim
Zienin përbrenda
Shpirtit tim

Dëshira me jepte vrull
Emocionet me ndalonin
....puthe.....mos e puthë.....
Kontradikta mendimesh
Në kokë më vlonin

Marrë guximin, të putha buzën
Ndjej ngrohtësinë e buzëve tua, valë
Për një moment bashkohen ndjenjat
Erupsion vullkanik i paparë


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Shume

Sa baroti
Sa buka
Sa kripa
Sa besa
U dha ne kete vend
Dhe ia rriti nderin
Tokes time.

Sa kenga
Sa vallja
Sa fjala
Sa dija
U linden ketu
Dhe ia rriten nderin
Atdheut tim.

Sa varri
Sa permendorja
Sa historia
Sa vujtja
Por se mposhti kurre
Vendlindjen time.

Sa kurora
Sa burgu
Sa tortura
Sa rrahja
Por nuk e perkuli kurre
Kombin tim shqiptar.

Sa toka
Sa mali
Sa fusha
Sa deti
Jetofte cdo here
Vendi im i dashur
Kombi im i dashur
I Iliredes se vjeter.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Flutur

Flutur e bukur qe fluturon
Nga nje lule ne nje tjeter
Mi fal krahet po te lutem
Qe te shkoje ku e kam jeten.

Qe te shkoje te kopshti e livadhi
E te beje vetem pak pushim
Se atje e kam une zemren
Atje e kam gjithe shpirtin tim.

Te ato fusha dhe ato lugina
Femijerin ku e kam kaluar
Ato stine te pranveres se bukur
Neper fusha ku kam vrapuar.

Per arome lulesh dhe gezim fushash
Mi jep krahet flutur bukuroshe
E me shpejtesi ti shetis te gjitha
Nga cdo vend , ne te gjithat qoshe.

Te ndegjoj kengen e embel
Qe me ze e kendon bariu
Dhe kembana e tubes se deleve
Atje te qaj porsi femiu.

Mi jep krahet flutur e bukur
Qe ti lulen e ngjalle ne pranvere
Ose nese ka mundesi tjeter
Lule te Kosoves me sjelle ne dere.

Ti ke zemer dhe ke guxim
Lulet e shqipes ti ngrisesh ne kembe
Mos i lejo qe te vyshken nga shkelja
Mos lejo ate ne vendin tim.

Dy te mira nese ke mundesi
Me deshire te mi plotesosh
Falmi po deshte krahet e tu
Ose lulen ketu te ma dergosh.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Vallja e lugatëve

Natë e zezë. Pis,
Hije lugatësh oborreve mësyjnë
Pa thirrur as t’zotin e shtëpisë
Në shtëpi të huaja hyjnë

Fëmijët e trishtuar ngrihen nga gjumi
Ne gjirin e nënave shpëtimin kërkojnë
Duke parë derën e thyer që bie copa-copa
Thirrjen ‘’Otvaraj policija ‘’, dëgjojnë

Posa futen ne shtëpi
Valles së tyre ja fillojnë
اdo gjë që gjendet ne këmbë
Mbrapshtë e rrotullojnë

Pas një dy-tre orësh valle pa muzikë
Prijësi i lugatëve ep shenjë për me ik
Me vrulle doli jashte me ironi shikoi
Ftesën e kobshme ai na e kumtoi

‘’Ftoheni ne festën KASAPHANA
Piceria - FERRI’’


(Kosovë fund viti 1998)


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Ukshin Hotit

Te mbyllen
Te dryjuan
U friguan
Nga forca e jote
Trimeria e jote
Dhe gjuhen
Deshiruan ta kepusin
Por nuk paten mundesi.

Ne erresire
Te hodhen
Driten nga syte
Ta moren
Vetem se u friguan
Nga rrezet e tua.

Te shtrenguan
Maltretuan
Por nuk te friguan
Kete e bene
Nga friga e jote.

Te humben
Nuk dihet
As ku je
As ku mbete
E bene nga friga
Qe emrin tend
Ta zhdukin
Dhe harruan
Se emri yt
Eshte cdo kund
Dhe do te jete
Shembull i trimerise
Qendreses
Diturise
Dhe friga me e madhe
E armikut
Ti
Zemra e celikut.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Gjuha shqipe

Ne flake
Ne uje
Ne zingjire
Ne gjake
Ti
U shkrove
Ne cdo bajrak.

Me mundime
Sakrifice
Trimeri
Ti u ngjalle
Dhe u bere
Thesar me flori.

Nga dora
Ne dore u percolle
Nga zemra
Ne zemer
U kendove
Nga fleta
Ne flete u shkrove
Rruget e mundimshme
I kalove.

Me ndere u mbajte
Triumfove
Edhe ne vend
Edhe ne mergim
Ti u rrite
U bere ndere
Per vatanin tim
E paster si debora
E embel
Ne shqiptim.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Gjurmë

Unë nuk jam më
Me mori me vete uragani i vdekjes
Qe parapriu agun e lirisë
Por gjurma ime mbeti
Ajo është mes jush kudo
Në ajrin që thithni
Në freskinë qe flladit plagët tuaja
Në jetën tuaj.....rrugë
Në gjumin tuaj.....roje
Dhe nëse më harroni
S’do ju mallkoj
Por do mbetem prapë gjurmë
Sfidë e rëndë për jetën tuaj



:ciaoo:plaku


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Askush s'te harron
(Kosovares Flora Brovina)

Nuk deshe skllaveri
me pasionin skllaverues te vargut
mprehe shpaten e me fllad deshirash
i ngrive buzeqeshjen shkjaut

Flora Brovina
me zerin zjarr kendove kushtrimin
ngreu Kosovar, hidhe tej durimin
deri sa bisha te ndjeje e gjitha
se shqiptari nuk e ka per gje flijimin

Askush ste harron, o bije martire
perderisa ti je e jona.
Mbi vrapin tend marathonomak
gjurmon jehona
"Ndalu serb, mos e shkel kete prag,
se keto brigje Ilire
vetem nje komb shqiptar i ka hak!"

Flora Brovina
qasu me afer, une motra shqiptare
mbi ballin tend te bardhe
te mbjell nje zambak
nje puthje nga shpirti e ke hak.

(2005)

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Cdo kund

Ne ate bore
Malsore
Ne ate shi
Shqiptari
Ne ate ere
Bese e nder
Ne ate stuhi
Per liri
Ne ate mal
Per ideal
Ne ate dite
Si celik
Ne ate akulle
Zbathur
Ne ate lageshti
Trimeri
Ne cdo vend
Me pushke
Me pend
Neper shekuj
Per te dashurin vend.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Nene Terezes

Forca jote
Zemra jote
Beri qe bota ta dij
Se emri yne
Ka qene
Dhe do te mbetet
Shembull per miresi
Trimeri
Drejtesi.

Emri yt
U shkrua cdo kund
Ne cdo vend
Tek i pasuri
I varferi
Dhe mesoj shume
Se njeriu
Eshte vlera me e madhe
E planetit tone.

Dora jote
Bekoj cdo gje
Sheroje
Kur fytyra jote
Ishte cdo here e qeshur
Edhe pse kalove
Ne veshtiresi te medha
Rruget e lodhjes
Me shpirte te permalluar
Per nenloken plake
E ti prape buzeqeshe.

Tash je cdo kund
Ne cdo kend
Gonxhe lule
Ne cdo livadhe
Te kopshtit tend
Te shpirtit tend
Shqiptar.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
--------------------------------------------------------------------------------

U marrosa pas teje dhe s'dija ç'far bèja.
Nga do qe kaloja,mendoja për ty.
Më dukesh si kur,më s'do të të gjëja'
POR PORTRETI YT Më NGELI Në sy.

Në ëndërr më dilje dhe më hidhje kunja.
Më thoshje:"Bandill s'të kam vetëm ty".
Dashuria djalë s'bëhet me barbunja,
S'do vetëm shikime që m'i dhuron ti.

اmëndesha në ëndërr me k'to prapësira.
Goja nuk më hapej t'i thoshja një fjalë:
Ti e dashur vajzë je si embëlsira,
Por s'je për të gjithë,vetëm për një djalë.

Prandaj,lëri nazet,se më merakosën.
Mos ma zapto ëndrrën, se më le pa gjumë.
Hiqmi shpejt ilaçet,se më farmakosën,
Për dashurin tonë po ulem në gjunjë.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Vargje nga duart tona

Krijime te ndryshme nga ne, antaret e Forumit Virtual!!!

___________


Freestyle ja nisa me knu
krejt po du un nkam meu qu
se kadal jam tu u tranu
si ti qe ket text je tu e lexu

osht i mir per budallica
osht i shtremt per pijanica
osht i 3nt per ty e mu
osht DROG per mu tranu

perqka n ket text po bahet fjal
osht per ty qe je tu m kqyr
nese ma ki inatin mundohu me mndal
po mos m dil perpara se ta qky at ftyr

a u tute pak a..? hajt ska lidhje
nuk jam ai qe rreh palidhje
po un kqyri gjithmon qeter zgjidhje

hajde shoki se ty t du
t pershendes sikur ti mu
me pershendetje t'na shkoj moti
ti lajm ato kohnat kur o derdh loti

qka u ba shqiptart u myten tu u vra
qka u ba nana u myt tuj ka
pse o shipe spo ju vjen marre
nanes zemren prap ja kalle

a boll ske lufta ner serbi
pse po kqyr me rreh ni fmi
pse pe vret e po derdh gjak
pse hala po kerkon hak

pse kohnat hala spo ndrrojn
pse shyptari shyptarin spe ngushllojn
pse hala te na po vrasin
pse me perparu nuk po ngasin

qeto prej teje pe lypi me shpejgu
pse shyptari shyptarin se len me perparu
pse inati hala egziston
pse nuk e bashkojna gjakun ton

Kem qen bashk ne luft e beteja
kem qen bashk gjith per atdhe
e sod e nin tjetrin tu kajt
vallah vllaun ma kan vrajt

mosni shiptar se nuk osht mir
njeri nven t vet mos mu kan i lir
ti je KOSOVA tjeter askush
mos t'shkojn Njerzit
.... si QENI n'Rrush..!


Qeee pii mueee .. !:)
kTo jann t'bonmee pi mueeee ..
Nesee dikush ka naj diqkaa lett thojee...
Nese jan t'vjdhtta lirishtt shprehne meniminn ..
Pershendettjeee ..

By : Sev1mm ..


*Origjinal*


 
Last edited by a moderator:
Ne horizontin tim

Ne kenget e mia
U shkruan fjalet
Qe une i thash
E ata i moren
Pa me pyetur fare
Por kenga
U be kenge.

Ne fjalet e mia
U thane mendimet
Qe une i fola
Por ata i moren
Pa me pyetur fare
Dhe i bene veper
Qe lexohet.

Ne deshirat e mia
U ngriten ndjenjat
Qe u bene te pashembura
E ato jane akoma
Dhe do te mbeten
Vetem per ate
Qe e dua shume.


*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Tropoja

Ne majen e malit
Atje lart
Ecnin trimat
Ne shi
Ne bore
Nate e dite
Barot e trimeri
Ne trupin e tyre.

Bjeshka e larte
I njifte mire
Ecjet
Frymarrjet
Djerset
Ndersa
Shtepia e vogel
Por me zemer e madhe
Priste bijt
Bijat
Motrat
Vellezerit
Me sofren e shtruar
Te nderes dhe burrerise

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:
Misteret

Asgje nuk mori fund
Edhe pse filloj
Dhe asgje nuk filloj
Pa perfunduar.

Ne perden e bardhe
U futen edhe perdet
E ngjyrave te ndryshme
Duke ia humbur ndriqimin.

Kohet e ndryshme
Kalat i ndertuan
Qe ti shembin ato
Dhe ti bejn ;
Prape te ndertuara.

U rrokullisen guret
Dhe thyen kristalet
Qe ato te behen
Copat e pa para
Me syrin e mprehte
Te njerezise.

*Origjinal*
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top