Ushqimet e duhura për një tru të shëndetshëm

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ushqimi është ilacci më i mirë për një tru sa më të shëndetshëm. Ju duhet të bëni kujdes dhe të zgjidhne ushqimet e duhura për ti ardhur në ndihmë shëndetit të truri tuaj. Mëeëpoashtë janë listuar disa nga ushqimet që nuk duhet të mungojnë në organizmin tuaj.


ushqimet_per_nje_tru_sa_me_te_mire.jpg


Kafeina ju bën më të vëmendshëm, ajo ju jep atë shtytjen e zgjimit edhe pse efektet zgjasin pak, por nëse e teproni me kafeinën do t’ju bëjë nervoz dhe jo të qetë.

Sheqeri zhvillon vigjilencën
Sheqeri është burimi më i pëlqyer i fuqisë për trurin tuaj; jo sheqeri i thjeshtë por glukoza, të cilën trupi e përpunon dhe që gjendet tek sheqernat dhe karbohidratet që konsumojmë. Kjo është arsyeja pse një pije e ëmbël shpesh është një përforcues shumë i mirë afatshkurtër i memories, të menduarit dhe aktivitetit mendor.

Hani mëngjes për të furnizuar trurin

Studimet kanë zbuluar se të ngrënit e mëngjesit përmirëson memorien afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë mëngjes japin rezultate më të mira në shkollë se ata që nuk hanë.

Peshku, vërtet që është ushqimi i trurit

Një burim proteinash, që lidhet me një fuqizim të shkëlqyer të trurit, është peshku; i pasur me acide yndyrore omega-3, që janë çelësi i shëndetit të trurit. Këto yndyra të shëndetshme kanë fuqi të jashtëzakonshme për trurin. Dieta e pasur me këto acide ndikon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga demenca (çmenduria) dhe ataku nervor, si dhe tek një rënie mendore më e ngadaltë.

Shtoni në dietën tuaj një dozë frutash të thata dhe çokollate

Farat dhe frutat e thata janë një burim i mirë i vitaminës E antioksidante, e cila bën që rënia e aktivitetit mendor të jetë më e ngadaltë ndërsa ne plakemi. اokollata e zezë përmban veti të tjera të fuqishme antioksiduese dhe stimulantë natyral, si kafeina të cilët e përforcojnë fokusimin.
/albeu.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top