Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false...!!

Arfenilla

Themelues i Forumit
1_3522.jpg


Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false në periudhën '99-2004, të diplomuar edhe agjentë të AKI’së, profesorë universitarë e menaxherë


Prokuroria Themelore e Pejës është duke e hetuar një megaskandal me diploma false në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, ku sipas rektoratit të këtij të fundit, nga 505 studentë, 503 nuk figurojnë në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë të këtyre institucioneve.
Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën ka arritur ta sigurojë ‘Zëri’, mësohet se zyrtarë të lartë të Agjencisë së Inteligjencës, profesorë universitarë, menaxherë të lartë të kompanive publike e private, kanë marrë diploma të këtij fakulteti, ndonëse nuk kanë qenë të regjistruar si studentë e as që kanë ndjekur ligjëratat ndonjëherë.

Pavarësisht se zyrtarë të lartë ligjorë të Universitetit të Pejës e konfirmojnë se vite më parë janë lëshuar qindra diploma të falsifikuara, disa nga të apostrofuarit në listën e Prokurorisë, të kontaktuar nga gazeta ‘Zëri’, e mohojnë të kenë qenë ndonjëherë në këtë fakultet. /Zëri/
 
Titulli: Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false...!!

Dhe pastaj ti futu ne konkurrence per nje vend pune po munde. Keta qe nuk kane dy lidhje me profesionin te zene vendet me te mira, sepse japin ryshfet dhe bejne nje mije dallavere te tjera.
Sinqeriteti sot eshte veti teper e rralle, te mos them inekzistent!
 
Titulli: Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false...!!

Diploma e fakultetit ne Kosove nuk kane me kurrfare vlere. Jane te devalvuara komplet.

Nese Kosova ka dicka me teprice, ata jane kamarierat me diploma te ekonomikut dhe juridikut.
 
Titulli: Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false...!!

ma bej nje diplome me qumesht te ftohte,t'lutem
 
Titulli: Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false...!!

Nuk eshte pak,te perfitosh 503 intelektualeishen :p
suksese
 
Titulli: Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false...!!

Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false në periudhën '99-2004, të diplomuar edhe agjentë të AKI’së, profesorë universitarë e menaxherë
Phaaaaa lum ne per shtetin tone .
 
Titulli: Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false...!!

Skandali me diploma, për një ditë diplomuan 105 studentë
Publikuar: 7:45 / 5.03.2015

skandali-me-diploma-p-euml-r-nj-euml-dit-euml-diplomuan-105-student-euml_hd.jpg


Në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë brenda një dite diplomuan 105 studentë. Prokuroria themelore e këtij qyteti dyshon se Universiteti publik i ka lëshuar 503 diploma false.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar “Zëri” mësohet se zyrtarë të lartë të Agjencisë kosovare të inteligjencës, profesorë universitarë, menaxher të kompanive publike e private kanë marrë diploma false të këtij Fakulteti, pasi që nuk kanë qenë të regjistruar si studentë e as që kanë ndjekur ligjëratat ndonjëherë, shkruan “Zëri”.

Në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë kanë marrë diploma edhe shumë studentë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, madje edhe nga Bosnja e Hercegovina. /Zëri/
 
Titulli: Universiteti i Pejës lëshon 503 diploma false...!!

Ani mburren keta tjerte kishem universitetet ne Shqiperi...
Universiteti i Prishtines renditet i 4973 per nga cilesia ,kuptohet ai i Tiranes diqka me mire i 4783 hahahaha..

mundemi te krahasohemi vetem me Kongon me cilesi te arsimit.//
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top