Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Kresha

A pretty face can never trick me
Ne emer te Zotit, Bemiresit te Pergjithshem, Meshiruesit

Vellezer dhe motra te besimit Islam, ketu keni mundesine te postoni dua/lutje ne gjuhen shqipe. Postimet tjera nuk do lejohen, ne menyre qe te mos e prishim bukurine dhe hijeshine e lutjeve te bukura drejtuar te madhit Allah.

Selamun Alejkum





Me të vërtetë falënderimet i takojnë vetëm AllahutMadhëruar. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë. Kërkojmë ndihmë tek Ai prej veseve tona të këqija, dhe punëve tona të ndyra. Kë e udhëzon Allahu në rrugë të drejtë nuk ka kush qe e humb, dhe atë të cilin Ai e humbe, nuk ka kush ta udhëzojë.

Dëshmoj dhe deklaroj, se nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton të adhurohet përveç Allahut, njëshit të vetëm e të pa shok.

Gjithashtu dëshmoj dhe deklaroj, se Muhamedi (Paqja, meshira dhe Bereqeti i Allahut qofte mbi te) është robi dhe i dërguari i Tij i sinqertë, i cili e përcolli shpalljen, e mbajti amanetin, e këshilloi metin, dhe luftoi në rrugën e Allahut derisa i erdhi vdekja.

“O ju të cilët keni besuar, kijeni frikë Allahun dhe punoni në mënyrë që vdekja tu kapë duke qenë besimtar muslimanë”


“O ju të cilët keni besuar, kijeni frikë Allahun dhe thoni vetëm fjalë të drejta. Ai i rregullon punët tuaja dhe i fal mëkatet tuaja. Ai që i frikësohet Allahut dhe të dërguarit të Tij ka arritur fitoren më të madhe”

Fjala më e drejtë është ajo e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është ai i Profetit (a.s.). "

Punët më të këqija janë risitë në fe, sepse çdo risi është bidat, çdo bidat të çon në humbje e çdo humbje të çon në zjarr”


Allahu i Madhëruar thotë në Kur'an:

“Kush i përgjigjet nevojtarit kur e lut Allahun dhe e largon të keqen prej tij, ndërsa juve ju bën sundues në tokë?

A ka të adhuruar rival me Allahun, shumë pak po përkujtoni?

“Nëse të pyesin robërit e Mi për Mua, thuaju se Unë jam afër dhe i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai lutet”

Falënderimet i takojnë vetëm AllahutMadhëruar, lutësit e të Cilit kurrë nuk poshtërohen.

Asnjëherë nuk është bërë pishman ai që ka kërkuar prej Tij apo tek Ai ka shpresuar.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut që e meriton të adhurohet. Atij nuk i fshihet lutja e lutësit kur ai e lut.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut që e meriton të adhurohet.

Ai e dëgjon pëshpëritjen e të dëmtuarit dhe rënkimin e tij.

Ai e kupton lëvizjen e buzëve dhe nënkuptimin e saj.

Trokitini dyert e qiellit me çelësat e lutjeve.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Ai
e dëgjon lutjen e milingonës së zezë, në natën e errët, mbi shkëmbin e zi.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Ai ia plotësoi kërkesën një populli me anën e lutjes së një milingone pasi kishte ngritur duart drejt qiellit.

Pasi Sulejmani (a.s.) doli nga shtëpia e tij për të shkuar në faltore, vërejti në rrugë një milingonë e cila kishte ngritur duart drejt qiellit dhe po e luste Bujarin që dhuron pa masë, po e luste Atë që me të vërtetë të ndihmon. Atëherë Sulejmani (a.s.) tha:

- O njerëz kthehuni në shtëpi pasi mjafton për ju lutja e milingonës!

Pasha Allahun, në atë moment filluan të shfaqen retë në horizont dhe filloi të bjerë shi për shkak të lutjes së asaj milingone të vogël.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Tek Ai ngrihet fjala e mirë, lutja e pastër, loti i padjallëzuar.

A nuk po e trokisni derën e Tij?

A nuk dëshironi të shijoni ëmbëlsinë e përuljes para Tij, duke ndenjur modest e duke kërkuar falje pranë dyerve të mëshirës së Tij?

O nevojtarë!

O ju të cilët ju është deformuar shpina si rrjedhojë e halleve dhe problemeve!

O ti borxhli që nuk bën rehat netët e gjata për shkak të borxheve!

O ti student që shpreson të kalosh në provime e nuk të zë vendi!

O ti që dëshiron të gjesh një vend pune duke mos lënë zyrë drejtori pa trokitur!

O ti i dëmtuar!

A nuk gjendet ndonjë prej jush që ka sy me të cilët qanë?!

Zemër e cila hidhërohet?!

A nuk ndodhen midis jush njerëz të dobët e të poshtëruar?!

Ku janë zemrat tuaja të cilat ndjejnë?!

Ku janë lotët të cilët do t’i lagin faqet tuaja?!

A nuk keni parë ndonjë krenarë i cili është poshtëruar?!

Të pasur që janë varfëruar?!

Të shëndoshë që janë sëmurë?!

Ju të gjithë së bashku, kujt i drejtoheni?!

Kë thërrisni e tek kush ankoheni?!

Duart tuaja kujt ia shtrini?!

Trokitini dyert e qiellit dhe lutuni me përkushtim?!

Duaja është aroma e besimtarit, shtylla e fesë dhe drita e qiejve dhe e tokës.

Trokitini dyert e qiellit pa u dorëzuar!

Shtojini lutjet tuaja, sepse ai që troket pa pushim, pa dyshim që një ditë do t’i hapen dyert e qiellit.

Kur të zbresë fatkeqësia.

Të largohet mirësia.

Të thahet toka.

Të ketë uri bagëtia.


Trokasin dyert e qiellit dhe thërrasin, o Allah!

Kur të ngushtohen rrugët.

Të ndërpriten shpresat.

Të këputen litarët.


Trokasin dyert e qiellit dhe thërrasin, o Allah!

Kur të ngushtohet toka edhe pse është kaq e gjerë.

Shpirti me hallet e tij.

Trokit dyert e qiellit dhe thuaj, o Allah!

Ky është emri më i përkryer.

Këto janë shkronjat më të bukura.

Kjo është thënia më e sinqertë.

Kjo është fjala më e shtrenjtë.


A njeh ndokënd që barazohet me ?

Allah!


Drejt Tij shtrihen duart natën vonë.

Drejt Tij shtrihen pëllëmbët në vështirësi.

Nga Ai drejtohen shikimet në meditime.

Atij i dedikohen pyetjet në fatkeqësi.

Ai është afër dëgjon dhe përgjigjet.

I jep të afërtit dhe të largëtit.

E furnizon të dashurin dhe armikun.

I Afërt, dhuratat e Tij janë të përhershme.

Mirësia e Tij përhapet dhe me erën lundron.

Ndërsa dera e Tij mbetet e hapur përgjithmonë.

I Afërt, e ndihmon nevojtarin.

E ngop të uriturin.

I shuan etjen të eturit.

Dhe të mirën e pason me të mire.

Me emrin e Tij lagen gjuhët dhe drejtohen, thërrasin e kërkojnë.

I pranishëm, dëgjon dhe i përgjigjet lutjes

Mos i ndërprit shpresat edhe nëse problemi yt zgjatet dhe vonohet!

Nëse kërkon ndihmë me durim do të gjesh rrugëdalje.

Pajisu me cilësinë e durimit dhe do të gjesh shpëtim!

Trokitësi i vazhdueshëm i derës një ditë do të hyjë në të.

Ibën Kajim el Xheuzije na tregon historinë e një nëneje e cila pas disa debatesh që kishte pasur me të birin e saj e nxjerr nga shtëpia dhe e përzë prej saj.

Djaloshi i cili ishte i vogël vërtitet sa lartë-poshtë por nuk gjen vend ku të futet dhe mbështet me shpinë në dyert e shtëpisë derisa e zë gjumi.

Pas disa orësh del nëna e tij nga shtëpia dhe e shikon në atë gjendje të mjeruar -i mbështetur tek dera, me shpinë të kurrizit, mbi dheun e ftohtë- e ngre, e shtrëngon fort dhe i thotë:

- Djali im, të kam thënë të mos më kundërshtosh, kush do të të strehojë përveç meje?

Për këtë ndodhi Profeti (a.s.) ka thënë:

Allahu është më i mëshirshëm me robërit e Tij se sa kjo nënë me fëmijën e saj”.

Ku krahasohet mëshira e nënës me atë të Allahut e cila ka përfshirë çdo gjë?!

Kemi qëndruar pranë derës tënde o Mbret i Lartë

Qëndruam tek dera Jote, sundimi vetëm Ty të takon

Nuk është mashtruar ai që tek Ti po shpreson

Falja është më e dashur për Allahun se ndëshkimi

Mëshira është më e dashur se dënimi

Mëshira mbizotëron ndaj hidhërimit të Tij

Bamirësia është me e dashur për

Dhuratat janë më të dashur për se sa mosdhurimi

Atëherë vëlla, shpejto për të trokitur dyert e qiellit, duke qenë i përulur, i nënshtruar para të Gjithëfuqishmit më të Lartit, ashtu siç lutet robi me zemër të thyer, thuaj:

O i Adhuruari i botërave

Ti je më Bujari i bujarëve

Unë jam robi Yt, skllav i mëkateve

Qëndroj në këmbë para derës Tënde

Trokas dyert e mëshirës Tënde

Mirësia është zakoni Yt

Gjykimi vetëm Ty të takon

Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve

Këto janë balluket e mija mëkatare

Ja ku janë para Teje të përulura

Nuk kam rrugëdalje e shpëtim vetëm se tek Ti

O Allah nuk kemi për tu shkatërruar për sa kohë që Ti je shpresa jonë

Nuk do të humbim kur Ty të jemi nënshtruar

O Gjithëmirëbërës, mirësitë Tua nuk llogariten

O Gjithëmirënjohës, mirënjohja Jote kurrë nuk ndërpritet

Ty të lutemi në çdo çast, pranoji Zoti ynë lutjet tona

Një person u dënua me 15 vjet burgim, pasi e akuzuan për vrasjen e dikujt, dëgjojeni historinë e tij! Thotë:

Kam qenë me shërbim ushtarak, dhe pasi u ktheva nga ushtria pas disa vitesh më pritën tek pragu i shtëpisë të afërmit, gruaja, fëmijët, nëna dhe babai.

Pasi kaluam disa orë gëzimi e lumturie, dëgjohet një trokitje jo e zakontë në derën e shtëpisë. Shkoj të shikoj se cili është dhe befasohem pasi në derë shikoj forcat e rendit të cilat më pyesin për emrin tim.

Pasi e vërtetojnë që unë jam ai të cilin ata po e kërkonin më thonë se unë akuzohem për vrasjen e një njeriu të pafajshëm.

Nuk po arrija të kuptoja se çfarë po më thoshin? Një herë më dukej sikur kishin ngatërruar adresë, ndërsa një herë tjetër mendoja se më kishin ngatërruar emrin. Mundohesha të qetësoja vetveten, pasha Allahun nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte, por gjëja më e çuditshme ishte se unë nuk e njihja as viktimën.

Pikëllimi, brenga dhe dhimbja mu shtua akoma më tepër pasi fëmija e viktimës ishte i vogël dhe më duhej të prisja për 15 vjet rresht në burg derisa ai të rritej.

Gjatë gjithë kësaj kohe jam lutur e kam falur namaz.

Kur ja, vjen dhe dita ku inspektori i krimeve më thotë, se kjo është dita e fundit që po jetoj, ndaj më duhej të shkruaja testamentin.

Dola nga qelia e burgut me duar të lidhura nga mbrapa, me këmbë të prangosur dhe me kokë të mbuluar. Më vendosën në vendin e ekzekutimit dhe ma hoqën mbulesën nga koka, çfarë të shikoj? Një turmë e madhe njerëzish ishin mbledhur përreth, dhe me padurim prisnin të shikonin çastin e ekzekutimit.

Inspektori i krimeve filloi të lexojë letrën e akuzës për shkakun e të cilës do të ndëshkohesha, dhe në ato çaste përkujtova Allahun dhe thashë:

- Zoti im, më kanë bërë padrejtësi, ndërsa Ti ke premtuar e Ti kurrsesi nuk e thyen premtimin. Ti je më i sinqerti dhe e mban premtimin. Ti e dëgjon lutjen e të dëmtuarit. Mua më kanë bërë padrejtësi, ndërsa Ti je i dituri i të fshehtave.

Në dorën Tënde e kam dorëzuar çështjen time, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje

Pa e përfunduar mirë lutjen time, dëgjova disa zëra, turma e njërëzve u hutua, ndërsa nga mezi i tyre u shfaq dikush i cili thërriste më zë të lartë:

- Mos e vrisni atë, unë jam vrasësi

- Mos e vrisni atë, unë jam vrasësi!


I lavdëruar qoftë Ai që e dëgjon lutjen e të dëmtuarit

I lavdëruar qoftë Ai që dëgjon rënkimet e nevojtarëve

Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut

Ai është Ndihmësi i të dobëtit

Strehuesi i të pa strehuarit

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut

E dëgjon thënien e atij që flet

E nëse hesht e di të fshehtën e tij

Kush jeton tek Ai e ka rrizkun e vet

E kush vdes tek Ai do të kthehet

Kush e lut i përgjigjet

Nëse dëshiron diçka i thotë bëhu, e ajo menjehere behet !

Allahu i Madhëruar thotë në Kur'an:

“Nëse të pyesin robërit e Mi për Mua thuaju, Unë jam afër dhe i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më lutet”

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

I pranishëm, e lut ai që është në mes të detit,

Ai i cili është në mes të shkretëtirës dhe ka humbur rrugën

Ai që është i lidhur pas hekurave të qelisë.

Ashtu siç e luti robi i Tij pasi qëndroi në shpellë.

I pranishëm, e zgjidh problemin sa hap e mbylle sytë.

Nëse e lut i poshtëruari e ndihmon

Nuk ka zot tjetër vec Allahut.

I pranishëm, Bujar e Krenar

Nuk ka shok, as të barabartë e as rival.

ثshtë më afër tek njeriu se damari i qafës së tij

I lavdëruar, i Falënderuar dhe i Madhëruar.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

I pranishëm,

I fton mëkatarët që të pendohen,

U ka hapur dyert e faljes,

Dhe e ka ngritur perden për nevojtarët.

A nuk po i trokisni dyert e qiellit dhe të thërrisni më Krenarin, i Cili dhuron pa masë?!

Siç e luti robi i Tij Junusi (a.s.) dhe i erdhi përgjigja.

“Nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet përveç Teje, i Lavdëruar qofsh, me të vërtetë unë isha nga të padrejtit”.


Por, çfarë përgjigje i erdhi nga ana e Allahut, dëgjojeni!

Ne iu përgjigjëm lutjes së tij dhe e shpëtuam nga brenga, dhe kështu Ne i shpëtojmë besimtarët”

Allahu iu përgjigj lutjes së tij pasi engjëjt e dëgjuan atë dhe thanë:

- Ky është një zë i njohur nga një njeri i njohur.

E luti Allahun mes tre errësirave.

1. Në errësirën e natës

2. Në errësirën e detit

3. Në errësirën e barkut të balenës


I lavdëruar është Allahu i Cili e dëgjoi lutjen e tij nga skajet më të largëta të detit, edhe pse Ai është mbi arshin e Tij i vetëm dhe i Pamposhtur.

Ku jeni ju o nevojtarë?!

Ku janë të sëmurët?!

Ku janë të poshtëruarit?!

Ku janë të dobëtit?!


Nuk latë derë pa trokitur, ndërsa shumica prej jush e ka harruar derën e Allahut Bujarit.

Biri i Ademit lutet për hallet e tija

Lute Atë, dyert e të Cilit nuk mbyllen

Allahu mërzitet nëse Atij nuk i kërkon

Ndërsa biri i Ademit kur i kërkon mërzitet

Ku jeni ju o të sëmurë?

Ju të shtrirë mbi krevatet e bardha

Ku jeni ju që i keni mbushur spitalet plot e përplot?

Ku jeni ju që nuk ju zë gjumi si rrjedhojë e rënkimeve?

Pse i drejtoheni njerëzve, pse shkoni tek falltarët e magjistarët?


Luteni Allahun, sepse lutja është ndër ilaçet më efikase!

Lutja është armiku i fatkeqësisë, e largon atë, ose nuk e lejon të zbresë, ose e lehtëson.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Me emrin e Tij lagen gjuhët, luten kërkojnë ndihmë e thërrasin.

Me përkujtimin e Tij qetësohen zemrat, e rehatohen shpirtrat.

Imam Ahmedi –imami i xhamisë së Medinës- tregon një histori e thotë:

“Banorët e Medinës dolën për të falur namazin e shiut, por nuk u pranua lutja e tyre. Në darkë hyri në xhami një njeri me ngjyrë. Shikon majtas e djathtas dhe pasi sigurohet se në xhami nuk ka njeri ulet, ngre duart drejt qiellit dhe thotë:


- O Zot, o Zot, sot u lutën robërit e Tu që tu zbresësh shi e Ti nuk iu përgjigje, o Zot betohem në Madhështinë Tënde, zbrite shiun për ta!

- Imam Ahmedi thotë:

- Si guxon ky njeri të betohem mbi Allahun e t’i kërkojë shiun në këtë formë?

Ndërsa i panjohuri edhe pse nuk e përfundoi mirë lutjen e tij shiu filloi t’ia lagë duart.

Ndoshta i pakrehur dhe i pahekurosur,

Nëse betohet në Allahun pa dyshim Ai i përgjigjet.

Dëgjo o nevojtar!

Dëgjo o i sëmurë!

Dëgjo o i dëmtuar!

O ti që tu ka bërë padrejtësi!

Dëgjo o ti hallexhi!


Hasen ka thënë:

“Cilido që e lut Allahun në këtë formë do t’i përgjigjet lutjes së tij, nevojtarë qoftë apo jo”.


I lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!

Kur e lut i humburi e drejton.

Kur e lut njeriu në rrezik e shpëton.

Kur e lut i sëmuri e shëron.

Kur e lut hallexhiu e ndihmon.

Ah sikur ta lusnim Allahun shumë?!

Ah sikur ta lidhnim pafuqinë tonë me fuqinë e Tij të pakufishme?!

Zoti juaj ka thënë, mu lusni t’u përgjigjem, me të vërtetë ata që e përbuzin adhurimin do t’i fus në xhehennem të poshtërua.

Transmetohet se Ibrahim Eled’hemi ishte në një anije bashkë me shokët e tij, dhe pas disa dallgëve të fuqishme anija gati po përmbytej, ndërsa ai rrinte shtrirë në qoshen e saj dhe nuk ndihej.

Njëri nga të pranishmit i afrohet dhe i thotë:

-O Ibrahim a nuk po e shikon anijen që është gati për tu mbytur?!

Lute Allahun të na shpëtojë!

Ibrahimi u ngrit ta lusë Allahun, dhe tha:

-Zoti im, na e tregove Madhështinë Tënde, tani na trego Mëshirën Tënde!

-U qetësua deti sikur mos të kishte gjë më parë-.

I lavdëruar qoftë Allahu!

Ne e kemi për detyrë ta lusim Allahun në begati e fatkeqësi, të qajmë para dyerve të Tij duke kërkuar mëshirën e Tij.

Me të vërtetë pas vështirësisë ka lehtësim.

Pas durimit vjen çlirimi.

Pas natës vjen dita.

Pas urisë vjen ngopja.

Pas sëmundjes vjen shëndeti.

Përgëzoje hallexhiun me një rrugëzgjidhje të shpejtë!

Përgëzoje të sëmurin me një shërim të afërt!

Nëse shikon që saharaja shtrihet e shtrihet dije se pas saj do të vijë një lëndinë me burime të kulluara!

Nëse e shikon litarin të tërhiqet e të tërhiqet dije se ai do të këputet një ditë!

Pas lotit do të vijë buzëqeshja.

Pas frikës do të vijë siguria.

Përgëzoje të lodhurin me rehati!

Përgëzoje të burgosurin me një lirim të shpejtë!


Frikësojuni Allahut ashtu siç e meriton, dhe ruhuni prej Tij!

Dijeni mirë se ai që i frikësohet Allahut gjen prej Tij rrugëdalje dhe e furnizon nga ku nuk ia pret fare.

Ai që i frikësohet Allahut i lehtësohet çdo gjë.

Nëse i frikësohesh Allahut t’i fal mëkatet dhe ta shumëfishon shpërblimin.

Allahu është folësi e thënia e Tij është mëse e vërtetë.

E luti Ademi dhe i erdhi përgjigja.

”Më pas Zoti tij e përzgjodhi, e fali dhe e udhëzoi”


I trokiti Nuhu dyert e qiellit dhe i erdhi përgjigja.

Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga barra e madhe”


Gjithashtu Ibrahimi (a.s.):

Ne i thamë zjarrit, bëhu i ftohët dhe paqe për Ibrahimin

Jakubi e luti Allahun dhe i erdhi përgjigja.

”Shpresoj prej Allahut që të mi sjellë të gjithë”

Dawudi (a.s.):

Ne e falëm atë, ndërsa ai është nga më të afërmit tek Ne. Ne i kemi përgatitur një ardhmëri shumë të mirë”

Ejubi e luti Allahun dhe atij iu përgjigj Allahu i madhëruar.

Ne ia larguam të keqen”


Junusit iu përgjigj Allahu i Madhëruar.

“E shpëtuam nga fatkeqësia dhe kështu i shpëtojmë besimtarët”


Dhe Muhammedi (a.s.):

” Edhe nëse nuk e ndihmoni, atë e ka ndihmuar Allahu i Madhëruar”.

E lus Allahun të na japë sinqeritet në veprat dhe fjalët tona.

E lus Allahun të na bëjë dobi me atë që e kemi mësuar dhe të na mundësojë mësimin e asaj që na bën dobi.

O Zot mundësoja gjuhëve tona lutjen e sinqertë!

O Zot hapi dyert e qiellit dhe mirëpriti lutjet tona!

O Zot fali të gjithë gabimtarët e ummetit të Muhammedit (a.s.)

O Zot ndihmoji muslimanët kudo që janë në botë!

O Zot ruaje nderin e besimtareve të ndershme!

O Zot mos na dëno për shkak të mendjelehtëve që gjenden midis nesh!

O Zot bashkoji zemrat tona në kënaqësinë Tënde!

O Zot pas kësaj dite mos ja mundëso asnjë pabesimtari t’i poshtërojë muslimanët!

O Zot, Ti je i Gjithëfuqishmi dhe i Pamposhturi.

Dhe në përfundim, nëse kemi qenë të saktë kjo ka qenë prej Allahut, e nëse kemi gabuar kjo është prej meje dhe shejtanit.

Wes-selamu Alejkum We Rahmetullahi We Berakatuhu! :)
 
Redaktimi i fundit:
Dua

O Zot, në më japish pasuri, mos ma merr lumturinë, e në më japish fuqi,
mos ma merr mendjen!

O Zot, mos më bë kasap, që prenë “qengja”, e as më bë dele që e presin “kasapët”!

O Zot, më ndihmo ta them fjalën e vërtetë para të fuqishmëve dhe më ndihmo që të mos e them të pavërtetën për t’i fituar duartrokitjet e të dobëtëve!
O Zot, në më japish pasuri, mos ma merr lumturinë, e në më japish fuqi, mos ma merr mendjen!

O Zot, kur të më dhurosh sukses, mos ma merr lumturinë time, e kur të më dhurosh modesti, mos ma merr krenarinë me karakterin tim!

O Zot, më ndihmo ta shoh anën tjetër të pamjes dhe mos më lejo t’i akuzoj kundërshtarët e mi se janë tradhtarë, për shkak se më kundërshtojnë në mendim!

O Zot, më mëso t’i dua njerëzit ashtu siç e dua veten dhe më mëso ta gjykoj veten ashtu siç i gjykoj njerëzit!

O Zot, mos lejo të prekem me arrogancë kur kam sukses dhe mos lejo të prekem me pesimizëm kur dështoj, por më përkujto gjithherë se dështimi është përvojë që i paraprinë suksesit!

O Zot, më mëso se toleranca është niveli më i lartë i forcës, kurse dëshira për hakmarrje është aspekti i parë i dobësisë!

O Zot, nëse më zhvesh nga pasuria, ma lë shpresën, nëse më zhvesh nga suksesi ma lë fuqinë e këmbënguljes derisa të triumfoj kundër dështimit, e nëse më zhvesh nga shëndeti, ma lë dhuntinë e besimit!

O Zot, nëse bëj keq ndaj njerëzve, më jep forcën e kërkimfaljes, e nëse ndaj meje bëjnë keq njerëzit, më jep forcën e faljes dhe tolerancës!

O Zot, nëse unë të harroj Ty, mos më harro Ti mua!
 

Attachments

  • duu.jpg
    duu.jpg
    2 KB · Shikime: 66
Titulli: Dua

“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoi shpirterat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirterave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”
 
Titulli: Dua

princesha Zoti te shperbleft i paske postue gati te gjitha duat qe i beje

O Zoti im ti je fales e don faljen me fal mua... O Zoti im une jame prej zullumqarve i kame bere vetes zullum o Zoti im Ti je fales me fal mua ...
 
Titulli: Dua

o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!”
14:40. O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
14:41. Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
 
Titulli: Dua

“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
3:8. “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.
 
Titulli: Dua

“Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit”!
“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”.
"O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!"
 
Titulli: Dua

60:5. Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.
Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!
"Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!
 
Titulli: Dua

3:193. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!
3:194. Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!"
"Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na e falë gabimin, ne pa dyshim do të jemi nga më të dëshpëruarit".
 
Titulli: Dua

Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!"
 
Titulli: Dua

Zoti im, më shto dituri!"Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!"
Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!
60:5. Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.
 
O Allah, kërkoj falje per cdo mëkat...

Drejt të cilit eca me këmbën time...

E zgjata dorën time...

E ndëgjova me veshin tim...

E shpreha me gjuhën time...

Që ishte shkak per shkatërrimin e riskut tim...

Pastaj të kërkova risk e megjithatë Ti më furnizove...

Pastaj furnizimin që më dhe' e përdora për të bërë mëkate...

E Ti, o Allah, të gjitha m'i mbulove...

Unë të kërkova edhe më tepër e Ti më pranove lutjen...

Dhe vazhdimisht më toleron dhe më jep te mira...

Vërtet, o Allah, Ti je me fisniku...

O Allah, unë të kërkoj falje nga cdo e keqe...

Që e bëra në dritën e Diellit, apo në thellësinë e natës...

Para njerëzve, apo kur isha në vetmi...

Haptazi, apo fshehurazi...

E Ti, o Allah me shikon...

O Allah, kërkoj falje për cdo detyrim...

Me të cilin më ngarkove gjatë natës, apo ditës...

E që unë e lash pas dore me ose pa qëllim...

Në harresë, ose për shkak të injorancës...

Kërkoj falje, o Allah, për cdo sunnet të Pejgamberit...

Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të...

Që e lashë nga neglizhenca, apo harresa...

Nga injoranca, apo pavëmendja...

Apo nga moskujdesi që tregova për të...

Kërkoj falje, o Allah, dhe pendohem te Ti...

Nga ajo që Ti e urren...

Qoftë fjalë apo vepër... e dukshme apo e fshehtë

AMIN
 
Faleminers per ket tem Lover .


“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika” “O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit” “O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi” “O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte” “O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim” “O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”
 
Last edited by a moderator:
Lutje per sherim

Muslimi transmeton që Muhammedi a.s. shpesh e bëntë këtë lutje:

“Zoti im , kërkoj mbrojtje nga dobësia, ose përtacia, nga frika e tepruar, nga koprracia, pleqëria e thellë dhe vuajtja e varrit. Zoti im, jepi shpirtit tim devotshmëri (bindje), pastroje, sepse Ti e pastron atë më së miri, Ti je Miku dhe Mbrojtësi i tij. O Zoti im, më ruaj nga dituria e cila nuk ka dobi, nga zemra, që nuk ka devotshmëri, nga egoja e pangopur dhe lutja e cila nuk pranohet. (fq. 129)

Nga Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu, transmetohet kjo lutje e Pejgamberit s.a.v.s.:

“O Zoti im, kërkoj mbrojtje nga fatkeqësia që dëgjojë, nga fatkeqësia që shohë, nga fatkeqësia e gjuhës sime, nga fatkeqësia e zemrës sime dhe nga fatkeqësia e dëshirave të mia. (fq. 130)

Muslimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s. :

“Zoti im, kërkoj mbrojtje tek Ti nga ndërprerja e dhuntive Tua, nga ndërprerja e bekimit tënd, nga fatkeqësia e papritur dhe nga pakënaqësitë e Tua. (fq. 131)

Muslimi transmeton lutjen e Pejgamberit s.a.v.s. për tu liruar nga borxhi dhe varfëria:

“O All-llahu ynë, Zot i shtatë qiejve dhe Arshit të lartë, Zoti ynë dhe Zoti i për tu liruar nga borxhi dhe varfëria:

“O All-llahu ynë, Zot i shtatë qiejve dhe Arshit të lartë, Zoti ynë dhe Zoti i çdo gjëje, Shpallës i Tevratit, Inxhilit dhe Kur’anit fisnik. Ti je ai i cili jep që nga fara të rritet fryti, kërkoj mbrojtje tek Ti, nga dëmi i çdo gjëje të krijuar, Ti je i Pari dhe para Teje nuk ka asgjë, Ti je i Fundit, dhe pas Teje nuk ka asgjë, Ti je mbi çdo send dhe mbi Ty s’ka pa Ty, ndihmon në kthimin e borxhit dhe më shpëto nga varfëria.” (fq. 132)

Gjithashtu Muslimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s. :

O All-llahu im, më jepë udhëzim, bindje (devotshmëri), shëndet dhe pasuri.
(fq. 132)


Tirmidhiu transmeton këtë lutje të bekuar të Pejgamberit s.a.v.s.:

“O Zoti ynë, na jepë devotshmëri e cila do të na ndaj në mes nesh dhe veprave të këqija, na jepë bindje e cila do të na futë në xhennet, jepna bindje e cila do të na lehtësoj problemet e kësaj bote. O All-llahu im, na forco veshin dhe syrin tonë, na jep fuqi sa të jemi gjallë, na jep pasardhës, na mundëso që t’ua kthejmë atyre që na kanë bërë padrejtësi, na ndihmo kundër armiqëve tonë, mos na jep mossukses në fenë tonë dhe që kjo botë të jetë preokupim themelor, dhe mos lejo që me të udhëheqin (sundojnë) ata që nuk kan mëshirë ndaj neve.” (fq. 134)

Tirmidhiu transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s. :

“O Zoti ynë, të lutem për mirësi për të cilat është lutur i Dërguari Yt, Muhammedi s.a.v.s. më ruaj nga fatkeqësit për të cilat ka kërkuar mbrojtje i Dërguari Yt, Muhammedi s.a.v.s. Ti je Ai i Cili kërkohet ndihma, Te ti janë begatitë, nuk ka energji as fuqi pa All-llahun.” (fq. 135)

El Hakimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s.:

“All-llahu im, më jepë mbrojtjen Tënde në këtë dhe në botën tjetër. Zoti im, më jepë mbrojtje në fe dhe jetë, në familje dhe pasuri. Zoti im mbuloi dobësitë e mia dhe siguroi vlerat e mia. All-llahu im, më ruaj mua përpara dhe pas, nga e majta dhe djathtas, mbi dhe nën mua dhe më mbrojë me mëshirën Tënde nga vdekja që vie nga pusia.” (fq. 140)

El Hakimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s.:

“O Zoti ynë, na ofro zemrat tona dhe përmirëso marrëdhënjet (lidhjet) tona, na udhëzo rrugëve të Islamit, na xjerrë nga errësira në dritë, na ruaj nga mëkatet tona të dukshme dhe të padukshme, bekoje veshin dhe syrin tonë, zemrat tona, bashkëshortet tona, pasardhësit tanë, na falë se Ti je vërtetë falës dhe Mëshirues. Na bënë falënderues në begatitë Tua, që për ato të lartëmadhërojmë dhe të lutemi na plotëso ato.” (fq. 141)

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibni Abbasi që Pejgamberi s.a.v.s. në brengë dhe dëshprime ka thënë këto fjalë:

“Nuk ka Zot përveç All-llahut, fuqiplotit dhe Mëshiruesit, nuk ka zot tjetër përveç All-llahut Zotit të arshit të madh, nuk ka zot tjetër përveçAll-llahut, Zotit të qiejve dhe Tokës dhe Zotit të arshit fisnik.” (fq. 70)


Ebu Davudi transmeton nga Ebu Bekri që ka mësuar Pejgamberi s.a.v.s. si lutje kundër brengës:

“Zoti ynë, të lutemi për mëshirën Tënde, mos lejo që asnjë ti vetes sime dhe bërë gjendjen time më të mirë, nuk ka zot tjetër përveç Teje.”
(fq. 70)

Othman Es-Sekatij iu ankua Pejgamberit s.a.v.s. për dhembje në trup, për çka i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i tha që ta vejë dorën në vendin e dhembjes dhe ti thotë këto fjalë:

Bismil-lahi (3 herë)
Kërkoj mbrojtje nga All-llahu dhe Fuqia e Tij, nga fatkeqësia e asaj që më kë goditur dhe nga e cila frikësohem (fq. 77)

Kur i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s. vizitonte të sëmurin , i vente dorën në ballë e kurajonte dhe thoshte këtë lutje:

“O Zoti ynë, largoje sëmundjen , O Zot i njerëzve, bëre të shëndosh, Ti je Ai që shëron, , nuk ka shërim pa ilaçin Tënd, shërim me të cilin sëmundja ndalet. (fq. 78)
 
Muslimi shënon në Sahihun e tij që Othman b. Ebu el-As u ankua Pejgamberit s.a.v.s. në dhembje në trup dhe ai i tha që ta vejë dorën në vendin e dhimbjes dhe të thotë 3 herë Bismil-lah dhe 7 herë këtë lutje:

“Eudhu bil-lahi ve kudretihi min sherr-rri ma exhidu ve uhadhir”

“Në All-llahun dhe Fuqinë e Tij kërkoj mbrojtje nga ajo që lëngojë”
(fq. 376)

Në Musnedin e tij Ahmedi shënon nga Ubejd Ensaria që Pejgamberi s.a.v.s. e ka mësuar me këto fjalë dhe e urdhëroi që me këto ti shëroi edhe të tjerët. Ishte kjo lutje: “Zoti ynë është All-llahu, i Cili është Zot i qiejve Emri Yt lartëmadhërohet në qiej dhe në Tokë. All-llahu ynë, ashtu si është pushteti yt gjithëpërfshirës në qiej , zbrite mëshirën Tënde tek ne në Tokë. All-llahu Zot i të mirëve, falna mëkatet dhe të metat tona. Zbrite mëshirën nga Mëshira Yte dhe ilaçin prej ilaçit Tënd në atë që lëngon.... (emri i të sëmurit).

Ubejd Ensariu thotë se kjo lexohet tri herë e pas kësaj lexohet nga tri herë Felek dhe Nas. Hadithin e njëjtë e transmeton edhe Ebu Davudi.
(fq. 376)

Transmetohet nga h. Sadiku që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë, ai i cili ndien një sëmundje le të lexojë pas namazit të sabahut 40herë këtë lutje:

“Në emër të All-llahut , Mëshiruesit, të përgjithshëm Mëshirëbërësit, Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. All-llahu na mjafton dhe Ai është mbrojtësi më i mirë! ثshtë i Lartë Ai, Krijuesi më i mirë. Nuk ka fuqi as energji përveç All-llahut të Madhëruar dhe të Lartë.
Pas leximit me duar fërkohet vendi i dhembjes. Kjo lutje është mirë të përsëritet disa ditë. (fq. 377)

Lutja kundër dhembjes së kokës

Transmetohet që Muhammedi s.a.v.s. kur kishte dhimbje koke, vënte këna në kokë duke thënë: “Kjo me lejen e All-llahut do të bëjë dobi kundër kokëdhembjes”

Transmetohet se kundër dhembjes në kokë të fërkohet me dorë dhe 7 herë të lexohet: “Tek All-llahu kërkoj strehim, Atij i takon çka në tokë dhe detë, çka në qiej dhe Tokë, Ai dëgjon dhe sheh çdo gjë”.

Kundër dhembjes së kokës është mirë të lexohet në ujë ky ajet i Kur’anit fisnik:

A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? (El Enbija, 30)

Pasi të lexohet ky verset i Kur’anit fisnik, i sëmuari e pinë atë ujë.
Transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. kur ka pasur dhembje koke, ka hapur duart duke lexuar kaptinat El Fatiha, dhe Felek e Nas dhe me duart ka fërkuar fëtyrën. Pas kësaj dhembja në kokë ka pushuar. (fq. 379)

Transmetohet se kundër dhembjeve në vesh është mirë të fërkohet me dorë e më pastaj të lexohet kjo lutje 7 herë:

“Tek All-llahu kërkoj strehim, të Cilit i takon çdo gjë në tokë dhe në dete, çdo gjë që është në qiej e në Tokë. Ai dëgjon dhe shehë çdo gjë”. (fq. 380)

Gjithashtu kur veshi mbyllet ose nuk dëgjon mirë vëhet dora në vesh dhe lexohen këto versete të Kur’anit fisnik:

“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve në mënyrë që ata të mendojnë.”

Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër, vetëm Ai që e di të fshehtën dhe të dukshmën, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen) shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë) sigurues (që siguron njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), mbikëqyrës (që mbikëqyr me përcjell çdo send), i plotëfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
Ai është All-llahu , Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi , i urti”.
(El Hashr, 21-24)
(fq. 381)

Nga H. Sadiku transmetohet që kundër dhembjes në gojë është mirë të vëhet dora dhe lexohet kjo lutje:
“Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, me emrin e të Cilit asnjë sëmundje nuk dëmton. Me fjalët e All-llahut kërkoj mbrojtje, me të cilat asgjë nuk mund të dëmtojë, i Shenjti, i Shenjti, i Shenjti. Prej Teje kërkoj O Zoti im, me emrin Tënd të pastër, me emrin Tënd të shenjtë dhe të bekuar, me të cilin kush ka kërkuar i ke dhënë, kush të ka thirrë Ty, Ti u ke përgjigjur, nga Ti kërkoj o All-llah, o All-llah, o All-llah, bekoje Muhammedi të Dërguarin Tënd dhe familjen e tij, ndërsa mua më jep shërim nga dhimbjet që ndiej në gojën time, në kokën time në veshët dhe sytë e mij, në stomakun dhe shpinën time, në duart dhe këmbët e mia dhe në të gjitha pjesët e trupit tim. (fq. 382)

Transmetohet nga H. Sadiku që kundër dhembjes së dhëmbit, vëhet dora në dhëmb pastaj lexohet El Fatiha, Ihlas, Kadr dhe verseti:

“E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.”
(En Neml, 88)

Transmetohet gjithashtu se kundër dhembjes së dhëmbit është mirë të lexohet El-Fatiha, Felek, Nas, Ihlas dhe pastaj kjo lutje:

“Me emrin e All-llahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, Atij i takon çdo gjë që qetëson natën dhe ditën, Ai dëgjon dhe shehë. “ O zjarr i tham Ne bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!.” Ata deshën ti vejnë kurthë, por Ne i ndaluam . Dikush thërriti: “Qofshin të bekuar ata që janë te zjarri dhe përreth tij dhe qoftë lavdëruar Zoti i botëve!” (fq. 383)

Pas kësaj duhet lexuar këtë lutje:
“O All-llahu im , Ti je mbrojtës nga çdo send, dhe askush përveç Teje nuk mbronë. Mbroje robin Tënd nga ajo që frikësohet dhe nga dhembja që Ty ta parashtron.

Kundër dhembjes së dhëmbit mund të vëhet një trup metalik në dhëmbë duke e lexuar këtë lutje shtatë herë:

“Me emrin e All-llahut , Mëshiruesit , Mëshirëbërësit. Vërtetë është e çuditshme si krymbi hynë në gojë hanë eshtrat dhe lëshon gjakun. Unë lexoj lutjet ndërsa All-llahu shëron dhe mbronë. Nuk ka zot, pos All-llahut. Falënderimi i qoftë All-llahut Zotit të botëve.

“(përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.E ne u thamë: “Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur!”) Ja, kështu All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.”
(El Bekare, 72-73)

Kjo mënyrë e shërimit të dhembjes së dhëmbit përsëritet shtatë herë.
(fq. 384)

Transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. që në dhembjet e stomakut, është mirë të pihet mjalti I tretur në ujë të vokët, duke lexuar shtatë herë surën El-Fatiha.

Nga h. Aliu r.a. transmetohet se në dhembjet e stomakut të pihet ujë I vokët duke lexuar këtë lutje:

“O All-llah, O All-llah, O All-llah , o Mëshirues , Mëshirëbërës, Zot I , më shëro me shërimin tënd, nga çdo sëmundje. Unë jam rob I Yti dhe fëmi I robëve Tu. Ti sundon në mua! (fq. 385)

LUTJA PثR SHثRIMIN E GثRاEVE Nث STOMAK

Shkurhet në një enë të fortë (enë e metalit ose e porcelanit) Fatiha, Ihlas, Felek, Nas dhe nën këto shënohet kjo lutje:

“Kërkoj mbrojtje te All-llahu , Lartëmadhëria e Tij, dhe nuk ka Fuqi pos fuqisë së Tij, kërkoj mbrojtje nga fatkeqësia e kësaj dhembje dhe fatkeqësisë që bartë në vete, dhe nga fatkeqësia që po e përjetoj. Pasi të shkruhen këto, shpërlahet me ujë shiu ose me ujë të zakonshëm dhe uji pihet në mëngjes dhe në mbrëmje esull.
 
LUTJA PثR MثNJANIMIN E LYTHAVE


Merren për çdo lyth nga 7 kokrra elbi dhe në çdo kokërr lexohet kjo lutje:

“E kur të ngjajë ndodhia (kijameti). Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë. Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart). (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta. E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi. E bëhen pluhur i shpërndarë.”
(El Vakia, 1-6)

Pas kësaj, lexohen shtatë herë këto versete:

“Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: “Zoti im mund t’i bëjë thërrime të shpërndara”.Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.”
(Ta Ha, 105-106)

Kur lexohen këto, merret një nga një kokërr dhe me to fërkohen lythat, ndërsa kokërrzat vendosën në një pelhurë dhe hudhen në pus.
Për menjanimin e lythave me sukses përdoret vaji i ullirit dhe hudhra duke i lyrë disa herë.

LUTJA PثR SHثRIMIN E Tث EJNTثRAVE

Për këtë është mirë të merret abdest dhe para dhe pas namazit të rregullt, duke medituar të lexohen këto versete të Kur’anit fisnik:

Me emrin e All-llahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”
(El Hashr, 21-24)

LUTJA PثR LEHTثSIMIN E LINDJES

Nëse shtatëzëna ka lindje të vështirë, duhet në letër të shkruhen:

“Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar.”
(El Ahkaf, 35)

“Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.”
(En Naziat, 46)

(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertetë Ti je Ai që dëgjon e di!”
(Ali Imran, 35)

Letrën e shënuar shtatëzëna ta mbaj me vete derisa të kryhet lindja, e pastaj ta mënjanojë.

Gjithashtu mund të shkuhet edhe kjo lutje:
“O All-llahi im, i Cili mënjanon brengën dhe mërzinë, Mëshiruesi, Mëshirëbërësi i kësaj dhe asaj bote, mëshiroje....(shënohet emri i shtatëzënës dhe nënës së saj)
Me mëshirën pas së cilës nuk i nevojitet mëshira e të gjitha krijesave Tuaja, mëshirë me të cilën do të menjanosh brengën dhe mërzinë e saj dhe me të cilën do t’a lehtësosh lindjen e saj.

“E do t’i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: “(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!”
(Ez Zumer, 75)
(fq. 389)

LUTJA PثR SHثRIMIN E TEMPERATURثS

Transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka mësuar imam Aliun r.a. që për shërimin e temperaturës të lexojë këtë lutje:
“All-llahu im, mëshiro lëkurën time të ndieshme dhe eshtërit e mij të butë. Prej Teje kërkoj mbrojtje nga zjarri përvëlues. O temperaturë nëse i beson All-llahut, atëherë mos ma ha mishin dhe gjakun tim dhe mos dilë nga goja. Shko tek ai i cili i beson zotave të tjerë e jo All-llahut! Sepse unë besoj se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut, Një të Vetëm, i Cili nuk ka shok dhe besoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij

Për shërimin e temperaturës është mirë që në mëngjes dhe mbrëmje të lexohet lutja nurë (drita). Selman Farisiu r.a. transmeton nga h. Fatimeja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ia ka mësuar këtë lutje:

“Me ndihmen e All-llahut, mbrohem prej dëmit të djallit të mallkuar.

Më emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Me emrin e All-llahut, Dritë, me emrin e All-llahut Dritë mbi dritë. Me emrin e All-llahut i cili krijoi dritën nga drita. Falënderimi i takon All-llahut i Cili krijoi dritën nga drita, i Cili e shpalli Dritën në kodrën e Turit në Librin e shënuar, në lëkurën e zgjeruar, në masën e përcaktuar, Pejgamberit të ditur. Falënderimi i takon All-llahut , i Cili sipas lartëmadhërisë përmendet, i Cili sipas madhështisë është i njohur, të Cilit i falënderohen haptaz dhe fshehurazi. Salavati dhe selami qofshin mbi Muhammedin dhe familjen e tij të ndershme.
H. Fatimja thotë se kush e lexon rregullisht këtë lutje, nuk do të ketë edhe as temperaturë të lartë.

LUTJA PثR SHثRIMIN E BARKQITJES DHE SثMUNDJEVE
Tث ZORRثVE

Pasi të falet namazi i natës (salul-lejl) lexohet kjo lutje:

O Zoti im, çdo gjë e mirë është prej Teje. Unë nuk e meritoj këtë. Atë të keqe që e kam bërë, Ti më ke tërhequr vërejtjen dhe unë nuk kam kurrëfarë arsyetimi. All-llahu im, tek Ti kërkoj mbrojtje nga ajo që të shpresoj në atë që nuk kam pjesë, dhe të kërkoj mbrojtje nga ajo për të cilën nuk kam kurrëfarë arsyetimi.
(fq. 392)

LUTJA PثR SHثRIMIN E LEBRES (GثRBULA)

Në fundin e pjesës së tretë të natës falen dy reçat namaz nafile dhe në sexhden e fundit të reçatit të dytë, disa herë lexohet kjo lutje:

“O i Lartëmadhëruar, më i Madhi, Mëshiruesi Mëshirëbërësi, o Ti që dëgjon lutjet dhe jep të gjitha të mirat, bekoje Muhammedin dhe pasardhësit e tij, më jep të mira në këtë dhe në botën tjetër, dhe largoje nag unë fatkeqësit e kësaj dhe botës tjetër. Largoje nga unë këtë dhembje, sepse më ka rraskapitur dhe mërzitur.
(fq. 393)

LUTJA PثR MENJANIMIN E KROMثS, Tث THATثVE, PUQثRRAVE DHE NJOLLAVE Nث LثKURث

Për këto lexohet kjo lutje:

“Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.”
(Ibrahim, 26)

“Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’u kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë.”
(Ta Ha, 55)

All-llahu është më i madhi, e ti nuk mund të ngritesh, All-llahu është i përherë e ti nuk je; All-llahu mund të bëjë çdo gjë.

Për mënjanimin e puqërrave dhe të thatëve në lëkurë lexohet 7 herë:

“Nuk ka zot pos All-llahut, i Butë i Ndërshëm, gjatë leximit të kësaj fjale me gishtin tregues lehtë sillemi rreth puçërrës, ndërsa herën e shtatë, fuqishëm shtypet puçërra me gishtin tregues. (fq. 394)


LUTJA PثR SHثRIMIN E DHEMBJEVE Nث SHPINث

Për shërimin e dhembjeve në shpinë është mirë të lexohet ky verset kuranor:

“Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botes tjetër, edhe atij do t’ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t’i shpërblejmë.”
(Ali Imran, 145)

Pas kësaj lexohet 7 herë kaptina El Kadr.

Për mënjanimin e dhembjeve në shpinë pas faljes së namazit obligues, vehet dora në vendin e sexhdes dhe me të duke fërkuar vendin e dhembjes lexohen këto versete kuranore:

“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shptojnë. E ti thuaj: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je me Mëshiruesi i mëshiruesve!”
(El Muminunë, 115-118)
(fq. 395)

LUTJA KUNDثR DHEMBJEVE Nث ORGANIN SEKSUAL
DHE VENDET E TURPSHME

Nëse paraqitet dhembja në vendet e cekura është mirë të vehet dora e majtë në vendin e dhembjes dhe të lexohet kjo lutje tri herë:

“Me emrin e All-llahut dhe me All-llahun. Ai i cili i bindet All-llahut dhe bën vepra të mira atë e pretë shpërblimi te Zoti i tij , dhe të tillët nuk do të frikësohen dhe brengosen. All-llahu im, Ty, tu kam mbështetur dhe problemin tim Ty të kam parashtruar. Nuk ka strehim dhe shpëtim përveç tek Ti.
(fq. 396)

LUTJA PثR SHثRIMIN E DHEMBJEVE Nث GJUNJث

Transmetohet se h. Hasani për shërimin e dhembjeve në këmbë, i ka lexuar 7 versetet e parë të kaptinës El- Feth:

“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”
Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t’i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do të pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë. Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë. Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahut është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.
(E urdhëroi luftën) Edhe për t’i shtie besimtarët dhe besimtaret në Xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t’u shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe te All-llahu. E në anën tjetër, për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq. Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
(El Feth, 1-7)

Kundër dhembjeve në gjunjë është mirë pas namazit të lexohet kjo lutje:


“O Ti që je më xhymerti, më i miri nga i cili mund të lypset, më i mëshirshmi nga i cili mund të kërkohet mëshira, më mëshiro në paaftësinë time dhe më kurse nga kjo dhembje.
(fq. 398}

Kundër dhembjeve në gjunjë është mirë të lexohet ky verset kuranorë 7 herë:

“Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh stehim.”
(El Kehf, 27)

LUTJA PثR SHثRMIN E DHEMBJEVE Tث SYVE

Për shërimin e dhembjeve në sy, pas namazit të sabahut dhe akshamit lexohet kjo lutje:

O Zoti im, me drejtësinë e Muhammedit dhe pasardhësve të tij dhe Ti bekoje Muhammedin dhe pasardhësit e tij, kërkoj prej Teje që të më dhurosh dritë në sytë e mij, dritë në fenë time, sinqeritet në veprimin tim, shpëtim në jetën time, furnizim të begatshëm dhe falënderime të përhershme ndaj Teje, derisa të jemi gjallë në këtë jetë.
(fq. 399)

LUTJA PثR SHثRIMIN E Tث PARET Tث DOBثT DHE
VثRBIMIT Tث NATثS

Për këtë qëllim nevoitet në enën e qelqit të shkruhet verset kuranor:

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit , Mëshirëbërësit.
“All-llahu është dritë (ndiçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.”
(En Nur, 35)


Pasi të shkruhet të shpërlahet me ujë, uji të vendoset në një gotë dhe me të të lyhen kapakët e syve gjithashtu, leximi i rregullt i Kur,anit duke e parë , ruan dhe përmirëson të parët.
(fq. 399)

LUTJA PثR SHثRIMIN DHE MBROJTJEN NGA SYRI I LIGث

Për këtë qëllim është mirë të lexohet kjo lutje:

“All-llahu im, Zoti i shiut, gurit të thatë, natës së errët, lagështisë dhe thatësisë, ktheja syrin e ligë atij që e ka bërë, dredhive të tij dhe pasurisë së tij. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur.
(El Mulk, 3-4)
(fq. 400)

LUTJA PثR MBROJTJEN NGA HAJNAT

Për këtë qëllim është e nevojshme që në vendin e qelësit të derës hyrse të lexohet ky verset kuranorë:

Thuaj: “Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”.Dhe thuaj: “Falenderua qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”.
(El Israë, 110-111)
(fq. 401)

LUTJA PثR MBROJTJE NGA GJARPثRINJTث DHE
MERIMANGAT

Për mbrojtje nga gjarpërinjët dhe merimangat është mirë në mbrëmje të lexohet kjo lutje:

Me emrin e All-llahut dhe me Allahun, salavatet qofshin mbi Muhammedin dhe familjen e tij. I largoi të gjitha merimangat dhe gjarpërinjët me lejen e All-llahut të madhërishëm, nga gojët e tyre nga thumbimet e tyre, dëgjimin e tyre, shikimin e tyre dhe fuqinë e tyre, largoi nga vetja ime dhe atë që dua, në dritën e ditës, me lejen e All-llahut. (fq. 402)
 
“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”
 
"O Allah,ju qe jeni me Lartemadheshtori,me i meshirsmi i meshiruesve ,na fal mekatet dhe gabimet tona dhe ne Diten e Kiametit mos na turpero para te tjereve te na dergosh ne Ferr por ne PARAJS.Na dergo ne rruge te drejte dhe na largo na rruga e keqe dhe nga gjerat e keqija,na beje qe te jemi punetor dhe falenderues per ju,na bej qe te jemi sa me te mire ndaj te tjereve,na bej qe te jemi dhurues ndaj te varferve,na bej....na bej....
O Allah,faleminderi per te gjitha keto qe na ke dhuruar.Na largo nga semundjet ,aksidentet,fatkeqesite e ndryshme.Deshmoj se ska tjeter pos Allahut,deshmoj se i derguari i Allahut eshte Muhamedi dhe libri eshte KURANI.Ska tjeter pos Allahut ai eshte nje dhe qdo gje qe ai thot te behet,BEHET.
Faleminderit o ALLAH dhe mi fal Mekatet dhe gabimet e mia dhe te popullit tone.
Amin"

Keto lutje zakonish i bej por ne forme me te gjate.Keto lutje i permbylle duke 3 here Allahu Akber ose Faleminderit o Allah.
 
LUTJE NGA KUR'ANI

Lutjet nga Kur'ani


"Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve". (El-A'raf: 23)



"O Zot, unë kërkoj strehim te Ti që të kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, do të jem prej të humburve". (Hud: 47)



"O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe çdo besimtar dhe besimtare". (Nuh: 28)



"Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur". (El-Bekare: 127)



"dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm". (El-Bekare: 128)



"O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen". (Ibrahim: 40)

"Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë". (Ibrahim: 41)


"Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm". (Esh-Shuara: 83-85)

"Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti". (El-Mumtehine: 5)


"O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë". (En-Neml: 19)


"O Zot, më fal nga ana Yte pasardhës të mirë, vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes". (Ali Imran: 38)

"O Zot, mos më le të vetmuar, se Ti je trashëguesi më i miri (pas çdokujt)". (El-Enbija: 89)

"Nuk ka hyjni pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes". (El-Enbija: 87)

"O Zot, ma zgjero gjoksin tim, ma lehtëso këtë punë timen, më zgjidh nyjen e gjuhës sime, që ta kuptojnë fjalën time". (Taha: 25-28)

"O Zot, unë i kam bërë padrejtësi vetvetes, për këtë më fal mua". (El-Kasas: 16)

"O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët". (Junus: 85-86)

"Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar". (Ali Imran: 147)

"Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona". (El-kehf: 10)

"O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri". (Taha: 114)

"O Zot, kërkoj strehim te Ti prej nxitjeve të djajve dhe kërkoj strehim te Ti që ata të mos më afrohen". (El-Muminun: 97-98)

"O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë". (El-Muminun: 118)

"Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit". (El-Bekare: 201)


"Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi". (El-Bekare: 285)

"Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko me barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na fal dhe na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit jobesimtar". (El-Bekare: 286)


"Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na udhëzove, na dhuro nga ana Jote mëshirë, se vetëm Ti je Dhurues i madh". (Ali Imran: 8)


"Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! Zoti ynë, atë që Ti e fut në zjarr, atë e ke poshtëëruar; për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thoshte): Besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej gabimet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet Të dërguarve T'u na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet, Ti je Ai që nuk e shkel premtimin". (Ali Imran: 191-194)
26-

"Zoti ynë, Ty të besuam; na i fal mëkatet tona dhe na mëshiro, ngase Ti je Mëshirues më i mir". (El-Mu'minun: 109)

"Zoti ynë, largoje prej neve dënimin e Xhehennemit, se dënimi i tij është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet, është vendqëndrim dhe vendbanim i keq". (El-Furkan: 65-66)


"Zoti ynë, na bëjë që të jemi të gëzuar me gratë dhe pasardhësit tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit". (El-Furkan: 74)

"O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mi. Unë pendohem te Ti dhe unë jam prej muslimanëve". (El-Ahkaf: 15)



"Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë që na kanë kaluar me besim, e mos shkakto në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që kanë besuar. Zoti ynë, Ti je i Butë, Mëshirues". (El-Hashr: 10)

"Zoti ynë, na plotëso dritën tonë dhe na fal se Ti për çdo gjë je I mundshëm". (Et-Tahrim: 8)

"Zoti ynë, ne kemi besuar për këtë dhe na i fal mëkatet tona e na mbroj nga dënimi i zjarrit". (Ali Imran: 16)


"Zoti ynë, ne Të kemi besuar, na regjistro me dëshmitarët". (El-Maide: 83)

"O Zot, bëre këtë qytet të sigurt dhe na largo mua e fëmijët e mi nga adhurimi i idhujve". (Ibrahim: 35)


"O Zot, më bën mua prej atyre që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen o Zot. Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët Ditën kur do të jepet llogaria". (Ibrahim: 40-41)

"O Zot, unë jam i nevojshëm për çdo të mirë që ma zbret". (El-Kasas: 24)

"O Zot, më ndihmo kundër popullit të prishur". (Ankebut: 30)

"Zoti ynë, mos na bëjë me popullin zullumqar". (El-A'raf: 47)


"Më mjafton All-llahu [subhanehu ve teala], s'ka të adhuruar pos Tij, vetëm Atij i jam mbështetur; Ai është Zoti i Arshit të madh". (Et-Teube: 129)

"O Zot, më shpëto prej popullit zullumqar". (El-Kasas: 21)

"Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë". (El-Kasas: 22)
__________________

''O Zot,mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët''.


''O Zot qelloj gjuajtjet dhe përqendroj (forcoj) këmbet e Muxhahidave''.
 
O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat.
O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!
E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hairin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!"
 
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM ej popull shum dua t,mira paskeni shkru hallall ju koft
1 La havle,ve la kuvete il-la bil-lah
2 E ktheva fytyren time me besim te sinqertekah Ai,icili ka krijuar qiejt dhe token dhe un nuk jam prej idhujtarve.me te vertet namazi im,ibadeti im jeta dhe vdekja ime jan vetem per All-llahun,Zotin e te gjitha boterav.Nuk ka si Ai keshtu jam i urdheruar dhe une jam prej muslimanve.O Zoti im ti je Sundimtar i qdo gjesje ska te adhuruar perveq Teje,Ti je Zoti im dhe un jam robi Yt, i kam ber dem vete dhe i pranoj mekatet e mia pra mi fal te gjitha mekatet,sepse mekatet nuk i fal askush per veq Teje,me udhzo mua kah morali me i mire,sepse kah morali me i mir nuk udhezon askush tjeter per veq Teje dhe largo nga un sjelljen e keqe,sepse ate se largon askush tjete perveq Teje,Ty te pergjigjem dhe Ty te Madheroj,e gjith e mira esht ne duart Tua kurse e keqja ska vend te Ti,ekzistenca dhe rikthimi im jan ne duart Tua. i Madheruar dhe i Lartesaur je ,kerkoj falje nga Ti dhe te Ti pendohem
 
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Lutja kunder brengave

" Zoti yne un jam robi Yt ,
I biri i robit Tend ,
Fati im eshte ne duart e Tua ,
E kaluara ime eshte ne sundimin Tende ,
Drejtesia ne mua eshte percaktimi Yt ,
Te lutem me te gjithe emrat ,
Me te cilat ke quajtur Veten ,
Dhe te cilet i ke shenuar ne Librin Tend ,
Apo me te cilen ndonjeren prej krijesave Tuaja e ke mesuar ,
Apo per Vete i ke mbajtur ,
Beje Kur'anin pranvere te zemres sime ,
Drite te gjoksit tim ,
Duke me larguar nga deshprimi dhe brenga .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Zot!
Më dhuro
Një zemër
Falënderuese,
Një jetë
Shpenzuese,
Një veprimtari
Shpëtuese…




O Zot, ne jemi të dobët! Nganjëherë, në zemrën tonë na bëhet një pëlhurë e trashë, që na e kanë thurur që mos ta shohim të vërtetën. Nuk po mund ta shohim mëshirën Tënde mbrapa fatkeqësive.

Po gjëmojmë duke u ankuar. Po kundërshtohemi me të vërtetën, sepse nuk po pajtohemi me ato që vijnë prej Teje. Kjo meriton ndëshkime. Nga kjo po qajmë, duke parë goditjet e Tua të vërejtjes.

Falna gabimet! Dhe na bëj që të afrohemi në pikën që dëshiron Ti. Mos na lë në drejtimin tonë. Na drejto që t’i shërbejmë fesë islame. Bëj që besimtarët mos t’iu nënshtrohen veseve të këqija e të mos largohen nga themelet e besimit.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

“Zoti im , kërkoj mbrojtje nga dobësia, ose përtacia, nga frika e tepruar, nga koprracia, pleqëria e thellë dhe vuajtja e varrit. Zoti im, jepi shpirtit tim devotshmëri (bindje), pastroje, sepse Ti e pastron atë më së miri, Ti je Miku dhe Mbrojtësi i tij. O Zoti im, më ruaj nga dituria e cila nuk ka dobi, nga zemra, që nuk ka devotshmëri, nga egoja e pangopur dhe lutja e cila nuk pranohet
 
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Zoti im, të falënderoj aq, sa mund të mbushen qiejt, aq sa mund të mbushet toka, aq sa mund të mbushet hapësira midis tyre dhe aq sa dëshiron Ti pas kësaj. Ti meriton çdo lavdatë, madhërim dhe respekt. Kjo është më reale dhe më meritore që robi mund ta deklarojë, ndërkaq që të gjithë ne jemi robërit Tu. Atë që e jep Ti, atë nuk mund ta ndalojë asnjëri, ndërsa atë që e ndalon Ti, atë nuk mund ta japë askush. Askujt nuk mund t’i sjellë dobi pasuria pa Ty!
 
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

E lus Zotin e gjithesise me cilesite e Tij me te larta, me emrat e Tij me te bukur, me meshiren e Tij qe ka perfshire cdo fake, qe t'i fale gjynahet tona, te na e tregoj te miren sic eshte ajo dhe te na jape force ta mdjekim ate, te na e tregoj rrugen e keqe sic eshte ajo dhe te na forcoje qe te I largohemi asaj. Zotin na beft njerez te thjeshte,te paster,bujare,qe e jetojne jeten me nder, shpirtin e japin me besim dhe ringjallen me besimtaret,me deshmoret,me profetet. E lus Zotin te na ruaj ne, familjet tona dhe femijet tane nga te gjitha punet dhe veset e keqija. All-llahu na udhezoft ne rrugen e drejte dhe na befte prej banoreve te Xhennetit. Amin
 
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Cdo njeri duhet te besoje ne zote i cdo lloje besimi qe esht sepse zoti esht misherusi i cdo gjeje krijusi i njerzimit dhe themelusi i cdo qelize lutem per cdo gje sepse vetem me lutje e nje besim te devotshem zoti do na shperblej Amin.......
 
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Zoti ynë, na ndero me prijës të drejtë, të cilët ta kanë frikën Ty dhe janë të ndershëm me popullin e tyre!
Amin .
 
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

548398_10151549881434630_197023793_n.jpg
 
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏


Feja-islame.com.jpg
 

Attachments

  • Feja-islame.com.jpg
    Feja-islame.com.jpg
    63.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top