Universitetet pushtohen nga pensionistët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Universitetet pushtohen nga pensionistët

pensionistet-4.jpg


Europë Ndërmjet viteve 1981 deri në 2011, numri i pensionistëve të cilët u regjistruan në kolegje në Zvicër, u rrit me 500% sipas statistikave zyrtare të shtetit. Edhe në vende të tjera të Europës, ka një rritje të tillë të regjistrimeve në universitete.

Franz-Josef Mittnacht-it i pëlqen që të konsiderohet si një student i kategorisë mesatare. Por në një farë mënyrë, ai realisht nuk mund të quhet i tillë. Mittnacht është 86 vjeç. Ai bën pjesë në grupin e pensionistëve europianë, të cilët janë dyndur në tufa në universitete për të marrë një diplomë.

“Kur unë të bëhem 90 vjeç, dua që të marr doktoraturën. Dua që në gurin tim të varrit të lexohet: Ai studioi deri në fund të jetës”, tha student 86-vjeçar, kur u mor në intervistë nga revista gjermane “Der Spiegel” magazine.

Ndërmjet viteve 1981 deri në 2011, numri i pensionistëve, të cilët u regjistruan në kolegje në Zvicër, u rrit me 500% sipas statistikave zyrtare të shtetit. Edhe në vende të tjera të Europës, ka një rritje të tillë të regjistrimeve në universitete.

Shumë universitete europiane nuk vendosin tarifa të larta regjistrimi, e kjo e bën shumë të thjeshtë për pensionistët që të fitojnë të drejtën e studimit.

Për më tepër që shumë kolegje nuk u kërkojnë studentëve që të kalojnë një proces përzgjedhjeje dhe në vend të kësaj, thjesht i lejojnë ata që të regjistrohen për një sërë programesh të caktuara.

Mediat europiane shtrojnë pyetjen se përse të diplomohesh në fund të jetës tënde është bërë diçka kaq popullore në kontinentin e vjetër?

Shumë pensionistë të regjistruar në universitetet europiane thonë se studimi i ka dhënë atyre mundësinë që të komunikojnë dhe ndërveprojnë me të tjerët më lehtë.

“Leksionet janë si një dritare për botën për mua”, tha 72-vjeçarja Ute Ulrich në një intervistë për revistën zvicerane “Beobachter”. “Në mënyrë që ta mbash trurin në një gjendje shumë të mirë, dikush duhet që të plotësojë një kriter. Duhet që ta sfidojë veten dhe duhet që të angazhohet nga ana sociale’, tha Ulrich, që dikur ka punuar në industrinë e turizmit.

Tani ajo është e fokusuar në Pranverën Arabe. Në universitetin e saj në Zyrih, më shumë se 160 pensionistë janë të regjistruar për t’u diplomuar.

Kërkuesit e shëndetit mendor mendojnë tani se është në të mirën e të moshuarve që të studiojnë, pasi ky konsiderohet një ushtrim i mirë për shëndetin.

“Shumë duan që të riorientojnë veten e tyre, që të përmbushin një ëndërr që e kanë që fëmijë, ose ata thjesht duan që të vazhdojnë edukimin e tyre, që ta përdorin në mënyrën më të mirë të mundshme kohën”, ishte përfundimi i Studi-Info, një website gjerman i fokusuar në konsultimin e studentëve.

Në shumë universitete europiane, është gjithashtu e mundur që të marrësh pjesë në leksione si “mik”, ose të pranohesh në skema të veçanta pensionistësh, të cilat janë krijuar për studentët më të vjetër.

Interesime të tilla nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ana e universiteteve private.

Në Gjermani ka universitete të cilat kanë krijuar ambiente dhe programe apostafat për studentët e moshuar në Bad Meinberg. Ata mund të zgjedhin edhe në kurse të tilla si mjekësia, filozofia apo shkencat politike.

Gjithsesi, jo çdokush është i lumtur me pensionistët, të cilët janë turrur në kampuset europiane. Sipas disa organizatave të studentëve, studentët më të vjetër kanë mbipopulluar kurset e rregullta dhe madje edhe detyruar studentët më të rinj të mos të marrin pjesë në to.

Për pasojë, disa universitete ua kanë ndaluar pensionistëve që të regjistrohen në disa kurse popullore në pesë vitet e fundit.

Gjithsesi, interesi nga mosha e tretë për t’u diplomuar është rritur.

Mittnacht, i cili tani po studion Histori mesjetare, në universitetin e Duisburg-Essen-it, i tha “Der Spiegel” se “studimi i ka dhënë atij në qëllim të ri në jetë”. Ai tregon se kurrë më parë nuk ka qenë kaq i lumtur.
g.shqip
 
Titulli: Universitetet pushtohen nga pensionistët

500%??

Etje per dituri!

Jo si kalbesirat ne Shqiperi rrijne kafeneve,dembelizem,banalitet,paragjykues,thashethemaxhinj etj.

45 vjecaret e siper qe jetojne ne Shqiperi jane perfaqesues te denje te atyre veseve qe thash me siper.
 
Titulli: Universitetet pushtohen nga pensionistët

Thash se mos fliste per pensionistet perversa duke lexuar titullin :p

Shume bukur pensionistat,asnjehere nuk eshte vone per dije! :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top