Uji i trëndafilit, rituali antik i bukurisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Uji i trëndafilit, rituali antik i bukurisë

1496059339trendafil.jpg



I përdorur mjaft në Indi dhe në vendet arabe si një ilaç bazë për rininë e lëkurës, për ritet fetare dhe në përgatitjen e ushqimeve, uji i trëndafilit është akoma aktual dhe i kërkuar për vetitë e tij antimoshë, hidratim dhe tonifikim.

Kush nga ne nuk e ka përdorur ujin e trëndafilit të paktën një herë në jetë? Me një aromë delikate, me mjaft shije dhe mund ta keni më lehtësisht se çdo gjë në fushën e kozmetikës, pasi dhe përbërja e saj është e thjeshtë. Bëhet fjalë në fakt për një lëng të përftuar nga petalet e trëndafilit.

Varieteti i trëndafilit i përdorur më shumë për këtë ujë është ‘damascena’, me origjin ënga Lindja e Mesme, apo dhe trëndafili 100 fletësh. Janë shumë të çmuara si për erën e lehtë dhe shijen e ëmbël.

Uji i Trëndafilit është një produkt mjaft i përdorur, pasi është i nevojshëm për lëkurën, aknet, si për lëkurë delikate edhe për dermatitet më të rënda.

Ai është perfekt për të pastruar dhe hidratuar lëkurën në mënyrë natyrale, në veçanti fytyrën, pasi ajo këshillohet si për lëkurë të thatë, dhe për ato shumë të ndjeshme. Falë vetive të tij favorizon rregullimin e sebumit (sekrecioneve vajore të gjendrave dhjamore), duke pastruar lëkurën e yndryshme.

Në periudhën e verës, uji i trëndafilit i jep lëkurës një ndjesi freskie, dhe zhduk irritimet dhe skuqjet.

Mes një mijë virtyteve të tij, ky lëng i parfumosur ka dhe efekt natyral antimoshë duke e përdorur përditë në mëngjes dhe në mbrëmje, i kthen ndriçimin fytyrës, dhe parandalon shfaqjen e rudhave. Uji është i pasur me substanca antioksidante, me vitaminë E dhe vitaminë C, që kontrastojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira.

Nëse kemi kohë dhe dëshirë, ja se si mund ta përgatisim vetë ujin e Trëndafilit.

Mjaftojnë gjysëm kile petale trëndafili, më mirë do ishte rozë apo të kuqe, gjysëm litri ujë i distiluar në një shishe xhami të sterilizuar.

Kjo është e mjaftueshme për petalet e trëndafilit për të vendosur në një tenxhere me ujin e distiluar dhe për ti zjerë. Kur nis të zjejë mbulojmë avulluein që të mos dalë avulli jashtë dhe e lëmë në zjarr dhe për 15 minuta me flakë të ulët. Më pas, fikim flakën dhe shtojmë disa pika vaj esencial për ta bërë erën më intense dhe e lëmë të pushojë për një orë. E filtrojmë të gjithin dhe e hedhim në një shishe. Ajo mund të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet brenda tre muajve.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top