Universiteti i Al-Kajravinëve, më i vjetri në botë, i ndërtuar nga një grua

Arfenilla

Themelues i Forumit

Universiteti i Al-Kajravinëve, më i vjetri në botë, i ndërtuar nga një grua

Ekspertë të historisë islame e kanë konsideruar universitetin e Kajravinëve, në qytetin Fez të Marokut, si universitetin më të lashtë në botë. Veç kësaj, universiteti njihet për rolin e tij ekonomik, shkencor, politik dhe civilizues, në përfshirjen e të gjithë ndjekësve të feve të tjera.
Vakëfet e universitetit ishin të mjaftueshme për të mbajtur popullatën e Marokut me ushqim përballë çfarëdolloj krize ekonomike të befasishme.
Personi që hodhi themelet e këtij universiteti ishte një grua, Fatime el-Fihrije, një emër i cili u përjetësua në memorien e Afrikës Veriore. Pas vdekjes së të atit, ajo trashëgoi shumë pasuri, me të cilën vendosi të ndërtonte një xhami, e cila do të ruante emrin e familjes së saj.
Ajo e dyfishoi territorin e kësaj xhamie duke blerë toka përreth saj, të cilat ia bashkëngjiti xhamisë. Ajo i urdhëroi punëtorët që të gërmojnë në themelet e vjetra të xhamisë, për të nxjerrë gurët dhe materiale të tjera ndërtimi. Veç kësaj, punimet filluan edhe në oborrin e xhamisë së vjetër, për të hapur një pus i cili do të furnizonte punëtorët me ujë.
Xhamia u ndërtua jo vetëm e madhe, por edhe madhështore, me një pamje të mrekullueshme dhe me një arkitekturë tërheqëse.
E veçanta ishte se kjo xhami u shndërrua shpejt në një institut fetar të mirëfilltë dhe në një akademi shkencash. Kështu, Fatime el-Fihri, hyri në histori si themeluesja e universitetit të parë arab dhe islam në këto vende.
Në këtë universitet, fillimisht mësoheshin shkencat fetare, më pas filluan edhe ato të gjuhës dhe shkenca të fushave të ndryshme, si mjekësia, gjeografia, historia islame, logjika, matematika, kimia, astronomia, etj.
Në çdo vit studionin 160 studentë, të cilëve u jepej ushqim i përditshëm.
Profesorët që jepnin mësim aty ishin nga më të aftët dhe jepnin mësim vetëm pasi kishin marrë rekomandime nga një sërë dijetarësh. Profesorët kishin një veshje karakteristike me ngjyrë të bardhë. Emirët e ndryshëm u jepnin shpërblime të majme për mundin dhe kontributin që jepnin. Duke parë mbarëvajtjen e këtij institucioni, shumë pasanikë dhuronin vakëfe, me të cilat mbuloheshin shpenzimet e stafit pedagogjik, muezinëve, predikuesve dhe të studentëve.
Studimi në universitetin e Kajravinëve nuk ishte i ndarë në vite dhe nuk ekzistonin kritere në moshë për studentët. Gjithçka varej nga aftësitë përthithëse të studentëve dhe nga dëshira e tyre për t’u thelluar.
Universiteti ishte i pajisur edhe me një bibliotekë, e cila ndodhej në hyrjen e tij. Biblioteka ishte e pajisur me të gjithë librat e nevojshëm, pasi prijësit kujdeseshin që asaj të mos i mungonte asgjë.


Urtesis.Al.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top